{"id":39377,"date":"2023-03-06T18:07:18","date_gmt":"2023-03-06T18:07:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=39377"},"modified":"2023-03-06T18:08:06","modified_gmt":"2023-03-06T18:08:06","slug":"prokurori-i-antimafias-kemi-sekuestruar-tonelata-marihuane-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/06\/prokurori-i-antimafias-kemi-sekuestruar-tonelata-marihuane-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Prokurori i Antimafias: Kemi sekuestruar tonelata marihuane nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari i Top News, Thimi Samarxhiu ka zhvilluar s\u00eb fundmi nj\u00eb intervist\u00eb me Prokurorin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Antimafias n\u00eb Bari, Francesco Giannella. Nga problemet me drejt\u00ebsin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet mes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, personazhet e krimit apo edhe trafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike t\u00eb gjitha temat e diskutuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb jan\u00eb t\u00eb detajuara m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Intervist\u00eb e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Giannella, ju falenderoj shum\u00eb q\u00eb gjet\u00ebt koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin shqiptar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder p\u00ebr ne t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me ju.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0Faleminderit juve.<\/p>\n<p>Pyetje: At\u00ebher\u00eb, le t\u00eb flasim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr lidhjet q\u00eb Italia dhe italian\u00ebt e shqiptar\u00ebt kan\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, por nuk mund t\u00eb shmangim lidhjet e kriminalitetit shqiptar dhe atij italian. Si kan\u00eb ndryshuar k\u00ebto lidhje n\u00eb vite, midis Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Un\u00eb jam marr\u00eb prej shum\u00eb vitesh me marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet kriminalitetit shqiptar dhe organizatave puljeze, i ndjek k\u00ebto histori prej t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh ose ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb. Kan\u00eb ndryshuar, n\u00eb kuptimin q\u00eb n\u00eb fillim ishin shum\u00eb m\u00eb, si t\u00eb themi, m\u00eb artizanale k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, e m\u00eb tej jan\u00eb zhvilluar m\u00eb shum\u00eb, sepse ka ndodhur nj\u00eb rritje e organizatave kriminale shqiptare dhe italiane n\u00eb bot\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Itali, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngushta, nuk ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie vart\u00ebsie i nj\u00ebrit nga tjetri, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie i nj\u00eb aleance t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre. Pulja \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb i zbarkimit, natyrisht, i t\u00eb gjitha trafiqeve t\u00eb m\u00ebdha, sidomos i marihuan\u00ebs, q\u00eb vijn\u00eb nga Shqip\u00ebria, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb e nevojshme nj\u00eb marr\u00ebveshje me organizatat puljeze. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb i sheh k\u00ebto role n\u00eb evolucion, nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb konstante. P\u00ebrsa i p\u00ebrket pastaj Rrethit t\u00eb Barit, i cili p\u00ebrfshin provinc\u00ebn e Barit, t\u00eb Tranit dhe t\u00eb Foxh\u00ebs, ka ndodhur nj\u00eb zhvendosje nga jugu n\u00eb drejtim t\u00eb veriut, i pikave t\u00eb zbarkimit, sepse sa her\u00eb q\u00eb zhvilloheshin operacione p\u00ebr t\u2019i luftuar ato, drejtuesit vendosnin t\u00eb ndryshonin udh\u00ebn dhe t\u00eb shkonin gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb veriut. E k\u00ebshtu, Pulja ka filluar me zbarkimet e para t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Salento, m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb provinc\u00ebn e Barit, e m\u00eb pas u zhvendos n\u00eb jug t\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Foxh\u00ebs, me zbarkimet n\u00eb zon\u00ebn e Garganos. E m\u00eb pas jan\u00eb kryer zbarkime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bregdetin e Adriatikut, edhe