{"id":41151,"date":"2023-03-21T18:39:21","date_gmt":"2023-03-21T18:39:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41151"},"modified":"2023-03-21T18:40:03","modified_gmt":"2023-03-21T18:40:03","slug":"berisha-ne-jemi-ketu-per-te-qendruar-deri-ne-fund-kurre-krimi-nuk-do-te-na-mposhte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/21\/berisha-ne-jemi-ketu-per-te-qendruar-deri-ne-fund-kurre-krimi-nuk-do-te-na-mposhte\/","title":{"rendered":"Berisha: Ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar deri n\u00eb fund, kurr\u00eb krimi nuk do na mposht\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb SELENIC\u00cb, LEONARD RAKIPAJ<\/p>\n<p>T\u00eb dashur banor\u00eb t\u00eb Peshk\u00ebpis\u00eb, Selenic\u00ebs, fshatrave p\u00ebrreth.<br \/>\nI dashur deputet i Vlor\u00ebs, miku im, Bujar Leskaj.<br \/>\nI dashur kryetari i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Selenic\u00ebn, Guri Leskaj.<br \/>\nI dashur zoti kandidati p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Selenic\u00ebs, dhe me mb\u00ebshtetjen, vullnetin tuaj, kryetari i ardhsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Selenic\u00eb, Leonard Rakipaj.<br \/>\nE nderuar zonja kryetare e Lidhjes Demokratike t\u00eb Gruas, Afroviti Hysaj, e dashur Barie, zonja t\u00eb nderuara, t\u00eb dashur miq, Nadja t\u00eb gjith\u00eb sa jeni k\u00ebtu.<br \/>\nS\u00eb pari, u p\u00ebrsh\u00ebndes ju p\u00ebrzem\u00ebrsisht dhe u fal\u00ebnderoj p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, por un\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes nga kjo platform\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Selenic\u00ebs, banor\u00ebt e fshatrave p\u00ebrreth, banor\u00ebt e Vlor\u00ebs kudo q\u00eb jan\u00eb sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb emigracion dhe kudo.<br \/>\nShpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb takohem me ju dhe bindjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se momenti n\u00eb t\u00eb cilin ne takohemi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment thirrje kushtrimi p\u00ebr secilin prej nesh, p\u00ebr \u00e7do shqiptar, mbasi shoq\u00ebria shqiptare, populli i Selenic\u00ebs, i Vlor\u00ebs i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrjeton n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre nj\u00eb nga momentet absolutisht m\u00eb dramatike t\u00eb historis\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nP\u00ebrjeton nj\u00eb moment n\u00eb t\u00eb cilin ne jemi pak\u00ebsuar dhe po pak\u00ebsohemi, jemi shkretuar dhe po shkretohemi me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb pabesueshme. Ne mblidhemi n\u00eb nj\u00eb moment kur me statistika 38% e qytetar\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs kan\u00eb braktisur Vlor\u00ebn gjat\u00eb 9 viteve t\u00eb fundit. Ne mblidhemi n\u00eb nj\u00eb moment kur me statistik\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, 34 % e shqiptar\u00ebve kan\u00eb braktisur Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb dhe vende t\u00eb tjera.<br \/>\nKurr\u00eb n\u00eb histori, nj\u00eb komb n\u00eb nj\u00eb hark kohor kaq t\u00eb shkurt\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb shkretuar si\u00e7 po shkretohemi ne shqiptar\u00ebt, dhe po t\u00eb kemi parasysh se 80% e t\u00eb larguarve nga Shqip\u00ebria jan\u00eb t\u00eb rinj, kjo e thellon edhe m\u00eb shum\u00eb dram\u00ebn, katastrof\u00ebn ton\u00eb, mbasi e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se t\u00eb humbas\u00ebsh 80% t\u00eb rinjve, ke humbur nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjenerat\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb detyr\u00ebn e \u00e7do demokrati e demokrate, t\u00eb \u00e7do qytetari pa parti por edhe t\u00eb \u00e7do socialisti q\u00eb e do k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb bashkohemi t\u00eb ndalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rrokullisje t\u00eb madhe, t\u00eb bashkohemi sepse nuk ka asnj\u00eb shkak natyror q\u00eb ne t\u00eb braktisin k\u00ebt\u00eb tok\u00eb t\u00eb bekuar.