{"id":40212,"date":"2023-03-13T20:12:07","date_gmt":"2023-03-13T20:12:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=40212"},"modified":"2023-03-13T20:12:07","modified_gmt":"2023-03-13T20:12:07","slug":"berisha-14-maji-do-jete-dita-e-ktheses-se-madhe-dita-e-ndryshimit-te-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/13\/berisha-14-maji-do-jete-dita-e-ktheses-se-madhe-dita-e-ndryshimit-te-madh\/","title":{"rendered":"Berisha: 14 Maji do jet\u00eb dita e kthes\u00ebs s\u00eb madhe, dita e ndryshimit t\u00eb madh!"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb BELSH, BEDRI QYPI<\/p>\n<p>T\u00eb dashur, demokrate e demokrat\u00eb, banor\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Belshit, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, zonja e zot\u00ebrinj!<br \/>\nS\u00eb pari p\u00ebrsh\u00ebndetjen m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb ndaj jush, ndaj t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Dumres\u00eb kudo q\u00eb jan\u00eb sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, bashki, Shqip\u00ebri, emigracion. Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb zjarrt\u00eb.<br \/>\nI dashur kryetar i PD-s\u00eb, Dritan Cani, i dashur kandidat p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Blesh, Bedri Qypi.<br \/>\nT\u00eb dashur miq!<br \/>\nVij sot tek ju p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen tuaj, p\u00ebrkushtimin, sakrific\u00ebn tuaj q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 14 maj ju t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, mbar\u00eb banor\u00ebt e Dumres\u00eb t\u00eb firmosni me vot\u00ebn tuaj p\u00ebr kryetar bashkie, p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb Dumres\u00eb, t\u00eb Belshit, mikun tuaj, qytetarin e nderuar tuajin, z. Bedri Qypi.<br \/>\nJu garantoj se vota, besimi, mb\u00ebshtetja juaj p\u00ebr Bedriun do t\u00eb jet\u00eb vot\u00eb p\u00ebr ndryshimin e madh q\u00eb ju meritoni, do t\u00eb jet\u00eb shnd\u00ebrrimi i Bashkis\u00eb s\u00eb Belshit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb par\u00eb tuaj\u00ebn. Do t\u00eb jet\u00eb vendosja si qytetar t\u00eb par\u00eb nj\u00ebrin prej qytetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb vitytsh\u00ebm n\u00eb pun\u00ebtor\u00eb m\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, njeriun q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb mir\u00eb ju dhe banor\u00ebt e k\u00ebsaj bashkie.<br \/>\nBelshi, Elbasani, Shqip\u00ebria kan\u00eb sot nevoj\u00eb jetike kan\u00eb sot ndryshimin, nevoj\u00eb jetike aq sa ka zogu ajrin p\u00ebr t\u00eb fluturuar. Kan\u00eb sot nevoj\u00eb jetike ndryshimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb djem dhe vajzat, burrat dhe grat\u00eb e Belshit t\u2019i gjinden, t\u2019i japin nj\u00eb krah, mb\u00ebshtetje, vendit, bashkis\u00eb s\u00eb tyre, t\u2019i japin nj\u00eb mb\u00ebshtetje Shqip\u00ebris\u00eb e cila po rrokulliset sot me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse. T\u2019i japin nj\u00eb mb\u00ebshtetje Belshit, Elbasanit dhe Shqip\u00ebris\u00eb, sepse ata po boshatisen si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre.<br \/>\nT\u00eb dashur miq!<br \/>\nKudo q\u00eb shkoj 30-40% e familjar\u00ebve, farefisit, kush\u00ebrinjve, miqve t\u00eb familjeve t\u00eb demokrat\u00ebve, socialist\u00ebve dhe pa parti, jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria. Na mungojn\u00eb, nuk i kemi dhe k\u00ebtu jemi para nj\u00eb momenti t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Do t\u2019ju them vet\u00ebm nj\u00eb moment.<br \/>\nN\u00eb 8 vite jan\u00eb larguar vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen 937 mij\u00eb shqiptar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 80% n\u00ebn 30 vje\u00e7. K\u00ebtu nuk p\u00ebrfshihen ata q\u00eb jan\u00eb larguar n\u00eb SHBA, Kanada dhe vende t\u00eb tjera. N\u00eb 8 vite nga Shqip\u00ebria jan\u00eb larguar nj\u00eb milion.