{"id":3994,"date":"2022-02-07T11:26:38","date_gmt":"2022-02-07T11:26:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=3994"},"modified":"2022-02-07T11:26:38","modified_gmt":"2022-02-07T11:26:38","slug":"rino-formica-me-mattarella-ne-quirinale-eshte-bllokuar-nje-tentative-involucioni-demokratik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/02\/07\/rino-formica-me-mattarella-ne-quirinale-eshte-bllokuar-nje-tentative-involucioni-demokratik\/","title":{"rendered":"Rino Formica: \u201cMe Mattarella n\u00eb Quirinale \u00ebsht\u00eb bllokuar nj\u00eb tentativ\u00eb involucioni demokratik\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;Sikur t\u00eb ishte zgjedhur Draghi do t\u00eb kishim rrezikuar n\u00eb fakte thelbin e demokracis\u00eb\u201d <\/strong><\/p>\n<p>Rino Formica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri, nj\u00eb socialist, q\u00eb ka jetuar si protagonist t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb ton\u00eb politike, nga paslufta e k\u00ebtej. Ka qen\u00eb edhe nj\u00eb drejtues i PSI i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, shum\u00eb her\u00eb minist\u00ebr, me 7 kryeministra (at\u00ebhere nuk quheshin premier): Cossiga, Spadolini, Andreotti, Craxi, Goria e De Mita, deputet dhe senator p\u00ebr dekada. Sot q\u00eb \u00ebsht\u00eb 95 vje\u00e7ar i ndjek p\u00ebrdit\u00eb ndodhit\u00eb italiane, politike dhe jo vet\u00ebm. Ka di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebhere Formica, jeni i k\u00ebnaqur me Sergio Mattarella n\u00eb Quirinale?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abK\u00ebnaq\u00ebsi dhe lumturi jan\u00eb ndjenja q\u00eb i p\u00ebrkasin sfer\u00ebs personale, jo politik\u00ebs. Politikisht jam i k\u00ebnaqur q\u00eb \u00ebsht\u00eb rizgjedhur nj\u00eb njeri q\u00eb i p\u00ebrket historis\u00eb, kulturs dhe tradit\u00ebs s\u00eb katolicizmit demokratik, nj\u00eb histori q\u00eb ka qen\u00eb themelore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e demokracis\u00eb italiane. Me Mattarella n\u00eb Quirinale \u00ebsht\u00eb bllokuar nj\u00eb tentativ\u00eb involucioni demokratik\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Deri? <\/strong><\/p>\n<p>\u00abSigurisht, bile them m\u00eb tep\u00ebr: kemi rrezikuar shp\u00ebrb\u00ebrjen e sistemit politik, social dhe ekonomik t\u00eb vendit, q\u00eb d\u00eb t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb dalje autoritare. I shkaktuar nga p\u00ebrq\u00ebndrimi i pushteteve n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Po flisni p\u00ebr Mario Draghi?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abPik\u00ebrisht. Nuk ushqej asnj\u00eb armiq\u00ebsi personale ndaj premierit, por sikur t\u00eb ishte zgjedhur, do t\u00eb kishim rrezikuar t\u00eb refuzonim me fakte thelbin e demokracis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pluraliteti, ekuilibri dhe ndarja e pushteteve n\u00ebn drejtimin e presidentit t\u00eb Repzublik\u00ebs nga nj\u00ebra an\u00eb dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese (sot e kryesuar nga nj\u00eb njeri serioz dhe i zoti si Giuliano Amato) nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb vigj\u00eblon mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e akteve legjislative\u00bb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb fakt me Draghi?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abBd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u v\u00ebrejtur me hidh\u00ebrim se e gjith\u00eb qeveria, t\u00eb gjith\u00eb ministrat jan\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb parti politike, dometh\u00ebn\u00eb partin\u00eb e Draghi. Pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia e tyre fillestare. Jan\u00eb amalgamuar p\u00ebrsosshm\u00ebrisht me komponenten teknokratike t\u00eb qeveris\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Draghi dhe nga ministrat e tjer\u00eb teknik\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb degjenerim t\u00eb thell\u00eb: qeveria q\u00eb b\u00ebhet parti, Palazzo Chigi q\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb qend\u00ebr politike e menaxhimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Fillimisht me kandidatur\u00ebn e vet\u00eb premierit dhe pastaj me at\u00eb t\u00eb Elisabetta Belloni: por kur \u00ebsht\u00eb par\u00eb nj\u00eb kryetare e sh\u00ebrbimeve sekrete q\u00eb b\u00ebhet kryetare shteti?\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Ama t\u00eb gjith\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb persone adapte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rol.