<br \/>\nT\u00eb bashkohemi dhe t\u00eb shtrojm\u00eb pyetjen, pse ne po ikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u00e7far\u00eb po ndodh me Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt.<br \/>\nS\u00eb pari, ju jeni njer\u00ebz politik\u00eb, ju burra e gra, keni nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb politik\u00eb, dhe p\u00ebrgjigja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo; sot nj\u00eblloj si n\u00eb vitin 1991 jemi n\u00eb moniz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb. Sot Edi Rama kontrollon 10% m\u00eb shum\u00eb pushtete se Ramiz Aliaj n\u00eb 1991. Sot ne grat\u00eb dhe burrat q\u00eb njoh\u00ebm diktatur\u00ebn komuniste, form\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb komunizmit n\u00eb Europ\u00eb, e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb fatkeq\u00ebsie komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb monizmi. E dim\u00eb se monizmi, prodhon dhunim, shtypje, varf\u00ebri, tjet\u00ebrsim. Dhe ky \u00ebsht\u00eb monizmi i ri q\u00eb ne p\u00ebrjetojm\u00eb.<br \/>\nKy moniz\u00ebm nuk bazohet n\u00eb doktrin\u00ebn marksiste-leliniste n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kund\u00ebrshtari ishte armik p\u00ebr tu burgosur, p\u00ebr tu ekzekutuar, p\u00ebr tu internuar. Ky moniz\u00ebm bazohet n\u00eb krimin dhe terrorin e tij. Lidhjet e krimit gjer tek Edi Rama dhe ministrat e tij.<br \/>\n\u00c7far\u00eb u duhet krimi k\u00ebtyre do t\u00eb pyesni ju; krimi u duhet vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin. Edhe n\u00eb diktatur\u00eb, kishte ligje, ligjet e diktatur\u00ebs e ndalonin tortur\u00ebn, ligjet e diktatur\u00ebs kishin dhe ato p\u00ebrcaktimet p\u00ebr koh\u00ebn e mbajtjes n\u00eb paraburgim dhe burg. Por n\u00eb diktatur\u00eb ekzistonin hetues xhelat\u00eb, ekzistonin njer\u00ebz mizor\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjitha mjetet e dhun\u00ebs kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.<br \/>\nUdh\u00ebheqja e koh\u00ebs e dinte se ata po shkelmonin ligje, por ata ishin m\u00eb t\u00eb preferuarit e saj sepse ata ushtronin ndaj kund\u00ebrshtarin politik, at\u00eb q\u00eb ligji nuk e lejonte. Nuk e lejonte ligji t\u00eb internonte f\u00ebmij\u00eb, kurse k\u00ebta xhelat\u00eb merrnin f\u00ebmij\u00eb e pleq dhe i internonin n\u00eb Tepelen\u00eb, Kavaj\u00eb, etj., dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ata b\u00ebheshin njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb preferuar.<br \/>\nPo k\u00ebshtu sot. Bandat, bandit\u00ebt, vras\u00ebsit jan\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb preferuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe ministrave, sepse n\u00ebp\u00ebrmjet tyre, ata realizojn\u00eb fitimet q\u00eb nuk i nxjerrin dot me ligjet. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e lidhjes s\u00eb tyre me krimin, me drog\u00ebn.<br \/>\nEdi Rama monizmin e tij e bazon n\u00eb vjedhjen e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Kemi folur \u00e7do dit\u00eb por vjedhjet e qindra milion\u00eb eurove n\u00eb djeg\u00ebsat, n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb tendera sekret\u00eb, n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit dhe kudo.