{"id":42035,"date":"2023-03-30T07:54:22","date_gmt":"2023-03-30T07:54:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42035"},"modified":"2023-03-30T07:54:22","modified_gmt":"2023-03-30T07:54:22","slug":"gjenerali-fabio-mini-lufta-e-perhershme-ne-europe-eshte-skenari-i-preferuar-nga-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/30\/gjenerali-fabio-mini-lufta-e-perhershme-ne-europe-eshte-skenari-i-preferuar-nga-shba\/","title":{"rendered":"Gjenerali Fabio Mini: &#8220;Lufta e p\u00ebrhershme n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb skenari i preferuar nga SHBA&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;P\u00ebr Shtetet e Bashkuara lufta e p\u00ebrhershme n\u00eb Europ\u00eb me nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb shtete q\u00eb ofrohen vullnetarisht p\u00ebr ta ushqyer p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuar ka avantazhin e dyfisht\u00eb e mbajtjes s\u00eb europian\u00ebve t\u00eb impenjuar kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe t\u2019i hutojn\u00eb nga aksi me Pekinin. Por, si\u00e7 e kam shkruar n\u00eb lib\u00ebr, \u201cvullnetar\u00ebt\u201d p\u00ebr luft\u00ebn e pafundme fillojn\u00eb t\u00eb mungojn\u00eb, duke filluar nga ata p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar n\u00eb front&#8221;. K\u00ebshtu AntiDiplomatico i p\u00ebrgjigjet gjenerali Fabio Mini, autor i librit &#8220;L&#8217;Europa in guerra&#8221; (sht\u00ebpia botuese Paper First, 2023), p\u00ebr pyetjen lidhur me rolin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb traktativat e mundshme p\u00ebr paqen e ardhshme. Nj\u00eb prej z\u00ebrave m\u00eb koherent\u00eb dhe to fort\u00eb n\u00eb denoncimin e rreziqeve t\u00eb lidhura me q\u00ebndrimin europian ndaj konfliktit n\u00eb zhvillim, Mini ka arritur me artikujt e tij n\u00eb \u201cLimes\u201d dhe \u201cFatto Quotidiano\u201d ta prish\u00eb propagand\u00ebn dominuese. Kjo propagand\u00eb, q\u00eb si\u00e7 njoftohet mjesht\u00ebrisht nga vet\u00eb gjenerali, po e \u00e7on kontinentin ton\u00eb nj\u00eb hap nga nj\u00eb r\u00ebnie gjithnj\u00eb e m\u00eb e dukshme.<\/p>\n<p><strong>Gjeneral, nga libri juaj i fundit m\u00eb ka goditur shum\u00eb titulli: \u201cL\u2019Europa in guerra\u201d. Ju keni kuraj\u00ebn ta thoni qart\u00eb, pavar\u00ebsisht informacionit q\u00eb tenton t\u00eb maskohet \u00e7do dit\u00eb me fluturime pindarike, nganj\u00ebher\u00eb surreal\u00eb. Me d\u00ebrgimin e arm\u00ebve Ukrain\u00ebs, Bashkimi Europian (dhe p\u00ebr pasoj\u00eb Italia) ka zgjedhur nj\u00eb status nd\u00ebrluftuesi aktiv?<\/strong><\/p>\n<p>Statusi i bashk\u00ebnd\u00ebrluftimit europian nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb d\u00ebrgimin e arm\u00ebve dhe nuk q\u00ebndron n\u00eb koh\u00ebn e konfliktit aktiv. Lufta ukrainase ka nisur n\u00eb Donbas me formul\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr terrorizmit rusishtfol\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb luftuar me arm\u00ebt e represionit t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb luft\u00ebs civile, t\u00eb masakrave t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm Europa \u00ebsht\u00eb rreshtuar me qeverin\u00eb ukrainase qysh nga fillimi dhe shum\u00eb m\u00eb par\u00eb sesa t\u00eb fillonte. Europa ka menduar se ishte \u201cvet\u00ebm\u201d nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme dhe megjithat\u00eb ka vendosur sanksione, furnizuar arm\u00eb, ripajisur dhe ristrukturuar ushtrin\u00eb ukrainase t\u00eb shkat\u00ebrruar nga autonomist\u00ebt n\u00eb vitin 2015. Ka ushtruar aktivisht indiferenc\u00ebn p\u00ebr popullsit\u00eb e goditura dhe mb\u00ebshtetur nj\u00eb regjim ukrainas t\u00eb krijuar nga ata q\u00eb deri nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb i konsideronte si neonazist\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. Ka aktivizuar t\u00eb gjitha kanalet e luft\u00ebs psikologjike dhe t\u00eb luft\u00ebs kibernetike. Ka vendosur censur\u00ebn e luft\u00ebs ndaj popullsive europiane dhe ka ushqer milicit\u00eb e mercenar\u00ebve dhe \u201cvullnetar\u00ebve\u201d nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre aksioneve t\u00eb luft\u00ebs d\u00ebrgimi i arm\u00ebve \u00ebsht\u00eb thuajse i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe pse p\u00ebrfaqson pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kontributit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb nj\u00eb pasazh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb librit tuaj, ju shkruani \u201cvulgata e mod\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e nj\u00ebjta: Per\u00ebndimi lufton p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebr demokracin\u00eb kund\u00ebr s\u00eb keqes e autokracis\u00eb, p\u00ebr lirin\u00eb, t\u00eb drejtat e njeriut dhe p\u00ebr prosperitetin kund\u00ebr diktaturs, abuzimeve dhe varf\u00ebris\u00eb. Lufton sepse \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu: sepse ekziston nj\u00eb fat i manifestuar dhe nj\u00eb popull i zgjedhur, nj\u00eb hegjemon dhe shum\u00eb vasal\u00eb\u201d. Nuk besoni se konflikti n\u00eb Ukrain\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Per\u00ebndimit mesazhin e qart\u00eb se pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs nuk e pranon m\u00eb k\u00ebt\u00eb dikotomi t\u00eb vet\u00ebshpallur?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por ky Per\u00ebndim duket se nuk e ka kuptuar akoma. Rezoluta e par\u00eb e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara e vitit 2022 lidhur me d\u00ebnimin e luft\u00ebs pa abstenimin e \u00be t\u00eb bot\u00ebs dhe u paraqit si nj\u00eb fitore e s\u00eb Mir\u00ebs kund\u00ebr s\u00eb Keqes. Qysh at\u00ebhere Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kan ushqyer luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe k\u00ebrkuar t\u00eb bindin t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebrin prej vendeve t\u00eb tilla q\u00eb ta rishikoj\u00eb pozicionin e tij. Edhe rezoluta e dyt\u00eb n\u00eb larg\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb viti \u00ebsht\u00eb paraqitur si nj\u00eb fitore korale, realisht nuk ka konfirmuar vet\u00ebm t\u00eb par\u00ebn, por e ka forcuar m\u00eb tej frontin e abstenuesve duke sh\u00ebnuar falimentimin e presioneve, premtimeve, b\u00ebrjes s\u00eb qejfit dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb ushtruar nga i ashtuquajturi Per\u00ebndim ndaj pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mbi origjin\u00ebn e konfliktit n\u00eb vitin 2014 nuk \u00ebsht\u00eb rasti p\u00ebr t\u2019u kthyer. E keni nxjerr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brilante n\u00eb drit\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb raste edhe n\u00eb shkrimet e tua. N\u00eb artikullin e fundit ravij\u00ebzoni 5 parime dhe 10 plane veprimi p\u00ebr ta \u201crindezur shpres\u00ebn\u201d me premtimin q\u00eb vet\u00eb nj\u00eb hap i par\u00eb midis Rusis\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara mund ta \u00e7bllokoj\u00eb situat\u00ebn. Do v\u00ebrtet administrata aktuale amerikane ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr ta rindezur k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ndershm\u00ebrisht, jo, por ka kushte q\u00eb e tejkalojn\u00eb edhe vullnetin e qeveritar\u00ebve. Nuk i referohem vullnetit popullor me t\u00eb cilin mbushin goj\u00ebn t\u00eb ashtuquajturit kampion\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb q\u00eb e drejtojn\u00eb ku t\u00eb duan me sondazhet e pilotuara dhe \u201csynimet e vot\u00ebs\u201d. I referohem paras\u00ebgjithash efekteve t\u00eb luft\u00ebs mbi vet\u00eb interesat e tyre. Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb bindur leht\u00ebsisht aleat\u00ebt dhe europian\u00ebt se lufta do t\u00eb zgjaste pak dhe se ajo ekonomike do ta paloste mir\u00eb Rusin\u00eb. K\u00ebshtu nuk ka ndodhur dhe presidenti Biden nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sigurt\u00eb se mund t\u00eb luaj\u00eb kart\u00ebn e fitores dhe depotencimit rus brenda vitit. Mbetet karta e biznesit t\u00eb madh t\u00eb rind\u00ebrtimit q\u00eb efektivisht mund t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb dor\u00eb ekonomis\u00eb amerikane dhe europiane n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb qart\u00eb, por edhe kjo nuk p\u00ebrkon me horizontin elektoral t\u00eb Biden dhe t\u00eb kolapsit ekonomik euroatlantik. Paradoksalisht aferat e rind\u00ebrtimit dhe ajo e riarmatimit europian mund t\u00eb shtyjn\u00eb q\u00eb t\u00eb pezullohen operacionet n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e nevojshme t\u00eb fillimit t\u00eb rind\u00ebrtimit dhe riarmatimit p\u00ebr t\u2019u kthyer m\u00eb pas t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl diabolik, por n\u00ebse reflektojm\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb zhvillim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn n\u00eb shkall\u00eb shekullare. Lufta aktuale n\u00eb Europ\u00eb mund ta ket\u00eb shkurtuar, por jo nd\u00ebrprer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga parimet q\u00eb ju listonit n\u00eb ve\u00e7anti besoj se \u00ebsht\u00eb qendra e v\u00ebrtet\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb periudh\u00eb afatmesme. \u201cZgjidhja e konfliktit duhet t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb vendoset nj\u00eb aset i ri sigurie n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtetet ekskluzivisht mbi k\u00ebrc\u00ebnimet e armatosura dhe q\u00eb tenton n\u00eb heqjen e t\u00eb gjitha shkaqet e pretekstet e konflikteve territoriale\u201d. Pa nj\u00eb projekt siguri q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb k\u00ebrkesat ruse n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm kontinenti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i destinuar me dekada destabilizimi?<\/strong><\/p>\n<p>Patjet\u00ebr, ky \u00ebsht\u00eb skenari m\u00eb i mundur dhe i preferuar nga Per\u00ebndimi. P\u00ebr Shtetet e Bashkuara lufta permanente n\u00eb Europ\u00eb me nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb shtete q\u00eb ofrohen vullnetar\u00eb p\u00ebr ta ushqyer me koh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuar ka avantazhin e dyfisht\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb impenjuar europian\u00ebt kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe ta largoj\u00eb nga aksi me Pekinin, por si\u00e7 e kam shkruar n\u00eb lib\u00ebr, \u201cvulletar\u00ebt\u201d p\u00ebr luft\u00ebn e pafundme fillojn\u00eb t\u00eb mungojn\u00eb, duke filluar nga ata p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar n\u00eb front.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs p\u00ebr momentin b\u00ebrthama e operacioneve \u00ebsht\u00eb qyteti Bakmut q\u00eb Ukraina ka vendosur ta mbroj\u00eb me kushtin e d\u00ebmeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb termat e jet\u00ebve njer\u00ebzore. \u00cbsht\u00eb kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strategjikisht? \u00c7far\u00eb do t\u2019u mund\u00ebsonte rus\u00ebve pushtimi i tij?