{"id":40092,"date":"2023-03-13T09:34:30","date_gmt":"2023-03-13T09:34:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=40092"},"modified":"2023-03-13T09:34:30","modified_gmt":"2023-03-13T09:34:30","slug":"todo-sobres-mi-padres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/13\/todo-sobres-mi-padres\/","title":{"rendered":"Todo sobres mi padres"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shum\u00eb vite, pak vetmi. Djali i Gabriel Garcia Marquez (dhe i Mercedes) na \u00e7on prapa kuintave t\u00eb nj\u00eb familjeje \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb lumtur. Deri n\u00eb lamtumir\u00ebn e dyfisht\u00eb. Intervista.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-40094\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/tod-279x300.jpg\" alt=\"\" width=\"279\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/tod-279x300.jpg 279w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/tod.jpg 331w\" sizes=\"(max-width: 279px) 100vw, 279px\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb pas vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve u thot\u00eb atyre lamtumir\u00eb, midis mij\u00ebra dyshimeve dhe deri paksa turpi, nj\u00eb lib\u00ebr i shkurt\u00ebr, i prer\u00eb, i sinqert\u00eb, emocionues dhe i thell\u00eb mbi muajt e tyre t\u00eb fundit n\u00eb jet\u00eb. Ky djal\u00eb \u00ebsht\u00eb Rodrigo Garc\u00eda, regjisor dhe producent televiziv e kinematografik dhe k\u00ebta prind\u00ebr jan\u00eb jo m\u00eb pak se Mercedes Barcha Prado dhe Gabriel Garc\u00eda M\u00e1rquez, nobelisti kolombian, nd\u00ebr shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb shekullit t\u00eb XX, autor i \u201c100 viteve vetmi\u201d, nj\u00eb roman q\u00eb ka ndryshuar imagjinat\u00ebn e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs mbi nj\u00eb kontinent t\u00eb t\u00ebr\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb lexuar nga rreth 100 milion burra e gra, nd\u00ebrsa fshati Macondo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vendi letrar m\u00eb real se shum\u00eb qytete t\u00eb Tok\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cLamtumir\u00eb Gabo dhe Mercedes\u201d, p\u00ebrkthyer nga Giulia Poerio p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb \u201c Mondadori\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ditar i mbushur me kujtime dhe ndjenja, nj\u00eb rr\u00ebfim q\u00eb nuk kursen vizionin mbi shtratin e vdekjes s\u00eb babait t\u00eb vdekur q\u00eb mezi zbret n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb apo dhimbjen apo tronditjen p\u00ebrball\u00eb arkivolit q\u00eb hyn n\u00eb furr\u00eb p\u00ebr kremim. Me pak fjal\u00eb, ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lamtumir\u00eb e dhembshur dhe me cip\u00eb nga prind\u00ebrit e tij n\u00eb mish e kocka, jo nga personazhet e famsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb. E megjithat\u00eb Rodrigo Garc\u00eda shkruan: \u00abProvoj hutim pasi po mendoj t\u00eb mbaj sh\u00ebnime, turp sepse po mbaj sh\u00ebnime, hidh\u00ebrim ndaj vetes teksa po i rishikoj k\u00ebto sh\u00ebnime. Ajo q\u00eb e b\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen t\u00eb trazuar nga pik\u00ebpamja emotive \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb im at\u00eb ishte njeri i famsh\u00ebm. Prapa nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkruar mund t\u00eb fshihej tentativa e rritjes s\u00eb fam\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb vulgariteti\u00bb. \u00abPo, kam qen\u00eb vazhdimisht i z\u00ebn\u00eb nga dyshimet\u00bb, na konfirmon Rodrigo.