{"id":40725,"date":"2023-03-17T12:55:49","date_gmt":"2023-03-17T12:55:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=40725"},"modified":"2023-03-17T12:55:49","modified_gmt":"2023-03-17T12:55:49","slug":"pse-nderhyrjet-ligjore-per-rolin-e-kuvendit-ne-procesin-e-integrimit-jane-kozmetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/17\/pse-nderhyrjet-ligjore-per-rolin-e-kuvendit-ne-procesin-e-integrimit-jane-kozmetike\/","title":{"rendered":"Pse nd\u00ebrhyrjet ligjore p\u00ebr rolin e Kuvendit n\u00eb procesin e Integrimit jan\u00eb kozmetike!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.15\/2015 \u201cP\u00ebr rolin e Kuvendit n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian\u201d k\u00ebrkon t\u00eb rip\u00ebrmasoj\u00eb n\u00eb rritje rolin e Parlamentit n\u00eb procesin e integrimit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht q\u00ebllimit t\u00eb mir\u00eb per nje dinamizem dhe ritem me te larte ne rrugetimin integrues te vendit, qellim t\u00eb cilin e p\u00ebrsh\u00ebndes, duke vleresuar ve\u00e7anerisht punen e bashkedrejtuese se Komisionit parlamentar te Integrimit nga opozita, zonjes Jorida Tabaku, projektligji rrezikon t\u00eb realizoj\u00eb vet\u00ebm disa nd\u00ebrhyrje kozmetike n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb reale q\u00eb Kuvendi ka p\u00ebr t\u00eb nxitur, p\u00ebrshpejtuar, mbikqyrur dhe monitoruar me efektivitet futjen e vendit n\u00eb familjen e madhe evropiane, objektivin ton\u00eb madhor. Kjo, p\u00ebr disa ar\u00ebsye:<\/p>\n<ol>\n<li>Ri-em\u00ebrtimi i Komisionit t\u00eb Integrimit Evropian-nj\u00eb nonsens!<\/li>\n<\/ol>\n<p>Megjith\u00eb dinamizmin pozitiv t\u00eb disa ndryshimeve t\u00eb propozuara n\u00eb strukturat e Kuvendit p\u00ebr integrimin, \u00ebsht\u00eb e pakuptueshme dhe na \u00e7on prapa n\u00eb pun\u00ebn q\u00eb kemi nisur, fakti q\u00eb struktura kryesore p\u00ebrgjegj\u00ebse e Parlamentit shqiptar, Komisioni i Integrimit Evropian do t\u00eb ri-em\u00ebrtohet Komisioni p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropiane!?<\/p>\n<p>Me \u00e7\u00ebshtjet evropiane po merremi prej m\u00eb shum\u00eb se 30 vite tashm\u00eb. Sot misioni jo vet\u00ebm i Kuvendit, por i mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb forcat politike, qeverin\u00eb, institucionet e pavarura, shoq\u00ebrin\u00eb civile, mediat, etj., \u00ebsht\u00eb integrimi sa m\u00eb i shpejt\u00eb i vendit n\u00eb Bashkimin Evropian. Dhe i till\u00eb, sipas misionit dhe q\u00ebllimit, duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe emertimi i komisionit p\u00ebrkat\u00ebs parlamentar, Komisioni i Integrimit Evropian.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb p\u00ebrzgjedhim n\u00eb qasjen ton\u00eb drejt k\u00ebtij komisioni sugjerimet dhe frym\u00ebn e sjell\u00eb nga eksperti gjerman Hans-Joachim Falenski, kur cil\u00ebson se vendimet dhe propozimet e Komisionit parlamentar t\u00eb Integrimit Evropian duhet t\u00eb ken\u00eb fuqi detyruese, n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa jo vet\u00ebm t\u2019i mbik\u00ebqyr\u00eb, por edhe t\u00eb shpreh\u00eb vullnet mbi q\u00ebndrimet dhe pozicionet negociuese t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Por a do t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrzgjedhje? E ngrej k\u00ebt\u00eb pyetje, p\u00ebr faktin se kur opozit\u00ebs nuk i mund\u00ebsohet t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb komision hetimor p\u00ebr skandalin MCGonigal, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese e saj, p\u00ebrmes artificash t\u00eb gjoja rregullores parlamentare p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore n\u00eb rishqyrtim, si mundet Komisioni i Kuvendit p\u00ebr Integrimin Evropian t\u00eb lejohet nga qeveria q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb veton mbi vendim-marrjen qeveritare p\u00ebr integrimin?! Q\u00eb projekt-pozicionet negociuese p\u00ebr kapitujt t\u00eb caktuar t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asocimit t\u00eb miratohen nga Komisioni i Integrimit Europian, si dhe strategjia e negocimit dhe pozicionet p\u00ebrkat\u00ebse negociuese t\u00eb paraqiten n\u00eb Komision dhe t\u00eb diskutohen n\u00eb Parlament?!