{"id":39407,"date":"2023-03-07T09:35:33","date_gmt":"2023-03-07T09:35:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=39407"},"modified":"2023-03-07T09:35:33","modified_gmt":"2023-03-07T09:35:33","slug":"dilema-moralo-politike-kundrejt-mcgonigal-it-si-minues-i-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/07\/dilema-moralo-politike-kundrejt-mcgonigal-it-si-minues-i-demokracise\/","title":{"rendered":"Dilema moralo-politike kundrejt \u201cMcGonigal-it\u201d si minues i demokracis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong> Sinjali Lumas<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb vitet e para t\u00eb opozit\u00ebs mbas v. 2013, n\u00eb kujtes\u00eb m\u00eb ka mbetur nj\u00eb vizit\u00eb e imja, asokohe deputet i qarkut Berat, n\u00eb komun\u00ebn Lumas; ajo shtrihet n\u00eb veri t\u00eb malit Tomor e n\u00eb kufi me qarkun Elbasan. Duke folur para banor\u00ebve t\u00eb mbledhur, kryesisht demokrat\u00eb, goja m\u00eb mori si me marsh automatik temat e debatit parlamentar dhe fillova t\u00eb shpjegoj sa problem ishte droga e ministri Tahiri. Lumasak\u00ebt m\u00eb kujtuan me mir\u00ebsjellje se fatmir\u00ebsisht droga nuk ishte problem n\u00eb komun\u00eb, por shqet\u00ebsim madhor ata kishin uj\u00ebsjell\u00ebsin, vaditjen dhe \u00e7mimet e plehut kimik. Mungesa e vaditjes, q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera e mban larg kanabisin, u acarua pes\u00eb vite m\u00eb von\u00eb nga nj\u00eb projekt problematik i bashkis\u00eb Berat, i cili devijonte e u hiqte p\u00ebrroin e vet\u00ebm dhe q\u00eb solli edhe p\u00ebrplasje mes banor\u00ebve dhe policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky episod n\u00eb dukje flet p\u00ebr t\u00eb shum\u00ebdebatuarin hendek midis fokusit t\u00eb politikan\u00ebve n\u00eb kryeqytet (apo \u201celitave\u201d) e popullit t\u00eb thjesht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb krejt ashtu! Ndoshta lumasak\u00ebt e mi donin q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e takimit t\u00eb trajtonin \u00e7\u00ebshtjet lokale se t\u00eb tjerat i ndiqnin edhe n\u00eb televizion; ndoshta tema u jepte siklet se nuk ishin t\u00eb mbrojtur nga narkobandit\u00ebt krahasuar me nj\u00eb deputet. Ndoshta ndonj\u00eb hileqar b\u00ebnte plane kanabisi p\u00ebr vitin tjet\u00ebr n\u00ebse rregullohej vaditja. Ndoshta ndonj\u00eb shpjegim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjithsesi reagimi i tyre ngre dy \u00e7\u00ebshtje:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues politik, duke mbetur parimor, lipset t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb sipas kriterit \u201csi vendi edhe kuvendi\u201d se \u00e7far\u00eb thot\u00eb n\u00eb takimet publike.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja n\u00ebse PD veproi mir\u00eb apo jo ato vite me denoncimin e kanabizimit si aksion qeveritar.<\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e k\u00ebtij aksioni n\u00eb v. 2016, sipas vrojtimeve, industria e kanabisit gjat\u00eb sezonit kishte pun\u00ebsuar pa dallim partie afro 20 mij\u00eb vet\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt di\u00e7ka m\u00eb pak se gjysma mund t\u00eb ishin votues t\u00eb PD; prej k\u00ebsaj industrie ushqeheshin afro 100 mij\u00eb goj\u00eb ose 6,3% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb votim n\u00eb zgjedhjet parlamentare vitin n\u00eb vijim; pra k\u00ebtyre politika antikanabis e opozit\u00ebs u kishte k\u00ebrc\u00ebnuar buk\u00ebn e goj\u00ebs. M\u00eb tej koha e energjia q\u00eb PD shpenzoi kund\u00ebr kanabizimit, mund t\u00eb ishin investuar n\u00eb tema e politika m\u00eb me impakt p\u00ebr popullin e thjesht\u00eb n\u00eb Lumas e n\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse PD nuk do t\u00eb denonconte kanabizimin? Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi brenda e jasht\u00eb vendit p\u00ebr problemin do t\u00eb ishte minimal; nuk do t\u00eb kishte trysni mbi Ram\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkarkuar \u201cme dor\u00ebheqje\u201d Tahirin (mars 2017) dhe ky i fundit do t\u00eb vazhdonte t\u00eb quhej \u201cm\u00eb i suksesshmi nd\u00ebr ministrat e mi\u201d, do t\u00eb pritej n\u00eb kancelarit\u00eb e Per\u00ebndimit p\u00ebr turpin e Republik\u00ebs ton\u00eb e jo vet\u00ebm t\u00eb saj; dhe n\u00ebse ai nuk e prishte pazarin me shefin do t\u00eb tentonte me sira t\u00eb kapte drejtimin e partis\u00eb. Nuk do t\u00eb kishte as aktakuz\u00eb ndaj Tahirit, produkt i drejt\u00ebsis\u00eb italiane dhe e ndonj\u00eb prokurori kurajoz (tashm\u00eb t\u00eb spastruar nga vetingu). Por m\u00eb keq akoma, pa luft\u00ebn kund\u00ebr drog\u00ebs do t\u00eb kalonim but\u00eb but\u00eb nga kanabizimi n\u00eb kokainizim me laboratore si Xibraka t\u00eb instaluar anemban\u00eb atdheut. Tahirizmi mori forma t\u00eb tjera m\u00eb subtile por, fatmir\u00ebsisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, skenari m\u00eb i keq u evitua. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, PD pagoi nj\u00eb \u00e7mim. Si\u00e7 na m\u00ebson Dhiata e Re shp\u00ebtimi vjen nga sakrifica.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Pyetja Aron<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb lagjes 5, Tiran\u00eb, &#8211; ku un\u00eb mora pjes\u00eb &#8211; t\u00eb thirrur p\u00ebr organizimin e mitingut t\u00eb 3 marsit, kryetari i partis\u00eb denoncoi \u201clakenjt\u00eb e Edi Ram\u00ebs\u201d t\u00eb cil\u00ebt shfaqen n\u00eb \u00e7do ekran tv, p\u00ebr t\u00eb relativizuar \u00e7\u00ebshtjen McGonigal e p\u00ebr t\u00eb shpifur p\u00ebr ish-t\u00eb dashur\u00ebn e tij dhe analist\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb kishin zbuluar informacionet e tjera t\u00eb pap\u00ebrfshira n\u00eb akt-akuz\u00eb. Duke qen\u00eb se prej 10 vjet\u00ebsh nuk shoh TV, p\u00ebrve\u00e7se kalimthi n\u00eb kafene (interneti m\u00eb rezulton m\u00eb i dobish\u00ebm), gugllova pak; gjeta se \u201clakenjt\u00eb\u201d n\u00eb fjal\u00eb, nismat parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr hetimin e skandalit i shihnin si jo si \u00e7\u00ebshtje politike, por me motive personale dhe i shpjegonin me teorira psikologjike e psikoanalitike. T\u00eb tjer\u00eb e shikonin k\u00ebt\u00eb si sulm, madje edhe si hakmarrje ndaj Amerik\u00ebs (edhe pse sulmi bazohet n\u00eb dokumente amerikane pjes\u00ebrisht zyrtare e pjes\u00ebrisht profesionale dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e tyre). Ata \u201clakej\u201d do t\u00eb duhej t&#8217;i p\u00ebrgjigjeshin \u201cpyetjes Aron\u201d.<\/p>\n<p>Dy fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit: n\u00eb rinin\u00eb e tij, filozofi francez Raymond Aron angazhohej me pasion p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje komplekse e sensitive t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs. Atij iu dha mund\u00ebsia p\u00ebr t&#8217;u takuar me ministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs, t\u00eb cilit filloi t&#8217;i fliste me teorira disi konfuze. Mbas pak ministri me polites\u00eb e nd\u00ebrpreu duke e pyetur: Ju lutem, \u00e7far\u00eb vendimi do t\u00eb merrnit ju po t\u00eb ishit n\u00eb postin tim?<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb \u201cpyetja Aron\u201d sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb diferencuar jo vet\u00ebm personat me p\u00ebrgjegj\u00ebsi vendimmarr\u00ebse nga t\u00eb tjer\u00ebt, por edhe ata, nd\u00ebr intelektual\u00ebt publik\u00eb e opinionist\u00ebt, q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb pozicionohen qart\u00eb e pa ambivalenc\u00eb morale n\u00eb debatet e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>E p\u00ebrshtatur, pyetja Aron do t\u00eb ishte: \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnit ju po t\u00eb ishit drejtuesit e opozit\u00ebs dhe t\u00eb plaste nj\u00eb skandal i till\u00eb? Dhe jo skandal dosido, si t\u00eb shumtit e k\u00ebtyre viteve; por me kryeministrin i cili dora vet\u00eb dhe me pak persona t\u00eb besuar e josh drejtorin njujorkez t\u00eb FBI duke i shfryt\u00ebzuar lakmin\u00eb dhe e p\u00ebrdor at\u00eb si: 1) minues t\u00eb demokracis\u00eb duke trysnuar e damkosur titullar\u00ebt e opozit\u00ebs parlamentare; 2) bandit me kollare duke zhvatur