{"id":40112,"date":"2023-03-13T11:13:29","date_gmt":"2023-03-13T11:13:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=40112"},"modified":"2023-03-13T11:13:29","modified_gmt":"2023-03-13T11:13:29","slug":"josifi-olsi-rama-tre-kompani-235-mije-te-mashtruar-ne-burse-miliarda-euro-zhvatje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/13\/josifi-olsi-rama-tre-kompani-235-mije-te-mashtruar-ne-burse-miliarda-euro-zhvatje\/","title":{"rendered":"Josifi-Olsi Rama, tre kompani, 235 mij\u00eb t\u00eb mashtruar n\u00eb burs\u00eb, miliarda euro zhvatje"},"content":{"rendered":"<p>Kompanit\u00eb e \u2018call center\u2019-ave t\u00eb lidhura me nj\u00eb ish-zyrtar t\u00eb lart\u00eb politik shqiptar u b\u00ebn\u00eb shtylla operative e nj\u00eb rrjeti kriminal nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili mashtroi gjat\u00eb pes\u00eb viteve qindramij\u00ebra viktima n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, duke u zhvatuar miliarda euro.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 n\u00ebntor 2018, nj\u00eb grua u paraqit n\u00eb stacionin e policis\u00eb \u201cMossos d\u2019Esquadra\u201d n\u00eb qytez\u00ebn e Puigcerdas n\u00eb rajonin e Katalunj\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Spanj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb denoncim kund\u00ebr nj\u00eb kompanie investimesh n\u00eb burs\u00eb, pasi kishte r\u00ebn\u00eb pre e mashtrimit.<\/p>\n<p>Merce Puig Ribot i tha hetuesve se nj\u00eb investim fillestar prej 250 eurosh n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb \u2018Universe Markets\u2019 ishte fryr\u00eb n\u00eb nj\u00eb humbje, q\u00eb i kishte kushtuar m\u00eb shum\u00eb se 560 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 22 prill 2022, Ribot u shfaq p\u00ebrs\u00ebri para hetuesve duke deklaruar se kishte humbur edhe 291 mij\u00eb euro t\u00eb tjera, pasi ishte kontaktuar nga nj\u00eb studio e pretenduar ligjore, e cila ishte n\u00eb dijeni t\u00eb mashtrimit t\u00eb par\u00eb dhe kishte premtuar q\u00eb t\u2019i rikuperonte parat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit mashtrim t\u00eb kryer nga e nj\u00ebjta organizat\u00eb,\u201d shkruajn\u00eb hetuesit n\u00eb dosjen hetimore t\u00eb siguruar nga BIRN.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet gjurmimit t\u00eb rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjoll\u00eb arrit\u00ebn t\u2019i gjeolokonin adresat e protokollit t\u00eb internetit (IP) nga ku funksiononte platforma \u2018universe-markets.com\u2019 n\u00eb Shqip\u00ebri, Ukrain\u00eb dhe Serbi.<\/p>\n<p>Ata gjithashtu zbuluan nj\u00eb duzin\u00eb platformash mashtruese t\u00eb ngjashme \u2013 t\u00eb krijuara nga nj\u00eb organizat\u00eb kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare e njohur si \u2018Milton Group\u2019, e cila p\u00ebrdorte qendra thirrjesh [call centers] dhe operator\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni t\u00eb Veriut dhe Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Eurojust, organizata kriminale ka mashtruar qindramij\u00ebra viktima prej vitit 2018, duke siguruar t\u00eb ardhura me vler\u00eb 50 milion\u00eb euro \u00e7do tremujor.<\/p>\n<p>Me 8 dhe 9 n\u00ebntor 2022, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posca\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lidhura me \u2018Milton Group\u2019 dhe arrestoi 4 t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto qendra jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tre kompanive t\u00eb lidhura me biznesmenin Amant Josifi, nj\u00eb ish-k\u00ebshilltar politik i ministres s\u00eb Jashtme, Olta Xha\u00e7ka gjat\u00eb koh\u00eb q\u00eb ajo drejtonte Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, dhe ish-partner biznesi i v\u00ebllait t\u00eb kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.<\/p>\n<p>Josifi nuk ishte mes t\u00eb arrestuarve nga operacioni policor, edhe pse \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga autoritet spanjolle. Ai nuk ishte i arritsh\u00ebm p\u00ebr koment. Znj. Xha\u00e7ka ia referoi pyetjet p\u00ebr rekrutimin e tij Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Olsi Rama nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment nga BIRN.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se Josifi kishte sh\u00ebrbyer si k\u00ebshilltar nga muaji dhjetor 2018 deri n\u00eb maj 2020.