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNuk e njoh dhe nuk dyshoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, kush drejton sh\u00ebrbimet duhet t\u00eb garantoj\u00eb neutralitetin, duhet t\u00eb ruaj\u00eb vendin nga nd\u00ebrhyrje t\u00eb huaja. Nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e loj\u00ebs politike. Ndoshta m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, por \u00ebsht\u00eb origjina q\u00eb ka vler\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb tuaj di\u00e7ka e ngjashme?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abP\u00ebr fat, jo. E imagjinoni se \u00e7far\u00eb do t\u00eb kishte ndodhur, pas s\u00ebmundjes s\u00eb Segni, sikur gjenerali De Lorenzo t\u00eb ishte paraqitur n\u00eb Parlament duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb zgjidhej n\u00eb Quirinale? Ja, pak dit\u00eb p\u00ebrpara po ndodhte q\u00eb Belloni t\u00eb takonte grupet parlamentare p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr kandidatur\u00ebn e saj. Sikur t\u00eb mos kishte qen\u00eb Renzi, Forza Italia dhe ndonj\u00eb gazetar, do ta kishim par\u00eb politik\u00ebn n\u00eb gjunj\u00eb p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete, t\u00eb gatshme p\u00ebr ta zgjedhur n\u00eb Quirinale dhe pas rreth 80 vjite jet\u00eb demokratike&#8230; Un\u00eb jam i nj\u00eb gjenerate q\u00eb e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb humbje e demokracis\u00eb dhe rifitim i saj. Humbja ndodh n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast dhe ka nj\u00eb efekt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, kurse rifitimi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, i gjat\u00eb dhe shpesh i p\u00ebrgjaksh\u00ebm. Historia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb na e kujtuar\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Demokracia, t\u00eb pakt\u00ebn ajo italiane, bazohet edhe mbi partit\u00eb politike, t\u00eb cilat sot jan\u00eb n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e pakthyeshme?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abJo, jo, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pakthyeshme, pasi kur politika ndodhet ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb, reagimi vjen. T\u00eb pakt\u00ebn shpresohet. Por kriza m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e nomenklatur\u00ebs t\u00eb partive, mjafton t\u00eb shikohet sesi jan\u00eb sjell\u00eb gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb pasionit p\u00ebr zgjedhjen e presidentit dhe \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb tl munden simbole dhe kufij, dometh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb si m\u00eb par\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Por \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptohet kur flitet p\u00ebr \u201cshoq\u00ebri\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00ebnkuptoj \u00e7\u00ebshtjen sociale. Kriza i godet t\u00eb gjith\u00eb\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 fituesve t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb m\u00ebdhenj dhe kur flas p\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenj i referohem instituteve financiare bot\u00ebrore. Por pjesa tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vuajtje, puna dhe nd\u00ebrmarrjet punuese. T\u00eb detyruara q\u00eb t\u2019u drejtohen subvencionimeve publike, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb deklaruar gjithmon\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj forme ndihme publike. Pushteti politik nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje ta menaxhoj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, por \u00ebsht\u00eb kufizuar tek paternalizmi i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga restore dhe bonus apo nga qasja antidemokratike q\u00eb rrezikon t\u00eb shpaloset n\u00eb kufizimin e liris\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cituar nj\u00eb shprehjen tuaj t\u00eb famshme, politika sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb mut sesa gjak?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abUn\u00eb synoja t\u00eb thoja gjak dhe pasion, por sot nuk e shikoj pasionin tek klasat drejtuese, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb kuptojn\u00eb sesa e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb vuajtja e masave popullore\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Kurse n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb afta?