{"id":42001,"date":"2023-03-29T17:26:32","date_gmt":"2023-03-29T17:26:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42001"},"modified":"2023-03-29T17:26:32","modified_gmt":"2023-03-29T17:26:32","slug":"berisha-shqiperia-na-fton-te-votojme-ndryshimin-une-kam-besim-te-madh-se-ju-do-bindni-cdo-qytetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/29\/berisha-shqiperia-na-fton-te-votojme-ndryshimin-une-kam-besim-te-madh-se-ju-do-bindni-cdo-qytetar\/","title":{"rendered":"Berisha: Shqip\u00ebria na fton t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin, un\u00eb kam besim t\u00eb madh se ju do bindni \u00e7do qytetar"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb C\u00cbRRIK, SERVET DUZHA<br \/>\nT\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb C\u00ebrrikut, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, zonja e zot\u00ebrinj, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim fantastik, superentuziast\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrsh\u00ebndetje gjithashtu banor\u00ebve e qytetar\u00ebve t\u00eb C\u00ebrrikut, kudo q\u00eb ndodhen sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, emigracion dhe diaspor\u00eb.<br \/>\nI dashur zoti Flamur Noka, sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb dhe drejtues politik p\u00ebr qarkun e Elbasanit. E dashur zonja Nadire Asllani, kryetare e PD-s\u00eb dega C\u00ebrrik.<br \/>\nI dashur zoti Servet Duzha, kryetari yn\u00eb i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb C\u00ebrrikut, qytetar i par\u00eb i ardhsh\u00ebm i k\u00ebsaj bashkie.<br \/>\nT\u00eb dashur miq, Arbiola, Hiqmet dhe t\u00eb gjith\u00eb sa jeni k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nder dhe k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr mua t\u00eb paraqes para jush, kandidat p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb C\u00ebrrikut, Servet Duzh\u00ebn. Servet Duzha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga veprimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb PD-s\u00eb, sikund\u00ebr edhe nj\u00ebri prej qeveritar\u00ebve vendor\u00eb m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb kjo parti ka patur, qeveritarin vendor t\u00eb Bashkis\u00eb C\u00ebrrik.<br \/>\nM\u00eb 14 maj, ju ftoj t\u00eb votoni Servet Duzh\u00eb, t\u00eb cilin ju e njihni n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet. Njihni vlerat e tij menaxhuese, vlerat e tij drejtuese, vlerat e larta familjare dhe morale, ndjeshm\u00ebrin\u00eb, dhembshurin\u00eb dhe dashurin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr ju, p\u00ebr C\u00ebrrikun, transparenc\u00ebn e tij, p\u00ebrkushtimin e madh q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mir\u00eb, jetes\u00ebn tuaj dhe gjendjen n\u00eb C\u00ebrrik.<br \/>\nServeri dhe tani, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr kryetar bashkie kan\u00eb edhe nj\u00eb ve\u00e7anti tjet\u00ebr. Ata nuk jan\u00eb m\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb kryetarit apo kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb, por jan\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb vullnetit tuaj, t\u00eb besimit tuaj, t\u00eb vot\u00ebs tuaj, jan\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb liris\u00eb. Dhe kjo ju garantoj ju \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb respekt, nj\u00eb p\u00ebrmbysje e praktikave t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit tuaj.<br \/>\nN\u00eb rast se deri dje ai q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsonte ju sygjerohej nga kryetari apo kryesia, sot ai varet direkt nga ju, nga vota juaj dhe ai e di se duhet t\u00eb<\/p>\n<p>derdh\u00eb djers\u00eb, t\u00eb punoj\u00eb me p\u00ebrkushtim q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ta meritoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vot\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e shk\u00eblqyer e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e lart\u00eb ndaj tyre.