<br \/>\nPor \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo n\u00ebse ne nuk betohemi, nuk vendosim t\u00eb ndryshojm\u00eb me shpejt\u00ebsi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb?<br \/>\nKjo do t\u00eb thot\u00eb se 8 vite t\u00eb tjera, ata 1 milion q\u00eb jan\u00eb larguar, do t\u00eb heqin m\u00eb s\u00eb paku, edhe 1 milion t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo?<br \/>\nDo t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb 16 vite nuk dihet se kush do t\u00eb mbetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb Dumrea nj\u00eb vend p\u00ebr tu braktisur, nj\u00eb bukuri mahnit\u00ebse natyrore, nj\u00eb tok\u00eb e begat\u00eb sa m\u00eb nuk b\u00ebhet, njer\u00ebz pun\u00ebtor\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb sakrific\u00ebs? A \u00ebsht\u00eb Elbasani, Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u2019u braktisur? Kurr\u00ebn e kurr\u00ebs!<br \/>\nPor \u00e7far\u00eb po ndodh? Pse po ikin, pse po braktisin?<br \/>\nPo braktisin, se kjo qeveri q\u00eb ne duhet ta ndryshojm\u00eb sa m\u00eb shpejt po zbaton politika armiq\u00ebsore ndaj shqiptar\u00ebve. Ju jeni fermer\u00eb, por un\u00eb po ju jap vet\u00ebm nj\u00eb shembull. Nuk ka vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb TVSH-n\u00eb 20% p\u00ebr shitjen dhe zero p\u00ebr blerjen e produkteve. A e dini se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb kjo? Do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do prodhues n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb preferoj\u00eb prodhimet e importit dhe jo tuajat.<br \/>\nA e dini se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb kjo? Ky \u00ebsht\u00eb sistem fiskal armiq\u00ebsor ndaj jush, armiq\u00ebsor dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtimin e ligjit. Sepse ligji thot\u00eb 20% n\u00eb blerje dhe 20% n\u00eb shitje. Ligji nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb n\u00eb at\u00eb frym\u00eb. Dhe k\u00ebta \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb, nuk shohin asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 interesave dhe pasurimit t\u00eb tyre dhe nj\u00eb grupi oligark\u00ebsh.<br \/>\nUn\u00eb kurr\u00eb nuk kam qen\u00eb dhe nuk do t\u00eb jem kund\u00ebr t\u00eb pasurve, por kurr\u00eb nuk do t\u2019i mb\u00ebshtes ata n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve. Jo, ta harroj\u00eb kush.<br \/>\nUn\u00eb jam i detyruar n\u00eb moral dhe n\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb mbroj interesat e qytetar\u00ebve, kurse ai mbron interesat e oligark\u00ebve. Ata kan\u00eb m\u00eb leverdi sot t\u00eb punojn\u00eb me importe nga Serbia se sa me prodhimet e Dumres\u00eb. Sepse prodhimet i merr me zero TVSH n\u00eb blerje dhe 20% n\u00eb shitje.<br \/>\nSa jan\u00eb subvencionet? Subvencionet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb 5-8 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb Maqedoni, Kosov\u00eb, Bosnj\u00eb. Nuk po shkoj n\u00eb Europ\u00eb, nuk po ndalem k\u00ebtu me vendet e BE-s\u00eb, jo, por po ndalem me vendet e Rajonit.<br \/>\nPse po ndalem me k\u00ebto vende. Sepse n\u00eb vitin 2013 ne arrit\u00ebm t\u00eb kemi rroga m\u00eb t\u00eb larta se vendet e rajonit. N\u00eb vitin 2013 ne arrit\u00ebm t\u00eb kemi pensionet m\u00eb t\u00eb larta se vendet e rajonit. N\u00eb vitin 2013 ne u b\u00ebm\u00eb eksportues qum\u00ebshti. Nga njer\u00ebzit q\u00eb rrinin me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr nj\u00eb shishe qum\u00ebsht tek dyqani, u b\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb prodhues shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb rajon i qum\u00ebshtit dhe eksportonim n\u00eb disa vende.