mega-zengjin\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe: \u00e7far\u00eb mendoni ju \u201clakej\u201d se do t\u00eb b\u00ebnte Edi Rama si shef opozite po t&#8217;i plaste nj\u00eb skandal i till\u00eb? Ai q\u00eb mobilizoi turmat dhe n\u00eb 21 janar 2011 m\u00ebsyu \u201ckok\u00ebpalar\u00ebt\u201d e dhunsh\u00ebm me pasojat q\u00eb dihen! P\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr nj\u00eb video \u201cordinere\u201d me licenca e par\u00e1 megjith\u00ebse t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt u dor\u00ebhoq\u00ebn, megjith\u00ebse dosja po hetohej nga nj\u00eb prokurori m\u00eb agresive se e sotmja dhe megjith\u00ebse \u00e7\u00ebshtja ishte ku e ku m\u00eb banale krahasuar me at\u00eb \u201cMcGonigal\u201d.<\/p>\n<p>Ose e riformuluar, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnit ju o \u201clakej\u201d sikur t\u00eb ishit drejtuesit e opozit\u00ebs dhe t&#8217;ju mohohej nj\u00eb e drejt\u00eb themelore parlamentare si komisioni hetimor? Sepse n\u00eb rastin konkret e sipas ligjit ngritja e komisionit duhej t\u00eb ishte pothuaj automatike. Sidomos kur kund\u00ebrshtimi mb\u00ebshtetet me justifikime ngjeth\u00ebse si t\u00eb llojit \u201cnuk e zbatojm\u00eb ligjin sepse synojm\u00eb ta amendojm\u00eb\u201d apo qesharake se \u201cpo verifikojm\u00eb n\u00ebnshkrimet e k\u00ebrkes\u00ebs\u201d kur prej nj\u00eb muaji 44 firm\u00ebtar\u00ebt e p\u00ebrs\u00ebrisin p\u00ebrdit\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb plenare, Facebook si dhe n\u00eb sheshin e protest\u00ebs. Apo kur pastaj Rama e thot\u00eb a\u00e7ik se nuk do t\u00eb b\u00ebhet, se nuk dua un\u00eb!<\/p>\n<p>Pyetjet Aron po ju a l\u00eb n\u00eb der\u00eb \u201clakenjve\u201d pa e vrar\u00eb mendjen n\u00ebse do t\u00eb gjegjen e do t\u00eb flasin sipas nd\u00ebrgjegjes.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> N\u00eb jav\u00ebt e muajt n\u00eb vijim<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00c7\u00ebshtja McGonigal do t\u00eb piqet n\u00eb zjarr t\u00eb ngadalt\u00eb: komisioni hetimor do t\u00eb doj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ngrihet: kur Gjykata Kushtetuese t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb. Edhe punimet e tij do t\u00eb marrin muaj. Po k\u00ebshtu edhe hetimet e Kongresit t\u00eb ShBA; me t\u00eb cilin deputet\u00ebt e Kuvendit duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb hetim. Pa folur p\u00ebr procesin penal atje e k\u00ebtu. Ashtu si\u00e7 mori koh\u00eb edhe afera e incenerator\u00ebve e ngjizur n\u00eb dhjetor 2014 dhe aktuale sot e gjith\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrvoja e Lumasit na k\u00ebshillon q\u00eb k\u00ebto muaj fushate deri n\u00eb 14 maj t\u00eb flasim pak m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr tema si uj\u00ebsjell\u00ebsi, vaditja e sh\u00ebrbimet bashkiake. Opozita duhet t\u00eb lundroj\u00eb midis problemeve lokale e atyre qendrore, si dikur i shkath\u00ebti Odise midis Shil\u00ebs e Karibdit.<\/p>\n<p><em>P.S. Nj\u00eb bravo k\u00ebtu p\u00ebr reagimin politik t\u00eb Fatmir Xhaf\u00ebs n\u00eb debatin plenar p\u00ebr McGonigal-in. E dalloi veten nga bag\u00ebtia parlamentare soc-rilindiste. Nuk m\u00eb duhen fare motivet e tij personale, psikologjike e psikoanalitike. Dhe lexuesi t\u00eb m\u00eb fal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post scriptum pa shum\u00eb lidhje me sh\u00ebnimin. Por mejtova m\u00eb mir\u00eb k\u00ebtu se n\u00eb Facebook.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO Sinjali Lumas N\u00eb vitet e para t\u00eb opozit\u00ebs mbas v. 2013, n\u00eb kujtes\u00eb m\u00eb ka mbetur nj\u00eb vizit\u00eb e imja, asokohe deputet i qarkut Berat, n\u00eb komun\u00ebn Lumas; ajo shtrihet n\u00eb veri t\u00eb malit Tomor e n\u00eb kufi me qarkun Elbasan. Duke folur para banor\u00ebve t\u00eb mbledhur, kryesisht demokrat\u00eb, goja m\u00eb mori si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39407"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39407"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39407\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}