n\u00eb Marke, gat\u00eb viteve t\u00eb kaluara, k\u00ebshtu q\u00eb ka nj\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebrshtatjeje nga ana e organizatave, t\u00eb cilat, n\u00eb fakt, u jan\u00eb kushtuar edhe gj\u00ebrave t\u00eb tjera, me kalimin e viteve, kan\u00eb zhvilluar rrjetin e tyre, ato kan\u00eb filluar me heroin\u00ebn, n\u00eb vitet dymij\u00eb, le t\u00eb themi. E m\u00eb pas, ndodhi rritja e madhe e trafiqeve t\u00eb marihuan\u00ebs, e nd\u00ebrkaq ekziston edhe biznesi i madh i kokain\u00ebs, por ka nj\u00eb udh\u00eb krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pyetje:\u00a0 Por, kur flitet p\u00ebr marihuan\u00ebn, thuhet se ato ishin vite t\u00eb arta p\u00ebr kriminel\u00ebt nga Shqip\u00ebria q\u00eb sillnin marihuan\u00ebn, nd\u00ebrsa tani thuhet se \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb apo jo q\u00eb \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar sasia e marihuan\u00ebs q\u00eb mb\u00ebrrin nga Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Duke par\u00eb sekuestrimet tona, duket se po. Ka pasur vite kur ne kemi sekuestruar tonelata marihuane dhe m\u00eb pas ky trend ra disi. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u rrit ai i kokain\u00ebs, i cili, natyrisht, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me zbarkimet, por q\u00eb e ka prejardhjen pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht nga Europa e Veriut, Hollanda, le t\u00eb themi, ose nga Spanja, por p\u00ebrsa na p\u00ebrket neve, sidomos nga Hollanda.<\/p>\n<p>Pyetje:Po lidhjet e shqiptar\u00ebve edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket udh\u00ebs s\u00eb kokain\u00ebs, si jan\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb jan\u00eb ende po ata q\u00eb e komandojn\u00eb, e drejtojn\u00eb, k\u00ebt\u00eb udh\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:P\u00ebrsa u p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve me klanet puljeze, mund t\u00eb themi se kan\u00eb nj\u00eb rol paksa m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, jan\u00eb ata q\u00eb i menaxhojn\u00eb trafiqet e m\u00ebdha. Por m\u00eb tej kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pika referimi n\u00eb territorin ton\u00eb, p\u00ebrsa i p\u00ebrket m\u00eb pas menaxhimit t\u00eb tregut n\u00eb territor. Dhe k\u00ebshtu, edhe gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb hetimeve t\u00eb tjera, ne kemi pasur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sigurta n\u00eb referim me pranin\u00eb e subjekteve shqiptare, duke filluar nga Hollanda, e duke p\u00ebrfunduar te trafiqet e kokain\u00ebs deri n\u00eb Itali. Kemi pasur edhe rastin e nj\u00eb vrasjeje t\u00eb kryer n\u00eb Amsterdam, t\u00eb nj\u00eb italiani nga nj\u00eb italian tjet\u00ebr, n\u00eb lidhje me trafiqe kokaine q\u00eb e kishin prejardhjen nga Amsterdami, ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, edhe klanet shqiptare dhe, mbi t\u00eb gjitha, ato kolumbiane, q\u00eb nga fillimi.<\/p>\n<p>Pyetje:Ia kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje edhe Prokurorit Cafiero De Raho dhe ai m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se po. P\u00ebr ju, ekziston mafia shqiptare, si term mafie shqiptare, apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminalitet i organizuar?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:Ne nuk kemi ende nj\u00eb proces n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb jet\u00eb deklaruar vepra penale q\u00eb ne e quajm\u00eb 416 bis. Ka pasur nj\u00eb p\u00ebrpjekje, para shum\u00eb vjet\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar hetime t\u00eb k\u00ebtij lloji, por q\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb rezultate. Le t\u00eb themi se ne tani, nga pik\u00ebpamja e fakteve t\u00eb sigurta gjyq\u00ebsore, e konsiderojm\u00eb kriminalitetin shqiptar si nj\u00eb kriminalitet q\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar trafiqeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, dometh\u00ebn\u00eb ai q\u00eb p\u00ebr ne i referohet nenit 74.