{"id":39717,"date":"2023-03-09T17:32:47","date_gmt":"2023-03-09T17:32:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=39717"},"modified":"2023-03-09T17:32:47","modified_gmt":"2023-03-09T17:32:47","slug":"pushohet-nga-puna-drejtori-i-parkut-kombetar-divjake-karavasta-pasi-dha-interviste-te-zeri-i-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/09\/pushohet-nga-puna-drejtori-i-parkut-kombetar-divjake-karavasta-pasi-dha-interviste-te-zeri-i-amerikes\/","title":{"rendered":"Pushohet nga puna drejtori i parkut komb\u00ebtar Divjak\u00eb-Karavasta pasi dha intervist\u00eb te Z\u00ebri i Amerik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Drejtori i Parkut Komb\u00ebtar Divjak\u00eb-Karavasta, Ardian Ko\u00e7i u pushua nga puna pas nj\u00eb interviste p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs lidhur me turizmin natyror n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0Agjencia e Zonave t\u00eb Mbrojtura, p\u00ebrmend si shkak t\u00eb pushimit nga puna mos-marrjen e lejes tek epror\u00ebt p\u00ebr intervist\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Duke folur p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, zoti Ko\u00e7i thot\u00eb se shkaku \u00ebsht\u00eb qesharak, pasi sipas tij, shkelja ishte etike dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn faj administrativ p\u00ebr pushimin nga puna.\u00a0Pas gati dhjet\u00eb vitesh n\u00eb detyr\u00eb, Ardian Ko\u00e7i, drejtor i Parkut Divjak\u00eb-Karavasta, Parku m\u00eb i madh Komb\u00ebtar n\u00eb Shqip\u00ebri, pushohet nga puna.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 12 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, zoti Ko\u00e7i u intervistua nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, s\u00eb bashku me disa ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, lidhur me turizmin natyror n\u00eb Shqip\u00ebri. 10 dit\u00eb pas intervist\u00ebs, m\u00eb 22 shkurt, ai njoftohet nga Drejtoresha e Agjencis\u00eb s\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, Daniela Pirushi, se ndaj tij kan\u00eb filluar procedurat disiplinore, pasi nuk kishte marr\u00eb leje p\u00ebr intervist\u00ebn. M\u00eb 3 mars, vet\u00ebm 9 dit\u00eb pas fillimit t\u00eb procedurave, atij i njoftohet zyrtarisht pushimi nga puna.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb erdhi shkresa q\u00eb m\u00eb lajm\u00ebronte nd\u00ebrprerjen e detyr\u00ebs sime m\u00eb 8 mars. T\u00eb them q\u00eb erdhi si rrufe n\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr, nuk e them dot. Mund t\u00eb them q\u00eb erdhi si nj\u00eb rrufe n\u00eb qiell t\u00eb vrenjtur, sepse m\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb shenja se k\u00ebrkonin shkarkimin tim. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb janarit, un\u00eb jam thirrur nga drejtoresha ime e p\u00ebrgjithshme dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqja pa asnj\u00eb shkak, ose shkaku q\u00eb ajo m\u00eb tha ishte se un\u00eb p\u00ebrdorja shpesh Facebook-un dhe shpesh edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike. Por u la nj\u00eb \u201cpor\u201d dhe ve\u00e7 dor\u00ebheqjes u tha se \u201cshiko se ne kemi edhe prova p\u00ebr abuzimet e tua\u201d dhe un\u00eb preferova pas k\u00ebsaj t\u00eb ndiqja rrug\u00ebn e dyt\u00eb: I thash\u00eb un\u00eb nuk jap dor\u00ebheqjen, por ju vazhdoni dhe evidentoni povat e mia dhe m\u00eb shkarkoni n\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta\u201d<\/em>,\u00a0thot\u00eb zoti Ko\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb rregulloren e brendshme t\u00eb agjencis\u00eb, u k\u00ebrkohet zyrtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb leje p\u00ebr intervista, por nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse mosrespektimi i saj \u00ebsht\u00eb shkelje, q\u00eb t\u00eb \u00e7on deri n\u00eb pushim nga puna. Po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb standard i till\u00eb dhe mas\u00eb ekstreme, zbatohet nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e sektorit publik n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb njoftimin d\u00ebrguar zyrtarit n\u00eb fjal\u00eb, agjencia nuk p\u00ebrmend ndonj\u00eb mas\u00eb, apo v\u00ebrejtje t\u00eb marr\u00eb m\u00eb par\u00eb ndaj tij, p\u00ebr shkelje t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p><em>\u201cU gjet nj\u00eb shkak, p\u00ebr mua qesharak, nj\u00eb intervist\u00eb e imja q\u00eb doli tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 12 shkurt dhe q\u00eb un\u00eb flisja