<\/p>\n<p>\u00abKur im at\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi nga spitali, tashm\u00eb pa shpres\u00eb, kam reaguar duke mbajtur sh\u00ebnime mbi at\u00eb q\u00eb po ndodhte. Nga kjo struktura e librit, me kapituj t\u00eb vegj\u00ebl, nganj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb paragraf t\u00eb vet\u00ebm, por nuk e kisha absolutisht iden\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja me k\u00ebto sh\u00ebnime. Kur Gabo vdiq, duke u kthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Los Angeles, kam shkruar gjith\u00e7ka me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe, n\u00eb anglisht, pasi zakonisht nuk shkruaja n\u00eb spanjisht. Edhe at\u00ebhere nuk e dija n\u00eb do ta botoja k\u00ebt\u00eb tekst apo jo; p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, isha i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ime m\u00eb nuk do t\u00eb ishte kurr\u00eb dakord. At\u00ebhere e kam v\u00ebn\u00eb menjan\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb, deri n\u00eb vdekjen e saj, m\u00eb 2020, n\u00eb kulmin e pandemis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kam kuptuar se cila ishte v\u00ebrtet tema q\u00eb m\u00eb interesonte: jo ajo e babait t\u00eb famsh\u00ebm, por ajo e lamtumir\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve. Megjithat\u00eb kisha akoma dyshime. Pasiguri, ia kam lexuar tim v\u00ebllai, ime shoqeje, kunat\u00ebs time dhe disa miqve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb inkurajuar, por deri 5 dit\u00eb p\u00ebrpara se libri t\u00eb dilte m\u00eb ka ardhur nj\u00eb sulm pendimi, ndjenj\u00eb faji\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Por \u00e7far\u00eb babai ka qen\u00eb p\u00ebr ju Gabriel Garc\u00eda M\u00e1rquez?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNj\u00eb baba shum\u00eb i pranish\u00ebm, pasi ka punuar gjithmon\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk e ka pasur kurr\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb, as kur jetonim n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Barcelon\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb vinim n\u00eb Meksik\u00eb. I p\u00eblqente q\u00eb t\u00eb hanim bashk\u00eb \u00e7do dit\u00eb, ishte thuajse e detyrueshme. Po, ka qen\u00eb nj\u00eb baba shum\u00eb i pranish\u00ebm, sidomos p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk kishte pasur nj\u00eb raport shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me babain e tij. Pastaj, kur kam mbushur 16, 17 vje\u00e7, jetonte shum\u00eb jet\u00ebn e tij, edhe pse pyeste gjithmon\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebnim, si shkonim n\u00eb shkoll\u00eb e t\u00eb tjera. Natyrisht, si t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb famsh\u00ebm, e kam pasur gjithnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb mbaja n\u00eb kok\u00ebn time babain e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb adoleshenc\u00ebs time, babain e famsh\u00ebm, shkrimtarin, shum\u00ebfisht\u00ebsin\u00eb e identiteteve t\u00eb tij. Fama dhe talenti i tij e b\u00ebnin at\u00eb persona t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u2019i integruar n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb impenjohem shum\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb kujtoni nga zakonet e babait tuaj kur shkruante? Si ishte atmosfera n\u00eb sht\u00ebpi?