{"id":41301,"date":"2023-03-23T12:23:00","date_gmt":"2023-03-23T12:23:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41301"},"modified":"2023-03-24T12:04:38","modified_gmt":"2023-03-24T12:04:38","slug":"ne-ditelindjen-e-vilsonit-dhe-gencit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/23\/ne-ditelindjen-e-vilsonit-dhe-gencit\/","title":{"rendered":"N\u00eb dit\u00eblindjen e Vilsonit dhe Gencit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>-P\u00ebrurohet dhoma muze e poet\u00ebve martir\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Bedri Blloshmit n\u00eb Fanj\u00eb-<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Rexhep POLISI<\/strong><\/p>\n<p>E diela 19 marsit ishte nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr B\u00ebrzesht\u00ebn. Shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, artist\u00eb, gazetar\u00eb, miq dhe familjar\u00eb p\u00ebrkujtuan dit\u00eblindjen e dy poet\u00ebve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Pas vendosjes s\u00eb kuror\u00ebs me lule nga kryetari deg\u00ebs s\u00eb PD Librazhd, Ilirjan Alliu dhe buqetave me lule nga t\u00eb prtanishmit n\u00eb memorailin e dy poet\u00ebve n\u00eb qytetin e Librazhdit, n\u00eb Fanj\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Bedri Blloshmit, u p\u00ebrurua dhoma muze e dy poet\u00ebve martir\u00eb. Aktiviteti u organizua nga deputeti Bujar Leskaj dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrurim ndodhej edhe artisti i mir\u00ebnjohur, Bujar Asqeriu, skulptori i njohur, profesor Sadik Spahia, i cili i p\u00ebrjet\u00ebsoi dy poet\u00ebt n\u00eb memorialin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Librazhdit, si dhe profesori Bardhosh Ga\u00e7e.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Bedri Blloshmi po prezantonte detajet nga dhoma muze e poet\u00ebve, i vjen nj\u00eb mesazh nga profesor Sadik Bejko, i cili njofotonte se, v\u00ebllai i tij kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. Profesor Bejko kishte njoftuar Bedriun se nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet sepse ndodhej n\u00eb Berat tek i v\u00ebllai q\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore. Po ashtu, edhe shkrimtari Rudolf Marku njoftoi se, me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e madhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i pranish\u00ebm, e kishte t\u00eb pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb angazhimi.<\/p>\n<p>Bedriu na njohu me p\u00ebrndjekjet e gjith\u00eb familjes Blloshmi, me vrasjet, burgosjet, internimet, me d\u00ebshmit\u00eb, fotot arkivore t\u00eb familjes Blloshmi, t\u00eb Vilsonit dhe Gencit, dor\u00ebshkrimet, librat, korrespodenc\u00ebn e poet\u00ebve. T\u00eb pranishmit u rr\u00ebnqeth\u00ebn nga spjegimet e tij dhe filluan t\u00eb lotonin p\u00ebr makabritetin e b\u00ebr\u00eb nga regjimi komunist ndaj dy poet\u00ebve dhe gjith\u00eb familjes Blloshmi.<\/p>\n<p>Bedriu m\u00eb tej tregoi se si i gjeti poezit\u00eb e dy poet\u00ebve dhe let\u00ebrk\u00ebmbimet e Vilsonit me piktoren Lume Blloshmi n\u00eb arkivat e Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe profesor Sadik Bejko pas nj\u00eb pune t\u00eb jashtzakonshme, i publikoi n\u00eb disa libra.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb arkivat e Sigurimit t\u00eb Shtetit, krahas poezive t\u00eb poet\u00ebve, kam gjetur 32 let\u00ebrk\u00ebmbime t\u00eb Genc Lek\u00ebs. Poezia \u201cSaharaja\u201d nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb original, por e shtypur me makin\u00eb shkrimi p\u00ebr arsye se, n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb n\u00eb ato vite vinte nj\u00eb m\u00ebsues, nj\u00eb Sami Hyka me pseudonimin \u201cLundronj\u00ebsi\u201d dhe i thot\u00eb Vilsonit se do ta merrte ta shtypte poezin\u00eb, por n\u00eb fakt e kishte d\u00ebrguar n\u00eb Deg\u00ebn e Brendshme n\u00eb Librazhd. \u201cSaharan\u00eb\u201d dhe t\u00eb gjitha poezit\u00eb e tjera t\u00eb Vilsonit dhe Gencit i gjeta n\u00eb arkivat e Sigurimit t\u00eb Shtetit\u201d, tha Bedriu.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai tregoi se si has\u00ebn v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb botimin e librave t\u00eb dy poet\u00ebve martir\u00eb Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb botimin e librave has\u00ebm shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Shum\u00eb sht\u00ebpi botuese nuk donin t\u2019i botonin sepse n\u00eb to ndodheshin edhe akt-ekspertizat letrare t\u00eb Ko\u00e7i Petritit, Diana \u00c7ulit dhe Muzafer Xhaxhiut p\u00ebr poezit\u00eb e poet\u00ebve dhe p\u00ebrkthimeve t\u00eb shkrimtar\u00ebve francez\u00eb nga Vilsoni\u201d, tha Bedriu.