{"id":41389,"date":"2023-03-24T09:32:57","date_gmt":"2023-03-24T09:32:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41389"},"modified":"2023-03-24T09:32:57","modified_gmt":"2023-03-24T09:32:57","slug":"raporti-i-dash-vokshi-korrupsioni-eshte-i-perhapur-ne-cdo-nivel-qeverisjeje-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/24\/raporti-i-dash-vokshi-korrupsioni-eshte-i-perhapur-ne-cdo-nivel-qeverisjeje-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Raporti i DASH\/ Vokshi: Korrupsioni \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb \u00e7do nivel qeverisjeje n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh dje n\u00eb Parlament se, korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problemet kryesore, madhore t\u00eb ngritura nga raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut 2022. Ajo tha se, korrupsioni \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb \u00e7do nivel qeverisjeje n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n<strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><br \/>\nU mahnita nga fjala e ministres, zv.kryeministres. M\u00eb solli n\u00eb mend fjalimet n\u00eb pleniumet e Partis\u00eb Komuniste, q\u00eb i thurnin lavde diktatorit Enver Hoxha.<br \/>\nEnergjia, nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por ku vjedhja e korrupsioni kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta. E keni shnd\u00ebrruar energjin\u00eb n\u00eb sektorin nga i cili p\u00ebrfitohet dhe abuzohet m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nKorrupsioni, nj\u00eb nga problemet kryesore, madhore t\u00eb ngritura nga raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut 2022.<br \/>\nN\u00ebse p\u00ebrtoni ta lexoni, d\u00ebgjoni kronik\u00ebn ose lexoni p\u00ebrmbledhjen n\u00eb shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, media zyrtare n\u00eb Amerik\u00eb.<br \/>\nCfar\u00eb thot\u00eb raporti? Mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, mungesa e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb media, korrupsioni, jan\u00eb problemet kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nKorrupsioni i p\u00ebrhapur n\u00eb \u00e7do nivel qeverisje \u2013 thot\u00eb raporti.<br \/>\nMedia e k\u00ebrc\u00ebnuar, media jo e lir\u00eb \u2013 thot\u00eb raporti.<br \/>\nBizeneset mbyllen me urdh\u00ebr dhe me tritol.<br \/>\nAty p\u00ebrmenden si shembuj, mbyllja me forc\u00eb e nj\u00eb ambienti biznesi t\u00eb nj\u00eb deputeti t\u00eb opozit\u00ebs (AgronShehaj).<br \/>\nRaporti p\u00ebrmend: \u201cDisa pronar\u00eb biznesesh, aktivist\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe politikan\u00eb akuzuan qeverin\u00eb p\u00ebr aplikim selektiv t\u00eb ligjit p\u00ebr sekuestrimin e pronave p\u00ebr q\u00ebllime politike. N\u00eb tetor, IKMT dhe Policia e Shtetit Shqiptar mbyll\u00ebn me forc\u00eb ambientet e biznesit t\u00eb nj\u00eb deputeti t\u00eb opozit\u00ebs, duke p\u00ebrmendur shkeljen e k\u00ebrkesave t\u00eb nd\u00ebrtimit. Por, deputeti \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr, pasi akuzoi vazhdimisht dhe publikisht zyrtar\u00ebt t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr korrupsion\u201d.<br \/>\nSi asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, sulmet ndaj bizneseve p\u00ebrmenden specifikisht, e si presion mbi mediat.<br \/>\nP\u00ebrmendet shembja n\u00eb dhjetor e nj\u00eb hoteli nga Inspektorati Komb\u00ebtar p\u00ebr Mbrojtjen e Territorit, duke p\u00ebrmendur edhe q\u00eb pronari i hotelit ishte edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve t\u00eb tjera, pretendon se hoteli i tij u shkat\u00ebrrua p\u00ebr t\u00eb heshtur kritikat dhe kund\u00ebrshtimet.<br \/>\nPrej koh\u00ebsh PD ka denoncuar, situat\u00ebn alarmante t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nA ka transparenc\u00eb pa media t\u00eb lir\u00eb?? JO!<br \/>\nA ka llogaridh\u00ebnie pa media t\u00eb lir\u00eb?? JO!<br \/>\nSepse pa media t\u00eb lir\u00eb nuk ka informim t\u00eb publikut, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka zgjedhje t\u00eb duhura e t\u00eb lira nga qytetar\u00ebt p\u00ebr qeverisjen e tyre.