<br \/>\nN\u00eb vitin 2013 u b\u00ebm\u00eb eksportues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i vez\u00ebve. Nuk po them p\u00ebr zarzavatet, frutat e etj. Pra bujq\u00ebsia shqiptare po ngjitej dhe p\u00ebrs\u00ebri ajo nuk kishte mb\u00ebshtetjen e merituar. Kishte mb\u00ebshtetje, por jo at\u00eb q\u00eb meritonte. Dhe ajo q\u00eb meritonte nuk b\u00ebhej dot sepse, Dumreja dhe e gjith\u00eb Shqip\u00ebria rurale n\u00eb vitet 2005-2013 ka marr\u00eb investime n\u00eb infrastruktur\u00eb, rrug\u00eb, kanalizime, rrug\u00eb t\u00eb dyta t\u00eb treta m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb histori. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 3.2 miliard\u00eb euro investime. Duheshin edhe t\u00eb pakt\u00ebn 2 miliard euro p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00ebr\u00ebsisht infrastruktur\u00ebn rurale. Duhej q\u00eb fermeri aty ku jetonte duhej t\u00eb kishte infrastruktur\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me nj\u00eb lagje qyteti. At\u00ebher\u00eb ai do t\u00eb mendonte t\u00eb nd\u00ebrtonte jet\u00ebn, shkollonte f\u00ebmij\u00ebt, kur t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkoll\u00eb me qytetin, t\u00eb kishte sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor etj., me radh\u00eb.<br \/>\nKjo qe arsyeja q\u00eb subvencionet prek\u00ebn 45 mij\u00eb fermer\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nevojat ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Por ju garantoj se subvencionet tona p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb do t\u00eb subvenciojn\u00eb \u00e7do prodhim bujq\u00ebsor. Do t\u00eb subvencionohet me \u00e7mimin baz\u00eb, \u00e7do d\u00ebmtim natyror i prodhimeve bujq\u00ebsore. Pa diskutim.<br \/>\nJu siguroj se do garantohen sh\u00ebrbime qoft\u00eb t\u00eb orientimit t\u00eb tregut, do garantohet ekstensioni falas, do kontrollohen t\u00eb gjitha imputet p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e tyre. Sh\u00ebrbimi i ekstensionit nuk ekziston, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur fqinji yn\u00eb q\u00eb kemi k\u00ebtu n\u00eb jug, detyron \u00e7do agronom t\u00eb ket\u00eb regjistrin e fermer\u00ebve q\u00eb mbik\u00ebqyr. T\u00eb certifikoj\u00eb me firm\u00eb, prodhimet e tij.<br \/>\nNdaj dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk merren mediat, ky injektoi k\u00ebt\u00eb e ai injektoi at\u00eb. Jo jo, kontroll, ndihm\u00eb mb\u00ebshtetje nga sh\u00ebrbimi i ekstensionit. Sepse t\u00eb shkelmosh mbi prodhimin tuaj, mbi mundin, djers\u00ebn tuaj, e thot\u00eb populli, t\u00eb vret zoti me nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb, se askush at\u00eb prodhim nuk e nxjerr me m\u00eb shum\u00eb mund e djers\u00eb sa fermeri. Ndaj dhe ne na duhet ndryshimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rikthehemi n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ecim si vend normal. T\u00eb rikthehemi n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb ecin vendet fqinj.<br \/>\nMaqedonia jep subvencion p\u00ebr \u00e7do fermer, 230 euro. Kosova n\u00eb rastin e luft\u00ebs dha 400 euro p\u00ebr hektar\u00eb gruri. S\u2019do mend ajo. Taksat mblidhen p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer qytetar\u00eb me rroga, p\u00ebr tu garantuar sh\u00ebrbimin, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ekonomin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb nxitur zhvillimin.<br \/>\nKu shkojn\u00eb sot taksat, ku shkojn\u00eb?<br \/>\nJu d\u00ebgjoni shpesh se korrupsion kishte dhe korrupsion ka. Ka pasur korrupsion dhe askush n\u00eb bot\u00eb korrupsionin gjer tash nuk e ka zeruar, por \u00e7do qeveri e cila p\u00ebrpiqet t\u00eb mbroj\u00eb interesat e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit e ka p\u00ebrpar\u00ebsi absolute.