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abDo t\u00eb thoja q\u00eb po, kur dol\u00ebn nga luft\u00ebrat forcat republikane kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb masat popullore, q\u00eb vinin nga nj\u00eb regjim monarkiko \u2013 fashist, n\u00eb epok\u00ebn e re demokratike, t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti n\u00eb korniz\u00ebn e kushtetut\u00ebs. Natyrisht q\u00eb nuk kan\u00eb munguar konfliktet politike dhe sociale, por qen\u00eb konflikte q\u00eb vet\u00ebrregulloheshin. Duke zmusuar k\u00ebndet m\u00eb t\u00eb mpreh\u00ebta q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb \u00e7onin n\u00eb rezultate t\u00eb paparashikueshme dhe shum\u00eb t\u00eb rrezikshme. Kurse n\u00eb 30 vitet e fundit ky rol i klasave drejtuese ka munguar totalisht\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Pse 30 vjet?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSepse kemi asistuar n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebputje midis zhvillimit politik dhe zhvillimit social. Sepse shteti nuk \u00ebsht\u00eb i organizuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb konfliktet sociale n\u00ebp\u00ebrmjet mjetesh t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb mos ishin promovimi apo nd\u00ebshkimi\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Mund t\u00eb na e shpjegoni m\u00eb mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb 30 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb abroguar nd\u00ebrhyrja publike n\u00eb ekonomi, drastikisht i \u00e7instaluar raporti virtuoz midis bot\u00ebs s\u00eb biznesit, asaj t\u00eb pun\u00ebs dhe asaj t\u00eb politik\u00ebs. Dhe pik\u00ebrisht kur jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize globale dhe kompanit\u00eb liberalizojn\u00eb kapitalet e tyre duke i investuar ku t\u00eb duan, n\u00eb financ\u00eb apo n\u00eb vende ku kostoja e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt sesa tek ne, politika nuk sh\u00ebrben si dig\u00eb, por i lejon ta b\u00ebjn\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>As kjo qeveri unitetit komb\u00ebtar nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb kaq kritike? <\/strong><\/p>\n<p>\u00abB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri anormale, kurr\u00eb nuk ka ekzistuar n\u00eb Itali&#8230;\u00bb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve \u201970 ka qen\u00eb nj\u00eb qeveri e ngjashme.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abAs p\u00ebr \u00ebnd\u00ebrr, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte njl mazhoranc\u00eb parlamentare uniteti komb\u00ebtar, q\u00eb e mb\u00ebshteste qeverin\u00eb. Ama qeveria ishte gjith\u00ebsesi e an\u00ebshme. Nuk kishte ministrat komunist\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull. Diferenca me at\u00eb t\u00eb sotmen \u00ebsht\u00eb substanciale\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb, nuk duket aq radikale kjo diferenc\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb dhe q\u00eb \u00e7ke me t\u00eb. Sepse n\u00eb qeverin\u00eb e unitetit komb\u00ebtar pjes\u00ebmarrja e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb fuzion t\u00eb madh q\u00ebllimesh dhe sjelljesh p\u00ebr ta theksuar. \u00c7do minist\u00ebr, nga cilado parti q\u00eb vjen, b\u00ebhet automatikisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha aktet e ekzekutivit. Mazhoranca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, dikush mund t\u2019ia votoj\u00eb besmin qeveris\u00eb, por m\u00eb pas ta refuzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb projektligj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast partit\u00eb e ruajn\u00eb autonomin\u00eb e tyre politike, si\u00e7 b\u00ebri PKI 45 vite m\u00eb par\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush, kjo qeveri do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb rezistoj\u00eb n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abMah, nuk do t\u00eb dija ta parashikoja. Sigurisht q\u00eb do t\u00eb prek\u00eb pranin\u00eb e ministrave q\u00eb u p\u00ebrkasin partive t\u00eb ndryshme dhe midis tyre konfliktuale. Do t\u00eb shikoni se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb pranver\u00eb n\u00ebse do t\u00eb shkohet t\u00eb votohet p\u00ebr referendumin dhe vitin e ardhsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet politike. Me disa ministra q\u00eb ja\u00eb mobilizuar n\u00eb partin\u00eb e Draghi, i por i cili nuk ka arritur ta kap\u00eb pushtetin\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Pallati Chigi gjat\u00eb votimit p\u00ebr Kodr\u00ebn \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr politike p\u00ebr kandidatur\u00ebn e premierit. Kurr\u00eb nuk ishte par\u00eb nj\u00eb degjenerim kaq thell\u00eb duke pasur parasysh ligjin elektoral. Ju preferoni proporcionalin apo mazhoritarin?