<\/p>\n<p>Pyetje:Pavar\u00ebsisht neneve, nga ajo q\u00eb ju shikoni, mund t\u00eb thuhet se&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrgjije:Mund ta themi mbi baz\u00ebn e nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor. P\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk do t\u00eb kemi nj\u00eb vendim, nuk mund t\u00eb themi q\u00eb kriminaliteti shqiptar \u00ebsht\u00eb i tipit mafioz. Nuk mund ta themi k\u00ebt\u00eb, as nuk mund ta p\u00ebrjashtojm\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje:P\u00ebrsa i p\u00ebrket evolucionit t\u00eb kriminalitetit shqiptar, k\u00ebto dit\u00eb cili \u00ebsht\u00eb fokusi m\u00eb i madh i kriminalitetit shqiptar k\u00ebtu n\u00eb Bari, p\u00ebrvec kokain\u00ebs, po prostitucioni ekziston s\u00ebrish apo jo?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:Nuk merrem me prostitucionin, le t\u00eb themi se sektori im nuk merret me k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje, k\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u2019i p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj pyetjeje. Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket kriminalitetit shqiptar n\u00eb Pulja, e n\u00eb Bari n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vecant\u00eb, ai i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar gjithmon\u00eb trafiqeve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, por po e p\u00ebrs\u00ebris, n\u00eb kanalin e dyfisht\u00eb, marihuana nga Shqip\u00ebria dhe kokaina nga Europa e Veriut. Evolucionet jan\u00eb ndjekur sidomos n\u00eb hetimet q\u00eb ne kemi zhvilluar me koleg\u00ebt shqiptar\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt kemi disa skuadra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta hetimore, me an\u00ebn e t\u00eb cilave p\u00ebrpiqemi t\u00eb ndjekim udh\u00ebt e trafikut drejtp\u00ebrdrejt nga Shqip\u00ebria, ende p\u00ebrpara se t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, marr\u00ebdh\u00ebniet e bashk\u00ebpunimit me SPAK-un jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie themelore. Do t\u00eb thosha se kemi arritur rezultate t\u00eb jasht\u00ebzakonshme gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Pyetje:Po, jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tri operacione q\u00eb un\u00eb mbaj mend, KULMI, SHEFI dhe SHPIRTI. Tri operacione k\u00ebto, fal\u00eb t\u00eb cilave kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb burg shum\u00eb personan\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Itali. Por nga t\u00eb gjitha k\u00ebto operacione, vihen re lidhjet, sepse n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto operacione \u00ebsht\u00eb arrestuar madje edhe nj\u00eb prokuror. Dometh\u00ebn\u00eb, lidhjet, nga ajo cka ju shikoni dhe keni arkivuar, keni dokumentuar, lidhjet, pra, q\u00eb kan\u00eb polic\u00ebt e korruptuar, prokuror\u00ebt e korruptuar, por edhe t\u00eb tjer\u00eb, a jan\u00eb t\u00eb forta?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:Ne u kemi sinjalizuar autoriteteve shqiptare disa gj\u00ebra q\u00eb ishin shfaqur gjat\u00eb hetimeve tona. Ua kemi sinjalizuar atyre, u kemi d\u00ebrguar kopje t\u00eb dokumetacionit, kopje t\u00eb p\u00ebrgjimeve, nga t\u00eb cilat shfaqeshin, si t\u00eb thuash, dyshime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda kundrejt disa personave q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin institucionet. E m\u00eb pas, mbi k\u00ebt\u00eb, kan\u00eb proceduar autoritetet gjyq\u00ebsore shqiptare, t\u00eb cilat kan\u00eb vepruar. Prandaj, ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtyre lidhjeve ne e kemi dalluar, e kemi kapur n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre gjat\u00eb hetimeve tona, ajo q\u00eb ka ndodhur do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pas detyr\u00eb e autoriteteve gjyq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrcaktohet. K\u00ebshtu q\u00eb ne presim t\u00eb marrim dijeni n\u00ebse provat tona m\u00eb pas kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate n\u00eb Shqip\u00ebri, ne nuk mund t\u00eb procedojm\u00eb n\u00eb Itali personazhe publike shqiptare, nuk ndodh kjo. Kjo ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe fal\u00eb hetimeve tona, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb shohim se cfar\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb proceset q\u00eb do t\u00eb zhvillohen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pyetje:Por, a keni besim, n\u00eb kuptimin q\u00eb, po jua b\u00ebj