{"id":41880,"date":"2023-03-28T18:50:38","date_gmt":"2023-03-28T18:50:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41880"},"modified":"2023-03-28T18:50:38","modified_gmt":"2023-03-28T18:50:38","slug":"berisha-ne-14-maj-te-votojme-kandidatet-e-koalicionit-bashke-fitojme-ky-eshte-koalicioni-i-fitores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/28\/berisha-ne-14-maj-te-votojme-kandidatet-e-koalicionit-bashke-fitojme-ky-eshte-koalicioni-i-fitores\/","title":{"rendered":"Berisha: N\u00eb 14 maj t\u00eb votojm\u00eb kandidat\u00ebt e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, ky \u00ebsht\u00eb koalicioni i fitores!"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb\u00a0PD, SALI BERISHA N\u00cb\u00a0PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb\u00a0KU\u00c7OV\u00cb, LEFTER MALIQI<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr ju k\u00ebtu, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, dhe kudo q\u00eb ndodhen sonte n\u00eb Shqip\u00ebri, jasht\u00eb vendit, diaspor\u00eb, emigracion, kudo q\u00eb ndodhen, p\u00ebrsh\u00ebndetje v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p>I dashur zoti kryetar i partis\u00eb, i dashur zoti deputet\u00a0KasemMahmutaj, deputet,\u00a0Tomorr\u00a0Alizoti, zoti kryetar i Partis\u00eb\u00a0s\u00ebLiris\u00eb, Petrit\u00a0Sina, miqt\u00eb e mi, Mehmet\u00a0Xheka, miqt\u00eb e tjer\u00eb\u00a0t\u00ebshumt\u00eb\u00a0n\u00eb\u00a0k\u00ebt\u00eb\u00a0sall\u00eb.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje kaq entuziaste. Ky entuziaz\u00ebm \u00ebsht\u00eb mesazhi m\u00eb i fuqish\u00ebm q\u00eb ju banor\u00eb t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, ju p\u00ebrcillni shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit dhe n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e dheut. P\u00ebr \u00e7do shqiptar, sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb jo n\u00eb kriz\u00eb, por n\u00eb rrokullisje t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria p\u00ebrjeton nj\u00eb gjendje, n\u00eb disa aspekte t\u00eb pashembullt n\u00eb historin\u00eb e vet. Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ky vend, q\u00eb ka njohur pushtime t\u00eb gjata, mynxyra, nuk \u00ebsht\u00eb shpopulluara dhe braktisur, aq sa \u00ebsht\u00eb braktisur n\u00eb k\u00ebto 8 vite n\u00ebn regjimin e Edi\u00a0Ram\u00ebs. Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb hark 8-vje\u00e7ar, jo me Shqip\u00ebrin\u00eb, por me asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk ka ndodhur t\u00eb largohen nga vendit 1\/3 e popullat\u00ebs. Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb komb nga asnj\u00eb luft\u00eb, asnj\u00eb mynxyr\u00eb nuk ka humbur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjenerat\u00eb sa kemi humbur ne.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ky entuziaz\u00ebm, kjo energji \u00ebsht\u00eb burim i fuqish\u00ebm frym\u00ebzimi, \u00ebsht\u00eb burim i fuqish\u00ebm shprese, p\u00ebr banor\u00ebt e Ku\u00e7ov\u00ebs dhe mbar\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 14 maj t\u00eb votojn\u00eb kandidatin e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019\u00a0Lefter\u00a0Maliqin nj\u00ebrin nga qeveritar\u00ebt vendor\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb k\u00ebtij vendi. Nj\u00eb bir t\u00eb k\u00ebtyre trevave, q\u00eb pushtetin q\u00eb i dhan\u00eb ju, e p\u00ebrdori p\u00ebr transformime, ndryshime, p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb jet\u00ebs tuaj, t\u00eb kushteve tuaja, t\u00eb pun\u00ebs tuaj n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Komunat n\u00eb t\u00eb cilat qeverisi\u00a0Lefter\u00a0Maliqi, p\u00ebsuan ndryshime m\u00eb thelb\u00ebsore se shum\u00eb e shum\u00eb rajone e komuna t\u00eb tjera t\u00eb vendit, d\u00ebshmi kjo e p\u00ebrkushtimit, por edhe e ndershm\u00ebris\u00eb, transparenc\u00ebs, vizionit, dashuris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ndryshuar \u00e7do dit\u00eb realitetin ku jetoni.