p\u00ebr rreth 20-30 sekonda duke promovuar turizmin n\u00eb park. Duke th\u00ebn\u00eb shifra q\u00eb ishin publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, duke th\u00ebn\u00eb nj\u00eb strategji, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji komb\u00ebtare e mbajtjes s\u00eb turist\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, se si ne turistin nga nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb konsumon sot n\u00eb park ta mbajm\u00eb p\u00ebr disa dit\u00eb. Dhe kjo ishte gjith\u00eb intervista ime. M\u00eb thirr\u00ebn n\u00eb Komisionin e Disiplin\u00ebs ku un\u00eb parashtrova argumenet e mia dhe akuzohesha se kam shkelur rregulloren e brendshme t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura q\u00eb m\u00eb ndalon dh\u00ebnien e intervistave pa marr\u00eb leje nga eprori. Prisja nj\u00eb vendim tjet\u00ebr, mbase ndonj\u00eb v\u00ebrejtje, por m\u00eb erdhi vendimi p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e mar\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs i k\u00ebrkoi Ministris\u00eb s\u00eb Turzmit dhe Mjedisit, institucionit q\u00ebndror nga varet Agjencia e Zonave t\u00eb Mbrojtura nj\u00eb prononcim per rastin dhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje se a parashikonte Kodi i Pun\u00ebs nd\u00ebrprerje t\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes e rregullores s\u00eb brendshme p\u00ebr dh\u00ebnien e intervist\u00ebs pa miratimin e eprorit.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb p\u00ebrgatitjen e k\u00ebsaj kronike Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk iu p\u00ebrgjigj interesimit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr transparenc\u00eb me shikuesit, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs sjell citimin e plot\u00eb t\u00eb zotit Ko\u00e7i n\u00eb kronik\u00ebn p\u00ebr sfidat e turizmit natyror n\u00eb Shqip\u00ebri transmetuar m\u00eb 12 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p><em>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb vit i suksesh\u00ebm do t\u00eb thoja me mbi gjys\u00ebm milion\u00eb turist\u00eb q\u00eb kan\u00eb vizituar Parkun Komb\u00ebtar Divjak\u00eb Karavasta nga t\u00eb cil\u00ebt rreth 65 mij\u00eb ishin turist\u00eb t\u00eb huaj. \u201cK\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb turisti q\u00eb arrin k\u00ebtu t\u00eb mos harxhoj\u00eb disa or\u00eb, por disa dit\u00eb, duke q\u00ebndruar n\u00eb park dhe kjo b\u00ebhet duke shtuar atraksionet turistike. Po punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar itineraret. Nga ana tjet\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsi \u00ebsht\u00eb mbrojtja e mjedisit t\u00eb parkut dhe resurseve t\u00eb tij. Kaluam nj\u00eb vit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me nj\u00eb ver\u00eb tejet t\u00eb that\u00eb dhe me rrezimshm\u00ebri p\u00ebr zjarret edhe n\u00eb stin\u00ebt q\u00eb pasuan dhe kjo u p\u00ebrballua mjaft mir\u00eb nga stafi i parkut.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Zoti Ko\u00e7i thot\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve q\u00eb ka drejtuar parkun ka dh\u00ebn\u00eb intervista t\u00eb shumta p\u00ebr mediat e njohura komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb promovuar parkun, pa marr\u00eb leje dhe as nuk i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebretjtja p\u00ebr to.<\/p>\n<p><em>&#8220;Kemi p\u00ebrdorur p\u00ebr promovimin e parkut rrjetin social Facebook, pasi nuk kishim nj\u00eb faqe t\u00eb dedikuar n\u00eb internet, si dhe reportazhet n\u00eb mediat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb argumentet q\u00eb un\u00eb p\u00ebrdora n\u00eb mbrojten time n\u00eb ecurin\u00eb disiplinore, q\u00eb m\u00eb thirr\u00ebn, p\u00ebrmenda 12 kanale televizive nga m\u00eb t\u00eb njohurit n\u00eb bot\u00eb p\u00ebrfshi Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, BBC, ARTE ZDF q\u00eb me an\u00ebn e reportazheve kemi b\u00ebr\u00eb promovimin e zon\u00ebs son\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>I pyetur se cilat kishin qen\u00eb disa nga sfidat n\u00eb drejtimin e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Dijak\u00eb &#8211; Karavstas\u00eb Zoti Ko\u00e7i u p\u00ebrgjigj:<\/p>\n<p><em>\u201cSfida m\u00eb e madhe ka qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrballosh presionin e zhvillimit ekonomik q\u00eb ka zona, sepse gjithmon\u00eb ky presion vjen nga qeverisja. Sfidat e tjera kane qen\u00eb pastaj gjuetia, prerja e drur\u00ebve n\u00eb