{"id":39632,"date":"2023-03-09T09:36:15","date_gmt":"2023-03-09T09:36:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=39632"},"modified":"2023-03-09T09:36:15","modified_gmt":"2023-03-09T09:36:15","slug":"vula-qe-i-ka-humbur-kryetari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/09\/vula-qe-i-ka-humbur-kryetari\/","title":{"rendered":"Vula q\u00eb i ka humbur kryetari"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Oerd BYLYKBASHI<\/strong><\/p>\n<p>KQZ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb zgjedhje:<\/p>\n<p>1- t\u00eb pranoj\u00eb formalisht nj\u00eb falsitet juridik duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi dhjet\u00ebra mij\u00ebra shtetasve;<\/p>\n<p>2- t\u00eb ver\u00eb n\u00eb vend t\u00eb drejt\u00ebn e dhjet\u00ebra mij\u00ebra shtetasve duke refuzuar falsitetin juridik.<\/p>\n<p>Po cili \u00ebsht\u00eb falsiteti juridik? \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtetimi i l\u00ebshuar nga Regjistri i Partive Politike pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs se kryetar i PD \u00ebsht\u00eb Lulzim Basha.<\/p>\n<p>Ky v\u00ebrtetim pasqyron zgjedhjen e Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb qershor 2021. Por ky regjistrim ka tre probleme juridike q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb s\u00eb paku t\u00eb pap\u00ebrdorsh\u00ebm, s\u00eb shumti t\u00eb pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>1- Zgjedhja e Lulzim Bash\u00ebs \u00ebsht\u00eb ankuar n\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb n\u00eb qershor 2021 nga rivalja n\u00eb gar\u00eb z. Edith Harxhi. Pra nuk \u00ebsht\u00eb finale.<\/p>\n<p>2- Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i PD i 11 dhjetorit 2021. Gjykata e Apelit nuk rr\u00ebzoi Kuvendin e 11 dhjetorit por vendimin e gjykat\u00ebs q\u00eb urdh\u00ebroi regjistrimin e tij n\u00eb Regjistrin e Partive dhe urdh\u00ebroi rishqyrtimin e tij, p\u00ebrfshir\u00eb shkarkimin e Lulzim Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>3- Lulzim Basha dha dor\u00ebheqjen m\u00eb 21 mars 2022.<\/p>\n<p>Po trajtoj vet\u00ebm dor\u00ebheqjen. Kushtetuta dhe ligji e njohin dor\u00ebheqjen si mekaniz\u00ebm kryesor p\u00ebr p\u00ebrfundimin e parakohsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb mandati kushtetues (presidenti, deputeti, kryeministri, etj) apo ligjor. Kur jepet dor\u00ebheqja nuk ka diskutim sepse \u00ebsht\u00eb akt individual vullneti. Pasoja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i mandatit. P\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb mandat duhet q\u00eb personi t\u00eb rizgjidhet apo riem\u00ebrohet.<\/p>\n<p>Statuti i PD ka t\u00eb nj\u00ebjtat parashikime. Kur nj\u00eb kryetar dor\u00ebhiqet, duhet zgjedhur nj\u00eb i ri. N\u00eb periudh\u00ebn e nd\u00ebrmjetme, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar duhet t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00eb nga n\u00ebnkryetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht detyr\u00ebn e kryetarit, deri sa t\u00eb zgjidhet i riu (jo deri sa t\u00eb zgjohet i vjetri).<\/p>\n<p>Pra, pa llogaritur q\u00eb demokrat\u00ebt e shkarkuan edhe me referendum m\u00eb 18 dhjetor 2021, Lulzim Bash\u00ebs i ka mbaruar mandati edhe me statutin e tij t\u00eb korrikut 2021. Meqen\u00ebse K\u00ebshilli Komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00eb n\u00ebnkryetar t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, nuk ka nj\u00eb kryetar n\u00eb detyr\u00eb as sipas atij statuti t\u00eb Bash\u00ebs q\u00eb m\u00eb pas u shfuqizua m\u00eb 11 dhjetor 2021.<\/p>\n<p>E drejta e vot\u00ebs ka dy aspekte:<\/p>\n<p>1- t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur (zgjedh\u00ebsi);<\/p>\n<p>2- t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr tu zgjedhur (kandidati).