<br \/>\nMiqt\u00eb e mi!<br \/>\nM\u00eb 14 maj jeni t\u00eb ftuar t\u00eb votoni Servet Duzh\u00ebn, t\u00eb votoni ndryshimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb potencialet e k\u00ebsaj bashkie, t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat, resurset, mund\u00ebsit\u00eb, t\u00eb ju rikthehen ju n\u00eb sh\u00ebrbime, t\u00eb rikthehen n\u00eb pun\u00ebsim, mb\u00ebshtetje, zhvillim.<br \/>\nPra, ky ndryshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim shum\u00eb i madh, krahasuar me qeverisjen aktuale, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klonim, nj\u00eb klonim i qeverisjes qendrore, nj\u00eb qeverisje pa transparenc\u00eb, qeverisje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn taksat tuaja, parat\u00eb tuaja, shp\u00ebrdorohen nga nj\u00eb grup i ngusht\u00eb familjar\u00ebsh, t\u00eb af\u00ebrmish t\u00eb qeveritar\u00ebve vendor\u00eb, nj\u00eblloj si\u00e7 shp\u00ebrdorohen n\u00eb Tiran\u00eb nga nj\u00eb grup i ngusht\u00eb i klientel\u00ebs dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nJu d\u00ebgjoni se kreu aktual i bashkis\u00eb shp\u00ebrndan tendera p\u00ebr familjar\u00ebt e tij. Ky imiton Edi Ram\u00ebn. Baxhanaku i Edi Ram\u00ebs ka fituar qindra tendera, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ligji e p\u00ebrjashton at\u00eb nga tenderat.<br \/>\nFamiljar\u00ebt e kryeministrit nuk mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tendera. N\u00eb asnj\u00eb tender publik nuk mund t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nj\u00eb familjar i kryeministrit. Kjo nuk ndodh n\u00eb nj\u00eb vend demokratik, sepse ai p\u00ebrdor influenc\u00ebn e njeriut t\u00eb tij kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb fituar me t\u00eb padrejt\u00eb, ndaj dhe ligji i p\u00ebrjashton ata. Ligji quhet \u2018ligji i konfliktit t\u00eb interesit\u2019. Ky ligj nuk ekziston p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Fangu i tij, q\u00eb quhet baxhanaku, fiton direkt me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra tendera. Thjeshtra e tij, dhe un\u00eb e di q\u00eb e \u00ebma revoltohet me mua kur ja p\u00ebrmend, dhe un\u00eb nuk dua t\u00eb ja p\u00ebrmend, se nuk dua t\u00eb p\u00ebrmend nj\u00eb vajz\u00eb, por i them zonj\u00ebs, hiqe t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tendera.<br \/>\nNuk i takon thjeshtr\u00ebs s\u00eb kryeministrit t\u00eb fitoj\u00eb shumic\u00ebn e tenderave p\u00ebr projektimet. Por k\u00ebta nuk kan\u00eb kod, nuk ndjekin asnj\u00eb kod, asnj\u00eb ligj dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ka nj\u00eb vjedhje e shp\u00ebrdorim t\u00eb pap\u00ebrmbajtur t\u00eb fondeve publike. Ndaj dhe ky ndryshim me 14 maj, \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, p\u00ebr C\u00ebrrikun, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajri p\u00ebr zogjt\u00eb.<br \/>\nNe po zhytemi \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb skamje, varf\u00ebri dhe un\u00eb deklaroj k\u00ebtu, \u00e7do qytetar i C\u00ebrrikut, \u00e7do qytetar shqiptar q\u00eb ndjehet m\u00eb mir\u00eb se 8 vite m\u00eb par\u00eb t\u00eb mos votoj\u00eb ndryshimin, t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb. Por u b\u00ebj thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt e ndjenj\u00eb veten se k\u00ebto 8 vite, siguria e tyre nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb ajo q\u00eb ka qen\u00eb, mir\u00ebq\u00ebnia e tyre ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie. Me rrogat dhe pensionet e tyre, blejn\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak se 8 vite m\u00eb par\u00eb, se biznesi i tyre \u00ebsht\u00eb kufizuar, t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, vitin tjet\u00ebr dhe \u00e7do vit ne do t\u00eb shkojm\u00eb thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb n\u00eb dram\u00ebn ton\u00eb.