<\/p>\n<p>Lefter\u00a0Maliqi n\u00eb \u00e7do detyre, ka qen\u00eb dhe ka d\u00ebshmuar nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb madh. Ai vjen sot si kandidat i koalicionit me mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb dhe totale t\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb\u00a0Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe un\u00eb kam bindjen e madhe se k\u00ebtu n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, koalicioni yn\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nga sukseset m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ne me 14 maj, votojm\u00eb qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb 14 maj ne kemi n\u00eb dor\u00eb nj\u00ebrin nga vendimet politike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb. Ne kemi n\u00eb dor\u00eb q\u00eb n\u00eb 14 maj t\u00eb votojm\u00eb s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb rivendosur pluralizmin politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse ne analizojm\u00eb qet\u00ebsisht se si ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb 8 vite ne rrokullisemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, si ka mund\u00ebsi q\u00eb braktisim k\u00ebt\u00eb tok\u00eb sikur t\u00eb ishte e mallkuar dhe jo vend i bekuar. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ne n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohemi \u00e7do vit, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi shkojm\u00eb duke u varf\u00ebruar.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt; regjimi arriti t\u00eb humbas\u00eb \u00e7do lidhje me qytetar\u00ebt, t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e tij, t\u00eb vendos\u00eb monizmin.\u00a0Monizmat\u00a0jan\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombeve, qoft\u00eb ata ideologjike, si\u00e7 e kemi p\u00ebrjetuar ne at\u00eb marksist-lelinist, qoft\u00eb ato fetare teokratike, qofshin k\u00ebto t\u00eb cilat quhen n\u00eb doktrin\u00eb\u00a0mobokraci, apo pushtete t\u00eb bandave dhe krimit.<\/p>\n<p>Edi\u00a0Rama\u00a0sot kontrollon 10% m\u00eb shum\u00eb pushtet se sa diktatori i fundit komunist n\u00eb vitin 1990. Edi\u00a0Rama\u00a0sot kontrollon \u00e7do pushtet, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ju si qytetar\u00eb, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat q\u00eb ua jep kushtetuta, q\u00eb jan\u00eb edhe hyjnore i keni fiktive, nuk keni asnj\u00eb garanci sepse ato jan\u00eb n\u00eb duar t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb nuk ka ligj, kushtetut\u00eb, q\u00eb bashk\u00ebpunon dit\u00eb e nat\u00eb me krimin, q\u00eb bazohet n\u00eb drog\u00ebn dhe vjedhjen tuaj.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne m\u00eb 14 maj. Do ti japin ne p\u00ebrgjigjen e merituar k\u00ebtij regjimi, do t\u00eb vendosim ne me vot\u00ebn ton\u00eb rikthimin e pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. E kemi edhe ne nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, e kemi. E ndihmuam Edi\u00a0Ram\u00ebn\u00a0ne, e ndihmuam shum\u00eb kur dor\u00ebzuam\u00a0afrofe\u00a0t\u00eb gjitha\u00a0bashkit\u00eb\u00a0dhe komunat atij. I dor\u00ebzuam plot\u00ebsisht dhe ishte nj\u00eb gabim i pafalsh\u00ebm dhe PD nuk e p\u00ebrs\u00ebrit kurr\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb forc\u00eb politike e cila mbetet e pamposhtur p\u00ebr dy arsye.