{"id":40082,"date":"2023-03-12T18:19:13","date_gmt":"2023-03-12T18:19:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=40082"},"modified":"2023-03-12T18:37:29","modified_gmt":"2023-03-12T18:37:29","slug":"deshmia-e-pastrueses-alda-me-dha-10-mije-euro-shperblim-per-inskenimin-e-vjedhjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/12\/deshmia-e-pastrueses-alda-me-dha-10-mije-euro-shperblim-per-inskenimin-e-vjedhjes\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia e pastrueses: Alda m\u00eb dha 10 mij\u00eb euro shp\u00ebrblim p\u00ebr inskenimin e vjedhjes&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Zbardhet d\u00ebshmia e Rozeta Dobit, pastrueses s\u00eb arrestuar p\u00ebr vjedhjen e m\u00eb shum\u00eb se 600 mij\u00eb eurove n\u00eb banes\u00ebn e zyrtares s\u00eb kryeministris\u00eb, Alda Klosi. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj, Dobi \u00ebsht\u00eb shprehur se, grabitja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Klosit ishte inskenuar nga kjo e fundit, q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb burg ish-burri i saj. Dobi ka treguar p\u00ebr prokurorin\u00eb se kishte marr\u00eb 10 mij\u00eb euro shp\u00ebrblim p\u00ebr realizimin e \u2018grabitjes\u2019.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb d\u00ebshmia e pastrueses Rozeta Dobi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarimin e dat\u00ebs 06.02.2023, lidhur me disa pasuri t\u00eb dyshuara n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb personit n\u00ebn hetim Alda Klosi, personi tjet\u00ebr n\u00ebn hetim Rozeta Dobi ka deklaruar si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr apartamentin n\u00eb zon\u00ebn e Mozaikut Dobi ka th\u00ebn\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Kjo banes\u00eb ndodhet n\u00eb katin e kat\u00ebrt, n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb shkall\u00ebve. Apartamenti \u00ebsht\u00eb 2+1, dhe ka k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshkrim brenda : Sapo hap der\u00ebn e jashtme hyn n\u00eb sallon, i cili p\u00ebrballe ka nj\u00eb ballkon dhe n\u00eb t\u00eb majt\u00eb sapo hyn ka kuzhin\u00ebn. Sapo mbaron kuzhina, nga salloni komunikohet me pjes\u00ebn tjet\u00ebr me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb dere, dhe sapo hapet kjo der\u00eb ka nj\u00eb korridor t\u00eb vog\u00ebl. N\u00eb krahun e djathte ka nj\u00eb banjo dhe dhom\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve. Sapo hyn n\u00eb dhom\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb krahun e djatht\u00eb ka dollapin dhe dritaren. N\u00eb t\u00eb majt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb banjo tjet\u00ebr dhe dhoma e \u00e7ifiit. Sapo hyn n\u00eb dhom\u00ebn e \u00e7iftit n\u00eb krahun e majt\u00eb gjendet banjo dhe p\u00ebrball\u00eb \u00ebsht\u00eb dritarja. Kjo banes\u00eb si\u00e7 m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb nga Alda dhe Altini, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira me gjith\u00eb orendi. Nga mobilimi kam t\u00eb fiksuar, k\u00ebndin ngjyr\u00eb jeshile. Po\u00e7at n\u00eb sallon jan\u00eb t\u00eb varur n\u00eb nj\u00eb d\u00ebrras\u00eb posht\u00eb nga tavani. Sapo hyn n\u00eb ballkon n\u00eb krahun e majt\u00eb ka nj\u00eb pilet\u00eb shkarkimi ujrash. Nd\u00ebrsa n\u00eb banj\u00ebn e kalamajve kam t\u00eb fiksuar n\u00eb mes t\u00eb pllakave t\u00eb murit nj\u00eb bordur\u00eb ku ka t\u00eb stampuar nj\u00eb tip fjogo dhe nj\u00eb stampim n\u00eb form\u00ebn e sapunit ngjyr\u00eb bezh\u00eb me kafe. Deklaroj se t\u00eb dy banjot kan\u00eb nga nj\u00eb bordur\u00eb betoni, t\u00eb cilat p\u00ebrdoreshin p\u00ebr vendosjen e shampove. Deklaroj se te ky pallat kan\u00eb edhe nj\u00eb garazh makine. K\u00ebt\u00eb fakt e kam m\u00ebsuar nga biseda me Altinin, i cili m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se Alda kishte marr\u00eb ca shishe me ver\u00eb n\u00eb garazh.