{"id":41763,"date":"2023-03-27T17:28:19","date_gmt":"2023-03-27T17:28:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41763"},"modified":"2023-03-27T17:28:19","modified_gmt":"2023-03-27T17:28:19","slug":"belind-kellici-biznesi-i-mesem-dhe-i-vogel-e-ka-mbajtur-gjalle-tiranen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/27\/belind-kellici-biznesi-i-mesem-dhe-i-vogel-e-ka-mbajtur-gjalle-tiranen\/","title":{"rendered":"Belind K\u00eblli\u00e7i: Biznesi i mes\u00ebm dhe i vog\u00ebl e ka mbajtur gjall\u00eb Tiran\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e kandidatit t\u00eb opozit\u00ebs. Belind K\u00eblli\u00e7i me biznesin e mes\u00ebm dhe t\u00eb vog\u00ebl<\/strong><\/p>\n<p>Zonja e zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Biznesit te Vog\u00ebl dhe t \u00eb Mes\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs,<\/p>\n<p>Desha ta filloj fjal\u00ebn time duke ju fal\u00ebnderuar juve, jo thjesht p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim ku do te prezantojm\u00eb programin ton\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb inisiativ\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, Biznesit t\u00eb Vog\u00ebl dhe t\u00eb Mes\u00ebm, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t`ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr kontributin tuaj thelb\u00ebsor p\u00ebr qytetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb biznese si tuajat, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit kryesor, q\u00eb mbajn\u00eb shumic\u00ebn e familjeve t\u00eb Trian\u00ebs me t\u00eb ardhura. Po ashtu lul\u00ebzimi i bizneseve t\u00eb vogla garanton konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb q\u00eb mund\u00ebson mbajtjen e ccmimeve t\u00eb arsyeshme, dhe pengon abuzimet e bizneseve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetje politike.<\/p>\n<p>Ju jeni heronjt\u00eb e heshtur social\u00eb t\u00eb qytetit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt flitet pak apo aspak nga Bashkia e sotme e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo edhe kur flitet \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr rastet kur ju komunikojn\u00eb rritjen e taksave dhe tarifave vendore, apo kontrollet e pafundme t\u00eb inspektoriateve t\u00eb pafundme, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t`ju gjobisin pafund\u00ebsisht!<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb e ndonj\u00eb kryeqyteti evropian q\u00eb administrata vendore dhe drejtuesit vendor\u00eb t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq pak dhe t\u00eb jen\u00eb angazhuar kaq pak p\u00ebr p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl dhe te mes\u00ebm, motorin e ekonomis\u00eb vendore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e paprecedent\u00eb q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb debat publik n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak mbi ju, mbi hallet dhe shqet\u00ebsimet tuaja, mbi klim\u00ebn e biznesit n\u00eb Tiran\u00eb, mbi at\u00eb q\u00eb ju meritoni t`ju ofrohet nga Bashkia q\u00eb ju ka thyer me koh\u00eb kurrizin!<\/p>\n<p>E verteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb BV dhe BM u ndesh me nj\u00eb rritje t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb takasave dhe tarifave vendore q\u00eb n\u00eb vitin 2015. K\u00ebto taksa dhe tarifa u rrit\u00ebn deri n\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, si dhe taksa t\u00eb reja u fut\u00ebn, pa ndryshuar asgj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve q\u00eb Bashkia ofron p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Historia e k\u00ebtyre dhjet\u00eb viteve n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori persekutimi e mir\u00ebfillte ndaj afro 54 mij\u00eb bizneseve q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrsa taksat jan\u00eb rritur n\u00eb qiell, sh\u00ebrbimet q\u00eb ofron bashkia si dhe infrastruktura mb\u00ebshtet\u00ebse mbeten po t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>Kjo koh\u00eb tashme do t\u00eb marr\u00eb fund sepse, e deklaroj k\u00ebtu: BV dhe BM do t\u00eb jen\u00eb prioritete par\u00ebsore t\u00eb mia si kryetar bashkie, dhe s\u00ebbashku me ju do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos t`ju mund\u00ebsojm\u00eb