{"id":42098,"date":"2023-03-30T15:23:44","date_gmt":"2023-03-30T15:23:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42098"},"modified":"2023-03-30T15:24:08","modified_gmt":"2023-03-30T15:24:08","slug":"berisha-po-miratoni-nje-ligj-ndeshkues-per-profesionet-e-lira-do-nxitet-shpopullimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/30\/berisha-po-miratoni-nje-ligj-ndeshkues-per-profesionet-e-lira-do-nxitet-shpopullimi\/","title":{"rendered":"Berisha: Po miratoni nj\u00eb ligj nd\u00ebshkues p\u00ebr profesionet e lira, do nxitet shpopullimi!"},"content":{"rendered":"<p><strong>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb FOLTOREN E KUVENDIT<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare q\u00eb ndiqni k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb. Zonja e zot\u00ebrinj deputet\u00eb, zonja kryetare.<\/p>\n<p>Kjo seanc\u00eb kushtuar ujit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turbullir\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. E p\u00ebrdor ujin si nj\u00eb mjet nd\u00ebshkimi ndaj qytetar\u00ebve. N\u00eb aktin e par\u00eb ia rrit\u00ebt \u00e7mimin me 40%, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb uj\u00ebra, dhe nj\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ligj dhe n\u00eb moral, autoritetet e vendit duhet t\u00eb shkojn\u00eb duke ia ulur \u00e7mimin gjer n\u00eb dh\u00ebnien falas t\u00eb tij, p\u00ebr shkak t\u00eb rezervave t\u00eb pafundme natyrore q\u00eb ne kemi. Por, ju rrit\u00ebt \u00e7mimin me pretekstin se duhet t\u00eb sigurojm\u00eb furnizmin 24 or\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodhi me rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb dashur qytetar\u00eb?<\/p>\n<p>Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Tiran\u00ebs garanton humbje 62% sipas raportit t\u00eb k\u00ebtij Enti Rregullator t\u00eb uj\u00ebrave. I Durr\u00ebsit, n\u00eb t\u00eb cilin u investua nj\u00eb kredi shum\u00eb e madhe e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb garantuar furnizimin me uj\u00eb 100%, ka humbje sot 71%.<\/p>\n<p>Pra, ju me l\u00ebvizjet q\u00eb b\u00ebt\u00eb i d\u00ebrguat drejt falimentimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto sip\u00ebrmarrje t\u00eb m\u00ebdha. Por, n\u00eb kuadrin e t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb mbillni \u00e7do dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe q\u00eb po harrohet, n\u00eb kuptimin q\u00eb sot ju po kaloni k\u00ebtu n\u00eb Parlament, nj\u00eb ligj nd\u00ebshkues p\u00ebr profesionet e lira. Nj\u00eb ligj, i cili krijon kushte t\u00eb kalkulueshme p\u00ebr shpopullimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>Krijimi i kushteve t\u00eb kalkueshme p\u00ebr shpopullim n\u00eb konvent\u00ebn e OKB n\u00eb nenin 3 t\u00eb saj, vler\u00ebsohet si akt gjenocidal. Dhe ju vazhdoni n\u00eb serialin e k\u00ebtyre kushteve. Keni p\u00ebrz\u00ebn\u00eb n\u00eb 8 vite mbi 35% t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet, vendi dhe tokat e tyre, dhe nuk jeni t\u00eb ngopur. Dhe, tani i jepni goditjen fatale edhe shtres\u00ebs s\u00eb mesme. Tani shkat\u00ebrroni edhe k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb q\u00eb, ekzistenca e t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb jetike, jo vet\u00ebm p\u00ebr sistemin, por p\u00ebr nj\u00eb seri sh\u00ebrbimesh p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. K\u00ebto sh\u00ebrbime ju i merrni jasht\u00eb, i merrni me avion\u00eb personal\u00eb me \u00e7artera, dhe harroni q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb jetike p\u00ebr stomatologun, kontabilistin, avokatin, pra p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb quhen profesione t\u00eb lira. Dhe ju, me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit, doni t\u2019i p\u00ebrzini ata nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Me z\u00ebrin tim t\u00eb protest\u00ebs, un\u00eb d\u00ebnoj miratimin e k\u00ebtij ligji si nj\u00eb ligj q\u00eb krijon kushte t\u00eb kalkulueshme p\u00ebr largimin e ekspert\u00ebve nga Shqip\u00ebria dhe de facto shkat\u00ebrrimin p\u00ebrfundimtar e shtres\u00ebs s\u00eb mesme, shtres\u00eb q\u00eb nuk u p\u00ebrshtatet, nuk ndjek politikat tuaja, p\u00ebrkundrazi ajo i denoncon \u00e7do dit\u00eb ato.<\/p>\n<p>Por, tek po lexoj k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb para jush, k\u00ebtu m\u00eb vijn\u00eb lajme se gjykata n\u00eb Nju Jork ka b\u00ebr\u00eb zbulime trondit\u00ebse p\u00ebr veprimtarin\u00eb e McGonigal, lidhjet e tij me Edi Ram\u00ebn. \u00cbsht\u00eb vendosur q\u00eb gjykata t\u00eb konfiskoj\u00eb t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e McGonigal kudo q\u00eb ndodhen. Themi se \u00ebsht\u00eb jetike komisioni hetimor parlamentar p\u00ebr t\u00eb zbuluar dhe gjetur t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e McGonigal n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilat i vendosi me Edi Ram\u00ebn, Dorian Du\u00e7k\u00ebn dhe Agron Nez\u00ebn.