<\/p>\n<p>E para; idealet dhe kauza jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, e ndershme, fisnike, \u00ebsht\u00eb kauza e liris\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta ne gabojm\u00eb, por njohim dhe korrigjojm\u00eb gabimet tona. Ne nuk besojm\u00eb kurr\u00eb n\u00eb t\u00eb pagabueshmit, p\u00ebrkundrazi, analizojm\u00eb, shqyrtojm\u00eb, korrigjojm\u00eb. Ndaj dhe ne n\u00eb statutin ton\u00eb\u00a0shkruajt\u00ebm; PD nuk bojkoton kurr\u00eb zgjedhjet dhe kurr\u00eb nuk do ti bojkotojm\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb 14 maj, demokrate e demokrat\u00eb, qytetar\u00eb t\u00eb\u00a0t\u00ebgjitha forcave politike q\u00eb e doni k\u00ebt\u00eb vend dhe pluralizmin, duhet t\u00eb ngrihemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsive tona. Ti rikthejm\u00eb vendit pluralizmin, t\u00eb largojm\u00eb monizmin me vot\u00ebn ton\u00eb. Monizmi \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi e madhe komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Monizmi \u00ebsht\u00eb munges\u00eb lirie, liria \u00ebsht\u00eb oksigjeni i shoq\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb oksigjeni i mjedisit t\u00eb njeriut. Pa liri nuk ka jet\u00eb. Pa liri ka vet\u00ebm rr\u00ebnim, ndaj dhe ne po largohemi dhe po largohemi nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 maj ne duhet ti japim nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb merituar regjimit q\u00eb bazohet n\u00eb krimin dhe drog\u00ebn. Me lidhjet e tij t\u00eb tilla, ky regjim ka krijuar pasiguri absolute te qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm vriten, t\u00eb tjer\u00eb plagosen. Para nj\u00eb jave u ekzekutua n\u00eb banak, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb, nj\u00eb gjyshe q\u00eb b\u00ebnte dy pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur mbes\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Para 3 dit\u00ebsh u ekzekutua n\u00eb kabin\u00eb, tek rrinte t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn, turni i tret\u00eb, nj\u00eb roje, n\u00eb nj\u00eb bresh\u00ebri kund\u00ebr nj\u00eb\u00a0mediaje. Sigurisht kur kryeministri vendos si lajtmotiv \u2018kok\u00ebn ti han\u00eb nj\u00ebri-tjetrit\u2019, kjo \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr vras\u00ebsit. Kurr\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk mund t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr ka ligje, institucionin, ka policin\u00eb, dhe nuk le njer\u00ebz t\u00eb vriten. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr, q\u00eb ata q\u00eb kryejn\u00eb krime, urdh\u00ebron t\u00eb shkojn\u00eb atje ku e kan\u00eb vendin, por jo t\u00eb ekzekutojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin rrug\u00ebve dhe t\u00eb ekzekutojn\u00eb edhe qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm me bresh\u00ebrit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb kryeminist\u00ebr thot\u00eb \u2018kok\u00ebn ti han\u00eb nj\u00ebri-tjetrit\u2019 ai i ka la duart. Rrug\u00ebt, sheshet, lokalet jan\u00eb n\u00eb duart e krimit. Kur kryeministri i vendos tritol medieve, bandat e tjera guxojn\u00eb dhe shkrehin bresh\u00ebri kund\u00ebr tjerave. Dhe cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Cinizmi m\u00eb ekstrem. Dje familjar\u00ebt\u00a0varroz\u00ebn\u00a0njeriun e tyre t\u00eb pafajsh\u00ebm q\u00eb vdiq, q\u00eb u ekzekutua n\u00eb kabin\u00eb tek kryente detyr\u00ebn. Sot si ngush\u00ebllim pat\u00ebm nga ky cinik se; rendi sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kurr\u00eb. A ka ciniz\u00ebm, p\u00ebr\u00e7mim m\u00eb t\u00eb madh ndaj qytetar\u00ebve se ky.