<br \/>\nMedia e Lir\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet kusht i panegociush\u00ebm p\u00ebr hapjen e negociatave. P\u00ebr situat\u00ebn e r\u00ebnduar p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt, kan\u00eb folur t\u00eb gjitha organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare e komb\u00ebtare q\u00eb trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mediave e t\u00eb lirive e t\u00eb drejtave.<br \/>\nKa reaguar n\u00eb t\u00eb gjitha raportet e viteve t\u00eb fundit. Reporter\u00ebt pa kufij q\u00eb kan\u00eb ngritur alarmin q\u00eb pa liri t\u00eb medias, \u201cRruga p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb\u201d. \u201cSulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhenga krimi i organizuar arrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb paprecedent\u00eb.\u201d<br \/>\nSituata e liris\u00eb s\u00eb medias paraqitet e rrezikuar nga \u201ck\u00ebrc\u00ebnimi i pavar\u00ebsis\u00eb editorial\u201d.<br \/>\nShqip\u00ebria ka zbritur nga vendi i 83, n\u00eb vendin e 103, pra ka r\u00ebn\u00eb plot 20 vende n\u00eb renditjen e indeksit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias.<br \/>\nShteti shqiptar ka d\u00ebshtuar t\u2019i mbroj\u00eb gazetar\u00ebt edhe nga dhuna policore.<br \/>\n\u201cKlasa politike k\u00ebrc\u00ebnon pavar\u00ebsin\u00eb e redaksive n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve shum\u00eb t\u00eb politizuara. Gazetar\u00ebt kritik\u00eb ndaj qeveris\u00eb p\u00ebrballen me sulme t\u00eb rregullta politike q\u00eb synojn\u00eb t\u2019i diskreditojn\u00eb ata dhe ata kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb aksesin e informacionit publik, gj\u00eb q\u00eb rrezikon kufizime t\u00eb m\u00ebtejshme nga nj\u00eb centralizim i fundit i komunikimit t\u00eb qeveris\u00eb\u201d.<br \/>\n\u201cSi pasoj\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre kushteve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur vet\u00eb-censura\u201d.<br \/>\nRaporti I Komisionit European, tetor 2022, trajton c\u00ebnimin e liris\u00eb s\u00eb mediave, problemet m\u00eb korrupsionindhe shoq\u00ebrin\u00eb civile.<br \/>\nFREEDOM HOUSE ndalet po ashtu gjat\u00eb n\u00eb rrezikimin e liris\u00eb s\u00eb mediave n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nKjo ndodh sepse Kryeministri Edi Rama e urren median e lir\u00eb, urren mendimin e lir\u00eb, urren fjal\u00ebn e lir\u00eb, urren opozit\u00ebn. Ndaj i sulmon e i shantazhon n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat.<br \/>\nEdi Rama \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb diktator t\u00eb medias Edi Rama, k\u00ebrkon t\u00eb kontrolloj\u00eb plot\u00ebsisht at\u00eb.<br \/>\nParimi i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb: at\u00eb q\u00eb nuk e blen dot me tendera, koncesione, licensa \u2013 e k\u00ebrc\u00ebnon, shantazhon, fyen, p\u00ebr\u00e7mon, e kall\u00ebzon, e padit.<br \/>\nE s\u00eb fundi edhe e shkat\u00ebrron, duke vepruar jo si shtet, por pushtet, duke vepruar si band\u00eb, si organizat\u00eb kriminale q\u00eb nuk pyet p\u00ebr kushtetut\u00eb, p\u00ebr ligje, p\u00ebr gjykata, p\u00ebr procedura\u2026<br \/>\nLiria e shtypit pra n\u00eb Shqip\u00ebri dit\u00eb pas dite..<br \/>\nVet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb drejtuar, nga kjo sall\u00eb parlamenti, me nota k\u00ebrc\u00ebnuese dhe p\u00ebr\u00e7muese drejtuesve dhe medias, Syri.<br \/>\nI kujtojm\u00eb organizatave t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit, n\u00eb Shqip\u00ebridhe Europ\u00eb, se vet\u00ebm para disa jav\u00ebsh u hodh n\u00eb er\u00eb prona me leje e nj\u00eb prej botuesve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Shqip\u00ebri, mediat e t\u00eb cilit kishin filluar t\u00eb zbatonin nj\u00eb linj\u00eb editoriale kritike me qeverin\u00eb.<br \/>\nEdi Rama p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebc\u00ebnim t\u00eb hapur, dhe armikun publik num\u00ebr 1 t\u00eb medias s\u00eb lir\u00eb, liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, pluralizmit dhe ides\u00eb s\u00eb integrimit europian t\u00eb vendit.<br \/>\nKujtojm\u00eb Agon Channel, q\u00eb u mbyll dhe u kushtoi taksapaguesve shqiptar\u00eb 120 milion euro, pasi pronari i tv fitoi gjyqin n\u00eb Strasburg.