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abMund edhe t\u00eb adoptojm\u00eb mazhoritarin, por q\u00eb rrezikon q\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb agregim i thjesht\u00eb midis t\u00eb ndryshm\u00ebve, q\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve \u00e7ahet si\u00e7 ka ndodhur tashm\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn\u00bb.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb mir\u00eb proporcionali?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSigurisht, n\u00eb teori \u00ebsht\u00eb virtuoz. Ama n\u00ebqoft\u00ebse m\u00eb pas p\u00ebrfundon q\u00eb n\u00eb Parlament futen 100 parti me nga 1% secila, at\u00ebhere&#8230;\u00bb.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebhere jemi t\u00eb bllokuar?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abDuhet kthyer tek mendimi politik: a kan\u00eb lider\u00ebt tan\u00eb aktual\u00eb nj\u00eb mendim politik? Mua nuk m\u00eb duket se jan\u00eb n\u00eb lart\u00ebsi, ashtu si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria civile q\u00eb ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb velur dhe t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Ama t\u00eb pakt\u00ebn ata i n\u00ebnshtrohen vot\u00ebs s\u00eb votuesve. Kurse teknik\u00ebt na propozojn\u00eb arroganc\u00ebn e tyre elitare pa i k\u00ebrkuar as edhe nj\u00eb gjykim shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb qeverisinin, duke demonstruar nj\u00eb raciz\u00ebm shtang\u00ebs. Jan\u00eb kasta jo e zgjedhur\u00bb.<\/p>\n<p><strong>V\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb ende kreu i qeveris\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSigurisht, por Draghi \u00ebsht\u00eb n\u00eb Pallatin Chigi, q\u00eb varet nga Parlamenti dhe q\u00eb mund ta mosbesoj\u00eb kur t\u00eb doj\u00eb. Sikur t\u00eb kishte arritur n\u00eb Quirinale, do t\u00eb kishte qen\u00eb i pal\u00ebvizsh\u00ebm p\u00ebr 7 vjet\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Me q\u00eb ra fjala, ju jeni n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb ndryshimi radikal t\u00eb sistemit ton\u00eb instuticional, mendoni se duhet t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb republik\u00eb presidenciale?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abFillimisht duhet t\u00eb m\u00eb shpjegojn\u00eb mir\u00eb, ka mund\u00ebsi duke p\u00ebrdorur nj\u00eb mendim politik, ar\u00ebsyet p\u00ebr ta dejkaluar demokracin\u00eb parlamentare. Q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zakon, sot e them dhe nes\u00ebr e ndryshoj. Ama \u00ebsht\u00eb struktura jon\u00eb kockore dhe, n\u00ebqoft\u00ebse nj\u00eb kock\u00eb thyhet, mund t\u00eb vihet nj\u00eb protez\u00eb, por m\u00eb duhet t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb e thyer. P\u00ebrndryshe, n\u00ebse kocka \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb, nuk vihet protez\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00ab\u00cbsht\u00eb e natyrshme se ka nj\u00eb degjenerim t\u00eb sistemit, por duhet kuptuar se cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb provokuar. N\u00eb fakt askush nuk \u00e7imentohet n\u00eb analiz\u00ebn e kriz\u00ebs, ecet p\u00ebrpara p\u00ebr tentativa teknike pa reflektuar mbi motivin p\u00ebr t\u00eb cilin di\u00e7ka nuk ka funksionuar\u00bb.<\/p>\n<p>(nga <em>The Post Internazionale<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Sikur t\u00eb ishte zgjedhur Draghi do t\u00eb kishim rrezikuar n\u00eb fakte thelbin e demokracis\u00eb\u201d Rino Formica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri, nj\u00eb socialist, q\u00eb ka jetuar si protagonist t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb ton\u00eb politike, nga paslufta e k\u00ebtej. Ka qen\u00eb edhe nj\u00eb drejtues i PSI i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, shum\u00eb her\u00eb minist\u00ebr, me 7 kryeministra (at\u00ebhere nuk quheshin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3995,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3994"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3994"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3994\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3995"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3994"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3994"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3994"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}