pyetjen n\u00eb lidhje me faktin q\u00eb ju i keni d\u00ebrguar informacionet, para disa vjet\u00ebsh Prokuroria rezervohej me d\u00ebrgimin e informacioneve n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi kishin frik\u00eb mos k\u00ebto b\u00ebheshin publike dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit ia mbathnin. Ju tani e keni krijuar besimin tek autoritetet n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:Po, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb gj\u00ebra. Marr\u00ebdh\u00ebniet me koleg\u00ebt shqiptar\u00eb, me prokuror\u00ebt e SPAK-ut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vecant\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera, ne punojm\u00eb shum\u00eb mir\u00eb s\u00eb bashku. Shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb k\u00ebshtu. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb ca vjet kur ekzistonte nj\u00eb mosbesim i madh. \u00cbsht\u00eb paksa sic ndodh gjithmon\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nd\u00ebrmjet autoriteteve gjyq\u00ebsore, n\u00eb fillim ekziston gjithmon\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb dyshimi, frike, fliten gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, jo vet\u00ebm n\u00eb nivel gjuh\u00ebsor, por edhe pik\u00ebrisht si mend\u00ebsi t\u00eb ndryshme. Dhe ka pasur disa vjet kur k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie nuk arrinin t\u00eb p\u00ebrftonin rezultate, madje p\u00ebrkundrazi, nganj\u00ebher\u00eb kemi pasur edhe dyshime se trafikant\u00ebt e m\u00ebdhenj, kapot e m\u00ebdhenj, arrinin t\u2019ia hidhnin p\u00ebrher\u00eb, t\u00eb shp\u00ebtonin paq, dhe natyrisht kishte dyshime se ekzistonin fenomene korrupsioni, favorizimi. Tani gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar, sidomos gjat\u00eb tre vjet\u00ebve t\u00eb fundit dhe rezultatet jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera. Natyrisht, ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Frika, pra frika e korrupsionit, ekziston gjithmon\u00eb. Por kjo ekziston n\u00eb cilindo vend t\u00eb bot\u00ebs, jo se n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe, mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb apo m\u00eb pak. Mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pjekuri kulturore, nj\u00eb prirje m\u00eb t\u00eb madhe drejt ligjshm\u00ebris\u00eb, le t\u00eb themi, por proceset demokratike, proceset e ligjshm\u00ebris\u00eb, jan\u00eb procese t\u00eb gjata.<\/p>\n<p>Pyetje:\u00cbsht\u00eb perceptimi q\u00eb ka n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb, p\u00ebrvec SPAK-ut, presim gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha nga SPAK-u. Kan\u00eb kaluar tre vjet dhe nuk kemi par\u00eb asnj\u00eb politikan t\u00eb korruptuar t\u00eb arrestuar. Dhe, nga kjo an\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, njer\u00ebzit, shohin nga ju, nga partner\u00ebt tan\u00eb, nga Italia, nga Shtetet e Bashkuara, nga partner\u00ebt tan\u00eb q\u00eb na ndihmojn\u00eb, shohin shpres\u00ebn q\u00eb ju t\u00eb na ndihmoni, si n\u00eb rastin e operacionit SHPIRTI, t\u00eb prokurorit t\u00eb treguar atje. Shohin nga ju shpres\u00ebn q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb gjenden dhe t\u00eb tregohen personazhet e korruptuar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kjo p\u00ebr ju?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:Po, po, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sepse nd\u00ebrkoh\u00eb ne jemi v\u00ebrtet shum\u00eb af\u00ebr, ky fakt q\u00eb ne ndodhemi v\u00ebrtet shum\u00eb af\u00ebr, ja, kaq af\u00ebr nga deti, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre na b\u00ebn t\u00eb lidhur, p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb lidhur. Ne jemi shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr faktin q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb zhvillim demokratik, nj\u00eb zhvillim t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, i cili t\u00eb na shpjer\u00eb m\u00eb tej edhe n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, mbase n\u00eb kuadrin e Bashkimit Europian. Ne t\u00eb gjith\u00eb urojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb futet n\u00eb Bashkimin Europian. Dhe pastaj, un\u00eb besoj se e ardhmja