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, punonte nga ora 9 e m\u00ebngjesit deri m\u00eb 14 e 30, teksa ne ishim n\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb nuk nd\u00ebrhynim me aktivitetet e tij dhe sht\u00ebpia p\u00ebr ne nuk duhej t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb lloj vendi i shenjt\u00eb i heshtur. Ajo q\u00eb kujtoj mir\u00eb ishte se kishte nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebrq\u00ebndrimi: nuk vinte muzik\u00eb, nuk p\u00ebrgjigjej n\u00eb telefon, por kur ishte duke shkruajtur askush nuk mund ta bezdiste. Thoshte vet\u00ebm se nuk arrinte t\u00eb shkruante kur kishte ftoht\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse hyje n\u00eb studion e tij, ndoshta i d\u00ebrguar nga ime m\u00eb p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar di\u00e7ka, t\u00eb shikonte, por nuk t\u00eb shihte dhe nuk t\u00eb p\u00ebrgjigjej. Ishte v\u00ebrtet i poseduar nga t\u00eb shkruarit\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Ju shkruani: \u00abVet\u00ebm shum\u00eb m\u00eb pas t\u00eb dyzetave kam kuptur se vendimi im p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe punuar n\u00eb Los Angeles dhe n\u00eb anglisht ishte nj\u00eb zgjedhje e q\u00ebllimshme, p\u00ebr sa e pand\u00ebrgjegjshme, p\u00ebr ta gjetur rrug\u00ebn time p\u00ebrtej sfer\u00ebs s\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb fam\u00ebs s\u00eb tim eti\u00bb. Ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ishe djali i Gabriel Garc\u00eda M\u00e1rquez?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abBesoj se n\u00eb fund t\u00eb fundit nuk ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Sigurisht, duhen vler\u00ebsuar pro dhe kundrat. Po, isha djali i Gabo, nj\u00eb prind\u00ebr mbyt\u00ebs, por kisha nj\u00eb baba t\u00eb zotin. Shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb famsh\u00ebm nuk e kan\u00eb dhe kushti im m\u00eb ka hapur shum\u00eb dyer, jo p\u00ebr karrier\u00ebn time, por p\u00ebr privilegjin e njohjes dhe t\u00eb frekuentimit qysh nga f\u00ebmij\u00ebria i shum\u00eb njer\u00ebzve interesant\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb vinin \u00c1lvaro Mutis, Carlos Fuentes, Luis Bu\u00f1uel, Carmen Balcells&#8230; P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb mijt\u00eb nuk e kan\u00eb humbur asnj\u00ebher\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e b\u00ebrjes miq t\u00eb rinj, prandaj, pjes\u00ebrisht atyre t\u00eb nj\u00eb jete, kan\u00eb pasur gjithmon\u00eb miq t\u00eb rinj dhe m\u00eb t\u00eb rinj\u00eb n\u00eb mosh\u00eb dhe besoj se kjo i ka mbajtur t\u00eb rinj edhe ata. Pra, n\u00ebse b\u00ebj nj\u00eb bilanc, t\u00eb jesh\u00eb djali i nj\u00eb personi kaq t\u00eb spikatur ka qen\u00eb shum\u00eb pozitive p\u00ebr mua\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb efekti ka pasur shikimi i simptomave t\u00eb para t\u00eb demenc\u00ebs senile tek babai juaj, pasjes p\u00ebrpara t\u00eb nj\u00eb prindim q\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb largohet megjith\u00ebse duke qen\u00eb aty?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb fillim procesi \u00ebsht\u00eb kaq i ngadalt\u00eb sa q\u00eb nuk e kupton, derikur papritmas simptomat nuk b\u00ebhen alarmuese, derikur i s\u00ebmuri nuk ta b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pyetje p\u00ebr 5 her\u00eb n\u00eb 3 minuta. At\u00ebhere po, s\u00ebmundja m\u00eb ka ngjallur shum\u00eb preokupim dhe ankth, edhe pse Gabo ishte nj\u00eb person publik dhe duhej t\u00eb ishe i v\u00ebmendsh\u00ebm se mos thoshte gj\u00ebra t\u00eb gabuara. Nuk kam dashur kurr\u00eb ta fsheh s\u00ebmundjen e tij, pasi vazhdonte t\u00eb kishte nj\u00eb jet\u00eb sociale dhe njer\u00ebzit e kuptonin se ai po humbiste kujtes\u00ebn. Pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb ai vit q\u00eb p\u00ebrshkruaj n\u00eb lib\u00ebr, vitin ku kishte vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb q\u00eb kujtesa e tij po fillonte t\u00eb venitej. Ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ankthi t\u00eb madh si p\u00ebr t\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr ne q\u00eb i q\u00ebndronim af\u00ebr, sepse nuk mund t\u00eb b\u00ebnim asgj\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar\u00bb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr nj\u00eb shkrimtar kujtesa \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ju si keni reaguar?