<\/strong><\/p>\n<p>Thuajse asgj\u00eb. Bakmuti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i t\u00eb gjith\u00eb Donbasit, si\u00e7 ishte Mariupoli, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar, pushtuar dhe tani rind\u00ebrtohet nga rus\u00ebt pavar\u00ebsisht konfliktit. N\u00eb terma ekonomik\u00eb, Bakmuti p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb prej qndrave t\u00eb ndryshme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jo aq dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr Rusin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn, por sidomos p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb dhe autonomin\u00eb e republikave t\u00eb vet\u00ebshpallura. Ja pse \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar r\u00ebndsh\u00ebm. Republikat mb\u00ebshteten nga rus\u00ebt, por nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb se duan t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb basen shfryt\u00ebzimi si\u00e7 qen\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn apo Bashkimin Sovjetik. Pastaj \u00ebsht\u00eb edhe aspekti ushtarak: n\u00eb Bakmut po lufton grupi Wagner q\u00eb ka armatime t\u00eb leh\u00ebta, nd\u00ebrsa ushtria ruse po p\u00ebrgatitet t\u00eb avancoj\u00eb dhe nd\u00ebrkoh\u00eb mitralon nga larg t\u00eb gjith\u00eb Ukrain\u00ebn. Gjenerali Dim\u00ebr k\u00ebsaj radhe \u00ebsht\u00eb shmangur. Ngrica klasike dim\u00ebrore q\u00eb do t\u00eb lejonte avancimin e tankeve n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb ashp\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar dhe balta e Rasputin\u00ebs \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Tanket per\u00ebndimore me 70 tonelatat e tyre jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb kriz\u00eb. Mjafton nj\u00eb ulje prej nja 20 centimetrash q\u00eb t\u2019i prek\u00eb barku tok\u00ebn dhe penguar l\u00ebvizjen. Duhet t\u00eb l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb dhe kjo i b\u00ebn m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm. Tanket ruse mund t\u00eb ken\u00eb shanse m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por sa m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb e impenjuar Ukraina n\u00eb Bakmut, aq m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb i jepet p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb sulmi. Nga nj\u00ebra an\u00eb dhe nga tjetra.<\/p>\n<p><strong>Gjeneral, po asistojm\u00eb me ankth edhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb kuqe p\u00ebr Mosk\u00ebn. A ekziston n\u00eb Gjeorgji rreziku konkret i japjes s\u00eb nj\u00eb fronti t\u00eb dyt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ajo q\u00eb duan Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kurth, por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Rusia mund t\u00eb jet\u00eb e shtyr\u00eb t\u00eb futet brenda. Probabiliteti, q\u00eb n\u00eb Gjeorgji dhe n\u00eb Transnistri Per\u00ebndimi po bllofon dhe q\u00eb n\u00eb aktin praktik Shtetet e Bashkuara nuk do t\u00eb nd\u00ebrhynin, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb josh\u00ebs. Edhe sikur t\u00eb ishte nj\u00eb bllof p\u00ebr Rusin\u00eb do t\u00eb mbetej gjithm\u00ebn\u00eb opsioni i konfliktit direkt me NATO, q\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim nga sa mendojn\u00eb strateg\u00ebt e saj, nuk mund t\u00eb kufizohet n\u00eb p\u00ebrplasjen \u201ckonvencionale\u201d.<\/p>\n<p><strong>Gjeneral, sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb mod\u00eb shprehja \u201crend i ri bot\u00ebror\u201d. T\u00eb paangazhuarit mund t\u00eb kthehen dhe t\u00eb ken\u00eb n\u00eb krizat aktuale nj\u00eb rol t\u00eb krahasuesh\u00ebm me koh\u00ebn e Konferenc\u00ebs s\u00eb Bandungut t\u00eb vitit 1955? Cilat blloqe t\u00eb tjera mund t\u00eb projektohen si aleanca alternative dhe si fuqi paqeje e negociuese n\u00eb krizat?