{"id":40351,"date":"2023-03-14T17:27:19","date_gmt":"2023-03-14T17:27:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=40351"},"modified":"2023-03-14T17:27:19","modified_gmt":"2023-03-14T17:27:19","slug":"kqz-nuk-regjistron-alibeajn-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/14\/kqz-nuk-regjistron-alibeajn-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"KQZ nuk regjistron Alibeajn n\u00eb zgjedhje"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka p\u00ebrfunduar mbledhjen e sotme ku edhe u diskutua regjistrimi i grupimit t\u00eb Enkelejd Alibeajt n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit.<\/p>\n<p>Kryekomisioneri shtet\u00ebror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se k\u00ebrkesa e PD-s\u00eb s\u00eb Alibeajt p\u00ebr t\u2019u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka baz\u00eb ligjore dhe nuk duhet t\u00eb pranohet p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit.<\/p>\n<p>\u201cNga momenti q\u00eb ne k\u00ebrkuam t\u00eb vihet n\u00eb dispozicion nj\u00eb dokumentacion i plot\u00ebsuar nga ana e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kushtet si subjekt zgjedhor dhe meqen\u00ebse nuk ka asnj\u00eb dokument tjet\u00ebr, jemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb si seanc\u00ebn e shkuar. Meqen\u00ebse nuk kemi k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr shtes\u00eb, un\u00eb mendoj q\u00eb t\u00eb japim vler\u00ebsimin tim mbi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr regjistrimin e PD-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit 2023. Kjo \u00e7\u00ebshtje ka patur nj\u00eb shqyrtim administrativ. Vet\u00ebm nga aktet dokumentare, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb i ka njohur k\u00ebto dokumente se \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrfaq\u00ebsimit ligjor ka qen\u00eb n\u00eb diskutim. K\u00ebtu nuk marr n\u00eb konsiderat\u00eb konfrontimin tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pasi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e KQZ-s\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga fjala e Ilirjan Celibashit:<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentacione ka disa pretendime. Q\u00ebndron pretendimi i nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb q\u00eb Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb kryetar i PD-s\u00eb pasi k\u00ebshtu rezulton n\u00eb regjistrimin e partive politike. Nuk q\u00ebndron q\u00ebndrimi i PD-s\u00eb se Sali Berisha \u00ebsht\u00eb kryetar i PD-s\u00eb. Pala e Bash\u00ebs, q\u00eb ka paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr regjistrimin n\u00eb zgjedhje, ka legjitimitetin e plot\u00eb. Pra n\u00eb vler\u00ebsimin tim, n\u00eb pik\u00ebpamje formale, Lulzim Basha ose persona t\u00eb autorizuar, kan\u00eb legjitimitetin p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u paraqitur si subjekt zgjedhor.<\/p>\n<p>Por duhet q\u00eb ky autorizim, sikurse kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt, duhet t\u00eb jet\u00eb i qart\u00eb dhe i plot\u00eb, lidhur me tagrat e t\u00eb autorizuarve. Dokumentacioni p\u00ebr regjistrimin e PD-s\u00eb, si subjekt zgjedhor, i paraqitur nga ju si i autorizuar, ka nj\u00eb mang\u00ebsi themelore, deklarata solemne duhet t\u00eb jet\u00eb e n\u00ebnshkruar nga Lulzim Basha. Ajo rezulton e n\u00ebnshkruar nga Enkelejd Alibeaj. N\u00eb bindjen time, deklarata duhet t\u00eb n\u00ebnshkruhet vet\u00ebm nga kryetari i partis\u00eb. Se pse ligjv\u00ebn\u00ebsi i ka dh\u00ebn\u00eb kaq r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebtij dokumenti, p\u00ebr KQZ-n\u00eb s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, deklarata mund t\u00eb duket si akt formal.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fakt, n\u00eb kuptim t\u00eb p\u00ebrmbajtjes dhe t\u00eb interpretim t\u00eb drejt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Formulimi i k\u00ebsaj dispozite, paraqitja e k\u00ebtij dokumenti \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr regjistrimin e partis\u00eb n\u00eb zgjedhje. Sjell si shembull zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Presidenti nuk merr dot detyr\u00ebn pa b\u00ebr\u00eb betimin. Betimi \u00ebsht\u00eb akt formal, por mos kryerja e tij nuk e lejon presidentin t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PD-s\u00eb, Indrit Sefa ka pretenduar se Alibeaj e ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb firmos\u00eb deklarat\u00ebn solemne. Kjo nuk ka baz\u00eb ligjore. Deklarata solemne duhet t\u00eb n\u00ebnshkruhet vet\u00ebm nga kryetari i partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky angazhim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale dhe nuk mund t\u00eb transferohet tek t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebrcaktimi se deklarata duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00ebnshkruar nga kryetari i partis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ekskluzive e kryetarit t\u00eb partis\u00eb. Nuk mund t\u00eb delegohet p\u00ebrve\u00e7se si e p\u00ebrcakton ligji. Deklarata duhet t\u00eb jet\u00eb e n\u00ebnshkruar nga vet\u00eb kryetari i partis\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrndryshe, formulimi i dispozit\u00ebs do t\u00eb ishte ndryshe. Do t\u00eb ishte evituar p\u00ebrcaktimi solemn dhe p\u00ebrcaktimi se duhet n\u00ebnshkruar nga kryetari i partis\u00eb. N\u00ebse formulimi do ishte si m\u00eb sip\u00ebr, at\u00ebher\u00eb do kishte mund\u00ebsi p\u00ebr interpretim.<\/p>\n<p>Ju pretendoni se dor\u00ebheqja e Lulzim Bash\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakt i njohur bot\u00ebrisht. N\u00eb k\u00ebto kushte, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb deklarat\u00ebn solemne. Ky pretendim bie n\u00eb kontradikt\u00eb me veprimet e b\u00ebra nga ana juaj. Kur \u00ebsht\u00eb rasti p\u00ebr t\u00eb legjitimuar k\u00ebrkes\u00ebn tuaj p\u00ebr regjistrimin e PD-s\u00eb si subjekt zgjedhor, kundrejt pretendimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs se ka legjitimitetin p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e regjistrimit. Kur ju k\u00ebrkohet se p\u00ebrderisa Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb kryetar i PD-s\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrimet si kryetar partie.<\/p>\n<p>Mundet t\u00eb pranoj\u00eb se i ushtron disa kompetenca t\u00eb kryetarit, por nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb se ai ushtron t\u00eb gjitha kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb. Ndaj n\u00eb kushtet kur deklarata nuk \u00ebsht\u00eb sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb nenit 64, pika 2 shkronja e, ku deklarata solemne duhet t\u00eb n\u00ebnshkruhet nga kryetar, un\u00eb vler\u00ebsoj se k\u00ebrkesa e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u2019u regjistruar si subjekt zgjedhor, nuk ka baz\u00eb ligjore dhe nuk duhet t\u00eb pranohet. N\u00eb p\u00ebrfundim, PD nuk mund t\u00eb regjistrohet si subjekt zgjedhor, kam t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb them se kjo vendimmarrje \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim ligjor t\u00eb fakteve dhe n\u00eb interpretim t\u00eb bazuar n\u00eb bindjen time p\u00ebr ligjet zgjedhore. Nuk ka absolutisht asnj\u00eb interes politik, ve\u00e7 atij t\u00eb respektimit nga kushdo, qoft\u00eb edhe nga partia m\u00eb e madhe e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Do ju lutesha q\u00eb t\u00eb tregonit respektin ndaj pozicionit t\u00eb komisionerit. Duhet ta qasni k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. P\u00ebrndryshe, p\u00ebr mua s\u2019ka problem \u00e7far\u00ebdo q\u00eb thoni dhe komentoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj m\u00ebnyre tjet\u00ebr q\u00eb do ta qasni k\u00ebt\u00eb kund\u00ebrshtim, vet\u00ebm konfirmon se n\u00eb 30 vite \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb partit\u00eb politike, nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet. N\u00eb p\u00ebrfundim, vendos t\u00eb mos pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e PD-s\u00eb me kryetar zotin Lulzim Basha p\u00ebr t\u2019u regjistruar si subjekt zgjedhor\u201d, ka sqaruar Celibashi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka p\u00ebrfunduar mbledhjen e sotme ku edhe u diskutua regjistrimi i grupimit t\u00eb Enkelejd Alibeajt n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit. Kryekomisioneri shtet\u00ebror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se k\u00ebrkesa e PD-s\u00eb s\u00eb Alibeajt p\u00ebr t\u2019u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka baz\u00eb ligjore dhe nuk duhet t\u00eb pranohet p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":39649,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40351"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40351\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}