<br \/>\nDje Departamenti i Shtetit denonconte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite vjedhjen me djeg\u00ebsat. 237 mln dollar\u00eb jan\u00eb zhdukur thoshte, jan\u00eb zhdukur n\u00eb xhepat e Edi Ram\u00ebs, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Engj\u00ebll Aga\u00e7it, pa asnj\u00eb diskutim. Pra k\u00ebta vjedhin. Por vjedhjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha k\u00ebta i b\u00ebjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb publike.<br \/>\nPo vija k\u00ebtu dhe rrug\u00ebt an\u00ebsore, Lekaj-Fier, rrug\u00ebt an\u00ebsore kushtojn\u00eb me Edi Ram\u00ebn 2.2 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa vet\u00eb autostrada, se sa vet\u00eb bajpasi i Fierit, se sa kilometri n\u00eb autostard\u00ebn Levan-Vlor\u00eb.<br \/>\nA mund t\u00eb imagjinohet kjo. K\u00ebta nd\u00ebrtojm\u00eb kilometrin me parat\u00eb tuaja, 24 mln euro autostrad\u00eb n\u00eb fush\u00eb. K\u00ebta vjedhin 70 deri n\u00eb 90% t\u00eb gjith\u00eb fundit t\u00eb pun\u00ebve publike. K\u00ebta nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb e cila kushton 700 mij\u00eb euro n\u00eb t\u00eb gjitha manualet e nd\u00ebrtimit me 5-6 mln euro dhe k\u00ebto jan\u00eb realitete.<br \/>\nK\u00ebta jetojn\u00eb vet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrrallore. Ai udh\u00ebton me avion, shpenzon 22 mln euro me avionin privat me dhom\u00eb gjumi brenda. Me 137 fluturime. Presidenti i SHBA b\u00ebn 47 fluturime, ai b\u00ebn 137 fluturime. Shtrohet me biftek 1 mij\u00eb euro, dark\u00eb 10 mij\u00eb euro.<br \/>\nK\u00ebta nuk duan t\u00eb ja din\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. P\u00ebr ta qytetar\u00ebt jan\u00eb qenie inferiore, k\u00ebta mbajn\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt at\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb mban hajduti q\u00eb vjen, ndaj viktim\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sot ose kurr\u00eb ky vend na fton t\u00eb bashkohemi. T\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb nga kjo e keqe e madhe q\u00eb po e shkat\u00ebrron \u00e7do dit\u00eb.<br \/>\nK\u00ebtu ju e p\u00ebrmend\u00ebt shum\u00eb bukur, pasurit\u00eb e Selenic\u00ebs, t\u00eb njohura e that\u00eb, kjo minier\u00eb p\u00ebr mineralin e saj, ziftin, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e famshmja n\u00eb Europ\u00eb. Pasuri t\u00eb tjera ka plot. K\u00ebto nuk shnd\u00ebrrohen n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr ju. Prodhimet tuaja nuk shnd\u00ebrrohen n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr ju, se kjo qeveri n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ju ndihmoj\u00eb ju, thot\u00eb pse i mboll\u00ebt, b\u00ebt\u00eb gabim q\u00eb i mboll\u00ebt. Po a ka injoranc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ti thuash tjetrit, b\u00ebre gabim q\u00eb mbolle ullirin i cili kalon nga brezi n\u00eb brez edhe 300 vite.<br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebta nxor\u00ebn k\u00ebt\u00eb teori.<br \/>\nPo \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. I kan\u00eb t\u00eb zgjidhura. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nj\u00eb vit ka prodhim m\u00eb tep\u00ebr se 1 vit tjet\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit nd\u00ebrhyn shteti dhe t\u00eb paguan me \u00e7mimin baz\u00eb dhe nuk t\u00eb len q\u00eb ti t\u00eb mjerohesh, q\u00eb ti t\u00eb shkosh ti vesh sopat\u00ebn, por t\u00eb pres\u00ebsh vitin tjet\u00ebr dhe vitin tjet\u00ebr.<br \/>\nPra k\u00ebtu ka nj\u00eb raport armiq\u00ebsor mes qeveris\u00eb dhe fermer\u00ebve, dhe ju. N\u00eb bot\u00eb nuk ekziston nj\u00eb shtet tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb TVSH-s\u00eb zero n\u00eb blerje dhe 20 % n\u00eb shitje. \u00cbsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, me interesat e \u00e7do fermeri. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb \u00e7do fermeri t\u00eb huaj q\u00eb i importohen prodhimet dhe i vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe operator\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb m\u00eb leverdi t\u00eb marrin prodhimet e huaja se sa tuajat. A ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si ti mjerosh ndryshe njer\u00ebzit. Se si fermer\u00ebt t\u00eb thon\u00eb, nuk ka duhet gj\u00eb kjo ferm\u00eb, nuk po m\u00eb ec\u00ebn, ik bir shko ku t\u00eb duash se k\u00ebtu nuk ja dalim dot, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur mund t\u00eb ja dal\u00ebsh shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb shkat\u00ebrrim, nj\u00eb rr\u00ebnim gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve.<br \/>\nMyzeqeja kishte para 8 vitesh 35 mij\u00eb kok\u00eb lop\u00eb rrace. Jan\u00eb pak\u00ebsuar dhe po pak\u00ebsohen me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe. Po pse? Sepse dengu i barit po kushton aq shum\u00eb sa nuk nxirret dot me litrin e qum\u00ebshtit. Dhe toka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e bekuar na kthehet ne n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb mallkuar, q\u00eb nuk na jep. Kjo ndodh me \u00e7do gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<br \/>\nNe jemi vend plot uj\u00ebra. Nj\u00eb nga pasurit\u00eb m\u00eb p\u00ebrrallore t\u00eb k\u00ebtij vendi jan\u00eb uj\u00ebrat. E kan\u00eb quajtur me t\u00eb drejt\u00eb \u2018Norvegjia e Ballkanit\u2019. Fal\u00eb nj\u00eb strategjie t\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb, ju e dini, jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi 100 HEC-e q\u00eb prodhojn\u00eb tani 58% t\u00eb prodhimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo. Kjo do t\u00eb thot\u00eb eksport energjie, shqiptar\u00ebt eksportojn\u00eb energji.<br \/>\nDy vitet e fundit, t\u00eb dashur qytetar\u00eb, jan\u00eb prodhuar n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7do vit 2 miliard\u00eb kilovat m\u00eb tep\u00ebr energji elektrike nga uj\u00ebrat t\u00eb cilat m\u00eb p\u00ebrpara derdheshin n\u00eb det. As p\u00ebr vaditje shumica nuk p\u00ebrdorej. A fituan gj\u00eb qytetar\u00ebt nga kjo.<br \/>\nPo fituan bizneset \u00e7mimin, nga 120 q\u00eb e kishin n\u00eb 220 kilovatin, se shp\u00ebrtheu luftra n\u00eb Ukrain\u00eb. Por p\u00ebr energjin\u00eb lufta n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb ne kishim zero lidhje. Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb nuk ndikoi as te shiu, as tek reshjet, as tek dielli, as tek ret\u00eb. Por ndikoi vjedhja. Rroft\u00eb sebepi tani. Digat q\u00eb mbushen plot, edhe tani jan\u00eb plot, edhe do mbushen edhe m\u00eb tep\u00ebr, gjith\u00eb ver\u00ebn n\u00eb vend q\u00eb ti ruajn\u00eb dhe ti p\u00ebrdorin n\u00eb vjesht\u00eb, i zbrazin n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, ua sheshin sekser\u00ebve t\u00eb vet.<br \/>\n\u00c7far\u00eb jan\u00eb sekser\u00ebt e vet? Jan\u00eb kompani q\u00eb blejn\u00eb e shesin energji. Shesin energjin\u00eb k\u00ebtyre sekser\u00ebve me 15-20-30 euro dhe k\u00ebta e shesin n\u00eb burs\u00eb me 150-200 euro dhe t\u00eb gjith\u00eb fitimin e ndajn\u00eb me qeveritar\u00ebt e ndajn\u00eb me ministrat. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<br \/>\nNga t\u00eb gjitha k\u00ebto qytetar\u00ebt nuk fitojn\u00eb asgj\u00eb. Ata marrin sot nj\u00eb rrog\u00eb e cila po t\u00eb krahasohet me inflacionin, me rritjen e \u00e7mimeve gjat\u00eb k\u00ebtyre 9 viteve, ka fuqi bler\u00ebse minimumi 30% m\u00eb pak se n\u00eb 2013. Ata marrin sot nj\u00eb pension me t\u00eb cilin blejn\u00eb sot 30% m\u00eb pak se n\u00eb 2013, prandaj dhe nj\u00eb arritje t\u00eb madhe, historike dhe q\u00eb ishte n\u00eb vitin 2013 ne ishim njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb paguar n\u00eb Ballkan. Ne kaluam p\u00ebr rroga dhe pensionet, t\u00eb gjitha kombet e Ballkanit, p\u00ebrfshi edhe dy vende t\u00eb BE-s\u00eb, Rumanin\u00eb dhe Bullgarin\u00eb.<br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve ne u rrokullis\u00ebm p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb fundit, dhe sot jemi me paga 30-50 % posht\u00eb Kosov\u00ebs. Po pse, sepse \u00e7do kryeminist\u00ebr, \u00e7do qeveri ka synim t\u00eb par\u00eb rritjen e mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Pages\u00ebn, shp\u00ebrblimin p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet, p\u00ebr pensionist\u00ebt e vet. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb akti m\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<br \/>\nKurse ky thot\u00eb, mir\u00eb e kan\u00eb kaq, nuk vuan kush p\u00ebr buk\u00eb k\u00ebtu thot\u00eb, \u00e7far\u00eb u duhet. Po p\u00ebr vete vrapon t\u00eb b\u00ebhet miliarder. Merr portin e Durr\u00ebsit, 5 miliard\u00eb euro vlera dhe e ndan me arabin Alabar, sepse thot\u00eb ai \u00ebsht\u00eb miliarder edhe un\u00eb t\u00eb b\u00ebhem miliarder si ai. Me pasuri t\u00eb kujt? Me pasurin\u00eb tuaj. Mund t\u00eb rreshtoj k\u00ebtu dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra shembuj.<br \/>\nPor un\u00eb mendoj se nj\u00eb thirrje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar. T\u00eb bashkohemi t\u00eb ndalim k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe. Se kjo e keqe ka nj\u00eb alet t\u00eb fuqish\u00ebm. Aleati m\u00eb i fuqish\u00ebm t\u00eb dashur miq, \u00ebsht\u00eb indiferenca jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u2019m\u00eb duhet mua, \u00ebsht\u00eb epo k\u00ebshtu s\u2019kemi \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, jan\u00eb r\u00ebnkimet tona, sepse ky vend nuk b\u00ebhet.<br \/>\nDuhet t\u00eb heqim dor\u00eb prej tyre, ky vend b\u00ebhet, dhe ju garantoj un\u00eb ju, se vend me pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nuk ka vend n\u00eb Europ\u00eb. Se po t\u00eb marr\u00ebsh Vlor\u00ebn me t\u00eb gjith\u00eb kompleksin e saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb tok\u00ebse e padiskutueshme. Se nuk i mungon asgj\u00eb nga nj\u00eb parajs\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasuruar banor\u00ebt e vet\u00eb dhe tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 ka vet\u00eb.<br \/>\nPor Vlora pla\u00e7kitet, Shqip\u00ebria pla\u00e7kitet dhe shqiptar\u00ebt marrin rrug\u00ebt e dheut. Nga Shkodra shkojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sepse Mali i Zi rrit rrogat. Po t\u00eb shkoni ju n\u00eb Mal t\u00eb Zi, breg ka, por burimet e tjera i ka t\u00eb pakrahasueshme m\u00eb t\u00eb pakta se tona. Megjithat\u00eb tani rrogat i kan\u00eb tani m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Ballkan. Sepse ajo qeveri, ai kryeminist\u00ebr ka pasur q\u00ebllime t\u00eb mira, ka shfryt\u00ebzuar \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rritur rrogat. Ndaj dhe ne do t\u00eb jemi t\u00eb vendosur t\u00eb rrisim rrogat dhe pensionet 2-3 her\u00eb dhe u garantoj se rritja e tyre do t\u00eb jet\u00eb objektiv m\u00eb madhor.<br \/>\nPor sot, ne kemi nj\u00eb thirrje, thirrja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Selenic\u00ebs, t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr Leonard Rakipajn.