<br \/>\nTani dua t\u00eb b\u00ebjm\u00eb bashk\u00eb nj\u00eb hesap, llogari. N\u00eb vitet 2005-2013, \u00e7do vit t\u00eb ardhurat q\u00eb mblidheshin me taksa po thuajse 2 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb sot, plus borxhi q\u00eb merrej, u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb dyfishuar rrogat, pensionet, p\u00ebr subvencione n\u00eb bujq\u00ebsi, u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pothuaj trefishuar rr\u00ebnj\u00ebt e ullinjve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Dumre dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb 11 mij\u00eb km rrug\u00eb. U p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi 700 sisteme kanalizime dhe uj\u00ebsjell\u00ebsish n\u00eb fshatrat e vendit, p\u00ebr ta sjell\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn dixhitale, q\u00eb f\u00ebmij\u00eb tan\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb ken\u00eb kompjuter, kabinet informatike, q\u00eb kompjuteri t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb moll\u00eb e ndaluar p\u00ebr ta.<br \/>\nPra k\u00ebto ishin disa nga destinacionet. Borxhi sa u rrit? Ishte me qeverin\u00eb socialiste para nesh 58.2%, u rrit n\u00eb 62.6 %, u rrit 4.4 %. Tani jemi k\u00ebtu m\u00eb thoni pak. Borxhi u rrit n\u00eb 107 %, borxhi u rrit n\u00eb k\u00ebto 9 vite me 43% krahasuar me 4%. Cilat rroga u rrit\u00ebn, cilat pensione u rrit\u00ebn, cila vep\u00ebr e madhe u nd\u00ebrtua?<br \/>\nJu garantoj un\u00eb ju dhe duhet ta dini, se nga rruga Quk\u00ebs-Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb gjer te bajpasi i Vlor\u00ebs, gjer t\u00eb rruga Hani i Hotit-Vermosh, bajpasi i Fierit, q\u00eb t\u00eb gjitha kan\u00eb patur financime t\u00eb garantuara nga qeveria q\u00eb dor\u00ebzoi pushtetin. Q\u00eb t\u00eb gjitha.<br \/>\nPor \u00e7far\u00eb ndodhi? K\u00ebta qeveritar\u00eb u v\u00ebrsul\u00ebn si lukuni e pangopur duke vjedhur fondet publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb ju them k\u00ebtu, u them gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Belshit, q\u00eb sipas KLSH-s\u00eb brenda 9 muajve, qeveria e Edi Ram\u00ebs ka vjedhur dhe shp\u00ebrdoruar 122 miliard\u00eb lek\u00eb. 122 miliard\u00eb lek\u00eb mjaftojn\u00eb plot\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb gjitha rrogat n\u00eb Shqip\u00ebri, 130%. Fondi i pagave \u00ebsht\u00eb 97 miliard\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nPo pse nuk ndodh kjo? Rruga q\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrtohej me 1 mln euro km, nd\u00ebrtohet me 6-7. Rruga q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet me 2 mln euro km, nd\u00ebrtohet me 24 mln euro kilometri.<br \/>\nIsha dje n\u00eb Pogradec. Rruga Quk\u00ebs-Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb ka filluar n\u00eb vitin 2011 me financim dhe \u00e7do gj\u00eb t\u00eb gatshme vet\u00ebm t\u00eb eci. 73 mln euro kushtonte, projekti ishte p\u00ebrfunduar dhe gjith\u00e7ka.<br \/>\n\u00c7far\u00eb b\u00ebn\u00eb. P\u00ebr t\u00eb vjedhur than\u00eb prit, ky projekt ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime. Kan\u00eb nevoj\u00eb xhepat e tyre, por banka nuk jep kurr\u00eb kredi pa studiuar projektin. E mor\u00ebn, ndryshuan projektin, sot nga 2013 n\u00eb 2023, pas 10 rruga, kostoja e saj nga 70 ka shkuar n\u00eb 250 mln. Dhe n\u00eb fund k\u00ebta hajdut\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfytyruar, \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar vjedhjet. P\u00ebr t\u00eb shtuar 50 mln dollar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, ndoq\u00ebn jo projektin, por trajektore t\u00eb cilat nuk u puq\u00ebn rrug\u00ebt nj\u00ebra me tjetr\u00ebn. Dol\u00ebn me disnivel n\u00eb Trebinj\u00eb, 14 metra n\u00eb Zv\u00ebrnack\u00eb, 6-7 metra. Dhe tani duhet ta zgjasim, duhet ti sillemi rrotull q\u00eb ti puqim dy segmentet e rrug\u00ebve. Por nuk ka hajdut\u00eb m\u00eb t\u00eb shpifur se k\u00ebta.<br \/>\nF\u00ebmij\u00ebt tuaj ikin, sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor shkat\u00ebrrohet, arsimi po falimenton, kurse k\u00ebta kur nuk gjejn\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vjedhur, merren vesh, ti ec n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ky tjetri n\u00eb drejtim tjet\u00ebr dhe pastaj na del disniveli 14 metra dhe pastaj vrapojn\u00eb e marrin edhe 50 mln t\u00eb tjera hua, q\u00eb i paguajn\u00eb qytetar\u00ebt.