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e vendimit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb kemi marr\u00eb ne nga 1992 e deri m\u00eb sot. \u00cbsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi sepse ne vijm\u00eb n\u00eb 14 maj dhe jemi sot qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjedhur t\u00eb\u00a0Europ\u00ebs\u00a0dhe nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb vjedhurit n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb, shekullor\u00eb n\u00eb varf\u00ebri, ne ja dol\u00ebm me\u00a0lumejt\u00eb\u00a0tuaj t\u00eb djers\u00ebs, me mund, me reforma, t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb paguarit n\u00eb Ballkan. T\u00eb paguhemi m\u00eb mir\u00eb se bullgar\u00ebt dhe rumun\u00ebt n\u00eb rroga mesatare. Nuk ishim t\u00eb pasur, por ishim n\u00eb ngjitje dhe ngjitja \u00ebsht\u00eb shpres\u00eb dhe shqiptar\u00ebt nuk po largoheshin nga Shqip\u00ebria. L\u00ebviznin, por n\u00eb Shqip\u00ebri numri i tyre po rritej \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Sepse shqiptar\u00ebt u bind\u00ebn se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet nga shqiptar\u00ebt. Se t\u00eb mirat dhe pasurit\u00eb e saj jan\u00eb p\u00ebrrallore. Se qeveria kishte nj\u00eb q\u00ebllim kryesor, rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs. U nd\u00ebrtuan n\u00eb zonat rurale mbi 8 mij\u00eb km rrug\u00eb, u nd\u00ebrtuan n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb mbi 11 mij\u00eb km. U dyfishuan rroga e pensione dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e pamohueshme.<\/p>\n<p>Por pse k\u00ebto? Sepse kishte nj\u00eb q\u00ebllim dhe ky q\u00ebllim ishte t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej sa m\u00eb shum\u00eb jeta e shqiptar\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoheshin kushtet e jet\u00ebs s\u00eb tyre aty ku jetonin. Kishte nj\u00eb parim, pa fshat\u00a0t\u00eb zhvilluar nuk ka Shqip\u00ebri t\u00eb zhvilluar. Ta kemi t\u00eb qart\u00eb. Zhvilloi sa t\u00eb duash qytetet, por duhet edhe fshati t\u00eb jet\u00eb i zhvilluar. P\u00ebrndryshe k\u00ebtu modern dhe atje mesjet\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb zhvillim dhe ne ec\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi? Nga 2013 e gjer sot, ne jemi t\u00eb fundit p\u00ebr rroga e pensione n\u00eb Ballkan. 40 % m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb Kosov\u00eb. Mjek\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb marrin dyfishin e mjek\u00ebve tan\u00eb. M\u00ebsuesit pothuajse dyfishin.\u00a0Polic\u00ebt, oficer\u00ebt pothuajse dyfishin. Por Kosova ka nj\u00eb buxhet dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se ne. 2 miliard\u00eb e ka Kosova buxhetin, 4 miliard\u00eb e kemi ne buxhetin. \u00c7far\u00eb ndodh, pse Kosova k\u00ebto. Sepse kryeministri, qeveria e Kosov\u00ebs ka q\u00ebllim jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb pensionist\u00ebve dhe qytetar\u00ebve. Kurse ky i Shqip\u00ebris\u00eb ka q\u00ebllim t\u00eb vjedh\u00eb e t\u00eb vjedh\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ku shkojn\u00eb parat\u00eb sot? Parat\u00eb sot shkojn\u00eb n\u00eb dy kanale, tek qeveritar\u00ebt dhe\u00a0klientela\u00a0e tyre. Po t\u00eb shoh\u00ebsh miliardat, vet\u00ebm borxhe jan\u00eb marr\u00eb 5 miliard\u00eb euro. T\u00eb ardhurat \u00e7do vit nga 4 miliard\u00eb. Pra, para ka shum\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, por ato nuk shnd\u00ebrrohen n\u00eb rroga, pensione, infrastruktur\u00eb, nuk shnd\u00ebrrohen n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr fermer\u00ebt, bizneset.