<\/p>\n<p>Afera McGonigal do ta ndjek\u00eb Ram\u00ebn deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij. McGonigal ishte nj\u00eb tradhtar i kombit amerikan, nj\u00eb njeri i korruptuar nga Oleg Deripaska dhe Edi Rama, nga Dorian Du\u00e7ka dhe Shestakov. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb hije e zez\u00eb bie sot mbi t\u00eb gjith\u00eb ju, jo se ju keni afera personale me McGonigal, por se njeriu q\u00eb ju mb\u00ebshtesni \u00ebsht\u00eb korruptori dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht skllavi i tij.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia amerikane \u00e7do dit\u00eb po gjen dhe zbulon fakte t\u00eb reja. Ne k\u00ebto do ngrem\u00eb komision hetimor parlamentar p\u00ebr t\u00eb zbuluar dhe gjetur fakte t\u00eb reja, me t\u00eb cilat Edi Rama del fund e krye i inkriminuar.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb imagjinoni ju q\u00eb Du\u00e7ka, k\u00ebshilltari privat i Rram\u00ebs, t\u00eb v\u00ebr\u00eb gjoba publike nga nj\u00eb restorant n\u00eb nj\u00eb restorant tjet\u00ebr, nga nj\u00eb lokal n\u00eb nj\u00eb lokal tjet\u00ebr. T\u00eb denoncohet dhe t\u00eb mos l\u00ebviz\u00eb drejt\u00ebsia e kontrolluar shqiptare as edhe nj\u00eb gj\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ju mendoni se do shp\u00ebtoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. E kam fjal\u00ebn Edi Ram\u00ebn me grupin e tij t\u00eb ngusht\u00eb, me ministrat se dhe ata i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fresk McGonigal, jan\u00eb t\u00eb njohura disa aktivitete. Ku \u00ebsht\u00eb ky Gjiknuri? Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i interesave ruse, \u00ebsht\u00eb sekretari juaj i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Po, zot\u00ebri. \u00cbsht\u00eb!<\/p>\n<p>Takimet e fshehta q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Petersburg, me kompanit\u00eb e naft\u00ebs dhe kompani t\u00eb tjera ruse, garancit\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb jan\u00eb t\u00eb pamohueshme, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb kongresin amerikan flitste kund\u00ebr kompanive, n\u00eb Petersburg firmoste marr\u00ebveshje dhe kontrata. Jeni t\u00eb zhytur n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj edhe, zonja kryetare \u00ebsht\u00eb emergjente ngritja e komisionit p\u00ebr t\u00eb hetuar marr\u00ebdh\u00ebniet korruptive Rama-McGonigal.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu ai, ministri i familjes. N\u00eb 4 dit\u00eb, 4 t\u00eb vrar\u00eb me moton: \u201chengshin kokat e nj\u00ebri-tjetrit\u201d, \u201clicens\u00eb p\u00ebr vrasje\u201d, \u201crendi n\u00eb duart e krimit\u201d, \u201cpolicia nuk ekziston\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb siguria, edhe k\u00ebto jan\u00eb kushte t\u00eb kalkulueshme p\u00ebr largimin e shqiptar\u00ebve. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e platform\u00ebs s\u00eb gjenocidit q\u00eb ushtrohet ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb sulmon me t\u00ebrbim mediat me tritol, me dinamit. \u00cbsht\u00eb krim-minist\u00ebr, nuk mund t\u00eb quhet m\u00eb kryeminist\u00ebr. Dhe n\u00eb kulmin e k\u00ebtyre vrasjeve, prisni kur t\u00eb deklaroj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri se rendi sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb histori. Keni humbur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb minimale, edhe ju q\u00eb e d\u00ebgjoni. Se b\u00ebni ju mbledhje, apo nuk iu vjen fare n\u00eb mbledhje ai ju? Edhe po nuk iu b\u00ebri mbledhje, k\u00ebrkojini mbledhje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb FOLTOREN E KUVENDIT T\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare q\u00eb ndiqni k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb. Zonja e zot\u00ebrinj deputet\u00eb, zonja kryetare. Kjo seanc\u00eb kushtuar ujit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turbullir\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. E p\u00ebrdor ujin si nj\u00eb mjet nd\u00ebshkimi ndaj qytetar\u00ebve. N\u00eb aktin e par\u00eb ia rrit\u00ebt \u00e7mimin me 40%, n\u00eb nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42099,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42098"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42098\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42099"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}