<\/p>\n<p>Bedriu tregoi pse aktiviteti p\u00ebr dhom\u00ebn muze t\u00eb dy poet\u00ebve u organizua t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 19 mars. \u201cGenci ka lindur m\u00eb 23 mars 1941, kurse Vilsoni m\u00eb 18 mars 1948, por un\u00eb e b\u00ebra p\u00ebrkujtimin m\u00eb dat\u00eb 19 si dit\u00eb e nd\u00ebrmjetme dhe si dit\u00eb e diel\u00eb. T\u00eb dy poet\u00ebt Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan m\u00eb 17 korrik 1977 dhe u hodh\u00ebn nga terrorist\u00ebt komunist\u00eb n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb tek p\u00ebrroi i Firarit n\u00eb Librazhd\u201d, tha Bedriu.<\/p>\n<p>Ai tha se, pas rreth 20 muaj k\u00ebrkimesh dhe pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij dhe t\u00eb djalit t\u00eb xhaxhait (Bukuroshit), Agim Blloshmi, i cili sot punon dhe jeton n\u00eb SHBA, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1993 arriti t\u2019i gjej\u00eb ku ishin groposur dy poet\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Bedriu tep\u00ebr i emocionuar mori di\u00e7ka n\u00eb dor\u00eb dhe tregoi plumbin q\u00eb kishte gjetur dit\u00ebn e nxjerrjes s\u00eb eshtrave t\u00eb dy poet\u00ebve. Bedriu tha se plumbin e kishte gjetur n\u00eb grop\u00eb midis eshtrave. Ai tha se, rr\u00ebfimin e plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje rr\u00ebnqeth\u00ebse e gjeni n\u00eb librin e tij, \u201cDosja Formulare 2A Nr.1594 p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarin Bedri Blloshmi\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb pranishmit vler\u00ebsuan pun\u00ebn e palodhur t\u00eb Bedri Blloshmit edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhom\u00eb muze q\u00eb u ka kushtuar dy poet\u00ebve martir\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Shkrimtarja Entela Kasi, kryetare e PEN Qendr\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, falenderoi Bedri Blloshmin p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb dy poet\u00ebt, Vilsonin dhe Gencin t\u2019i kemi n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Ajo tha se, sht\u00ebpia Muze e dy poet\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb patjet\u00ebr kulla ku ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur Vilsoni, ku ai ka shkruajtur poezit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cVeprat e Vilsonit dhe t\u00eb Gencit i takojn\u00eb historis\u00eb s\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb shqipe, i takojn\u00eb historis\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, t\u00eb cilat Bedri Bloshmi i ka pasur dhe i ka mision t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr t\u2019i pasur t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb jashtzakonshme t\u00eb profesor Sadik Bejkos ne kemi trash\u00ebgimi t\u00eb dokumentuar n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb vepr\u00ebn letrare t\u00eb Vilsonit dhe Gencit. Shpresoj q\u00eb t\u2019i takojn\u00eb edhe asaj historis\u00eb s\u00eb bukur t\u00eb veprave t\u00eb bot\u00ebs letrare n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb falendrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr Bujar Leskajn se kur ka q\u00ebn\u00eb Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb vetmit ministra q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr dy poet\u00ebt martir\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e letrave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia Muze e dy poet\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb patjet\u00ebr kulla ku ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur Vilsoni, ku ai ka shkruajtur poezit\u00eb e tij. Sot kjo sht\u00ebpi muze \u00ebsht\u00eb m\u00eb e domosdoshme se kurr\u00eb. Si kryetare e PEN dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues e nj\u00eb Organizate Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr bot\u00ebn e letrave, q\u00eb ka n\u00eb status mbrojtjen e lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, por edhe veprave t\u00eb artit dhe letlrsis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebt, m\u00eb takon t\u00eb falenderoj Bedri Blloshmin p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u2019i kemi t\u00eb dy poet\u00ebt Vilsonin dhe Gencin n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe dhe besoj t\u2019i kemi edhe n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e huaj.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e huaj ata jan\u00eb n\u00eb dokumentacion t\u00eb p\u00ebrkthyer prej meje dhe t\u00eb prezantuara nga profesor Sadik Bejko dhe prej meje n\u00eb t\u00eb gjitha takimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb PEN International n\u00eb bot\u00eb, u shpreh znj. Kasi.