<\/p>\n<p><strong>Inxhinieria sociale<\/strong><\/p>\n<p>Skemat e mashtrimit financiar n\u00ebp\u00ebrmjet \u2018call center\u2019-ave u shfaq\u00ebn fillimisht n\u00eb Izrael n\u00eb form\u00ebn e investimeve n\u00eb Forex n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ashtuquajturave \u2018opsione binare\u2019 dhe u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb pasi u shpall\u00ebn ta paligjshme n\u00eb vitin 2017 nga Tel Avivi, duke marr\u00eb forma t\u00eb ndryshme, si investime n\u00eb burs\u00eb dhe kriptovaluta.<\/p>\n<p>\u2018Milton Group\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale transnacionale e dyshuar si e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nga viti 2016.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet qendrave t\u00eb thirrjeve telefonike t\u00eb shtrira n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, pjestar\u00ebt e k\u00ebtij grupi kriminal u prezantohen viktimave potenciale si operator\u00eb burse dhe ofrohen t\u2019i ndihmojn\u00eb q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve t\u00eb vogla. Ndryshe nga sa premtojn\u00eb, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet teknikave t\u00eb inxhinieris\u00eb sociale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb operator i nj\u00eb qendre t\u00eb thirrjeve telefonike mashtruese nga Tirana, i cili foli n\u00eb kushtet e anonimatit, i shpjegoi BIRN se qendra ku ai punonte ndahej n\u00eb tre departamente dhe tavolina sipas gjuh\u00ebve t\u00eb huaja t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Departamenti i par\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga t\u00eb pun\u00ebsuar q\u00eb kishin rolin si \u2018broker\u2019, t\u00eb cil\u00ebt telefonin numra t\u00eb zgjedhur rast\u00ebsisht p\u00ebr t\u2019i bindur q\u00eb t\u00eb investonin. Brokeri m\u00eb pas ia kalonte viktimat departamentit t\u00eb \u2018aperturave\u2019, i cili merrej me hapjen e depozit\u00ebs dhe derdhjen e parave. Mbasi klienti b\u00ebnte depozit\u00ebn e par\u00eb, ai kalonte n\u00eb departamentin e \u2018account manager\u2019, i cili ishte konsultenti financiar q\u00eb b\u00ebnte analiz\u00eb t\u00eb tregjeve financiare dhe e bindte klientin t\u00eb investonte sa m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Operator\u00ebt i prezantoheshin viktimave t\u00eb tyre me emra t\u00eb rrem\u00eb dhe fillimisht i b\u00ebnin disa pyetje p\u00ebr t\u00eb krijuar profilin, p\u00ebrpara se t\u00eb ofrohej sh\u00ebrbimi p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb skemat fiktive t\u00eb investimeve. Sipas operatorit nga Tirana, telefonata b\u00ebheshin nga broker t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs, por kompania nuk pranonte depozita nga shtetas shqiptar\u00eb me banim n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr teknikat q\u00eb operator\u00ebt e qendrave t\u00eb thirrjeve p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u2019i bindur viktimat q\u00eb t\u00eb investonin n\u00eb skemat mashtruese, ishte shfryt\u00ebzimi i mosbesimit q\u00eb shum\u00eb prej tyre kishin ndaj bankave dhe konsulent\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb institucione financiare, si dhe premtimi p\u00ebr fitime t\u00eb shpejta.<\/p>\n<p>\u201cU thoja se te sh\u00ebrbimi q\u00eb ofrojm\u00eb ne, \u00ebsht\u00eb klienti ai q\u00eb drejton parat\u00eb e tij dhe fitimi ishte [t\u00ebrhiqej] brenda muajit, brenda dit\u00ebs, jav\u00ebs, kurdo q\u00eb ai t\u00eb zgjidhte,\u201d kujtoi ish-punonj\u00ebsi i \u2018call center\u2019-it, nd\u00ebrsa shtoi se ndryshe nga bankat, klient\u00ebve u premtohej deri n\u00eb 100 p\u00ebr qind norm\u00eb kthimi mbi investimin e tyre.<\/p>\n<p>Sipas operatorit, n\u00eb qendr\u00ebn e thirrjeve ku ai punonte n\u00eb Tiran\u00eb kishte qindra t\u00eb pun\u00ebsuar, por ata p\u00ebrb\u00ebnin vet\u00ebm maj\u00ebn e ajsbergut t\u00eb nj\u00eb industrie mashtrimi t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>\u201cKa qindra t\u00eb tilla n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, Elbasan, Shkod\u00ebr,\u201d pohoi ai.