<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb kemi mir\u00eb parasysh rigorozitetin dhe risit\u00eb e Metodologjis\u00eb s\u00eb Re t\u00eb Zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian, t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2020, p\u00ebr t\u00eb rritur besimin tek procesi dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb real procesin e integrimit. Kjo metodologji i jep nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh monitorimit sistemik nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb procesit t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb proces m\u00eb dinamik t\u00eb negociatave, kapitujt e negociatave jan\u00eb grup\u00ebzuar (t\u00eb ashtuquajturit clusters[klast\u00ebrs]).<\/p>\n<p>Po ashtu, Metodologjia e Re parashikon nj\u00eb proces m\u00eb t\u00eb qart\u00eb vler\u00ebsimi, duke p\u00ebrcaktuar konkretisht pasojat pozitive q\u00eb sjell progresi n\u00eb sfer\u00ebn e negociatave, por edhe ato negative n\u00ebse nuk konstatohet progres. N\u00eb rastin e progresit t\u00eb procesit, p\u00ebrfitimet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb prekshme dhe t\u00eb ndjeshme p\u00ebr qytetar\u00ebt. Nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb edhe `phasing-in`.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet e pasojave negative, Komisioni Evropian propozon masa proporcionale q\u00eb sanksionojn\u00eb stanjacionin serioz ose t\u00eb tej zgjatur ose regres n\u00eb zbatimin e reformave. Negociatat mund t\u00eb pezullohen n\u00eb fusha t\u00eb caktuara, t\u00eb pezullohen t\u00eb gjitha, ose edhe t\u00eb rihapen kapitujt e p\u00ebrfunduar, p\u00ebrfitimet nga nj\u00eb integrim i af\u00ebrt mund t\u00eb pezullohen, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi nga programet e financuara nga Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Metodologjia e Re e Zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb 2020 ka sjell\u00eb ndryshime thelb\u00ebsore, duke krijuar nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ri sa u p\u00ebrket negociatave, p\u00ebrmes nj\u00eb fokusi m\u00eb t\u00eb madh tek reformat themelore, si shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, funksionimi i institucioneve demokratike, administrata dhe ekonomia. Metodologjia k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebto reforma t\u00eb mos jen\u00eb vet\u00ebm projektim i nj\u00eb angazhimi politik, por realizimi n\u00eb praktik\u00eb i premtimeve politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, gjykoj se asgj\u00eb e till\u00eb realisht nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb garanci q\u00eb kjo qeveri q\u00eb kemi t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrin e opozit\u00ebs, t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebr veprimet kryesore n\u00eb procesin e integrimit evropian. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmend faktin q\u00eb propozimi i deputetes Monika Kryemadhi, p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partive parlamentare n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit, krahas partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e tij, si shoq\u00ebria civile, institucionet e pavarura, etj., nuk u miratua.<\/p>\n<p>Nuk jemi kurr\u00eb von\u00eb p\u00ebr ta miratuar k\u00ebt\u00eb propozim edhe sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, duke treguar seriozitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb ndryshimet ligjore p\u00ebr integrimin.<\/p>\n<ol>\n<li>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkon Parlamenti Evropian nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb<\/li>\n<\/ol>\n<p>Fuqizimi i rolit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar me forc\u00eb dhe institim edhe nga projekt-Rezoluta e Parlamentit Evropian, Komisionit t\u00eb tij t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jasht\u00eb (n\u00eb anglisht \u201cDRAFT REPORT on the 2022 Commission Report on Albania\u201d <a href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.europarl.europa.eu%2Fdoceo%2Fdocument%2FAFET-PR-739812_EN.pdf&amp;h=AT1bwe_8YWwyMCzcFo96LVLCYCEEpoMVrM5vAbQWp5At5n7SlE7q-QXvp_cM0y12uB_NZMU88gGSF-Kx--1qbI0hDlPbxWdr8jHKx6toiqXHk-65PoGm-vjVJ2jFR_M8lQ&amp;h=AT1bwe_8YWwyMCzcFo96LVLCYCEEpoMVrM5vAbQWp5At5n7SlE7q-QXvp_cM0y12uB_NZMU88gGSF-Kx--1qbI0hDlPbxWdr8jHKx6toiqXHk-65PoGm-vjVJ2jFR_M8lQ&amp;h=AT1bwe_8YWwyMCzcFo96LVLCYCEEpoMVrM5vAbQWp5At5n7SlE7q-QXvp_cM0y12uB_NZMU88gGSF-Kx--1qbI0hDlPbxWdr8jHKx6toiqXHk-65PoGm-vjVJ2jFR_M8lQ\">https:\/\/www.europarl.europa.eu\/&#8230;\/AFET-PR-739812_EN.pdf<\/a>) (faqe 6, pika 2 e N\u00ebn-Tem\u00ebs \u201cZotime ndaj futjes n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d), e p\u00ebrgatitur dhe e publikuar m\u00eb dat\u00ebn 7 mars 2023 n\u00eb faqen n\u00eb internet t\u00eb Parlamentit Evropian, nga Raportuesja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Izabel Santos, eurodeputete, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e grupimeve t\u00eb majta evropiane.