<br \/>\nLeonard Rakipaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetar\u00ebt shembullor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bashkie, nj\u00eb nga qeveritar\u00ebt vendor\u00eb shembullor\u00eb, nj\u00eb njeri i cili ka drejtuar nj\u00eb komun\u00eb, por pati guximin t\u00eb ju thot\u00eb ja ku jam, un\u00eb vij t\u00eb k\u00ebrkoj besimin tuaj. M\u00eb njihni, kam punuar, kam administruar drejtuar nj\u00eb komun\u00eb. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb keni shpreheni me vot\u00eb dhe ju e votuar. Dhe po k\u00ebshtu vepruam me Hysni Sharr\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt.<br \/>\nUn\u00eb erdha k\u00ebtu n\u00eb Foltore n\u00eb Vlor\u00eb dhe kudo dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebrjashtim m\u00eb k\u00ebrkuan q\u00eb ne t\u00eb zgjedhim vet\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr qeveritar\u00eb vendor\u00eb. T\u00eb zgjedhim vet\u00eb kryetarin e partis\u00eb dhe drejtuesit. T\u00eb zgjedhim vet\u00eb deputet\u00ebt. Kjo ishte k\u00ebrkesa m\u00eb e drejt\u00eb. Liria \u00ebsht\u00eb kjo dhe jo vet\u00ebm liri, por \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi m\u00eb i shk\u00eblqyer.<br \/>\nLeonard Rakipaj nuk \u00ebsht\u00eb kandidat i Sali Berish\u00ebs, i kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb kandidati i demokrat\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Selenic\u00ebs.<br \/>\nJu garantoj, se Leonardi me dashurin\u00eb p\u00ebr ju, respektin p\u00ebr ju, p\u00ebrkushtimin, aft\u00ebsit\u00eb, do t\u00eb kthej\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime, mir\u00ebsi, do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb me transparenc\u00eb \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb taksave tuaja, se me dinjitet do t\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb ju, se do t\u00eb punoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar burime t\u00eb tjera financiare, nga donacione dhe fondacione t\u00eb tjera. Por fitorja e Leonardit \u00ebsht\u00eb fitore e pluralizmit.<br \/>\nDuke votuar p\u00ebr Leonardin ju keni votuar kund\u00ebr monizmit, keni votuar p\u00ebr rivendosjen e pluralizmit. Dhe k\u00ebtu, ua them un\u00eb, e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb takime t\u00eb tjera dhe ju them edhe ju; ne demokrat\u00ebt duhet t\u00eb punojm\u00eb dyfish, se kontribuam me braktisjen e zgjedhjeve lokale, n\u00eb vendosjen e monizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Edi Rama e deshti, por ne e l\u00ebshuam barrikad\u00ebn, pozicionin. Tani na takon t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nat\u00ebn dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me qytetar\u00ebt e Selenic\u00ebs, t\u00eb \u00e7ojm\u00eb kryetar bashkie, qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb Selenic\u00ebs, Leonard Rakipajn.<br \/>\nKu duhet ta bazojm\u00eb ne betej\u00ebn ton\u00eb. Ne mediat nuk i kemi me vete. Mediat i kontrollon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar qeveria. Ju e pat\u00eb, Departamenti i Shtetit denoncoi tritolin n\u00eb hotelin \u2018Prestige\u2019 vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb Ne\u00ebs24 dhe medieve, sepse pronari nuk pranonte ti n\u00ebnshtrohej instruksioneve dhe diktatit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Por t\u00eb tjer\u00ebt pranojn\u00eb.<br \/>\nMediat sot jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb terror t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb kemi ne. Ne kemi nj\u00ebri-tjetrin, duhet t\u00eb trokasim n\u00eb \u00e7do der\u00eb, n\u00eb \u00e7do klub, kudo, t\u00eb ulemi me \u00e7do bashk\u00ebfshatar, me \u00e7do bashk\u00ebqytetar dhe t\u00eb ndalim e t\u00eb diskutojm\u00eb k\u00ebto. K\u00ebto q\u00eb themi ne jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb stisur. T\u00eb v\u00ebrtetat m\u00eb t\u00eb hidhura q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Nuk ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb hidhur q\u00eb t\u00eb ik\u00eb 1\/3 e kombit n\u00eb 8 vite.