{"id":41040,"date":"2023-03-20T21:00:18","date_gmt":"2023-03-20T21:00:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41040"},"modified":"2023-03-20T21:00:56","modified_gmt":"2023-03-20T21:00:56","slug":"raporti-i-forte-i-shba-korrupsion-ne-te-gjitha-deget-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/20\/raporti-i-forte-i-shba-korrupsion-ne-te-gjitha-deget-e-qeverise\/","title":{"rendered":"Raporti i fort\u00eb i SHBA p\u00ebr Ram\u00ebn: Korrupsion n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Raporti i Departamentt t\u00eb Shtetit<\/p>\n<p>Korrupsioni ekziston n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt dhe nivelet e qeverisjes, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private. N\u00eb gusht SPAK siguroi d\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri p\u00ebr akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, siguroi d\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb nj\u00eb gjyqtari dhe nj\u00eb prokurori p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe u d\u00ebrgua p\u00ebr gjykim nj\u00eb rast korrupsioni ndaj nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda u d\u00ebnua me 10 muaj burg dhe ish-kryebashkiaku Fatos Tushe u d\u00ebnua me dy vjet e kat\u00ebr muaj p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. SPAK hetoi kontratat publiko-private p\u00ebr incenerator\u00ebt e mbetjeve n\u00eb qytetet e Tiran\u00ebs, Elbasanit dhe Fierit, q\u00eb dyshohet se d\u00ebrguan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme (271.5 milion\u00eb dollar\u00eb) p\u00ebr zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb dhe kontraktor\u00ebt. Hetimi \u00e7oi n\u00eb arrestimin e ish-ministrit t\u00eb Mjedisit, Lefter Koka, n\u00eb dhjetor 2021 dhe ish-deputetit Alqi Bllako n\u00eb mars.<\/p>\n<p><strong>RAPORT I DASH<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e fundit parlamentare, raporti evidenton avantazhet e p\u00ebrfituara nga Partia Socialiste p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, blerjen e votave dhe p\u00ebrdorimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n<p>Misioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve raportoi se partia n\u00eb pushtet nxori avantazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga fakti i t\u00eb qenit n\u00eb pushtet, duke p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin e saj mbi administratat lokale dhe nga keqp\u00ebrdorimi i burimeve administrative. Kjo u p\u00ebrforcua nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb media.<\/p>\n<p>Misioni theksoi gjithashtu disa mang\u00ebsi, duke p\u00ebrfshir\u00eb pretendimet e besueshme p\u00ebr blerje t\u00eb p\u00ebrhapura t\u00eb votave nga partit\u00eb politike si edhe nxjerrjen dhe p\u00ebrdorimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ndjeshme personale. Mediat raportuan pretendime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e burimeve publike p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb fushat\u00ebs partiake n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2021 dhe pati raportime p\u00ebr ndikim t\u00eb padrejt\u00eb politik n\u00eb media.<\/p>\n<p><strong>RAPORTI I DASH<\/strong><\/p>\n<p>Raporti v\u00ebren edhe problemet me organet e drejt\u00ebsis\u00eb i cili nuk funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe efikase.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kushtetuta parashikon nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, \u2018presioni politik, frik\u00ebsimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyq\u00ebsorin t\u00eb funksiononte plot\u00ebsisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe efikase\u2019.<\/p>\n<p><strong>RAPORTI I DASH<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet kryesore t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb raport \u00ebsht\u00eb gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj.<\/p>\n<p>\u2018Qeveria, partit\u00eb politike, bizneset dhe grupet kriminale u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb ndikonin n\u00eb media n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe jotransparente\u2019. Megjithat\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmen\u00ebve me pesh\u00eb q\u00eb kan\u00eb interesa t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdorin mediat e tyre p\u00ebr t\u00eb avancuar interesat e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfitimin dhe nxitjen e interesave q\u00eb kan\u00eb me partit\u00eb politike. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur t\u00eb shkruar dhe gazetar\u00ebt thuhet se kan\u00eb praktikuar autocensur\u00eb.<\/p>\n<p><strong>RAPORTI I DASH<\/strong><\/p>\n<p>Ne raport p\u00ebrmendet mbyllja me forc\u00eb e nj\u00eb ambienti biznesi t\u00eb deputetit t\u00eb opozit\u00ebs Agron Shehaj, i cili tha se kompania e tij ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Duke iu referuar rastit t\u00eb Irfan Hysenbelliut dhe shembjes s\u00eb Prestige Resort, n\u00eb raport p\u00ebrmendet fakti q\u00eb pronari i hotelit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve t\u00eb tjera, pretendon se hoteli i tij u shkat\u00ebrrua p\u00ebr t\u00eb heshtur kritikat dhe kund\u00ebrshtimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria tha se veproi n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, raporti v\u00eb n\u00eb dukje se qeveria nuk e zbatoi ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdhunimet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti i Departamentt t\u00eb Shtetit Korrupsioni ekziston n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt dhe nivelet e qeverisjes, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private. N\u00eb gusht SPAK siguroi d\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri p\u00ebr akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, siguroi d\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb nj\u00eb gjyqtari dhe nj\u00eb prokurori p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":30211,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41040"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41040"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41040\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30211"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}