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr prenotimin e nj\u00eb apartamenti nga Klosi n\u00eb zon\u00ebn e Kodr\u00ebs s\u00eb Diellit, Dobi ka th\u00ebn\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt deklaroj se m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb si nga Alda Klosi, bashk\u00ebshorti i saj Altin Klosi dhe mamaja e Ald\u00ebs, se ajo kishte prenotuar nj\u00eb banes\u00eb te Kodra e Diellit. Nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ku dhe si \u00ebsht\u00eb prenotuar kjo banes\u00eb, por m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se un\u00eb do t\u00eb kisha shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Vuno sanitarja p\u00ebrpara hetuesve ka th\u00ebn\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt deklaroj se m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb si nga Alda Klosi, bashk\u00ebshorti i saj Altin Klosi dhe mamaja e Ald\u00ebs, se kishin nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Vuno. Rreth k\u00ebtij fakti deklaroj se bashk\u00ebshorti rrinte nga dy muaj me pushime bashk\u00eb me djalin n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb. Altini m\u00eb thoshte se n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb jam kollovar. Pas ndarjes me Alden ai m\u00eb thoshte q\u00eb mua m\u00eb do Alda t\u00eb arrestuar dhe p\u00ebr at\u00eb sht\u00ebpi do t\u00eb luftoj fort q\u00eb t\u00eb mos ma marrin, pasi do ia kaloj djalit n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Lidhur me th\u00ebniet e ndryshme kur u arrestua me ato t\u00eb dat\u00ebs 3, Dobi ka sqaruar<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Po \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb ndryshme. Deklarimet q\u00eb un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb momentet e para t\u00eb pyetjes si deklarues dhe person n\u00ebn hetim, nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Ato i kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb form\u00eb pasi nuk e besoja q\u00eb situata do t\u00eb arrinte deri k\u00ebtu ku jemi sot. Pasi kisha besim tek Alda, q\u00eb nuk do t\u00eb arrinte deri k\u00ebtu, pasi ne e kishim l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb faj\u00ebsonte bashk\u00ebshortin, pasi ajo e donte patjet\u00ebr n\u00eb burg.<\/p>\n<p><strong>Dobi ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara hetuesve se Klosi do e shp\u00ebrblente.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:\u00a0<\/strong>Lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt deklaroj se si shp\u00ebrblim Alda do m\u00eb jepte vler\u00ebn 10000 euro, si dhe nj\u00eb thar\u00ebse rrobash.\u00a0 Deklaroj se pas dit\u00ebs s\u00eb enjte, q\u00eb kisha marr\u00eb eurot e dollar\u00ebt, t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb dark\u00eb e kam telefonuar Alden, i kam th\u00ebn\u00eb se a do t\u00eb vij\u00eb nes\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, ajo m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se, po hajde. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn pasdite kam vajtur n\u00eb banes\u00ebn e Aldes, kam sistemuar rrobat q\u00eb i kisha b\u00ebr\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb t\u00eb enjten, kam pastruar sht\u00ebpin\u00eb, dhe n\u00eb fund ka ardhur Alda e cila m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn e muajit 100 euro, m\u00eb pas m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb edhe shum\u00ebn e shp\u00ebrblimit 10.000 euro. P\u00ebr thar\u00ebsen m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb shikoj se si do m\u00eb eci puna dhe kur t\u00eb kthehem nga Amerika do ta blej\u00eb. Deklaroj se jam e gatshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballem me Ald\u00ebn dhe t\u2019ia them t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb po deklaroj sot dhe ato q\u00eb kam deklaruar n\u00eb dat\u00eb 03.02.2023.<\/p>\n<p><strong>Shp\u00ebrblimin e mora pasi fsheha parat\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0K\u00ebt\u00eb shum\u00eb e kam d\u00ebrguar n\u00eb sht\u00ebpi dhe e kam vendosur n\u00eb sirtar. Me sa m\u00eb kujtohet prerjet kan\u00eb qen\u00eb 200 e 100.