klim\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bizn\u00ebsit nd\u00ebr kryeqytetet e rajon, dhe ta kthejm\u00eb Tiran\u00ebn n\u00eb pozicionin m\u00eb t\u00eb lakmuar p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb t\u00eb, nga e fundit n\u00eb rajon q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, sipas Raportit Doing Bussines te Bank\u00ebs Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa ka shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, le t\u00eb fillojm\u00eb sot me hapin e par\u00eb:<br \/>\nNe do t\u00eb reduktojm\u00eb masivisht taksat dhe tarifat vendore, jo vet\u00ebm se kredoja jona si Parti Demokratike \u00ebsht\u00eb p\u00ebr taksa t\u00eb ulta, por sepse ne besojm\u00eb se parat\u00eb marrin vler\u00eb kur mbeten tek ju, sepse ju mund t\u00eb investoni m\u00eb mir\u00eb dhe men\u00e7ur se administrata burokratike. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr inisiativ\u00ebn tuaj dhe tek un\u00eb do t\u00eb keni nj\u00eb aleat t\u00eb besuar.<\/p>\n<p>Tani, po ju deklaroj n\u00eb detaje cilat taksa dhe tarifa vendore do t\u00eb reduktohen:<\/p>\n<p>Mbi 41 mij\u00eb biznese t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga ky reduktim. Por jo vet\u00ebm, edhe bizneset e m\u00ebdha dhe ato VIP do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, 54 mij\u00eb bizneset e Tiran\u00ebs, madje, sado paradoksale t\u00eb duket, edhe Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Zonja e Zot\u00ebrinj,<br \/>\nTirana, si e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, vuan nga hiper-informalitetit, nga evazioni dhe shmangia e q\u00ebllimshme e detyrimeve fiskale kundrejt shtetit. Kjo situat\u00eb nuk ka ardhur sot, por ajo \u00ebsht\u00eb agravuar sa her\u00eb qeveria qendrore dhe ajo vendore, si rasti i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, kan\u00eb rritur taksat dhe tarifat pa asnj\u00eb princip logjik dhe ekonomik.<br \/>\nP\u00ebr Bashkin\u00eb ju jeni vet\u00ebm nj\u00eb lop\u00eb q\u00eb duhet mjel\u00eb, por q\u00eb nuk duhet t\u00eb ushqehet. Pak ia ndjen asaj q\u00eb ju nuk mbani dot veten, q\u00eb nuk keni mund\u00ebsi as edhe t\u00eb kurseni p\u00ebr vete dhe familjar\u00ebt tuaj.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt, pavar\u00ebsisht se disa tarifa apo taksa jan\u00eb rritur shum\u00eb her\u00eb, mbledhja e tyre \u00ebsht\u00eb rritur pak, duke treguar se informaliteti \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm kur taksat dhe tarifat b\u00ebhet absurde dhe pa asnj\u00eb logjik\u00eb porpocionaliteti.<\/p>\n<p>Sipas OECD, ekonomia shqiptare ka minimalisht 40% informalitet. Pra minimalisht nj\u00eb n\u00eb tre biznese i shmaget detyrimeve fiskale, ose ndryshe n\u00eb cdo 10 leke detyrime, vet\u00ebm 6 lek\u00eb derdhen ne ark\u00ebn e shtetit apo t\u00eb bashkis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr e frikshme, e cila vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm vitet e fundit.<br \/>\nEsht\u00eb besimi im se ulja e taksave sic eshte ky angazhim i imi, do t\u00eb rris\u00eb, ne fund t\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb hyrat n\u00eb ark\u00ebn e bashkis\u00eb, sepse taksat e ulta b\u00ebjn\u00eb q\u00eb bizneset ti paguajn\u00eb ato. Bashkia e Tiran\u00ebs ka sot nj\u00eb buxhet t\u00eb konsiderush\u00ebm, afro 240 milon\u00eb euro,. Do t\u00eb mjaftonte ulja e informalitetit dhe zgjerimi i baz\u00ebs s\u00eb tatimpaguesve, q\u00eb cdo vit ne t\u00eb mbledhim pa shum\u00eb sforco rreth 65 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje te prioriteteve te reja t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam deklaruar se Transporti publik do t\u00eb jet\u00eb falas dhe kam deklaruar gjithashtu nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim radikal te sh\u00ebrbimit t\u00eb trasportit publik.<br \/>\nNuk dua t\u00eb hyj k\u00ebtu n\u00eb shum\u00eb detaje teknike sepse do ti jap me holl\u00ebsi ne dit\u00ebt n\u00eb vijim, por ju them se kjo paket\u00eb kushton rreth 21.5 milion\u00eb euro n\u00eb vit, ku 16.5 milion\u00eb do t\u00eb mbulojn\u00eb heqjen e pages\u00ebs p\u00ebr biletat dhe 5 milion\u00eb p\u00ebr modernizimin e flot\u00ebs s\u00eb autobus\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb buxhet q\u00eb shkon minimalisht 300 milion\u00eb euro n\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 7.1% e tij.