<\/p>\n<p>Projekt-Rezoluta p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga dokumentet m\u00eb t\u00eb ashpra t\u00eb viteve t\u00eb fundit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ku Parlamenti Evropian mban sh\u00ebnim munges\u00ebn e progresit n\u00eb lirit\u00eb themelore t\u00eb qytetarit dhe kritikon me forc\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr nismat e saj t\u00eb projektligjit p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale dhe programit p\u00ebr pasaportat e arta, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb investimit n\u00eb Shqip\u00ebri nga sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb huaj, gjoja strategjik.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian, p\u00ebrmes nj\u00eb projekt-Rezolute q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedurat e miratimit dhe shum\u00eb shpejt do t\u00eb b\u00ebhet Rezolut\u00eb, ka kritikuar qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e procedurave t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb \u201cpasaportave t\u00eb arta\u201d p\u00ebr t\u00eb huajt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ka ritheksuar problemet me prokurimet publike, si dhe degradimin e liris\u00eb s\u00eb medias dhe konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Projekt-Rezoluta e ka shprehur qart\u00eb shqet\u00ebsimin p\u00ebr skem\u00ebn e pasaportave t\u00eb arta, t\u00eb p\u00ebrgatitur nga qeveria, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb investimeve nga investues t\u00eb huaj strategjike, si skem\u00eb e papajtueshme me normat e Bashkimit Evropian dhe politik\u00ebn e tij t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur gjith\u00eb dit\u00ebn flasim p\u00ebr integrimin evropian dhe orientimin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe mbar\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit p\u00ebr nga vendet e Bashkimit Evropian, ju portin e Durr\u00ebsit, k\u00ebt\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse me Per\u00ebndimin, ia jepni nj\u00eb arabi, pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb ai! Me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt abuzoni me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb t\u00eb vyer publike, duke rrezikuar, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe politikat tona t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo Projekt-Rezolut\u00eb n\u00eb praktik\u00eb denoncon falsitetin e sektit qeveris\u00eb Rama p\u00ebr gjoja p\u00ebrkushtimin qeveritar drejt BE-s\u00eb dhe respektimit t\u00eb standardeve t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>III. Ndal gjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave ndaj mediave kritike ndaj qeveris\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebrmes raportueses s\u00eb tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Komisionin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jasht\u00eb, Parlamenti Europian shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr munges\u00ebn e progresit n\u00eb arritjen e transparenc\u00ebs institucionale dhe n\u00eb sigurimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe liris\u00eb s\u00eb medias.<\/p>\n<p>N\u00eb Projekt-Rezolut\u00eb, Parlamenti Evropian d\u00ebnon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb diskretituar reporter\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare informacionin publik, si dhe d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb siguruar sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve, nd\u00ebrsa u k\u00ebrkon autoriteteve t\u00eb nd\u00ebmarrin masa t\u00eb menj\u00ebhershme kund\u00ebr ndikimit politik dhe ekonomik n\u00eb media dhe kund\u00ebr frik\u00ebsimit t\u00eb gazetar\u00ebve(Pika 14, N\u00ebn-Tema \u201dLirit\u00eb themelore dhe t\u00eb drejtat e njeriut\u201d).<\/p>\n<p>Sot, pas disa muajsh sulmesh t\u00eb paprecedenta dhe gjobash selektive, gazetar\u00ebt n\u00eb mediat e njohura, gazeta \u201cPanorama\u201d dhe televizioni \u201cNews 24\u201d ndjejn\u00eb realisht frik\u00eb nga goditjet e ardhshme t\u00eb mundshme t\u00eb rregjimit t\u00eb Ram\u00ebs. Nuk u ngop\u00ebt me gjoba p\u00ebr gjoja pagesa t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00ebn mesataren e tregut dhe me hedhje n\u00eb er\u00eb pronash me dinamit e bllokime t\u00eb aktivitetit t\u00eb kompanive q\u00eb financojn\u00eb mediat kritike ndaj jush?