<\/p>\n<p><strong>Dobi sqaron komunikimet q\u00eb ka pasur me Ald\u00ebn, kur shkoi n\u00eb Amerik\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:\u00a0<\/strong>Po kam komunikuar. Alda me ka marr\u00eb n\u00eb \u00cbhatsapp, m\u00eb ka pyetur ku je, i kam th\u00ebn\u00eb jam n\u00eb sht\u00ebpi. A ke qen\u00eb nga Altini m\u00eb thoshte, po i kam th\u00ebn\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb gjendja e Altinit m\u00eb ka pyetur. I kam th\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qet\u00eb. Dua t\u00eb deklaroj se Altini m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se do ikte n\u00eb Belgjik\u00eb, a ka vajtur apo jo nuk e di. Alda m\u00eb tha se ishte n\u00eb dijeni se Altini do ikte n\u00eb Belgjik\u00eb pasi i kishte treguar vajza. Kjo bised\u00eb ka qen\u00eb me sakt\u00ebsi nuk m\u00eb kujtohet por dy-tre dit\u00eb para vitit t\u00eb ri. Deklaroj se Alda m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb mesazh n\u00eb \u00cbhatsapp ku m\u00eb ka pyetur si je dhe ku je, un\u00eb e kam marr\u00eb n\u00eb celular n\u00eb \u00cbhatsapp dhe i kam th\u00ebn\u00eb se jam n\u00eb pun\u00eb dhe pasdite do iki tek Altini, kjo telefonat\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 06.01.2023, q\u00eb p\u00ebrkon me dit\u00ebn q\u00eb jam arrestuar. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe m\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb foto timen q\u00eb t\u2019ia d\u00ebrgoja, un\u00eb nuk ia d\u00ebrgova pasi nuk di t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb telefonin, por e mora n\u00eb telefon n\u00eb \u00cbhatsapp dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigj \u2018o bo bo, flasim m\u00eb von\u00eb se nuk kam internet\u2019. Nga kjo dit\u00eb jam arrestuar dhe nuk kam komunikuar m\u00eb me t\u00eb. K\u00ebto q\u00eb deklarova m\u00eb sip\u00ebr jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb telefonin tim. N\u00eb telefonin tim numrin e Ald\u00ebs e kam t\u00eb sh\u00ebnuar Alda.<\/p>\n<p><strong>Pergjigje:\u00a0<\/strong>Ajo m\u00eb paguante 20 euro n\u00eb dit\u00eb, punoja pes\u00eb dit\u00eb n\u00eb muaj dhe merrja n\u00eb total 100 euro.<\/p>\n<p><strong>Sqarimi p\u00ebr bizhut\u00eb e gjetura ne dat\u00ebn 6 janar<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:\u00a0<\/strong>U njoha me tabel\u00ebn fotografike, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjenden t\u00eb fotografuara sendet e sekuestruara nga policia n\u00eb banes\u00ebn time. Bizhut\u00eb jan\u00eb t\u00eb miat dhe t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb par\u00eb t\u00eb burrit. K\u00ebto bizhu jan\u00eb t\u00eb falura dhe t\u00eb blera nga un\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb. \u00c7anta me mbishkrimin \u2018Valentino\u2019 \u00ebsht\u00eb e Ald\u00ebs. Kjo \u00e7ante ka qen\u00eb te sht\u00ebpia e ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb Ald\u00ebs, dhe e kam marr\u00eb p\u00ebr t\u2019ia d\u00ebrguar asaj pasi e k\u00ebrkonte. Ora me mbishkrimin Maserati \u00ebsht\u00eb e djalit dhe nuk e di se ku e ka bler\u00eb. Ora me mbishkrimin Armitron \u00ebsht\u00eb e imja dhe at\u00eb ma ka b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb djali i daj\u00ebs q\u00eb jeton n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sqarimi p\u00ebr bizhut\u00eb e gjetura ne dat\u00ebn 7 janar.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: U njoha me tabel\u00ebn fotografike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjenden t\u00eb fotografuara sendet e sekuestruara n\u00eb banes\u00ebn time, dhe deklaroj si\u00e7 e kam shpjeguar edhe m\u00eb par\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto bizhu jan\u00eb t\u00eb Alda Klosit. Se ku i ka bler\u00eb ato un\u00eb nuk kam dijeni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbardhet d\u00ebshmia e Rozeta Dobit, pastrueses s\u00eb arrestuar p\u00ebr vjedhjen e m\u00eb shum\u00eb se 600 mij\u00eb eurove n\u00eb banes\u00ebn e zyrtares s\u00eb kryeministris\u00eb, Alda Klosi. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj, Dobi \u00ebsht\u00eb shprehur se, grabitja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Klosit ishte inskenuar nga kjo e fundit, q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb burg ish-burri i saj. Dobi ka treguar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":34070,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40082"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40082"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40082\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}