park por k\u00ebto ishin sfida m\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr t`u p\u00ebrballuar sepse ishin sfida ku kishe t\u00eb b\u00ebje me persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nd\u00ebrsa t\u00eb p\u00ebrballosh sfid\u00ebn e zhvillimit ekonomik n\u00eb kurriz t\u00eb mjedisit kjo ishte di\u00e7ka shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, por e kemi p\u00ebrballuar. Sfid\u00eb tjet\u00ebr ka qen\u00eb turizmi. Po t\u00eb krahasojm\u00eb turizmin psh n\u00eb vitin 2014 shifrat e turist\u00ebve n\u00eb vit ishin 230-240 mij\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt 1500 ishin t\u00eb huaj nd\u00ebrsa sot numri kalon gjys\u00ebm milioni, nga t\u00eb cil\u00ebt 65 mij\u00eb jan\u00eb turist\u00eb t\u00eb huaj&#8221;<\/em>.<\/p>\n<p>Zoti Ko\u00e7i thot\u00eb se pas pushimit nga puna b\u00ebri nj\u00eb padi n\u00eb gjykat\u00ebn civile t\u00eb Lushnj\u00ebs p\u00ebr Agjencin\u00eb e Zonave t\u00eb Mbrojtura p\u00ebr zgjidhjen e padrejt\u00eb t\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs dhe tha se do t\u00eb largohet nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq kam menduar t\u00eb largohem nga Shqip\u00ebria. Kam ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2010 dhe mendoja q\u00eb ishte stacioni i fundit p\u00ebr mua, por do largohem p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr n\u00eb Itali. Do m\u00eb mungoj\u00eb shum\u00eb natyra shqiptare, parku, por s\u2019do rresht s\u00eb luftuari p\u00ebr t\u00eb mbrojtur natyr\u00ebn. Sigurisht tani e b\u00ebj si qytetar i lir\u00eb, q\u00eb nuk ka forc\u00ebn q\u00eb t\u00eb jep ligji prapa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur natyr\u00ebn por nuk do resht asnj\u00ebher\u00eb s\u00eb mbrojturi at\u00eb. Cdo gj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj zone e kam dashur pasi jam rritur k\u00ebtu. Kam kaluar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time dhe kur u caktova drejtor m&#8217;u duk sikur u ktheva n\u00eb vendin tim t\u00eb lindjes, n\u00eb familjen time. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb park nga m\u00eb problematik\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb park ku rreth or\u00ebs 13 \u2013 14 pasdite gjuetar\u00ebt fillonin t\u00eb zinin vendet e gjuetis\u00eb dhe vijonin gjith\u00eb nat\u00ebn dhe tani \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb park t\u00eb qet\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb destinacion p\u00ebr turist\u00ebt, jo vet\u00ebm vendas por dhe t\u00eb huaj.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Zoti Ko\u00e7i, thot\u00eb se n\u00eb pun\u00ebn e tij ka patur mb\u00ebshtetjen e njer\u00ebzve t\u00eb thjeshte, atyre q\u00eb ishin t\u00eb lidhur me natyr\u00ebn, po ka patur p\u00ebrplasje me politikan\u00ebt lokale, q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb ai, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion.<\/p>\n<p><em>\u201cFillimisht kisha edhe mb\u00ebshtetjen e politik\u00ebs derisa fillova t\u00eb konsiderohesha si nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr politikan\u00eb lokal\u00eb edhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb l\u00ebnies dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb park si ata k\u00ebrkonin,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Zona Divjak\u00eb Karavasta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u shpall park n\u00eb vitin 1966 dhe n\u00eb vitin 1994 zona \u00ebsht\u00eb shpallur zon\u00eb natyrore nd\u00ebrkomb\u00ebtare Ramsar. N\u00eb vitin 2007 \u00ebsht\u00eb shpallur Park Komb\u00ebtar me sip\u00ebrfaqe t\u00eb zgjeruar 22.230 ha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i Parkut Komb\u00ebtar Divjak\u00eb-Karavasta, Ardian Ko\u00e7i u pushua nga puna pas nj\u00eb interviste p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs lidhur me turizmin natyror n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0Agjencia e Zonave t\u00eb Mbrojtura, p\u00ebrmend si shkak t\u00eb pushimit nga puna mos-marrjen e lejes tek epror\u00ebt p\u00ebr intervist\u00ebn. Duke folur p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, zoti Ko\u00e7i thot\u00eb se shkaku \u00ebsht\u00eb qesharak, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":39718,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39717"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39717"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39717\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}