{"id":3997,"date":"2022-02-07T12:11:41","date_gmt":"2022-02-07T12:11:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=3997"},"modified":"2022-02-07T12:11:41","modified_gmt":"2022-02-07T12:11:41","slug":"idiotet-e-dobishem-te-serbise-rikthehen-te-ideja-e-ndarjes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/02\/07\/idiotet-e-dobishem-te-serbise-rikthehen-te-ideja-e-ndarjes-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Idiot\u00ebt e dobish\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb rikthehen te ideja e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>ENVER BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Ram\u00eb Buja, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb personazh i nj\u00eb gazete austriake p\u00ebr shkak t\u00eb rihedhjes s\u00eb ides\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ka edhe ndonj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e fundit ka dal\u00eb me k\u00ebt\u00eb propozim. Nd\u00ebrsa ideator\u00ebt e origjin\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj ideje, Tha\u00e7i, Edi Rama, Baton Haxhiu e t\u00eb tjer\u00eb heshtin. Nuk duan t\u2019i bashk\u00ebngjiten k\u00ebtij propozimi, derisa t\u00eb kuptojn\u00eb se nga do t\u00eb anoj\u00eb balanca e diskutimit dhe e vendimmarrjes p\u00ebrfundimtare!<\/p>\n<p>Ram\u00eb Buja e ka justifikuar shk\u00ebmbimin e territoreve, pra ndarjen e Kosov\u00ebs, me mendimin e tij se \u201em\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ndarja e Kosov\u00ebs, sesa krijimi i asociacionit t\u00eb komunave serbe n\u00eb Kosov\u00eb\u201d! Nd\u00ebrsa politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs flasin p\u00ebr marr\u00ebveshjen me Serbin\u00eb p\u00ebrmes g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebs ose krijimit t\u00eb nj\u00eb Republika Srpska, n\u00eb Beograd askush nuk ka pohuar se do t\u00eb donte njohjen e shtetit m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb Evrop\u00eb. Nd\u00ebrsa politikan\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr fatin dhe favoret e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, asnj\u00ebri prej tyre nuk ka merakun m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, n\u00ebse Serbia do ta firmos\u00eb njohjen ose jo!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesante dhe bota po habitet me ne shqiptar\u00ebt: &#8211; Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, si Ram\u00eb Buja, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i japin armikut, me t\u00eb cilin luftuan, pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb vendit t\u00eb tyre?!!! A jan\u00eb k\u00ebta, pik\u00ebrisht ky Buja dhe miqt\u00eb e tij, q\u00eb n\u00eb prillin e vitit 1999 e shpall\u00ebn Ibrahim Rugov\u00ebn \u201ctradhtar\u201d, pse presidenti historik u mor peng nga Miloshevi\u00e7i?!! \u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb tilla t\u00eb k\u00ebrkohet burimi i k\u00ebtij q\u00ebndrimi! Dhe n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, duhet kuptuar se edhe Ram\u00eb Buja do t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb peng. Ndoshta dikush ia tund prangat e Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Hag\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb elaboroj\u00eb idet\u00eb e Beogradit p\u00ebr Kosov\u00ebn! Nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb arsye tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Le ta arsyetojm\u00eb k\u00ebt\u00eb indicia p\u00ebr pengmarrje! Ta z\u00ebm\u00eb se mendimi i Ram\u00eb Buj\u00ebs, sipas t\u00eb cilit \u201c\u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb ndarja e Kosov\u00ebs sesa asociacioni serb\u201d, \u00ebsht\u00eb me vend dhe i bazuar n\u00eb logjik\u00ebn e zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb konfliktit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb! Por n\u00ebnkryetari i nj\u00eb partie, q\u00eb mbart pas saj imazhin e p\u00ebrkrahjes s\u00eb tradhtis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb themeluesit dhe ish-liderit t\u00eb saj, nuk mund t\u00eb fliste kaq lirsh\u00ebm dhe kaq her\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb opsion t\u00eb till\u00eb. N\u00ebse e keqja m\u00eb e vog\u00ebl do ishte ndarja, diskutimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb finishin e bisedimeve. Sepse vet\u00ebm n\u00eb finish do t\u00eb dukej se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson asociacioni, si do t\u00eb jet\u00eb ai, cilat do jen\u00eb kompetencat e tij, cili do t\u00eb jet\u00eb raporti i tij me shtetin dhe institucionet e vendit etj.