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Profesori Sadik Spahia tha se, sot p\u00ebrkujtojm\u00eb k\u00ebta heronj q\u00eb diktatura i vrau vet\u00ebm pse donin lirin\u00eb. Ai vler\u00ebsoi pun\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb Vilsonit, Bedri Blloshmi p\u00ebr nxjerrjen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb poezive dhe let\u00ebrkm\u00ebbimeve t\u00eb dy poet\u00ebve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.<\/p>\n<p>\u201cSot n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ne p\u00ebrkujtojm\u00eb dy heronjt\u00eb e liris\u00eb, dy poet\u00ebt Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Pa p\u00ebrkushtimin dhe pun\u00ebn e palodhur t\u00eb Bedri Blloshmit veprat e k\u00ebtyre martir\u00ebve nuk do t\u00eb kishin dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb. Edhe memoriali u arrit t\u00eb realizohet fal\u00eb iniciativ\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Bedriut. Tani ka ardhur koha q\u00eb sht\u00ebpia e Vilson Blloshmit t\u00eb kthehet n\u00eb muze dhe pelegrinazh\u201d, tha Spahia.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Shkrimtari dhe m\u00ebsuesi Ardi Stefa, i cili mbeti i mahnitur nga kjo dhom\u00eb muze u shpreh se, k\u00ebtu duhet t\u00eb filloj\u00eb pelegrinazhi. Ai premtoi se s\u00eb shpejti do t\u00eb sjell\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tij nga Vlora p\u00ebr t\u00eb vizituar k\u00ebt\u00eb dhom\u00eb muze.<\/p>\n<p>\u201cVilsoni dhe Genci jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Un\u00eb nuk e di sa do t\u00eb kem mund\u00ebsi, por ju them q\u00eb aq sa do t\u00eb kem mund\u00ebsi do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb ta ndihmoj k\u00ebt\u00eb muze\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Deputeti Bujar Leskaj tha se, me gjith\u00eb pengesat e shumta, Bedriu ka arritur q\u00eb t\u2019i marr\u00eb poezit\u00eb e dy poet\u00ebve dhe sot vepra e tyre ndodhet jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe p\u00ebrtej kufijve.<\/p>\n<p>\u201cVilson Blloshmin dhe Genc Lek\u00ebn sot i nderon Shqip\u00ebria, i nderon Kosova, vepra e tyre \u00ebsht\u00eb lexuar dhe lexohet. Jan\u00eb shkruajtur shkrime nga studiues, nga profesor\u00eb, ku professor Sadik Bejko \u00ebsht\u00eb n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb q\u00eb nxori edhe vepr\u00ebn e tyre, ka shkruajtur korifeu i letrave tona, Ismail Kadare. Jan\u00eb shkruajtur edhe drama, edhe tregime dhe do vazhdojn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam frym\u00ebzuar nga vlerat e q\u00ebndres\u00ebs t\u00eb Bedri Blloshmit, Vilson Blloshmit dhe Genc Lek\u00ebs dhe jo m\u00eb kot n\u00eb librin tim kam radhitur t\u00eb par\u00ebn poezin\u00eb e Vlsonit \u201cN\u00ebse nuk munda breng\u00ebs t\u2019i b\u00ebj ball\u00eb,\/ Zjarr p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb kam n\u00eb shpirt t\u00eb djegur;\/ N\u00ebse m\u2019i vdekur jam se \u00e7do i gjall\u00eb, \/Mir\u00eb pra, m\u2019i gjall\u00eb jam se \u00e7do i vdekur\u201d.<\/p>\n<p>Por Bedriu dhe vepra e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur. Pas botimit t\u00eb librave t\u00eb Vilsonit dhe Gencit me dokumentat e hetuesis\u00eb, boton edhe librin p\u00ebr veten, \u201cDosja Formulare 2A Nr.1594 p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarin Bedri Blloshmi\u201d. K\u00ebtu shihen t\u00eb gjith\u00eb ata bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb q\u00eb e kan\u00eb survejuar, ata operativ\u00eb q\u00eb e kan\u00eb ideuar, ata hetues q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar, madje edhe n\u00eb burg, n\u00eb burgun e Spa\u00e7it, n\u00eb burgun e Burrelit, edhe me p\u00ebrcaktime ku disa jan\u00eb edhe me erma. Disa prej t\u00eb cil\u00ebve u thyen n\u00eb burg edhe Bedriu i thot\u00eb me at\u00eb guximin e tij karakteristik. Ashtu lavd\u00ebron dhe evokon shum\u00eb figura t\u00eb ndritura q\u00eb kan\u00eb rezistuar heronj t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb burgjet e diktatur\u00ebs. N\u00eb faqet e k\u00ebtij libri ne gjejm\u00eb edhe shum\u00eb nga heronjt\u00eb tan\u00eb\u201d, u shpreh Leskaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, deputeti Leskaj tha se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Parlament dhe do t\u2019i propozoj\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit q\u00eb sht\u00ebpia e Vilson Blloshmit n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb b\u00ebhet muze p\u00ebr pelegrinazh.