<\/p>\n<p>Plot\u00ebsisht e p\u00ebrballueshm\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs sot: transportin publik i cili kur arrin standardin e k\u00ebrkuar ul trafikun ul ndotjen, ul shpenzimin e karburatit, dmth koston e familjeve, ul ndotjen e ajrit.<\/p>\n<p>Ulet kostoja e jet\u00ebs sepse kostoja e biletave \u00ebsht\u00eb pesh\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr familjet e varf\u00ebra dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb makin\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, ul koston e kripur t\u00eb karburantit p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me makin\u00eb.<\/p>\n<p>Tirana mban sot rekordin e zi p\u00ebr numrin shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve astmatik\u00eb. Tirana sot mban rekordin e zi t\u00eb kryeqytetit m\u00eb t\u00eb ndotur n\u00eb Evrop\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb vujn\u00eb nga astma dhe prind\u00ebrit shpenzojn\u00eb p\u00ebr kurimin e tyre.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr ata q\u00eb pyesin sot dhe q\u00eb do pyesin nes\u00ebr e n\u00eb vijim se ku do gjenden parat\u00eb, ju deklaroj me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi se parat\u00eb jan\u00eb aty, t\u00eb gjitha, por destinacioni i tyre do t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>Parat\u00eb jan\u00eb aty sepse Tirana i ka mund\u00ebsit\u00eb. Ne do t`i mir\u00ebadministrojm\u00eb ato. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ju deklaroj se kjo ulje drastike e tarifave dhe taksave nuk duhet kurrsesi t\u00eb ngat\u00ebrohet si reform\u00eb fiskale n\u00eb nivelin vendor. N\u00eb prezantimet e m\u00ebpasshme do t\u00eb d\u00ebgjoni holl\u00ebsit\u00eb e reform\u00ebs fiskale n\u00eb Bashki.<\/p>\n<p>Nuk po zgjatem m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb hyr\u00ebse, sepse dua t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nga ekipi im i ekspert\u00ebve p\u00ebrfitimet e BV dhe BM si dhe konceptet kryesore te reformimit t\u00eb k\u00ebtij sektori n\u00ebn drejtimin tim nes\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb mundura nga nj\u00eb fjal\u00eb e vetme: liria.<br \/>\nPo, ju do t\u00eb jini t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb lir\u00eb t\u00eb ushtroni dijet tuaja t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes, t\u00eb lir\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoni me vullnetin tuaj t\u00eb gjith\u00eb kuadrin rregullator, t\u00eb lire t\u00eb fitoni sipas merit\u00ebs suaj.<\/p>\n<p>T\u00eb lir\u00eb, po nga kush?<br \/>\nNga nj\u00eb bashki q\u00eb parat\u00eb e taksave tuaja i p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shou mediatik, ku ju shpesh jini edhe figurant\u00eb n\u00eb shfaqet e p\u00ebshtira t\u00eb zaptuesit t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb liris\u00eb suaj. Pra, ju do t\u00eb jeni t\u00eb lir\u00eb nga Belind K\u00eblli\u00e7i i nes\u00ebrm.<\/p>\n<p>Kaq nuk mjafton. Ju duhet t\u00eb dini \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Belind K\u00eblli\u00e7i nes\u00ebr q\u00eb liria juaj t\u00eb jet\u00eb e \u00e7imentuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00eb po ju them nuk jan\u00eb fjal\u00eb, ide, d\u00ebshira. Jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb plani t\u00eb mir\u00ebmenduar q\u00eb do t\u00eb vihet n\u00eb zbatim qysh dit\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e kandidatit t\u00eb opozit\u00ebs. Belind K\u00eblli\u00e7i me biznesin e mes\u00ebm dhe t\u00eb vog\u00ebl Zonja e zot\u00ebrinj, P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Biznesit te Vog\u00ebl dhe t \u00eb Mes\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs, Desha ta filloj fjal\u00ebn time duke ju fal\u00ebnderuar juve, jo thjesht p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim ku do te prezantojm\u00eb programin ton\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb inisiativ\u00ebs s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41764,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41763"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41763"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41763\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41764"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}