{"id":41683,"date":"2023-03-27T10:12:42","date_gmt":"2023-03-27T10:12:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41683"},"modified":"2023-03-27T10:13:14","modified_gmt":"2023-03-27T10:13:14","slug":"bylykbashi-korrupsioni-ne-nivele-te-larta-rama-mbron-ministrat-e-korruptuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/27\/bylykbashi-korrupsioni-ne-nivele-te-larta-rama-mbron-ministrat-e-korruptuar\/","title":{"rendered":"Bylykbashi: Korrupsioni n\u00eb nivele t\u00eb larta, Rama mbron ministrat e korruptuar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Oerd Bylykbashi theksoi n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs n\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore se, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Bylykbashi b\u00ebri propozimet p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Penal, ku theksoi se niveli i korrupsionit n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Bylykbashi nuk i kurseu as akuzat p\u00ebr kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ky i fundit po mbron ministrat e korruptuar.<\/p>\n<p>\u201cNuk i n\u00ebnshtrohen parashkrimit, veprat penale dhe akuzat penale te korrupsionit dhe te krimit te organizuar, kund\u00ebr kryeministrit, z\u00ebvend\u00ebskryeministrit, ministrit, kryetarit t\u00eb Kuvendit, Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, drejtuesit e institucioneve qendrore p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr prokurimet publike dhe koncesionet, si dhe ish-funksionar\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur. Kjo dispozite i shtrin efektet e saj deri n\u00eb dat\u00eb 31.12.2037\u2033\u201d, ishte propozimi p\u00ebr ndryshim i b\u00ebr\u00eb nga Bylykbashi.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00ebnkryetari i PD theksoi se Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ka qen\u00eb m\u00eb efektive n\u00eb krahasim me SPAK.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ka qen\u00eb m\u00eb efektive se sa \u00ebsht\u00eb SPAK sot. Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ka qen\u00eb kapja e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Propozimi yn\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb ndryshim n\u00eb Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb targeton ata mbajt\u00ebs pushteti q\u00eb kontrollojn\u00eb dhe shp\u00ebrdorojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet korrupsionit paran\u00eb publike. Jan\u00eb k\u00ebta zyrtar\u00eb q\u00eb me prova n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, jan\u00eb t\u00eb akuzuarit nga opinioni publik se jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr korrupsionin q\u00eb po shkat\u00ebrron themelin e s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj dispozite, deri n\u00eb vitin 2037, nuk mund t\u00eb fshihet pas parashkrimit t\u00eb ndjekjes penale, por do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs para drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk mundet parashkrimit t\u00eb jet\u00eb mburoj\u00eb i nj\u00eb prej kancer\u00ebve me t\u00eb tmerrsh\u00ebm q\u00eb po p\u00ebrjetohet n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb. Parashkrimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbrojtje, p\u00ebr kryeministrin, ministrat, kryetarin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe ata q\u00eb menaxhojn\u00eb paran\u00eb publike\u201d, tha Bylykbashi.<\/p>\n<p><strong>Bylykbashi:<\/strong>\u00a0Kam sot nderin q\u00eb t\u00eb prezantoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje t\u00eb komisionit nj\u00eb propozim p\u00ebr nj\u00eb projektligj, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga nj\u00eb grup deputet\u00ebsh t\u00eb Opozit\u00ebs, kryesuar nga z. Sali Berisha dhe nga 18 deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ky projektligj ka nj\u00eb q\u00eb llim shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb instrument i fort n\u00eb gjykimin ton\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Korrupsioni, gjith\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrpjekjesh jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ne dim\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, \u00ebsht\u00eb galopant.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb korrupsion i cili \u00ebsht\u00eb qartazi totalisht. Nj\u00eb korrupsion qeveritar. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelet e nj\u00eb krropusioni t\u00eb vog\u00ebl, por tashm\u00eb korrupsioni po mvishet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koncentruar nga kryeministri dhe k\u00ebshilli i ministrave.<\/p>\n<p>Se cili \u00ebsht\u00eb niveli i korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri, mjafton t\u00eb lexoni raportin e DASH. Po ju citoj nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb fundit, i cili thot\u00eb: Nd\u00ebrsa porkuror\u00ebt b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb ndjekjen e rasteve t\u00eb korrupsionit publik t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt dhe t\u00eb mes\u00ebm, shkalla e ndjekjes penale p\u00ebr zyrtar\u00ebt e rangut t\u00eb lart\u00eb mbeti e ul\u00ebt. Pra, problem kryesor \u00ebsht\u00eb korrupsioni qeveritar.<\/p>\n<p>Aferat korruptive, tahsm\u00eb po mbulohen p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe me ligje t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb vijn\u00eb nga Parlamenti, por q\u00eb iniciohen qartazi nga qeveria.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht, se n\u00eb vitin 2012 me propozimin ton\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, u arrit konsensusi p\u00ebr t\u2019u ndryshuar Kushtetut\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb hequr imunitetin p\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb shtet\u00ebror, t\u00eb zgjedhur apo an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebr deputet\u00ebt, apo p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt. Pavar\u00ebsisht se u hoq imuniteti, p\u00ebrs\u00ebri korrupsioni ka ardhur gjithmon\u00eb e duke u r\u00ebnduar.