<br \/>\nN\u00eb dat\u00ebn 14 maj ne v\u00ebrtet\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr qeveritar\u00ebt tan\u00eb vendor\u00eb, votojm\u00eb p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb, por k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb, zgjedhjet e jet\u00ebs ton\u00eb. Jan\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nga viti 1992 e deri m\u00eb sot.<br \/>\nN\u00eb 1992 me vot\u00ebn ton\u00eb, ne paq\u00ebsisht u ndam\u00eb me sistemin monist, me sistemin e diktatur\u00ebs m\u00eb staliniste n\u00eb Europ\u00eb dhe nis\u00ebm rrug\u00ebn e re. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ne q\u00eb ishim nj\u00ebri nga 3 kombet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb planetit me vet\u00ebm 204 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb, arrit\u00ebm n\u00eb 2008 t\u00eb rreshtohemi me kombet me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta.<br \/>\nArrit\u00ebm t\u00eb jemi t\u00eb par\u00ebt n\u00eb rajon p\u00ebr rrogat mesatare. T\u00eb marrim rrogat mesatare m\u00eb t\u00eb larta se vendet e tjera, p\u00ebrfshir\u00eb bullgar\u00ebt dhe rumun\u00ebt, q\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. Lumejt\u00eb e djers\u00ebs tuaj ishin ato, por ishte edhe nj\u00eb gj\u00eb, ishte edhe nj\u00eb administrim tjet\u00ebr i parave tuaja dhe nj\u00eb vullnet i hekurt q\u00eb qeveria t\u00eb b\u00ebnte \u00e7\u2019kishte n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen tuaj ekonomike, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar varf\u00ebrin\u00eb tuaj, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ju dhe bizneset t\u00eb m\u00ebk\u00ebmbeni gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nN\u00eb ato vite p\u00ebrs\u00ebri shqiptar\u00ebt l\u00ebviznin, por nga viti 2007-2014, numri i popullsis\u00eb n\u00eb C\u00ebrrik, Elbasan, Shqip\u00ebri u rrit \u00e7do vit. Nuk ishim t\u00eb pasur, por varf\u00ebria q\u00eb kishim, ishte nj\u00eb varf\u00ebri n\u00eb zvog\u00eblim. Kishte shpres\u00eb, \u00e7do njeri e shikonte se vitet po vinin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Dhe kjo kishte nj\u00eb shkak themelor, sepse t\u00eb ardhurat tuaja ju ktheheshin ju. T\u00eb ardhurat tuaja, ktheheshin n\u00eb rroga, pensione, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb shkolla, n\u00eb kanalizime, n\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsa, dhe kishte shpres\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebria ka potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme kudo. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend, pothuajse parajs\u00eb tok\u00ebsore. Por \u00e7far\u00eb ndodhi k\u00ebto vite. Pse k\u00ebto vite u larguan nga Shqip\u00ebria nga 2014 deri n\u00eb vitin e kaluar, vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e BE-s\u00eb, 937 mij\u00eb shqiptar\u00eb, kurse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, m\u00eb shum\u00eb se 1.1 milion\u00eb. Pse n\u00eb 8 vite u largua 35% e popullat\u00ebs.<br \/>\nLufta q\u00eb ka d\u00ebmtuar m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt, ka qen\u00eb lufta e par\u00eb bot\u00ebrore dhe luft\u00ebrat ballkanike q\u00eb e shoq\u00ebruan. 7 fuqi t\u00eb huaja kan\u00eb shkelur n\u00eb trojet tona, 10 e popullat\u00ebs u pak\u00ebsua, u zhduk apo u largua. Kurse n\u00eb k\u00ebto 8 vite, asnj\u00eb fuqi e huaj nuk ka shkel\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb dhe nga ky regjim \u00ebsht\u00eb larguar 35% e popullat\u00ebs. Secili nga ne ka 1\/3 e njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb dashur m\u00eb pak n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu i ka edhe shoq\u00ebria shqiptare.