<\/p>\n<p>Ku shkojn\u00eb? I marrin qeveritar\u00ebt dhe\u00a0klientela\u00a0e tyre. Pra t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrqendrohen n\u00eb duart e nj\u00eb pakice,\u00a0st\u00ebrpakice. Kurse shumica d\u00ebrmuese e shqiptar\u00ebve po jetojn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe ngusht\u00ebsi ekonomike n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Ky kryeminist\u00ebr 136 udh\u00ebtime me avion personal me dhom\u00eb gjumi. Ministrat e tjer\u00eb, 15 fluturime Tiran\u00eb-Peshkopi,\u00a0Xha\u00e7kame helikopter nga 15 mij\u00eb euro fluturimin. T\u00eb tjer\u00eb ulen e darkojn\u00eb me biftek\u00eb q\u00eb kushtojn\u00eb sa nj\u00eb ka, 1 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Edi\u00a0Rama\u00a0blen p\u00ebr oborrin e zyrave t\u00eb tij, vazo lulesh druri 4\u00a0mln\u00a0euro. \u00c7far\u00eb ndodh k\u00ebshtu, si vjedhin k\u00ebta. K\u00ebta nd\u00ebrtojn\u00eb 1 km autostrad\u00eb me 24 milion\u00eb euro. Kurr\u00eb n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor kjo nuk ndodh. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ajo kushton, maksimumi 2-3\u00a0mln\u00a0euro. K\u00ebta nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me 6\u00a0mln\u00a0euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb\u00a0Europ\u00eb\u00a0nd\u00ebrtohen 9 shkolla t\u00eb atilla.<\/p>\n<p>Kreu i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0n\u00eb Tiran\u00eb del e u thot\u00eb qytetar\u00ebve se ka\u00a0mbjellur1\u00a0mln\u00a0pem\u00eb. Mendon se ata han\u00eb bar dhe nuk jan\u00eb qytetar\u00eb. E di \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 1\u00a0mln\u00a0pem\u00eb apo jo. 1\u00a0mln\u00a0pem\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 6 mij\u00eb hektar\u00eb pyll, dhjet\u00eb her\u00eb parku i madh i liqenit. Do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm gropa, 25\u00a0hekrat\u00eb\u00a0e madhe p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb t\u00eb gjitha ato. Kujt ja thot\u00eb? Ja thot\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb kryeqytetit. Po pse u thot\u00eb, sepse vjedh e vjedh me fidan\u00ebt. Kam mbjell\u00eb thot\u00eb 1\u00a0mln\u00a0pem\u00eb. Por nj\u00eb fidan sikur vet\u00ebm 10 euro t\u00eb kushtoj\u00eb, ka vjedhur t\u00eb pakt\u00ebn 9\u00a0mln\u00a0euro.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb skrupull. Kan\u00eb kaluar n\u00eb vjedhje t\u00eb hapura, as q\u00eb duan t\u00eb ja din\u00eb p\u00ebr qytetarin, f\u00ebmij\u00ebt, pensionist\u00eb, nx\u00ebn\u00ebsit, bizneset.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo sot? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kushtrim, apel, t\u00eb bashkohemi me t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt e kuptojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i bekuar, se Shqip\u00ebria ka pasuri p\u00ebrrallore, se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb e lan\u00eb t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, me rezerva natyrore t\u00eb pakrahasueshme me asnj\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Se shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, pavar\u00ebsisht se e nis\u00ebt me 204 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb vitin 1992, arrit\u00ebn n\u00eb vitin 2008, t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb grupin e vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta. Pra, a mund t\u00eb vazhdojm\u00eb ne k\u00ebshtu. A mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb na vjedhin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.\u00a0A mund t\u00eb mashtrojn\u00eb t\u00eb na vjedhin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, si historia e pyllit me 1\u00a0mln\u00a0pem\u00eb.