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, e nisur nd\u00ebr t\u00eb tjera me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin brenda drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe jasht\u00eb saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike, ngritja e SPAK, me SPAK-un por edhe me Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me, deri m\u00eb sot ende nuk ka dh\u00ebn\u00eb prova t\u00eb qarta q\u00eb justifikon besimin e madh t\u00eb cilin legjislatori vuri kur ndryshoi Kushtetut\u00ebn n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb, n\u00eb raport me Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, ka qen\u00eb efektive sesa \u00ebsht\u00eb SPAK sot. Nj\u00eb nga problemet kryesore, p\u00ebrve\u00e7 vullnetit politik \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kapja e drejt\u00ebsis\u00eb, me q\u00ebllim nd\u00ebr t\u00eb tjera krimin politik n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb lart\u00eb qeveritar, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij vonimit t\u00eb hetimit dhe nd\u00ebshkimit t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Pasoja imediate e nj\u00eb procesi t\u00eb vonuar n\u00eb hetimin dhe nd\u00ebshkimin e korrupsionit \u00ebsht\u00eb kalimi i afateve proceduriale p\u00ebr ndjekjen e veprave t\u00eb korrupsionit. Zvarritja e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur kalimin e afateve proceduriale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr opinionin publik, edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb asaj q\u00eb duhet t\u00eb ishte barazia e t\u00eb gjith\u00eb shtetasve para ligjit, q\u00eb zyrtar\u00ebt me imunitet faktik politik ekzekutiv, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtur nga kjo m\u00ebnyr\u00eb e funksionimit t\u00eb gjyqesorit, duke arritur m\u00eb pas t\u00eb \u00e7lirohen nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre penale me procedur\u00eb, pra pa u hetuar dhe pa u shpallur t\u00eb fajsh\u00ebm, apo t\u00eb pafajsh\u00ebm, por thjesht sepse ka kaluar afati i ndjekjes penale p\u00ebr veprat e korrupsionit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, q\u00eb kjo t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb penges\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, dhe as justifikim, propozimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Ne propozojm\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb kodin penal t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ligji nr 27.01.95, i ndryshuar, duke ndryshuar nenin 67 duke shtuar nj\u00eb dispozit\u00eb, pra nj\u00eb fjali, ku ne sugjerojm\u00eb: Nuk i n\u00ebnshtrohen parashkrimit, veprat dhe akuzat penale t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar kund\u00ebr kryeministrit, zv.kryeministrit, ministrit, kryetarit t\u00eb kuvendit, kryetarit bashkis\u00eb Tiran\u00eb, drejtuesve t\u00eb institucioneve qendrore p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr prokurime publike dhe koncensionet, si edhe ish-funksionar\u00ebt e sip\u00ebr p\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Kjo dispozit\u00eb i shtrin efektet e saj deri m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2037. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb propozimi yn\u00eb targeton pik\u00ebrisht ata mbajt\u00ebs pushteti q\u00eb nga ana tjet\u00ebr kontrollojn\u00eb, menaxhojn\u00eb dhe shp\u00ebrdorojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrpmjet korrupsionit parat\u00eb dhe t\u00eb mirat publike t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta zyrtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me prova n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrtej \u00e7dolloj dyshimi, jan\u00eb t\u00eb akuzuar nga opinioni publik si ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nivelin e papranuesh\u00ebm, skandaloz t\u00eb korrupsionit q\u00eb po shkat\u00ebrron themelet e funksionit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Po shkat\u00ebrron funksionimin e demokracis\u00eb. Mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb korrupsioni qeveritar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb kryesore e shtiblerjes s\u00eb vot\u00ebs dhe korruptimit t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj dispozite, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohore deri n\u00eb vitin 2037, askush i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksionin e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, edhe ata q\u00eb kan\u00eb patur k\u00ebto funksione, nuk mund t\u00eb fshihet pas parashkrimit t\u00eb ndjekjes penale, por do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebrpara opinionit publik, dhe p\u00ebrpara drejt\u00ebsi\u00eb si kushdo tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nuk mundet q\u00eb parashkrimi t\u00eb jet\u00eb mburoja e nj\u00eb prej kancerave m\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb kjo shoq\u00ebri po p\u00ebrjeton aktualisht.<\/p>\n<p>Ne gjykojm\u00eb, q\u00eb parlamenti n\u00ebp\u00ebrmjet diskutimit, debatit dhe aprovimit t\u00eb k\u00ebsaj dispozite \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb testi shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb vullnetin p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, duke hequr \u00e7do lloj mburoje. As imuniteti kushtetues nuk vlen m\u00eb, por nuk do t\u00eb vlejn\u00eb m\u00eb as mbrojtjet proceduriale, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Oerd Bylykbashi theksoi n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs n\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore se, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Bylykbashi b\u00ebri propozimet p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Penal, ku theksoi se niveli i korrupsionit n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta. Nd\u00ebr t\u00eb tjera &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":15632,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41683"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41683"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41683\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15632"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41683"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41683"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41683"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}