<br \/>\nUn\u00eb ju dhash\u00eb ju k\u00ebto shembuj, por u them un\u00eb ju, se specialist\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb ekonomis\u00eb, kan\u00eb gjetur se n\u00eb punime publike k\u00ebta vjedhin edhe deri n\u00eb 90% t\u00eb kostos q\u00eb shpenzohet.<br \/>\nN\u00eb Tiran\u00eb nd\u00ebrtohen shkolla 6 mln euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ajo shkoll\u00eb n\u00eb Berlin, Paris, Rom\u00eb e kudo, kushton 690 mij\u00eb euro. Ka manuale nd\u00ebrtimi. Kush merret me nd\u00ebrtim e di, ka manuale, t\u00eb cilat nxjerrin kostot dhe \u00e7do gj\u00eb.<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb apel p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb Dumres\u00eb t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr ndryshimin, a mundet t\u00eb ecet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb symbyllas. Un\u00eb besoj se nga secili prej nesh nj\u00eb thirrje e brendshme duhet t\u00eb na ftoj\u00eb, t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin.<br \/>\nHidhni pak syt\u00eb, n\u00eb 10 vite a dini ju ndonj\u00eb investitor t\u00eb madh q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb investuar qindra milion\u00eb, apo miliarda? As dhe nj\u00eb i vet\u00ebm. Asnj\u00eb. Ja ku e keni, u nd\u00ebrtua TAP-i, projekti m\u00eb i madh energjetik i Europ\u00ebs dhe ju duhet ta dini se TAP-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt aktualisht me r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe strategjike p\u00ebr Europ\u00ebn. Por k\u00ebtu n\u00eb Dumre, TAP-i ka depozitat e ardhshme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gazit n\u00eb rajon. Po.<br \/>\nJu keni Devollin, kaskad\u00ebn. U p\u00ebrfundua Banja, se nj\u00eb pjes\u00eb ishte e nd\u00ebrtuar, Moglica. Por Banja \u00ebsht\u00eb kompleks hidro-energjitik, \u00ebsht\u00eb kompleks energjetik dhe vadit\u00ebs. Banja u nd\u00ebrtua vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb jet\u00eb furnizuesi m\u00eb madhor vadit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. A kan\u00eb shpenzuar nj\u00eb qindark\u00eb k\u00ebta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Asnj\u00eb t\u00eb vetme. A kan\u00eb shpenzuar nj\u00eb qindark\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga TAP? Shikoni si vjedhin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme.<br \/>\nTAP-i ka n\u00eb kontrat\u00eb daljen n\u00eb Seman dhe n\u00eb Fier. Dalja e Semanit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar termocentral me gaz, por ne e kemi n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb Vlor\u00eb kemi nj\u00eb termocentral q\u00eb \u00ebsht\u00eb me naft\u00eb, por kthehet me gaz. \u00c7far\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebta? N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shtronin tubin Seman-Vlor\u00eb dhe i gjith\u00eb jugu do t\u00eb kishte nj\u00eb burim t\u00eb fuqish\u00ebm energjie q\u00eb do t\u00eb amortizonte t\u00eb gjith\u00eb distanc\u00ebn q\u00eb jugu ka me digat e veriut. Jo, do ta b\u00ebjm\u00eb me gaz t\u00eb l\u00ebng\u00ebt t\u00eb marr\u00eb nga anije dhe ky TEC q\u00eb ka kushtuar 115 mln euro, kredi t\u00eb marra Banka Bot\u00ebtore, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb me gaz, kushton 120 mln dollar\u00eb. A nuk \u00ebsht\u00eb ky krim, pla\u00e7kitje, nj\u00eb turp?!<br \/>\nJa pra, prandaj nuk rriten rrogat, pensionet, prandaj shkat\u00ebrrohen shkollat, shkat\u00ebrrohen rrug\u00ebt, spitalet. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb secili prej nesh t\u00eb ulet me \u00e7do socialist, demokrat, t\u00eb pa parti dhe t\u2019i shtroj\u00eb k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb cilat n\u00ebse ne nuk firmosim ndryshimin n\u00eb 14 maj, do vijn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Do na p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Shqip\u00ebria.<br \/>\nK\u00ebta e kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pabesuesh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt. K\u00ebta kan\u00eb shnd\u00ebrruar pasurit\u00eb tona n\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<br \/>\nA e mor\u00ebt vesh ju? E shkarkoi at\u00eb Artan Lamen. Boll m\u00ebkate ka b\u00ebr\u00eb ai, por nj\u00eb gj\u00eb e b\u00ebri, nuk firmosi p\u00ebr portin e Durr\u00ebsit, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjedhje e tmerrshme, sepse i jepet klanit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Alabarit 820 mij\u00eb metra katror\u00eb, sepse jepet porti mij\u00ebra vje\u00e7ar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb Edi Rama sheiku i Dubait, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai \u00ebsht\u00eb pasuria num\u00ebr 1 publike e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\nPra, mund t\u00eb listojm\u00eb gjat\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, por k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb v\u00ebrteta.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ka ndodhur?<br \/>\nKa futur drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb thes, e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb seksion t\u00eb PS-s\u00eb me ndihm\u00ebn e Soros. Absolutisht. Merrni djeg\u00ebsat. 420 mln euro. Edi Rama ka firmosur n\u00eb shkelmin t\u00eb ligjeve t\u00eb cilat nuk njohin kurr\u00eb procedur\u00eb legjitime, negociat\u00ebn e mbyllur.<br \/>\nNegociata e mbyllur \u00ebsht\u00eb vjedhje e mir\u00ebfillt\u00eb, ai q\u00eb i p\u00ebrdor parat\u00eb tuaja me negociata e mbyllur \u00ebsht\u00eb duke i vjedhur se nuk b\u00ebhet kurr\u00eb ndryshe.<br \/>\nN\u00eb Elbasan ky kryetari i bashkis\u00eb, me taksat tuaja paguan dyfishin p\u00ebr plehrat, por asnj\u00eb nuk digjet m\u00eb, t\u00eb gjitha derdhen n\u00eb Shkumbin. 26 mln euro taksa tuaja, djers\u00eb e juaj jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr djeg\u00ebsin e Elbasanit. Por ku jan\u00eb? N\u00eb xhepat e qeveritar\u00ebve, aty u instalua nj\u00eb hekurishte dhe e ne tham\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhim i viteve \u201870 i dal\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimi. Erdh u instalua, punoi disa muaj dhe tani plehrat derdhen n\u00eb Shkumbin.<br \/>\nPo n\u00eb Tiran\u00eb? Nuk ekziston askund gjurm\u00eb t\u00eb djeg\u00ebsit 120 mln euro. Qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs paguajn\u00eb 29 euro p\u00ebr ton plehra, sepse kjo \u00ebsht\u00eb tarifa kur ato digjen. Asnj\u00eb kilogram nuk digjet, ato depozitohen dhe paguhet nj\u00eb \u00e7mim nga 11 euro n\u00eb 29 euro. Ato i rr\u00ebmben, i pla\u00e7kit, Edi Rama, Erion Veliaj dhe i \u00e7on n\u00eb konto ofshore.<br \/>\nDrejt\u00ebsia merret kontrollon zonj\u00ebn e Arben Ahmetaj. Ta kontrolloj\u00eb 100 her\u00eb, nuk kam asnj\u00eb kund\u00ebrshtim. Por ajo e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u2019u hedhur hi syve, ju qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos hetuar, Arben Ahmetajn, Edi Ram\u00ebn, Erion Veliajn, si hajdut\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre qindra milion\u00eb t\u00eb djeg\u00ebsave. Sepse ajo merr urdhra ekzekutiv\u00eb nga Edi Rama.<br \/>\nT\u00eb dashur miq!<br \/>\n14 maji \u00ebsht\u00eb dit\u00eb kushtrimi p\u00ebr ndryshim, sepse ne jemi populli q\u00eb kemi vuajtur m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do popull tjet\u00ebr nga diktatura moniste. Monizmat jan\u00eb tragjedira t\u00eb v\u00ebrteta komb\u00ebtare, t\u00eb \u00e7far\u00eb do natyre qofshin ato, marksiste-leliniste, teokratike apo banditeske, apo mobokratike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky i joni.