<\/p>\n<p>Askund n\u00eb bot\u00eb nuk ndodh kjo. Asnj\u00eb populli nuk mund t\u00eb ja b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb. Por ne duhet t\u00eb ulemi t\u00eb bashkohemi me \u00e7do socialist, demokrat, pa parti, me \u00e7do njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb indiferent, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur qoft\u00eb edhe me ne, por ti themi ama; ja ku jan\u00eb, ja \u00e7\u2019po ndodh.<\/p>\n<p>N\u00ebse ne nuk votojm\u00eb p\u00ebr ndryshimin, ne do t\u00eb shkojm\u00eb edhe m\u00eb keq. N\u00ebse n\u00eb 8 vite kan\u00eb ikur 1\u00a0mln, n\u00eb 16 vite po vazhduam k\u00ebshtu, nuk dihet se kush do t\u00eb mbes\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb isha n\u00eb Peqin. Nj\u00ebri nga orator\u00ebt tha se n\u00eb rrugic\u00ebn time kan\u00eb qen\u00eb 20 familje, tani jan\u00eb 3 familje. Isha n\u00eb Mirdit\u00eb 100 f\u00ebmij\u00eb kan\u00eb futur n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Dom Gjergji thoshte se n\u00eb mesh\u00eb un\u00eb pata, 4 burra e 3 gra gjithsej, kur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pak m\u00eb par\u00eb kisha mbushej plot. A do t\u00eb vazhdojm\u00eb ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje dhe k\u00ebt\u00eb thirrje duhet t\u00eb ja adresojm\u00eb \u00e7do shqiptari.<\/p>\n<p>Sot kryetari socialist i Rubikut dha dor\u00ebheqjen nga PS me k\u00ebt\u00eb motivacion; ky q\u00eb u em\u00ebruar kryetar, ky\u00a0Ndreca.<\/p>\n<p><strong>Pal\u00a0Tushaj\u00a0quhej dhe po ua lexoj:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar miq. Ju b\u00ebj me dije se kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga pozicioni i kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb vendore Rubik.<\/em><\/p>\n<p><em>Arsyeja e par\u00eb dhe kryesore q\u00eb dhash\u00eb dor\u00ebheqjen \u00ebsht\u00eb\u00a0rikandidimi\u00a0i\u00a0Ndrec\u00a0Ded\u00ebs. Disa arsye t\u00eb tjera jan\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>1 \u2013 Zoti\u00a0Ndrec\u00eb\u00a0e trajton Mirdit\u00ebn si t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb pasi vjen n\u00eb pun\u00eb me koh\u00eb t\u00eb pjesshme, 2 her\u00eb n\u00eb jav\u00eb me nga 2 or\u00eb. Vet\u00ebm kur ka fushat\u00eb vjen me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>2- Nuk p\u00ebrfill strukturat e PS. (sepse \u00ebsht\u00eb\u00a0rilindas,\u00a0rilindas\u00a0jan\u00eb sekti, sekt tjet\u00ebr)\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>3- B\u00ebn fushat\u00eb me njer\u00ebz me precedent penal\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>B\u00ebn em\u00ebrime\u00a0klienteliste\u00a0pa marr\u00eb parasysh fare partin\u00eb. Prioritet kryesor q\u00eb t\u00eb jesh ne administrat\u00ebn e zotit\u00a0Ndrec\u00eb\u00a0\u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh dy emra, t\u00eb kesh dy mbiemra, nj\u00eb t\u00ebndin tjetrin t\u00eb drog\u00ebs se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e shp\u00ebrblen\u00a0Ndreca.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Tani, pse e lexova un\u00eb k\u00ebt\u00eb?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>E lexova se ne kemi detyrim, kemi detyrim madhor t\u00eb ulemi me \u00e7do shqiptar dhe t\u00eb bisedojm\u00eb. Zgjedhjet jan\u00eb vendore, v\u00ebrtet\u00eb ne zgjedhim\u00a0Lefter\u00a0Maliqin p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb, dhe jam i bindur se do t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetjen tuaj t\u00eb plot\u00eb, por zgjedhjet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet q\u00eb jan\u00eb zhvilluar ndonj\u00ebher\u00eb, pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 1992.