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abMe shum\u00eb ankth. K\u00ebrkonte vazhdimisht ndihm\u00eb, thoshte \u201cUn\u00eb nuk punoj me kujtes\u00ebn, \u00ebsht\u00eb instrumenti im dhe l\u00ebnda ime e par\u00eb. Nuk mund t\u00eb punoj pa t\u00eb\u201d, dhe e p\u00ebr\u00ebriste deri n\u00eb cfilitje. Ka qen\u00eb nj\u00eb vit shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, sidomos p\u00ebr time m\u00eb. Pastaj ka pasur nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka nisur t\u00eb thot\u00eb \u201cpo humbas kujtes\u00ebn, por p\u00ebr fat nuk e kujtoj se po e humbas\u201d. Ka qen\u00eb at\u00ebhere q\u00eb kam rilexuar \u201c100 vjet vetmi\u201d: ishte mjaft i pranish\u00ebm tek un\u00eb p\u00ebr ta lexuar, por nuk dije absolutisht nga ku kishin dal\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. N\u00eb fund, nuk kam qen\u00eb as m\u00eb n\u00eb gjendje ta lexoja\u00bb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb lib\u00ebr ju tregoni nj\u00eb episod t\u00eb mrekulluesh\u00ebm: dit\u00ebn e vdekjes s\u00eb Gabo, t\u00eb Enjten e Shenjt\u00eb t\u00eb 2014, n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb rrethuar nga vetrata, gjet\u00ebt nj\u00eb zog t\u00eb ngordhur n\u00eb vendin ka zakonisht ulej babai juaj. Patjet\u00ebr kishte hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe ishte p\u00ebrplasur me xhamat e mbyllur. Disa or\u00eb m\u00eb pas, kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur lajmi i vdekjes, nj\u00eb mike ju kujton se edhe \u00darsula Iguar\u00e1n, matriarkia e \u201c100 vjet vetmi\u201d, vdes nj\u00eb t\u00eb Enjte t\u00eb Shenjt\u00eb dhe se, pas vdekjes s\u00eb saj, disa zogj t\u00eb \u00e7orientuar p\u00ebrplasen kund\u00ebr mureve dhe bien n\u00eb tok\u00eb t\u00eb ngordhur \u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u00ab\u00cbsht\u00eb nj\u00eb episod q\u00eb ka t\u00eb pabesueshme dhe nuk kish sesi t\u00eb mos e tregoja. Duket realiz\u00ebm magjik, sikur t\u00eb mos ishte q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb romanet e m\u00ebparsh\u00ebm e \u201c100 viteve\u201d nuk kan\u00eb asgj\u00eb nga i ashtuquajturi realiz\u00ebm magjik dhe se im at\u00eb e ka refuzuar gjithmon\u00eb me vendosm\u00ebri k\u00ebt\u00eb etiket\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lamtumir\u00eb edhe p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn tuaj, Mercedes Barcha, q\u00eb e kam menduar gjithmon\u00eb si nj\u00eb grua me karakter t\u00eb madh. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb jetosh p\u00ebrkrah nj\u00eb burri si Gabo apo t\u2019i p\u00ebrshtatesh k\u00ebtij papritmas, sukses i madh pa e humbur vet\u00ebveten&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>\u00abVinin t\u00eb dy nga aspekte shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, nga Kolombia e viteve \u201940. Vazhdojn\u00eb t\u00eb m\u00eb hapisin sesi njer\u00ebz q\u00eb vinin nga nj\u00eb bot\u00eb kaq e thjesht\u00eb, jp e varf\u00ebr, por e thjesht\u00eb, kan\u00eb arritur t\u00eb rriten n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Sigurisht, Gabo ishte nj\u00eb fenoment, ama Mercedes ka arritur t\u00eb l\u00ebviz\u00eb sipas qejfit t\u00eb saj midis president\u00ebsh, mbret\u00ebrish dhe njer\u00ebzish t\u00eb famsh\u00ebm, duke vazhduar t\u00eb menaxhoj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ne me m\u00ebnyr\u00ebn e saj, me grint\u00eb dhe me siguri t\u00eb dukshme. Un\u00eb e di q\u00eb kishte edhe shum\u00eb pasiguri, por zgjidhte me d\u00ebshir\u00eb sigurin\u00eb, edhe kur ishte e pasigurt\u00eb, dhe kjo i ka dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe. Kishte frik\u00eb nga manifestimet e m\u00ebdha emotive, por me ne ka qen\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb afektuoze, shum\u00eb e pranishme. Nuk b\u00ebnte si\u00e7 ne prind\u00ebrit tani; k\u00ebtu i quajn\u00eb\u00a0<em>prind\u00ebr helikopter<\/em>, sepse fluturojn\u00eb gjithmon\u00eb mbi f\u00ebmij\u00ebt dhe u b\u00ebjn\u00eb hije atyre. E b\u00ebnte me m\u00ebnyr\u00ebn e saj, pasi ishte e nj\u00eb gjenerate tjet\u00ebr, por ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e interesuar dhe e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb jet\u00ebt tona. Pastaj ka rifilluar ta b\u00ebj\u00eb me nip\u00ebrit dhe mbesat, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka pasur dashuri dhe bashk\u00ebpenetrim t\u00eb madh. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne f\u00ebmij\u00ebt kishim, fal\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi, ndjesin\u00eb se p\u00ebrkisnin di\u00e7kaje, se kishin nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i referoheshim, nj\u00eb ndjesi q\u00eb m\u00eb ka zgjatur deri n\u00eb t\u00eb pes\u00ebdhjetat, pavar\u00ebsisht se kisha jet\u00ebn time, familjen time, karrier\u00ebn time. Pastaj, kur im at\u00eb ka filluar ta humbas\u00eb kujtes\u00ebn dhe ime m\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebr\u00eb fizikisht e brisht\u00eb, ka ardhur momenti ku, si thuajse t\u00eb gjith\u00eb, kam filluar t\u00eb ndjehem si prind\u00ebr i prind\u00ebrve t\u00eb mi\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit: n\u00eb \u00e7far\u00eb pike jan\u00eb xhirimet e serialit t\u00eb nxjerr\u00eb nga \u201c100 vjet vetmi\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abBesoj se do t\u00eb fillojn\u00eb pas 2 apo 3 muajsh. Un\u00eb jam nj\u00eb konsulent i serialit, por n\u00eb distanc\u00eb. E mb\u00ebshtes projektin, q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb, n\u00ebse ma k\u00ebrkojn\u00eb mendimin e jap, kam lexuar skenaret e para, q\u00eb m\u00eb duken shum\u00eb t\u00eb mira, por nuk kam dashur t\u00eb mbetem t\u00ebr\u00ebsisht i p\u00ebrfshir\u00eb: paras\u00ebgjithash sepse dua q\u00eb seriali t\u00eb realizohet nga kush e ka ideuar dhe pastaj sepse dua, po, t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm, ama do t\u00eb ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb djali i autorit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ai kienast, ndoshta aty, n\u00eb faz\u00eb ideimi apo n\u00eb sheshxhirim, t\u2019u pante d\u00ebrrasat. E sigur\u00eb \u00ebsht\u00eb se, pavar\u00ebsisht nga sesi do t\u00eb dal\u00eb seriali, gjysma e njer\u00ebzve do ta dashuroj\u00eb dhe gjysma tjet\u00ebr do t\u00eb ket\u00eb rezerva t\u00eb forta, do t\u00eb thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb si libri. Do t\u00eb shkoj\u00eb k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb e pashmangshme\u00bb.<\/p>\n<p>(nga\u00a0<em>Il Venerdi della Repubblica<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb vite, pak vetmi. Djali i Gabriel Garcia Marquez (dhe i Mercedes) na \u00e7on prapa kuintave t\u00eb nj\u00eb familjeje \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb lumtur. Deri n\u00eb lamtumir\u00ebn e dyfisht\u00eb. Intervista.\u00a0 Nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb pas vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve u thot\u00eb atyre lamtumir\u00eb, midis mij\u00ebra dyshimeve dhe deri paksa turpi, nj\u00eb lib\u00ebr i shkurt\u00ebr, i prer\u00eb, i sinqert\u00eb, emocionues &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":40093,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40092"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40092\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}