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodh k\u00ebtu? T\u00eb gjitha pushtetet jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb gjitha. Tragjikisht nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb pamohueshme ka k\u00ebtu edhe PD, edhe ish-kryetari.<br \/>\nSepse n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2019, ai vendosi t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb partin\u00eb nga zgjedhjet. Sot n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb demokrat\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb qeveritar vendor, tjer\u00eb jo e jo, dhe ky \u00ebsht\u00eb kryetari i bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, kaq kemi. Nuk kemi nj\u00eb k\u00ebshilltar, nuk kemi asgj\u00eb. Por ne po b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka dhe do fitojm\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb po ndodh? Edi Rama me q\u00ebllim q\u00eb ne t\u00eb mos futemi n\u00eb zgjedhje, me nj\u00eb akt po kaq primitiv sa et\u00ebrit e tij, sa i ati i tij q\u00eb firmoste t\u00eb varej n\u00eb litar Havzi Nelaj, sepse shkruante vjersha p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, sa daja i tij q\u00eb k\u00ebrkonte n\u00eb plenumin e 11 dhjetorit t\u00eb vitit \u201890, futjen e tankeve dhe mitralozave tek student\u00ebt, Edi Rama i zuri \u2018pusi\u2019, pluralizmit, Partis\u00eb Demokratike, dhe b\u00ebri gjith\u00e7ka ta p\u00ebrjashtoj\u00eb nga zgjedhjet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim ndaj opozit\u00ebs ai kontraktoi si vras\u00ebs me pages\u00eb krye-zbuluesin e FBI, e institucionit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm hetimor dhe zbulimor t\u00eb planetit, McGonigal.<br \/>\nE kontraktoi at\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hetime, privatisht jo zyrtarisht, e pagoi 225 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb dihen, se t\u00eb tjerat akoma nuk jan\u00eb zbuluar. Cili ishte rezultati? Rezultati q\u00eb ish-kryetarit ju hap proces, u dor\u00ebzua dhe u mor peng nga Edi Rama. Ua them un\u00eb ju. Lulzim Basha, duke mos treguar burimin e parave, duke mos patur dokumentet e rrug\u00ebs me t\u00eb cilat i ka transferuar ato, n\u00eb \u00e7do ligj t\u00eb bot\u00ebs d\u00ebnohet p\u00ebr larje parash.<br \/>\nN\u00eb \u00e7do ligj dhe jua them k\u00ebtu, pyetjen kur mua m\u00eb erdhi ambasadori amerikan, i them m\u00eb thuaj pak: K\u00ebto transaksione si i ke b\u00ebr\u00eb ti, a i ke respektuar ligjet? Sepse paraja duhet t\u00eb vije sipas ligjit. Shum\u00eb n\u00eb rregull, tha ai. Epo, thash jurist \u00ebsht\u00eb ky. Ai asnj\u00eb rregull, dhe nga kontrolli i auditit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Partia Demokratike del se 25 mij\u00eb dollar\u00ebt jan\u00eb transferuar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet, por 700 mij\u00eb dollar\u00ebt, absolutisht, asnj\u00eb prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb ark\u00ebn e partis\u00eb dhe as ka dal\u00eb nga arka e partis\u00eb. E di ai dhe Edi Rama se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me to. E mori peng dhe k\u00ebrkonte ta mbante fasad\u00eb, erdh\u00ebn tek un\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb po nuk u fituan k\u00ebto zgjedhje, \u00e7far\u00eb mendon ti p\u00ebr nj\u00eb koalicion mes PD dhe PS? Jo i thash\u00eb un\u00eb, nuk jam dakord, nuk jam sepse kjo do ishte nj\u00eb dram\u00eb e madhe. At\u00ebher\u00eb qytetar\u00ebt do ngeleshin pa avoket\u00ebr, kush do i mbronte ata? Qeveritar\u00ebt vidh, vidh, vidh dhe ata do t\u00eb shkat\u00ebrroheshin. Me Edi Ram\u00ebn nuk qeveriset, por \u00e7far\u00eb do b\u00ebsh m\u00eb than\u00eb? Do ngrihemi k\u00ebt\u00eb nuk e pranojm\u00eb.