<\/p>\n<p>Gjenerat\u00ebs s\u00eb asaj kohe i takoi misioni historik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur monizmin e bazuar n\u00eb doktrin\u00ebn marksiste-leliniste. Gjenerat\u00ebs s\u00eb sotme, qytetar\u00eb sot u takon misioni historik p\u00ebr t\u00eb\u00a0p\u00ebrmbysur monizmin e bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn, vjedhjen e qytetar\u00ebve q\u00eb po shp\u00ebrfytyron shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, po shp\u00ebrb\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb, po shp\u00ebrb\u00ebn dhe varf\u00ebron shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam besim t\u00eb madh se ju do t\u00eb firmosni ndryshimin me 14 maj dhe ju garantoj ju se ky ndryshim do t\u00eb shoq\u00ebrohet me ndryshimin e qeveris\u00eb, do t\u00eb shoq\u00ebrohet me dyfishimin e rrogave dhe pensioneve dhe m\u00eb shum\u00eb. Do t\u00eb shoq\u00ebrohet me p\u00ebrmir\u00ebsimin e barr\u00ebs fiskale p\u00ebr bizneset. Do t\u00eb shoq\u00ebrohet me uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb vlerat q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>K\u00ebta e kan\u00eb shnd\u00ebrruar energjin\u00eb n\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Ka dy vite q\u00eb ne prodhojm\u00eb 2 miliard\u00eb kilovat or\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 konsumojm\u00eb. HEC-et q\u00eb u nd\u00ebrtuan e p\u00ebrmbys\u00ebn situat\u00ebn. Shqiptar\u00ebt do i harronin p\u00ebrgjithmon\u00eb mungesat, po pse\u00a0prap\u00a0u rrit\u00ebn \u00e7mimet. Pse biznesit t\u00eb vog\u00ebl i kaloi n\u00eb 215 lek\u00eb kilovat or\u00eb. Sepse k\u00ebta vjedhin, sepse k\u00ebta gjat\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs u shesin energjin\u00eb sekser\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebta sekser\u00eb e eksportojn\u00eb n\u00eb bursa. K\u00ebtyre ua shesin 30 euro, n\u00eb burs\u00eb e eksportojn\u00eb me 150-200 euro. Nuk ka vjedhje m\u00eb t\u00eb madhe se k\u00ebto.<\/p>\n<p>K\u00ebta vjedhin si\u00e7 thash\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb 9 muaj thot\u00eb Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit kan\u00eb vjedhur 122 miliard\u00eb lek\u00eb. Kan\u00eb vjedhur jo sa \u00ebsht\u00eb fondi i pagave, por p\u00ebr t\u00eb rritur pagat n\u00eb Shqip\u00ebri 130%. Nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj ndjenje. K\u00ebta mbajn\u00eb q\u00ebndrim ndaj jush, at\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb mban hajduti ndaj viktim\u00ebs s\u00eb tij, duhet ti largojm\u00eb, duhet t\u00eb \u00e7elim rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi q\u00eb mbajn\u00eb ndaj fermer\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim prej pushtuesi, absolutisht. A e dini ju, se ju jeni zon\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb bujq\u00ebsore, prodhime nga m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyerat. K\u00ebta kan\u00eb vendosur TVSH n\u00eb shitje dhe jo n\u00eb blerje. Krim i sh\u00ebmtuar. \u00c7do p\u00ebrpunuesi dhe prodhuesi i leverdis m\u00eb mir\u00eb t\u00eb marr\u00eb mallra importi dhe jo t\u00eb blej\u00eb prodhimet mrekullueshme t\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs dhe Beratit.<\/p>\n<p>K\u00ebta japin gjithsej, e kishin 5.1 miliard\u00eb lek\u00eb, e kan\u00eb zbritur n\u00eb 3.1 miliard\u00eb ndihm\u00ebn p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova jep t\u00eb pakt\u00ebn 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebta hap\u00ebn kufirin p\u00ebr qum\u00ebshtin pluhur, p\u00ebr importet. Theren\u00a0masivisht\u00a0lop\u00ebt e\u00a0rrac\u00ebs. N\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7do hektar grur\u00eb subvencionohet me 400 euro. \u00c7do hektar sera subvencionohet me 1 mij\u00eb euro. \u00c7do