<\/p>\n<p>Zgjedh\u00ebsi ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb votoj\u00eb sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb ose ka shtet\u00ebsi shqiptare. N\u00ebse vdes ose heq dor\u00eb nga shtet\u00ebsia shqiptare, humbet edhe t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Po trajtoj dor\u00ebheqjen nga shtet\u00ebsia p\u00ebr barazi akti, dor\u00ebheqje p\u00ebr dor\u00ebheqje. Pra zgjedh\u00ebsi q\u00eb heq dor\u00eb nga shtet\u00ebsia humbet t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. Kryetari i partis\u00eb q\u00eb dor\u00ebhiqet humbet t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb partin\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Kur zgjedh\u00ebsi humbet t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, ai \u00e7regjistrohet nga regjistri i zgjedh\u00ebsve. Por n\u00ebse dekreti i Presidentit p\u00ebr l\u00ebnien e shtet\u00ebsis\u00eb nga zgjedh\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar nga gjendja civile, personi q\u00eb nuk ka m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote do t\u00eb shfaqet n\u00eb list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>Pra Regjistri i Gjendjes Civile ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb me Regjistrin e Partive Politike.<\/p>\n<p>Shfaqja e personit n\u00eb list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve edhe pse nuk ka t\u00eb drejt\u00eb vote \u00ebsht\u00eb e \u2018ligjshme\u2019 n\u00eb lexim strikt t\u00eb ligjit, sepse nuk mund t\u00eb hiqet nga lista e zgjedh\u00ebsve pa u \u00e7regjistruar personi nga regjistri i gjendjes civile. Por kjo \u00ebsht\u00eb e PADREJT\u00cb sepse personi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shtetas shqiptar, duhej \u00e7regjistruar nga gjendja civile dhe nga lista e zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e votimit ky person shkon dhe voton edhe pse nuk ka t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo vot\u00eb \u00ebsht\u00eb nul, e pavlefshme. Por KQZ merr dijeni me prova se pavar\u00ebsisht se shtetasi ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga shtet\u00ebsia, pra nuk ka t\u00eb drejt\u00eb vote, ai ka votuar.<\/p>\n<p>\u00c7do t\u00eb b\u00ebje KQZ? Do t\u00eb thot\u00eb se vota vlen se emri i personit ishte n\u00eb list\u00eb meq\u00eb ligji thot\u00eb q\u00eb zgjedh\u00ebsi voton kur ka emrin n\u00eb list\u00eb sepse ende figuron ne gjendje civile? Ky do t\u00eb ishte lexim i verb\u00ebr i ligjit me pasoj\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Kodi zgjedhor detyron KQZ q\u00eb informacioni n\u00eb flet\u00ebn e votimit t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe i drejt\u00eb sepse zgjedh\u00ebsi nuk duhet as t\u00eb mashtrohet, as t\u00eb keqdrejtohet kur b\u00ebn zgjedhjen.<\/p>\n<p>T\u00eb vesh n\u00eb flet\u00ebn e votimit emrin e Lulzim Bash\u00ebn si kryetar t\u00eb PD, pavar\u00ebsisht se PD ka zgjedhur kryetarin e saj, \u00ebsht\u00eb konfuzionim, keqdrejtim dhe mashtrim i q\u00ebllimsh\u00ebm i zgjedh\u00ebsve. \u00cbsht\u00eb po aq e paligjshme sa Lulzim Basha t\u00eb linte shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare, ky fakt t\u00eb mos regjistrohej, ai t\u00eb dilte n\u00eb list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve, dhe m\u00eb 14 maj vinte e t\u00eb votonte me buz\u00ebqeshjen e tij prej kopertine para kamerave, pa u skuqur.<\/p>\n<p>Kushtetuta, n\u00eb nenin 4 thot\u00eb q\u00eb \u2018e drejta\u2019 \u00ebsht\u00eb baza dhe kufiri i veprimit t\u00eb shtetit. Pra \u2018e drejta\u2019, jo thjesht ligji. Gjykata Kushtetuese ka p\u00ebrpunuar k\u00ebt\u00eb koncept mbi baz\u00ebn e parimit t\u00eb \u2018Ekite &#8211; Equite\u2019\u2019, apo gjykimit t\u00eb drejt\u00eb, jo thjesht strikt.<\/p>\n<p>Ndaj KQZ \u00ebsht\u00eb para sprov\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb 32 vite: Do t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsi duke regjistruar PD q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar vota e an\u00ebtar\u00ebve, apo do t\u00eb regjistroj\u00eb nj\u00eb vul\u00eb q\u00eb i ka humbur kryetari?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Oerd BYLYKBASHI KQZ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb zgjedhje: 1- t\u00eb pranoj\u00eb formalisht nj\u00eb falsitet juridik duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi dhjet\u00ebra mij\u00ebra shtetasve; 2- t\u00eb ver\u00eb n\u00eb vend t\u00eb drejt\u00ebn e dhjet\u00ebra mij\u00ebra shtetasve duke refuzuar falsitetin juridik. Po cili \u00ebsht\u00eb falsiteti juridik? \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtetimi i l\u00ebshuar nga Regjistri i Partive Politike pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3423,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39632"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39632\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}