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodhi? Duhet t\u00eb ja shtrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje vetes, duhet t\u00eb ndalemi. Sikur Shqip\u00ebria t\u00eb kishte goj\u00eb, vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb do shtronte ndaj nesh; Pyesni nj\u00ebher\u00eb pse ikin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt po ikin sepse buxheti i tyre, pasurit\u00eb e tyre jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr ta. Se Shqip\u00ebria, C\u00ebrriku, nga nj\u00eb vend i bekuar jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mallkuar. Po, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duhet ta din\u00eb se ata jan\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb vjedhur n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb sot.<br \/>\nKontrolli i lart\u00eb i Shtetit, vitin e kaluar ka gjetur zyrtarisht se qeveria vodhi dhe shp\u00ebrdoroi 122 miliard\u00eb lek\u00eb. 122 miliard\u00eb lek\u00eb jan\u00eb 1.1 miliard\u00eb euro. N\u00eb 9 muaj, 1.1 miliard\u00eb euro jan\u00eb 130% fondi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i pagave n\u00eb Shqip\u00ebri. Me aq sa jan\u00eb vjedhur, n\u00ebse qeveria do t\u00eb kishte vullnet, mund t\u00eb dyfishonte \u00e7do vit rrogat.<br \/>\nQeveria jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i dyfishoi rrogat, p\u00ebrkundrazi rriti \u00e7mimet. N\u00eb kapitaliz\u00ebm nuk jan\u00eb kurr\u00eb qeverit\u00eb q\u00eb rrisin \u00e7mimet, \u00e7mimet i rri tregu, i rrit k\u00ebrkesa, ka nj\u00eb mekaniz\u00ebm krejt tjet\u00ebr. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Edi Ram\u00ebs, \u00e7mimet i rrit\u00ebn bordet, caktoi bordet. \u00c7far\u00eb ndodhi? Mblodhi 520 mln euro m\u00eb shum\u00eb taksa. Q\u00eb t\u00eb gjitha qindark\u00eb p\u00ebr qindark\u00eb parat\u00eb tuaja, sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb blet\u00eb n\u00eb dyqan e blet\u00eb me \u00e7mimet e bordeve dhe natyrisht, TVSH-ja e t\u00eb gjitha gj\u00ebrave q\u00eb blihen u rrit n\u00eb proporcion me \u00e7mimin.<br \/>\n\u00c7do qeveri q\u00eb ka dhembshuri, ka ndjeshm\u00ebri ndaj shtr\u00ebngic\u00ebs ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve, ato do ti kthente 1 p\u00ebr 1 tek qytetar\u00ebt. Dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha qeverit\u00eb. E b\u00ebri dhe Kosova. Iu dha pensionist\u00ebve 100 euro, ua shtoi pensionin. Ua shtoi 100 euro sepse \u00e7mimet po u rrit\u00ebn, v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ulen ato, ligj i tregut ky. U dha student\u00ebve 100 euro, rrog\u00ebtar\u00ebve 120 euro. Ato q\u00eb mblodhi i shp\u00ebrndau.<br \/>\nMe k\u00ebto q\u00eb mblodhi Edi Rama mund t\u00eb rriste rrogat 70 %, por t\u00eb themi rroga e pensione me 40%. P\u00ebrkundrazi, asgj\u00eb, p\u00ebrkundrazi sot blihet me rrog\u00ebn 30% m\u00eb pak se sa blihej n\u00eb vitin 2013.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodh me pasurit\u00eb publike. Pasuria m\u00eb e madhe publike sot, \u00ebsht\u00eb porti i Durr\u00ebsit p\u00ebr shqiptar\u00ebt. N\u00ebse e nxjerr n\u00eb tregun bot\u00ebror, Porti i Durr\u00ebsit, vlera e tij me truallin p\u00ebrreth 800 mij\u00eb metra katror\u00eb, me portin n\u00eb det e t\u00eb gjitha shkon miliarda e miliarda. \u00c7far\u00eb ndodh me portin? Ka gjetur nj\u00eb arab miliarder dhe tani ky do t\u00eb b\u00ebhet si arabi miliarder dhe hajde ndajm\u00eb portin.<br \/>\nShpiku pasaport\u00ebn e art\u00eb, do marrin pasaport\u00eb t\u00eb art\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb blejn\u00eb apartamentet e Ram\u00ebs dhe Alabarit n\u00eb Durr\u00ebs. Po ka vjedhje m\u00eb monstruoze se kjo. M\u00eb kujtohet nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb avokat i madh amerikan t\u00eb cilin presidenti Xhorxh \u00cb. Bush e kishte mik dhe e em\u00ebroi ambasador t\u00eb SHBA n\u00eb OSBE.