<br \/>\nJam e sigurt q\u00eb ky fat do t\u00eb ndiqet edhe n\u00eb rastin e fundit t\u00eb Prestige Resort.<br \/>\nRTV Ora, u kontrollua, intimidua dhe konfiksua, dhe me gjas\u00eb, nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb ngjashme do paguhet edhe p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse reagimi nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe i fuqish\u00ebm, i t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve si brenda dhe jasht\u00eb vendit, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Kore Veriu n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs.<br \/>\nPolitika e Ram\u00ebs \u201co me mua, ose kund\u00ebr meje dhe i p\u00ebrcaktuar p\u00ebr asgj\u00ebsim\u2019, si n\u00eb rastin e Prestige Resort, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb staliniste dhe enveriste.<br \/>\nAkti i djesh\u00ebm I Edi Ram\u00ebs p\u00ebr sekuestrimin t\u00eb Prestige Resort, \u00ebsht\u00eb kamban\u00eb alarmi, q\u00eb duhet t\u00eb na zgjoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Akt q\u00eb nuk ka lidhje me zbatimin e ligjit. Por b\u00ebhet p\u00ebr nd\u00ebshkimin e mediave q\u00eb nuk i binden Edi Ram\u00ebs!<br \/>\nPo, a i kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje vetes? A mund t\u00eb konfiskoj\u00eb qeveria pasurit\u00eb private? N\u00eb cilin vend t\u00eb BE apo edhjasht\u00eb BE, vijn\u00eb si band\u00eb, pa urdh\u00ebr, ose vet\u00ebm me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr konfiskim apo p\u00ebr shembje? Pa pritur vendimin e gjykatave? Pa pasur asnj\u00eb dokumentacion?!<br \/>\nJam ndodhur aty kur tentohej t\u00eb konfiskohej godina e nj\u00eb kompanie t\u00eb deputetit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Agron Shehaj. Asnj\u00eb procedur\u00eb e ndjekur, asnj\u00eb dokumentacion. Kishin ardhur si band\u00eb, dhjet\u00ebra makina policie, kishin v\u00ebn\u00eb shiritin si sken\u00eb krimi, dhjet\u00ebra polic\u00eb. P\u00ebr \u00e7far\u00eb? Vet\u00ebm pse Agron Shehaj ka denoncuar raste skandaloze korruptive t\u00eb k\u00ebsaj qeverie.<br \/>\nAkti i djesh\u00ebm I Edi Ram\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Prestige Resort i k\u00ebrc\u00ebnuar. \u00cbsht\u00eb prona e \u00e7do qytetari shqiptar e k\u00ebrc\u00ebnuar.<br \/>\nTashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, shteti ligjor ka r\u00ebn\u00eb!<br \/>\nNuk kemi asnj\u00eb siguri ligjore!<br \/>\nNuk siguri juridike!<br \/>\nNuk ke siguri prone!<br \/>\nSot mund t\u00eb t\u00eb vijn\u00eb, t\u00eb trokasin n\u00eb der\u00eb e t\u00eb t\u00eb thon\u00eb: dil p\u00ebrjashta se m\u00eb duhet prona jote. Ashtu si\u00e7 vepruan me sht\u00ebpit\u00eb e legalizuara, apo n\u00eb proces legalizimi n\u00eb Astir, Bregun e Lumit etj.<br \/>\nSot liria e fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik<br \/>\nSot liria e mendimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik<br \/>\nSot liria e veprimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik<br \/>\nSot liria e votimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik.<br \/>\nSot kam nj\u00eb thirrje p\u00ebr \u00e7do qytetar shqiptar: T\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb! Reagojm\u00eb, sepse Bashk\u00eb fitojm\u00eb!!!<br \/>\nBashk\u00eb fitojm\u00eb, ndaj k\u00ebtij monizmi t\u00eb instaluar nga Edi Rama, duke u mb\u00ebshtetur mbi bandat, krimin dhe korrupsionin.<br \/>\nFitojm\u00eb ndaj k\u00ebsaj t\u00eb keqe t\u00eb madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr shqiptar\u00ebt!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh dje n\u00eb Parlament se, korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problemet kryesore, madhore t\u00eb ngritura nga raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut 2022. Ajo tha se, korrupsioni \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb \u00e7do nivel qeverisjeje n\u00eb Shqip\u00ebri. Fjala e plot\u00eb U mahnita nga fjala e ministres, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41390,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41389"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41389"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41389\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}