<br \/>\nDhe kjo ishte e mjaftueshme q\u00eb McGonigal me Edi Ram\u00ebn dhe me Soros t\u00eb sanksiononin dhe menduan se k\u00ebshtu I dhan\u00eb nj\u00eb goditje fatale Partis\u00eb Demokratike, d\u00ebshtuan. Ja ku \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike, ja ku jan\u00eb demokrat\u00ebt, m\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb se kurr\u00eb. Por, Edi Rama dhe McGonigal nuk ishin vet\u00ebm, McGonigal dhe shkuar tij, u soll ajo \u00e7far\u00eb un\u00eb e quaj guvernatorja, e cila n\u00eb shkelmim flagrant t\u00eb parimeve kushtetuese t\u00eb vendit t\u00eb saj dhe vendit tim i ka lejuar vetes m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb papranueshme dhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme t\u00eb shkoj\u00eb dhe t\u00eb hyj\u00eb te gjykat\u00ebsit.<br \/>\nMe dhjet\u00ebra qindra her\u00eb, e keni d\u00ebgjuar ju zonj\u00ebn t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, tani n\u00eb emrin tuaj t\u2019i shtroj nj\u00eb pyetje: I deshe p\u00ebr vete k\u00ebta gjykat\u00ebs apo p\u00ebr shqiptar\u00ebt? Kjo \u00ebsht\u00eb, sepse n\u00ebse i doje p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nuk i p\u00ebrdorje si vras\u00ebs t\u00eb pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse i doje p\u00ebr shqiptar\u00ebt, e ngrije z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb gjitha aferat korruptive t\u00eb Ram\u00ebs, por bashk\u00eb me Edi Ram\u00ebn jeni t\u00eb lidhur n\u00eb dosje korruptive dhe shqiptar\u00ebt do vazhdojn\u00eb t\u00eb vendosin pluralizmin.<br \/>\nDo fitojm\u00eb me 14 Maj, do p\u00ebrmbysim k\u00ebt\u00eb regjim!<br \/>\n\u00c7do demokrati dhe demokrateje t\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i them sonte se ora e kthjellt\u00ebsis\u00eb dhe e integritetit ka ardhur p\u00ebr secilin prej nesh. N\u00ebse ne jemi partia e vlerave dhe n\u00ebse jemi atdhetar\u00eb e mbrojt\u00ebs t\u00eb interesit komb\u00ebtar, n\u00ebqoft\u00ebse ne kemi t\u00eb parin qytetarin dhe dinjitetin e tij, ne kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb loj\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, k\u00ebtij antishqiptari q\u00eb po rr\u00ebnon Shqip\u00ebrin\u00eb vet\u00eb dhe me mafien nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb paguar prej tij.<br \/>\nNdaj dhe le ta shnd\u00ebrrojm\u00eb ne 14 Majin n\u00eb dit\u00ebn e triumfit t\u00eb vlerave n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb dit\u00ebn e ndryshimit t\u00eb madh, n\u00eb dit\u00ebn e \u00e7eljes s\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr rivendosjen e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr rivendosjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shina normale, p\u00ebr t\u00eb kthyer pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve, fondet e tyre publike n\u00eb rroga, pensione, shkolla, rrug\u00eb, mb\u00ebshtetje p\u00ebr ekonomin\u00eb, p\u00ebr biznesi, p\u00ebr fermat. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me pasuri p\u00ebrrallore, me njer\u00ebz pun\u00ebtor\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb kam bindjen se 14 Maji do jet\u00eb dita e kthes\u00ebs s\u00eb madhe, dita e ndryshimit t\u00eb madh!<br \/>\nRrofshi ju, rrofshin banor\u00ebt e Dumres\u00eb dhe mbar\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb.<br \/>\nFaleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb BELSH, BEDRI QYPI T\u00eb dashur, demokrate e demokrat\u00eb, banor\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Belshit, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, zonja e zot\u00ebrinj! S\u00eb pari p\u00ebrsh\u00ebndetjen m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb ndaj jush, ndaj t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Dumres\u00eb kudo q\u00eb jan\u00eb sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":40213,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40212"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40212"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40212\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}