<br \/>\nErdhi dhe vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe m\u00eb tregon; gjat\u00eb karrier\u00ebs time kam pasur disa miliarder klient\u00eb, q\u00eb ishin me procese gjyq\u00ebsore, por problemi im me ta ishte se asnj\u00ebri nuk ishte nga ata q\u00eb t\u00eb mos donte t\u00eb vidhte edhe nj\u00eb miliard\u00eb<\/p>\n<p>tjet\u00ebr. Oreksi vjen duke ngr\u00ebn\u00eb, i till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Edi Rama, kalon nga nj\u00eb afer\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nMerrni djeg\u00ebsat. Djeg\u00ebsat 420 mln euro, q\u00eb t\u00eb gjitha vep\u00ebr e tij personale. Po, ju e keni d\u00ebgjuar q\u00eb p\u00ebr djeg\u00ebsin e Elbasanit jan\u00eb p\u00ebrgatitur brenda 24 or\u00ebve 17 dokumente nga t\u00eb gjitha institucionet, rast i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Se burokracia nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb e rrufeshme. Sikur t\u00eb ishte nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nArben Ahmeti e tha; nuk e kam l\u00ebvizur un\u00eb qeverin\u00eb, qeverin\u00eb e ka l\u00ebvizur ai. Sigurisht e ka l\u00ebvizur Edi Rama dhe firmosi n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjin, i cili nuk lejon firmosje kontratash me negociata t\u00eb mbyllura, kurr\u00eb. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr kurr\u00eb nuk mund t\u00eb firmos\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, enti shtet\u00ebror i specializuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb agjencia e prokurimeve publike, thot\u00eb me shkrim, se kjo \u00ebsht\u00eb e kundraligjshme.<br \/>\nKryeministri mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb parlament dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb ligjin, por kryeministri at\u00eb kontrat\u00eb pa ndryshuar ligjin nuk e firmos kurr\u00eb. At\u00eb kontrat\u00eb e firmosi Edi Rama sepse sip\u00ebrmarrja ishte e tij, sepse sip\u00ebrmarrja e Fierit, e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb e tij.<br \/>\nDhe keni par\u00eb ju, arrestuar ky filani, etj., me radh\u00eb, por djeg\u00ebsat nuk jan\u00eb konfiskuar. \u00c7do dit\u00eb u jepen djeg\u00ebsve nga 100 mij\u00eb euro. \u00c7do dit\u00eb, qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb qarkut paguajn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ton plehra, 28 euro. \u00c7do dit\u00eb t\u00eb gjitha mbetjet q\u00eb prodhohen duhet t\u00eb derdhen n\u00eb Sharr\u00eb, n\u00eb minier\u00ebn e floririt t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt.<br \/>\nPo t\u00eb rrim\u00eb t\u00eb ndalemi n\u00eb historit\u00eb e vjedhjeve t\u00eb tyre nuk ka fund. Vet\u00ebm tendera sekret\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndaluar me ligj, lejohen vet\u00ebm p\u00ebr SHISH dhe p\u00ebr Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme sepse ata mund t\u00eb blejn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb u duhet t\u00eb mos b\u00ebhen publike blerja e tyre. Askujt tjet\u00ebr, sot vet\u00ebm AKSH-i, agjencia q\u00eb varet direkt nga Edi Rama ka firmosur 250 prokurime sekrete.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodh? Kush futet aty n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete te parat\u00eb tuaja. Nuk jan\u00eb parat\u00eb e Edi Ram\u00ebs ato, aty futet baxhanaku i tij, klientela dhe parat\u00eb zhduken. Parat\u00eb tuaja, borxhi q\u00eb merret p\u00ebr tu paguar po nga qytetar\u00ebt, shkon p\u00ebr t\u00eb pasuruar q\u00ebveritar\u00ebt dhe klientel\u00ebn e tyre.<br \/>\nN\u00ebse kjo qeveri do t\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb dhe ndjenja p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt, vet\u00ebm me borxhin q\u00eb ka marr\u00eb prej 5 miliard\u00eb Euro, mund t\u00eb kishte rritur rrogat e shqiptar\u00ebve, 6 her\u00eb, mund t\u00eb kishte rritur pensione dhe rroga 3 her\u00eb. Asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb. Tani si nj\u00eb njeri q\u00eb nuk njeh ligj, q\u00eb nuk p\u00ebrfill ligj, norm\u00eb e asgj\u00eb, thot\u00eb se do t\u00eb ju jap\u00eb pensionist\u00ebve, n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me