sip\u00ebrfaqe e mbjell\u00eb me zarzavate subvencionohet me 500 euro. \u00c7do lop\u00eb me 90 euro, dhe Kosova i ka m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat. Maqedonia i ka m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb humbet para, askush nuk humbet para. P\u00ebrkundrazi fitohet m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb rast se moti, ose tregu shkat\u00ebrrojn\u00eb prodhimin, nuk blihet apo prishet, shteti paguan me \u00e7mim baz\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb fermerit i jepet 75% e parave q\u00eb shpenzon p\u00ebr sigurimin.<\/p>\n<p>Pra dy bot\u00eb, nj\u00eb komb, nj\u00eb vazhdim\u00ebsi, dy q\u00ebndrime krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr fermer\u00ebt. K\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00ebn duhet t\u00eb kesh 100 dele, se po pate 90 nuk merr asnj\u00eb qindark\u00eb. Duhet t\u00eb kesh 10 lop\u00eb se po i pate 9 nuk merr asnj\u00eb qindark\u00eb.<\/p>\n<p>Pra pensionet n\u00eb fshat kan\u00eb ngelur vendnum\u00ebro n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ne kemi potencialet m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ullinjt\u00eb i nd\u00ebrpreu. Erdhi n\u00eb Berat para 8 vitesh dhe ju thoshte se, keni\u00a0mbjell\u00eb ullinj dhe ju mbet\u00ebn ullinjt\u00eb n\u00eb\u00a0banjo. Po t\u00eb mbjell\u00ebsh ullinj, ke mbjell\u00eb nj\u00eb bim\u00eb t\u00eb florinjt\u00eb. Por ulliri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bim\u00eb, pem\u00eb e shekujve.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb vit mund t\u00eb prodhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb vit fermeri nuk arrin t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet, por nd\u00ebrhyn shteti, subvencionon shteti, sepse ulliri nuk ka. B\u00ebm\u00eb gj\u00ebm\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb e nxit\u00ebm dhe do e nxisin p\u00ebrs\u00ebri. Do t\u00eb subvencionojm\u00eb \u00e7do prodhim, bim\u00eb, pem\u00eb, gjith\u00e7ka do t\u00eb subvencionet n\u00eb bujq\u00ebsi, t\u00eb gjith\u00eb subvencionojm\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk them me nivelet e BE-s\u00eb, por absolutisht m\u00eb shum\u00eb se nivelet e Ballkanit, pa asnj\u00eb diskutim, m\u00eb shum\u00eb se Kosova dhe nivelet e Ballkanit pa asnj\u00eb diskutim.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ju ftoj n\u00eb 14 maj t\u00eb firmosim ndryshimin, t\u00eb votojm\u00eb\u00a0Lefter\u00a0Maliqin, t\u00eb votojm\u00eb kudo kandidat\u00ebt e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019. Ky \u00ebsht\u00eb koalicioni i fitores, i misionit t\u00eb madh t\u00eb rivendosjes s\u00eb pluralizmit, rikthimit t\u00eb demokracis\u00eb, shembjes s\u00eb sistemit monist t\u00eb kalbur t\u00eb bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn, vjedhjen e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb populli i Ku\u00e7ov\u00ebs, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb\u00a0PD, SALI BERISHA N\u00cb\u00a0PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb\u00a0KU\u00c7OV\u00cb, LEFTER MALIQI T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs. V\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj. P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr ju k\u00ebtu, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, dhe kudo q\u00eb ndodhen sonte n\u00eb Shqip\u00ebri, jasht\u00eb vendit, diaspor\u00eb, emigracion, kudo q\u00eb ndodhen, p\u00ebrsh\u00ebndetje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41881,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41880"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41880\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}