<br \/>\nNuk ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb hidhur se sa pun\u00ebt publike q\u00eb b\u00ebhen me taksat tuaja t\u00eb vidhen n\u00eb mas\u00ebn 80-90 %. Nuk ndodh kund n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se ne Shqip\u00ebri. Pra n\u00ebse ne trokasim n\u00eb dyer, \u00e7elim jo vet\u00ebm der\u00ebn, por edhe zemr\u00ebn e tjetrit, ndaj ju ftoj; k\u00ebto zgjedhje t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Leonard Rakipajn qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb Selenic\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur monizmin k\u00ebtu n\u00eb Selenic\u00eb, Vlor\u00eb dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nEdi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb tmerr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. E shihni ju se ku mbahet, n\u00eb paterica, n\u00eb pengje si Basha dhe Alibeaj. U them demokrat\u00ebve t\u00eb Selenic\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zhvillimet e fundit treguan se ata t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb ne u dham\u00eb besimin, nuk e merituan kurr\u00eb besimin ton\u00eb, ata e shkelmuan besimin ton\u00eb. Ata jan\u00eb n\u00eb lidhje krimi me Edi Ram\u00ebn dhe lidhjet e krimit jan\u00eb lidhjet m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb njeriut.<br \/>\nUn\u00eb ju garantoj ju se ata nuk \u00e7lirohen dot kurr\u00eb prej tyre.<br \/>\nAfera McGonigal tregoi qart\u00eb se \u00e7far\u00eb tmerri ka Edi Rama nga opozita. Po \u00e7far\u00eb dallimi ka Edi Rama sot nga babai i tij q\u00eb firmoste varjen n\u00eb litar t\u00eb kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij politik, Havzi Nel\u00ebs.<br \/>\n\u00c7far\u00eb dallimi ka sot Edi Rama nga Spiro Koleka q\u00eb k\u00ebrkonte n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990, tu futeshin tanke dhe mitroloz\u00ebve student\u00ebve si kund\u00ebrshtar\u00eb. Edi Rama ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve ka po at\u00eb armiq\u00ebsi sa ata t\u00eb dy, ndaj dhe kontrakton si vras\u00ebs me pages\u00eb, kryezbuluesin e SHBA-s\u00eb, nj\u00eb tradhtar t\u00eb kombit t\u00eb tij. Ndaj dhe merr peng Lulzim Brav\u00ebn me dosjen e larjes s\u00eb parave, merr peng Enkelejd Alibash\u00ebn me krimet e v\u00ebllait dhe t\u00eb vetes s\u00eb tij.<br \/>\nNe jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar deri n\u00eb fund, p\u00ebr t\u00eb deklaruar se kurr\u00eb krimi nuk do t\u00eb na mposht\u00eb ne.<br \/>\nNe do t\u00eb mposhtim Edi Ram\u00ebn, band\u00ebn e tij, organizat\u00ebn e tij kriminale.<br \/>\nNe do t\u00eb fitojm\u00eb.<br \/>\nRroft\u00eb populli i Selenic\u00ebs,<br \/>\nrroft\u00eb Vlora,<br \/>\nrroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb SELENIC\u00cb, LEONARD RAKIPAJ T\u00eb dashur banor\u00eb t\u00eb Peshk\u00ebpis\u00eb, Selenic\u00ebs, fshatrave p\u00ebrreth. I dashur deputet i Vlor\u00ebs, miku im, Bujar Leskaj. I dashur kryetari i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Selenic\u00ebn, Guri Leskaj. I dashur zoti kandidati p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Selenic\u00ebs, dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41128,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41151"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41151\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}