<\/p>\n<p><strong>Lidhje politike<\/strong><\/p>\n<p>Procedurat hetimore t\u00eb realizuara n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebp\u00ebrmjet let\u00ebr-porosis\u00eb s\u00eb d\u00ebrguar nga autoritetet spanjolle, kan\u00eb zbuluar 10 qendra thirrjesh t\u00eb lidhura me 24 platforma mashtruese t\u00eb investimeve. Sipas dokumenteve t\u00eb SPAK t\u00eb para nga BIRN, mbas tre kompanive kryesore mashtruese q\u00ebndron biznesmeni 33-vje\u00e7ar, Amant Josifi.<\/p>\n<p>Sipas profilit t\u00eb botuar n\u00eb nj\u00eb faqe personale interneti, Josifi ka sh\u00ebrbyer deri n\u00eb vitin 2020 si k\u00ebshilltar p\u00ebr NATO-n i ish-ministres s\u00eb Mbrojtjes, Olta Xha\u00e7ka, e cila mban tani funksionin e Ministres p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme dhe Evrop\u00ebn. Edhe n\u00eb faqen e tij n\u00eb rrjetin social \u2018LinkedIn\u2019, Josifi prezantohet si k\u00ebshilltar i Ministrit t\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, Josifi ka themeluar s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb e kryeministrit, Olsi Rama dhe biznesmenin Endri Meksi, kompanin\u00eb Pegasus Communcations Shpk. Ai i ka shitur aksionet e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen e tij biografike n\u00eb internet, Josifi e prezanton veten si djali i nj\u00eb biznesmeni, i arsimuar n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr shkenca politike dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cSi djali i nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsi n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, ai ka qen\u00eb i apasionuar pas bot\u00ebs s\u00eb biznesit q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl,\u201d shkruhet n\u00eb biografin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit dhe njohurive (ai u regjistrua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr doktoratur\u00eb n\u00eb Franc\u00eb), Ministri i Mbrojtjes i besoi detyr\u00ebn e k\u00ebshilltarit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me NATO-n, deri n\u00eb vitin 2020, \u201d shton biografia e sip\u00ebrmarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zbuluar lidhjet midis \u2018call centerave\u2019 n\u00eb Shqip\u00ebri dhe faqeve mashtruese t\u00eb investimeve t\u00eb \u2018Milton Group\u201d, hetuesit spanjoll\u00eb kan\u00eb analizuar miliona emaile t\u00eb d\u00ebrguara n\u00ebp\u00ebrmjet dhjetra plaformash t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza e 3 milion\u00eb emaileve evidentohet nd\u00ebrlidhja e platformave \u2018call center\u2019 me kompanit\u00eb e tjera t\u00eb lidhura me organizat\u00ebn kriminale me shtrirje nd\u00ebrkomb\u00ebtare,\u201d shkruajn\u00eb prokuror\u00ebt n\u00eb dokumentet hetimore t\u00eb para nga BIRN.<\/p>\n<p>Nga analiza e k\u00ebtyre emaileve, hetuesit kan\u00eb identifikuar 235,942 viktima potenciale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, gati nj\u00eb e treta e tyre me banim n\u00eb Gjermani. Operatori nga Tirana q\u00eb foli p\u00ebr BIRN tha se punonj\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u00eb \u2018call center\u2019-ave ishin n\u00eb dijeni q\u00eb klient\u00ebt e tyr\u00eb mashtrohen.<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht kam pasur shum\u00eb momente, kur d\u00ebgjoja klient\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kishin humbur kursime, t\u00eb cil\u00ebt ishin divorcuar, shkat\u00ebrruar familjen dhe kan\u00eb qen\u00eb raste q\u00eb un\u00eb mendova t\u00eb hiqja dor\u00eb, p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb shikoja,\u201d tha operatori. \u201cNuk doja ta vijoja m\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompanit\u00eb e \u2018call center\u2019-ave t\u00eb lidhura me nj\u00eb ish-zyrtar t\u00eb lart\u00eb politik shqiptar u b\u00ebn\u00eb shtylla operative e nj\u00eb rrjeti kriminal nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili mashtroi gjat\u00eb pes\u00eb viteve qindramij\u00ebra viktima n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, duke u zhvatuar miliarda euro. M\u00eb 14 n\u00ebntor 2018, nj\u00eb grua u paraqit n\u00eb stacionin e policis\u00eb \u201cMossos d\u2019Esquadra\u201d n\u00eb qytez\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":40113,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40112"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40112"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40112\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}