<\/p>\n<p>N\u00ebse ajo q\u00eb duket nga fizionomia e asociacionit duket e d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, at\u00ebher\u00eb ndoshta dikush mund t\u00eb hidhte nj\u00eb alternativ\u00eb zgjidhjeje t\u00eb konfliktit. M\u00eb tej duhej pritur p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i qeveris\u00eb, i presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti. N\u00ebse k\u00ebta do ta pranonin nj\u00eb asociacion me kompetenca ekzekutive ose jo! N\u00ebse k\u00ebta do t\u00eb ofronin nj\u00eb zgjidhje alternative, e cila p\u00ebrjashton asociacionin! Duhej pritur edhe t\u00eb diheshin reagimet e Serbis\u00eb, t\u00eb qeveris\u00eb dhe presidentit t\u00eb saj. N\u00ebse ata jan\u00eb ose jo t\u00eb gatsh\u00ebm ta ndryshojn\u00eb kushtetut\u00ebn dhe ta njohin shtetin e Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Ram\u00eb Buja nuk priti aspak t\u00eb shoh\u00eb se \u00e7far\u00eb ka n\u00eb projekt, se cili do jet\u00eb opsioni i zgjidhjes. Ai thjesht hodhi nj\u00eb gur n\u00eb bunar dhe qindra burra t\u00eb tjer\u00eb nuk po mundin ta nxjerrin at\u00eb gur nga bunari. B\u00ebri pik\u00ebrisht at\u00eb gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb donte Serbia e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Pse ndodhi kjo? Kush ishte kumbar\u00eb i k\u00ebtij propozimi p\u00ebr t\u00eb ringjallur iden\u00eb e Vu\u00e7iq, Ram\u00ebs dhe Tha\u00e7it p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs?! Gjithkush e di se politikan\u00ebt e rangut t\u00eb till\u00eb nuk flasin rast\u00ebsisht, nuk cic\u00ebrojn\u00eb gjithashtu n\u00eb favor t\u00eb armikut t\u00eb kombit t\u00eb vet pa xhixha, pa favore personale! Ose k\u00ebta politikan\u00eb imponohen n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre, sepse kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb p\u00ebrmes rrug\u00ebve kriminale!<\/p>\n<p>Rasti i Ram\u00eb Buj\u00ebs ka t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e medies n\u00eb Per\u00ebndim. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai qoft\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ka b\u00ebr\u00eb efektin e vet anti-Kosov\u00eb. T\u00eb hysh si pyk\u00eb n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi dhe t\u00eb propagandosh iden\u00eb serbe t\u00eb zgjidhjes, \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb nga aktet m\u00eb t\u00eb trishtueshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe p\u00ebr t\u00eb evituar k\u00ebto zhvillime aspak t\u00eb k\u00ebndshme mazhoranca duhet t\u00eb inicioj\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb dhe ligj, me t\u00eb cilin t\u2019ua ndaloj\u00eb politikan\u00ebve diskursin p\u00ebr shk\u00ebmbime territoresh dhe ndarjen e Kosov\u00ebs. Jo thjesht se ndryshimi i kufijve n\u00eb Kosov\u00eb shkakton tragjedi t\u00eb reja. Por edhe p\u00ebr shkak se territori \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb dhe mbrohet me kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, idiot\u00ebt e dobish\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se edhe n\u00ebse krijohet asociacioni i komunave serbe i shoq\u00ebruar me njohjen e Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb, kjo do t\u00eb thoshte se territori i Kosov\u00ebs do t\u00eb garantohej nga pik\u00ebpamja e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Serbia me njohjen nuk do ta kishte kurr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj t\u00eb rivendikonte territorin e vendit fqinj. Nd\u00ebrkaq asociacioni do t\u2019i n\u00ebnshtrohej marr\u00ebdh\u00ebnieve korrekte me institucionet e Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Prandaj Rama dhe Ram\u00ebt e tjer\u00eb nuk mund ta p\u00ebrdorin asociacionin si gogol, p\u00ebr t\u00eb rivendikuar ndarjen e territorit t\u00eb vendit. Kosova nuk mund t\u00eb rikthehet te Hashim Tha\u00e7i me Hashimin n\u00eb Hag\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ENVER BYTY\u00c7I N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Ram\u00eb Buja, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb personazh i nj\u00eb gazete austriake p\u00ebr shkak t\u00eb rihedhjes s\u00eb ides\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ka edhe ndonj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e fundit ka dal\u00eb me k\u00ebt\u00eb propozim. Nd\u00ebrsa ideator\u00ebt e origjin\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj ideje, Tha\u00e7i, Edi Rama, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3159,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3997"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3997\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}