kodin, 50 mij\u00eb lek\u00eb, u premtoi 80 mij\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do pensionisti i them ti g\u00ebzoni ato, pavar\u00ebsisht se ai njeri nuk ka ligj e moral, por ju ti g\u00ebzoni dhe ju garantoj ju se n\u00eb aktet e para t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme do t\u00eb jet\u00eb dyfishimi i rrogave dhe pensioneve dhe m\u00eb shum\u00eb dhe se Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt, do t\u00eb ngjiten p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb krye t\u00eb rrogave dhe pensioneve n\u00eb rajonin ton\u00eb. Sepse Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb pasurin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<br \/>\nPasurit\u00eb p\u00ebrrallore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk i ka asnj\u00eb vend tjet\u00ebr dhe kjo mjafton q\u00eb k\u00ebto pasuri t\u00eb shfryt\u00ebzohen, t\u00eb kthehen n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodh me fermer\u00ebt shqiptar\u00eb. Ua them k\u00ebtu, q\u00ebndrimi q\u00eb mban qeveria ndaj fermer\u00ebve, \u00ebsht\u00eb absolutisht m\u00eb i keq, m\u00eb i lig se sa po t\u00eb ishte nj\u00eb pushtues i eg\u00ebr. N\u00eb kushtet e tregut, \u00e7do vend, \u00e7do qeveri, subvencionon prodhimin bujq\u00ebsor, subvencionon p\u00ebr sip\u00ebrfaqe, subvencionon p\u00ebr prodhim, subvencionon p\u00ebr p\u00ebrpunim. Asnj\u00eb vend nuk humbet nga kjo, p\u00ebrkundrazi, t\u00eb gjith\u00eb fitojn\u00eb. Subvencioni n\u00eb bujq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb; fitore p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt. \u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, vjet e kishte 5.1 miliard\u00eb lek\u00eb, sivjet e ka zbritur n\u00eb 3.2 miliard\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nNga k\u00ebta 3.2 miliard\u00eb lek\u00eb i ka p\u00ebrcaktuar p\u00ebr ngritjen e tregjeve shtet\u00ebrore, dmth; shteti i jep para shtetit. \u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Serbi, Mal t\u00eb Zi, nuk po ndalem n\u00eb Europ\u00eb un\u00eb, n\u00eb BE. Kosova p\u00ebr \u00e7do hektar\u00eb grur\u00eb jep subvencionin p\u00ebr sip\u00ebrfaqe, subvencionin p\u00ebr plehra, subvencionin p\u00ebr kilogram prodhim. S\u00eb bashku kalon mbi 400 euro hekrati\/<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7do hektar\u00eb sera subvencionohet me 1000 mij\u00eb euro, \u00e7do hektar\u00eb zarzavate n\u00eb fush\u00eb subvencionohet me 500 euro. Patatja dhe grosha \u00e7do subvencionohen me 800 euro. \u00c7do lop\u00eb subvencionohet me 90 euro. \u00c7do dhi, dele, derr subvencionohet me 25 euro, \u00e7do blet\u00eb me 25 euro. Po sa e ka buxheti Kosova thoni ju, gjysm\u00ebn e buxhetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, 2 miliard\u00eb, 4 e kemi ne.<br \/>\nPor qeveria e Kosov\u00ebs parat\u00eb nuk i p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb fluturuar kryeministri 137 her\u00eb me avion me dhom\u00eb gjumi si sulltan dhe pa pyetur se t\u00eb rinjt\u00eb marrin gomonet dhe largohen nga Shqip\u00ebria. Qeveria nuk i lejon vetes kurr\u00eb te blej\u00eb jn\u00eb vazo p\u00ebr oborrin e pas\u00ebm t\u00eb zyrave t\u00eb tij, 4 mln euro vazon e drurit. Pse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb si ciniz\u00ebm ndaj jush, si nj\u00eb njeri q\u00eb ka ndjenjat m\u00eb minimale njer\u00ebzore p\u00ebr mundin tuaj, djers\u00eb, shpenzimet tuaja, shtr\u00ebngic\u00ebn tuaj, nuk ja l\u00ebn\u00eb vetes kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por ai e konsideron veten nj\u00eb qenie superiore.<br \/>\nA duhet ne pra t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? N\u00ebse ne vazhdojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ne b\u00ebhemi me indiferenc\u00ebn ton\u00eb, promotor\u00eb, nxit\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij rr\u00ebnimi t\u00eb vendit ton\u00eb. Ne votojm\u00eb p\u00ebr vjedhjen ton\u00eb, ne votojm\u00eb p\u00ebr varf\u00ebrimin ton\u00eb, ne votojm\u00eb p\u00ebr shkretimin e C\u00ebrrikut, ndaj dhe duhet t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin, duhet t\u00eb votojm\u00eb Servet Duzh\u00ebn.