{"id":41102,"date":"2023-03-21T13:30:17","date_gmt":"2023-03-21T13:30:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41102"},"modified":"2023-03-21T13:30:17","modified_gmt":"2023-03-21T13:30:17","slug":"birn-oqeani-i-parave-te-droges-nuk-lejon-rritjen-e-pagave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/21\/birn-oqeani-i-parave-te-droges-nuk-lejon-rritjen-e-pagave\/","title":{"rendered":"BIRN: Oqeani i parave t\u00eb drog\u00ebs nuk lejon rritjen e pagave"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjergj EREBARA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, nj\u00eb fabrik\u00eb veshjesh apo k\u00ebpuc\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila shet p\u00ebr eksport, i b\u00ebnte llogarit\u00eb me kursin e k\u00ebmbimit 1 euro = 140 lek\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tipike, n\u00ebse nj\u00eb fabrik\u00eb prodhon k\u00ebpuc\u00eb, fitimi i saj bruto \u00ebsht\u00eb rreth 2 euro p\u00ebr pal\u00eb. K\u00ebto 2 euro, apo 280 lek\u00eb, sh\u00ebrbenin p\u00ebr t\u00eb paguar rrog\u00ebn e punonj\u00ebsve, qiran\u00eb, sigurimet shoq\u00ebrore, taksa t\u00eb tjera apo fitimet e pronarit, q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto shpenzime n\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, 1 euro kushton 113 lek\u00eb, 24% m\u00eb lir\u00eb se sa at\u00ebher\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fabrika e veshjeve apo k\u00ebpuc\u00ebve t\u00eb paguaj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rroga si at\u00ebher\u00eb, asaj i duhet t\u00eb rris\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e pun\u00ebs s\u00eb vet me 24%. Kjo, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbuluar humbjet nga forcimi i lekut n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit. Por n\u00ebse fabrika do t\u00eb duhet t\u00eb rris\u00eb pagat, at\u00ebher\u00eb ose eficienca e saj n\u00eb pun\u00eb duhet t\u00eb rritet m\u00eb shum\u00eb se sa 24%, ose \u00e7mimi i shitjes duhet t\u00eb rritet me norma t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kostot e tjera t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes jan\u00eb rritur. Taksat q\u00eb qeveria k\u00ebrkon nga t\u00eb pun\u00ebsuarit, dhe q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrejshme i parashtron si \u201cpag\u00eb minimale\u201d, jan\u00eb rritur. Kostot e transportit dhe t\u00eb karburantit jan\u00eb rritur si pasoj\u00eb e taksave t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d. Dhe kostoja e jetes\u00ebs s\u00eb punonj\u00ebsve, fjala vjen, fatura e tyre e energjis\u00eb elektrike apo e ujit, \u00ebsht\u00eb rritur, gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p>Por problemi m\u00eb i madh nga t\u00eb gjitha duket se \u00ebsht\u00eb kursi i k\u00ebmbimit.<\/p>\n<p>Leku filloi t\u00eb forcohej rreth vitit 2016, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon ne val\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kultivimit masiv t\u00eb marijuan\u00ebs, nd\u00ebrsa nga viti 2018, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb u detyrua t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb euro me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmang\u00eb forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, vendi \u00ebsht\u00eb goditur nga nj\u00eb t\u00ebrmet, \u00ebsht\u00eb goditur nga pandemia e COVID-19 si dhe nga kriza e \u00e7mimeve t\u00eb shkaktuar nga lufta e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, tre tronditje k\u00ebto t\u00eb cilat normalisht do t\u00eb kishin shkaktuar shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr stabilitetin makroekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, kur vendi u godit nga t\u00ebrmeti i 26 n\u00ebntorit 2019, logjika ta do q\u00eb shpenzimet e qeveris\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb t\u00eb goditurve do t\u00eb sillte importe t\u00eb larta dhe presion n\u00ebn\u00e7mues kundrejt lekut n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit valutor. E po k\u00ebshtu, nd\u00ebrsa COVID-19 detyroi shqiptar\u00ebt t\u00eb zhysnin dor\u00ebn thell\u00eb n\u00eb kursimet e veta p\u00ebr t\u00eb paguar kujdes mjek\u00ebsor, ajo q\u00eb logjikisht pritet \u00ebsht\u00eb q\u00eb leku t\u00eb n\u00ebn\u00e7mohet. Por as k\u00ebto dhe as kriza e \u00e7mimeve t\u00eb vitit 2022, me shpenzimin e qindramilion\u00eb eurove p\u00ebr import t\u00eb energjis\u00eb elektrike apo p\u00ebr karburant, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i d\u00ebmtuan shanset e lekut p\u00ebr sukses, por leku as nuk denjoi t\u00eb bezdiset nga k\u00ebto kriza. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nd\u00ebrsa tanket ruse po sulmonin Ukrain\u00ebn, euro kushtonte 122 lek\u00eb. Deficiti tregtar i vendit arriti gjat\u00eb vitit 2022 n\u00eb mbi 4.1 miliard\u00eb euro, me nj\u00eb rritje prej 280 milion\u00eb eurosh n\u00eb krahasim me vitin 2021. E megjithat\u00eb, leku fitoi 8% t\u00eb tjera dhe sot euro kushton 112 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Forcimi i lekut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor madhor q\u00eb po g\u00ebrryen aft\u00ebsin\u00eb e vendit p\u00ebr t\u00eb prodhuar mallra dhe p\u00ebr t\u00eb eksportuar mallra apo sh\u00ebrbime. Industria fason \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i duksh\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekonomi e varf\u00ebr, ku luhatjet n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit ndjehen m\u00eb shum\u00eb. Por \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr ec\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Qum\u00ebshti pluhur i importit konkurron me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt qum\u00ebshtin e fermerit t\u00eb vog\u00ebl, pushimet q\u00eb nj\u00eb shqiptar mund t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Greqi kushtojn\u00eb krahasimisht m\u00eb lir\u00eb se sa m\u00eb par\u00eb. Pushimet q\u00eb nj\u00eb kosovar kalon n\u00eb Shqip\u00ebri kushtojn\u00eb krahasimisht m\u00eb shtrenjt\u00eb. N\u00eb \u00e7astin q\u00eb kosovar\u00ebve u liberalizohen vizat, si\u00e7 shpresohet t\u00eb ndodh\u00eb s\u00eb shpejti, i ashtuquajturi turizmi patriotik fillon t\u00eb konkurrohet nga turizmi ekonomik. Distanca Prishtin\u00eb-Selanik \u00ebsht\u00eb fare pak m\u00eb e madhe se sa distanca Prishtin\u00eb-Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb forcimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga problemet ekonomike t\u00eb vendit. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb problemi tjet\u00ebr madhor, i cili e b\u00ebn t\u00eb pamundur q\u00eb vendi t\u00eb ket\u00eb infrastruktur\u00ebn e nevojshme baz\u00eb p\u00ebr zhvillim. Numri i qyteteve q\u00eb kan\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe furnizim t\u00eb rregullt num\u00ebrohet me gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb. Rrug\u00ebt prishen menj\u00ebher\u00eb sapo u hidhet nj\u00eb dor\u00eb asfalt elektoral. Vendi harxhon qindramilion\u00eb euro p\u00ebr rrug\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrfundojn\u00eb kurr\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim gradual. Nj\u00eb rrug\u00eb e re sjell kursim n\u00eb kosto, karburant, pjes\u00eb k\u00ebmbimi, koh\u00eb. Por n\u00eb rast se parat\u00eb e rrug\u00ebs vidhen, at\u00ebher\u00eb nuk ka rritje ekonomike e nuk ka se si t\u00eb ket\u00eb rritje pagash.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, logjika ekonomike sugjeron se e kund\u00ebrta duhej t\u00eb kishte ndodhur. Nj\u00eb vend i varf\u00ebr mban nj\u00eb toleranc\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj inflacionit se sa nj\u00eb vend i pasur. P.sh., objektivi i Bank\u00ebs Qendrore Evropiane p\u00ebr norm\u00ebn e inflacionit n\u00eb Eurozon\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cpran\u00eb por posht\u00eb 2%\u201d n\u00eb vit. Objektivi i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb 3% n\u00eb vit me luhatshm\u00ebri nga 2 deri n\u00eb 4%. K\u00ebto jan\u00eb themele t\u00eb vendosura me supozimin q\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb ardhshme, ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb rritet p\u00ebr t\u2019u afruar me mesataren e Bashkimit Evropian. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ekonomia shqiptare do t\u00eb rritet me rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb rritjeje se sa ekonomia e BE-s\u00eb dhe ritmi m\u00eb i shpejt\u00eb i rritjes n\u00ebnkupton nevoj\u00ebn p\u00ebr shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb inflacioni. Dhe kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb n\u00ebn\u00e7mim gradual t\u00eb lekut kundrejt euros, por jo forcim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb nuk ka ndodhur, s\u00eb paku q\u00eb nga viti 2016 e m\u00eb pas, p\u00ebr shkakun e duksh\u00ebm se parat\u00eb e drog\u00ebs jan\u00eb sheshit dhe ato po forcojn\u00eb lekun dhe po vrasin prodhimin vend\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fenomen i vjet\u00ebr ky i njohur n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Quhet s\u00ebmundja holandeze. Normalisht q\u00eb pagat nuk mund t\u00eb rriten p\u00ebr sa koh\u00eb prodhimi i veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve konkurrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte nga suksesi i trafikant\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Normalisht q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt, duke mos pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb ardhura normale me pun\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura n\u00eb emigrim, kryesisht n\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb ndershme, e me raste, me krim dhe drog\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidhja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem nuk konsiston te negociatat p\u00ebr t\u00eb rritur rrogat me pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb llogarisin se sa mall shesin e sa t\u00eb ardhura kan\u00eb. Zgjidhja fillon me sekuestrimin e parave t\u00eb krimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjergj EREBARA N\u00eb vitin 2016, nj\u00eb fabrik\u00eb veshjesh apo k\u00ebpuc\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila shet p\u00ebr eksport, i b\u00ebnte llogarit\u00eb me kursin e k\u00ebmbimit 1 euro = 140 lek\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tipike, n\u00ebse nj\u00eb fabrik\u00eb prodhon k\u00ebpuc\u00eb, fitimi i saj bruto \u00ebsht\u00eb rreth 2 euro p\u00ebr pal\u00eb. K\u00ebto 2 euro, apo 280 lek\u00eb, sh\u00ebrbenin p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":29712,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41102"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41102\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}