<\/p>\n<p>Sipas Progres Raportit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nga Komisioni Evropian, publikuar n\u00eb tetor 2022, Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar \u201cjo progres\u201d p\u00ebrgjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit n\u00eb drejtim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias. Shqet\u00ebsimet kryesore lidhen me presionet politike, kryesisht nga qeveria, kund\u00ebr gazetar\u00ebve, ku vet\u00eb kryeministri ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rolin e qortuesit dhe disiplinuesit t\u00eb mediave dhe gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb Projekt-Rezolut\u00ebn e tij, Parlamenti Evropian thekson rolin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb drejtuesit politik\u00eb, n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi favorizues p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Po a d\u00ebgjon Rama p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi? Ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni dhe mbroni interesat e nj\u00eb qeverie q\u00eb po financon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme media, nga drejtori dhe institucione t\u00eb ndryshme qeveritare, pa transparenc\u00eb dhe me prokurim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ju jeni qeveria q\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt mediatik\u00eb dhe patronazhist\u00ebt tuaj po i b\u00ebni, gjoja si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, fitues pa gar\u00eb reale, t\u00eb thirrjeve t\u00eb AZHBR-s\u00eb dhe agjencive t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, si dhe p\u00ebrfitues t\u00eb dhjetra milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb publike dje dhe drejtuar Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, misioneve diplomatike per\u00ebndimore t\u00eb akredituara n\u00eb Tiran\u00eb, misionit t\u00eb delegacionit t\u00eb BE ne Tirane, t\u00eb OSBE-se dhe organizat\u00ebs \u201cReporter\u00ebt pa kufi\u201d, gazetar\u00ebt e mediave te pavarura, gazeta \u201cPanorama\u201d dhe televizioni \u201cNews 24\u201d, p\u00ebrcjellin pran\u00eb institucioneve evropiane shqet\u00ebsimin e tyre t\u00eb madh dhe dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar sulmet e vazhdueshme selektive t\u00eb qeveris\u00eb Rama ndaj k\u00ebtyre mediave dhe pronar\u00ebve t\u00eb tyre. Gazetar\u00ebt e k\u00ebtyre mediave po e ndjejn\u00eb fort presionin e qeveris\u00eb dhe shtetit mbi ta.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb absurde duhet t\u00eb marr\u00eb fund nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Progres-Raporti i fundit i Komisionit Europian e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se tek ne nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb lirin\u00eb e medias, duke shprehur edhe shqet\u00ebsime t\u00eb mprehta n\u00eb lidhje me presionin qeveritar ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb medias s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>xx<\/p>\n<p>Ja p\u00ebrse ndryshimet e propozuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj, p\u00ebr fat t\u00eb keq, jan\u00eb thjesht kozmetike dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb lipstick[lipstik, t\u00eb kuq buz\u00ebsh)] p\u00ebr qeverin\u00eb, q\u00eb t\u00eb mburret n\u00eb Bruksel se ka fuqizuar rolin e Parlamentit n\u00eb procesin e integrimit.<\/p>\n<p>Ato synojn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb trishtuar t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb parlamentare, ku Kuvendi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar thjesht dhe de-facto n\u00eb nj\u00eb noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb vullnetit qeveritar. Madje edhe kapri\u00e7iove qeveritare, si rasti i instalacionit prej druri n\u00eb oborrin e Kryeministris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur qeveria \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb derivat i frym\u00ebs dhe vendim-marrjeve ligjore t\u00eb Kuvendit, dhe jo e kund\u00ebrta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.15\/2015 \u201cP\u00ebr rolin e Kuvendit n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian\u201d k\u00ebrkon t\u00eb rip\u00ebrmasoj\u00eb n\u00eb rritje rolin e Parlamentit n\u00eb procesin e integrimit. Pavar\u00ebsisht q\u00ebllimit t\u00eb mir\u00eb per nje dinamizem dhe ritem me te larte ne rrugetimin integrues te &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1026,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40725"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40725\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}