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Artisti injohur, Bujar Asqeriu mbeti i mahnitur nga prezantimi i Bedri Blloshmit me dokumenta arkivore, foto si dhe librat e botuar nga profesor Sadik Bejko p\u00ebr dy poet\u00ebt. Ai tha se, m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje prezantimi i Bedriut p\u00ebr shkrimin e profesor Bejkos t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb poezis\u00eb \u201cpoeiza e vdekjes\u201d e Vilson Blloshmit.<\/p>\n<p>Asqeriu, tep\u00ebr i emocionuar dhe i p\u00ebrlotur tha se, sht\u00ebpia e dy poet\u00ebve duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb muze dhe t\u00eb kthehet n\u00eb pelegrinazh.<\/p>\n<p>Po ashtu trondit\u00ebs ishte edhe prezantimi q\u00eb b\u00ebri Bedriu p\u00ebr shkrimin e shkrimtarit Rudolf Marku dit\u00ebn e varritmit t\u00eb dy poet\u00ebve n\u00eb Librazhd.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Profesori Bardhosh Ga\u00e7e u shpreh se goditja ndaj Blloshm\u00ebve u b\u00eb nga regjimi diktatorial sepse kjo ishte nj\u00eb familje nacionaliste dhe atfhetare. Ai tha se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme rikosnstruksioni i sht\u00ebpis\u00eb muze. Ajo sht\u00ebpi duhet t\u00eb kthehet n\u00eb pelegrinazh.<\/p>\n<p>\u201cVilson Blloshmi e Genc Leka u pushkatuan nga regjimi sepse ishin poet\u00eb t\u00eb dashuruar me lirin\u00eb. Poezit\u00eb e Vilsonit dhe Gencit jan\u00eb poezi t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb artistik\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb dhom\u00ebn muze ndodhen t\u00eb gjitha dosjet e Sigurimit t\u00eb Shtetit ndaj babait t\u00eb Bedriut, xhaxhait t\u00eb tij, Vilsonit dhe Gencit. Bedriu tha se, t\u00eb gjitha materialet e hetuesis\u00eb t\u00eb montuara dhe trilluara pa asnj\u00eb prov\u00eb u p\u00ebrgatit\u00ebn n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb Librazhd, ku sekretar i par\u00eb ishte Sotir Ko\u00e7ollari. Ai tha se, kjo dhom\u00eb muze \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkoh\u00ebshme sepse ne po b\u00ebjm\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr ta kthyer n\u00eb Muze kull\u00ebn n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb dhe do ta pasurojm\u00eb edhe me materiale t\u00eb tjera\u2026<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-41308\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/2-49-300x169.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/2-49-300x169.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/2-49.jpg 600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-41303\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/5-12-300x169.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/5-12-300x169.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/5-12.jpg 600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-41304\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/b-12-300x237.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"237\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/b-12-300x237.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/b-12.jpg 600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-41306\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/3-32-300x230.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"230\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/3-32-300x230.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/3-32.jpg 600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-41429\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/1-79-300x169.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/1-79-300x169.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/1-79.jpg 600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-41307\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/4-17-300x141.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"141\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/4-17-300x141.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/4-17.jpg 600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>-P\u00ebrurohet dhoma muze e poet\u00ebve martir\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Bedri Blloshmit n\u00eb Fanj\u00eb- Nga Rexhep POLISI E diela 19 marsit ishte nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr B\u00ebrzesht\u00ebn. Shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, artist\u00eb, gazetar\u00eb, miq dhe familjar\u00eb p\u00ebrkujtuan dit\u00eblindjen e dy poet\u00ebve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Pas vendosjes s\u00eb kuror\u00ebs me lule &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41302,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41301"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41301"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41301\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41302"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}