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto jan\u00eb zgjedhje lokale, por jan\u00eb zgjedhjet e jet\u00ebs ton\u00eb, me t\u00eb cilat ne i themi k\u00ebsaj organizate kriminale q\u00eb p\u00ebrdor parat\u00eb tona vet\u00ebm p\u00ebr tu pasuruar vet\u00eb dhe klientela e tij se; ne nuk u pranojm\u00eb m\u00eb tutje, se ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar C\u00ebrrikun dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, se ne nuk na mashtroni dot m\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb mashtrimesh nuk l\u00ebshojn\u00eb. Kreu i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, kryeqytetit u thot\u00eb qytetar\u00ebve; e mboll edhe pem\u00ebn e 1 miliont\u00eb. Po a ka paturp\u00ebsi, \u00e7far\u00eb ti thuash. Por 1 mln pem\u00eb, po qe se ke mbjell\u00eb jan\u00eb 6 mij\u00eb hektar\u00eb minimumi se me standarde normale jan\u00eb 8 mij\u00eb hektar\u00eb, po ta zem\u00eb, 6 mij\u00eb. Por 6 mij\u00eb hektar\u00eb jan\u00eb dhjet\u00eb her\u00eb parku i madh i liqenit t\u00eb Tiran\u00ebs.<br \/>\nPor \u00e7far\u00eb ndodh me 1 mln, vjedh ai, vjedh parat\u00eb e fidan\u00ebve. Ai thot\u00eb mbolla 1 mln, fidan\u00ebt i ka bler\u00eb dhe thot\u00eb se i bleva me 20 euro dhe ja ku avullojn\u00eb n\u00eb xhepat e tij dhe klientel\u00ebs s\u00eb tij, 20 mln euro dhe tjer\u00ebt ti thon\u00eb, aferim more Erjon se na b\u00ebre m\u00eb pyll, pyll t\u00eb madh na zgjerove mushk\u00ebrit\u00eb e kryeqytetit. K\u00ebta nuk kan\u00eb skrupull, as ndjenja nuk kan\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebria na fton t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin dhe un\u00eb kam besim t\u00eb madh, se ju gjer me dat\u00ebn 14 maj do t\u00eb b\u00ebni gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb bindur \u00e7do qytetar t\u00eb C\u00ebrrikut, \u00e7do demokrat, socialist, t\u00eb paparti, t\u00eb bashkohet me ne. T\u00eb firmos\u00eb ndryshimin sepse k\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e jet\u00ebs ton\u00eb.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans i madh, k\u00ebto jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr nj\u00eb mision t\u00eb madh; t\u00eb rivendosim pluralizmin politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Monizmat kan\u00eb qen\u00eb dramat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda komb\u00ebtare p\u00ebr popujt. Ne shqiptar\u00ebt e dim\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr.<br \/>\nKy moniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb po aq i zi sa i pari, bazohet n\u00eb krimin, drog\u00ebn dhe vjedhjen.<br \/>\nKy moniz\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb pasigurt\u00eb.<br \/>\nKy moniz\u00ebm po rr\u00ebnon \u00e7do dit\u00eb buxhetet familjare, bizneset, ka nj\u00eb rrug\u00eb dhe kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshimi. Votoni ndryshimin, votoni Servet Duzh\u00ebn.<br \/>\nRrofshi ju, rroft\u00eb populli i C\u00ebrrikut, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb C\u00cbRRIK, SERVET DUZHA T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb C\u00ebrrikut, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, zonja e zot\u00ebrinj, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim fantastik, superentuziast\u00eb. P\u00ebrsh\u00ebndetje gjithashtu banor\u00ebve e qytetar\u00ebve t\u00eb C\u00ebrrikut, kudo q\u00eb ndodhen sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42002,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42001"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42001"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42001\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}