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk besoj se t\u00eb ripropozohet nj\u00eb l\u00ebvizje e t\u00eb paangazhuarve si ajo e Bandungut, q\u00eb megjithat\u00eb kontribuoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte n\u00eb ekuilibrin e blloqeve t\u00eb kund\u00ebrv\u00ebna. Jo vet\u00ebm prej diferencave politike t\u00eb shteteve t\u00eb ndryshme t\u00eb \u201cpaangazhuara\u201d, por sepse faktikisht nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb struktur\u00eb dhe as t\u00eb nj\u00eb ideologjie p\u00ebr t\u00eb abstenuar. Ashtu si nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr traktate, aleanca dhe kufizime relative p\u00ebr t\u00eb shprehur mosdarkod\u00ebsin\u00eb e tyre. kjo \u00ebsht\u00eb ende qasja e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, nga NATO dhe nga Bashkimi Europian, bile \u00ebsht\u00eb e \u201cvjet\u00ebr\u201d. Rendi i ri bot\u00ebror nuk do t\u00eb vendoset as n\u00eb New York, Uashington apo Bruksel. Rusia, Kina, India, Brazili, Argjentina, Afrika e Jugut, vendet arabe dhe disa dhjet\u00ebra vende q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb \u00be e bot\u00ebs n\u00eb termat e popullsis\u00eb dhe rreth 90% t\u00eb resurseve ekonomike jan\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb nuk p\u00ebrkon me iden\u00eb e blloqeve. Nuk \u00ebsht\u00eb as edhe nj\u00eb sinjal kaosi pasi mund t\u00eb ofrojn\u00eb alternativa t\u00eb pavarura nga diktati i krer\u00ebve. I ashtuquajturi rend i ri \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vet\u00ebdij\u00ebsimi i k\u00ebtij realiteti.<\/p>\n<p><strong>Paq\u00ebtimi n\u00eb zhvillim n\u00eb Lindjen e Mesme, frut i t\u00ebrheqjes amerikane dhe i rolit diplomatik kinez, ka par\u00eb nj\u00eb kalim ky\u00e7 me marr\u00ebveshjen e Iranit dhe Arabis\u00eb Saudite t\u00eb rifillojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike. \u00c7far\u00eb tip reperkusionesh mund t\u00eb ket\u00eb e gjitha kjo mbi konfliktin n\u00eb Europ\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kam dyshimet e mia mbi faktin n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr paq\u00ebtim, t\u00ebrheqje t\u00eb dikujt dhe rolit diplomatik t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. Pavar\u00ebsisht presioneve t\u00eb jashtme, marr\u00ebveshja demonstron se pal\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb pranuar pasakt\u00ebsin\u00eb e pozicioneve respektive ideologjike dhe kan\u00eb dashur t\u2019i l\u00ebn\u00eb menjan\u00eb p\u00ebrball\u00eb interesave t\u00eb tyre. \u00ebsht\u00eb edhe demonstrimi q\u00eb marr\u00ebveshjet dhe rreshtimet politike lineare e simetrike nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb realitetin dhe nuk \u201cvulosin\u201d m\u00eb asgj\u00eb. \u00cbsht\u00eb demonstrimi se me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb mund\u00ebsit\u00eb\u00a0 e bashk\u00ebpunimit zgjerohen respektivisht me ato t\u00eb konfliktit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrgatitet prej nj\u00eb shekulli.<\/p>\n<p>(nga <em>AntiDiplomatico<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;P\u00ebr Shtetet e Bashkuara lufta e p\u00ebrhershme n\u00eb Europ\u00eb me nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb shtete q\u00eb ofrohen vullnetarisht p\u00ebr ta ushqyer p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuar ka avantazhin e dyfisht\u00eb e mbajtjes s\u00eb europian\u00ebve t\u00eb impenjuar kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe t\u2019i hutojn\u00eb nga aksi me Pekinin. Por, si\u00e7 e kam shkruar n\u00eb lib\u00ebr, \u201cvullnetar\u00ebt\u201d p\u00ebr luft\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42036,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42035"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42035\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}