do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb ec\u00eb me k\u00ebmb\u00ebt e veta, dometh\u00ebn\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb me forcat e veta edhe t\u00eb zbuloj\u00eb personazhet e korruptuara dhe t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb ata. Do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe, n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb e nevojshme, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta mb\u00ebshtesim k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim me an\u00ebn e hetimeve tona, por do t\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim. Bashk\u00ebpunimin e b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit, institucionet, sic thon\u00eb shum\u00eb vet\u00eb, ecin mbi k\u00ebmb\u00ebt e njer\u00ebzve. Njer\u00ebzit duhet t\u00eb jet\u00eb ata t\u00eb duhurit dhe duhet t\u00eb jet\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb gjith\u00eb q\u00ebllimet e mira p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb besuar. N\u00eb qoft\u00eb se ky bashk\u00ebpunim do t\u00eb vazhdoj\u00eb, do t\u00eb arrijm\u00eb rezultate t\u00eb m\u00ebdha, besimi do t\u00eb rritet, edhe te popullsia shqiptare, q\u00eb shpresoj, mbas pak vjet\u00ebsh, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb nevoj\u00eb as p\u00ebr italian\u00ebt, as p\u00ebr amerikan\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb gjetur njer\u00ebzit e vet t\u00eb korruptuar. Shpresoj q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. Por, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, duhen mjetet.<\/p>\n<p>Pyetje:\u00a0 Mjetet? Cilat jan\u00eb mjetet?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:Mjetet jan\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, mjetet teknologjike, p\u00ebr shembull. Un\u00eb di q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shembull, mungojn\u00eb mjetet p\u00ebr t\u00eb zhvilluar hetime dep\u00ebrtuese, si edhe p\u00ebr t\u00eb kryer p\u00ebrgjime, p\u00ebrgjime mjedisore, p\u00ebrgjime telematike. Sot p\u00ebr sot, kjo veprimtari hetimore ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi themelore. P\u00ebrgjimet telefonike nuk sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb pothuajse p\u00ebr asgj\u00eb, le t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Pyetje:Ka programe&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Ka programe, ekzistojn\u00eb t\u00eb gjitha rrjetet sociale q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren, edhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar biseda. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se nuk zot\u00ebrohen aft\u00ebsit\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb teknike p\u00ebr t\u00eb zhvilluar k\u00ebto veprimtari hetimore, nuk mund t\u00eb shkohet n\u00eb asnj\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Pyetje:Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb hyni ju n\u00eb loj\u00eb, n\u00eb kuptimin q\u00eb shqiptar\u00ebt besojn\u00eb dhe shpresojn\u00eb tek ju. Kjo \u00ebsht\u00eb pika ku ju hyni n\u00eb loj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Dhe shpesh ka ndodhur kjo, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb duke zhvilluar hetime paralele midis nesh dhe jush, ne shpesh kemi p\u00ebrdorur teknologjit\u00eb tona, kemi m\u00eb shum\u00eb mjete dhe kemi arritur t\u00eb mbledhim m\u00eb shum\u00eb prova n\u00eb lidhje me veprat penale q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebp\u00ebrmjet skuadrave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta hetimore, puna q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcillet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe anasjelltas, puna q\u00eb behet n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb p\u00ebrdoret te ne. Por do t\u00eb uronim q\u00eb edhe nga ana tjet\u00ebr e Adriatikut t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrpjekje ekonomike, pik\u00ebrisht, edhe p\u00ebr t\u00eb investuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb teknologjin\u00eb hetimore, n\u00eb p\u00ebrgatitjen e policis\u00eb, n\u00eb vart\u00ebsin\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor dhe policis\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje:Ja, k\u00ebtu le t\u00eb ndalemi pak, te vart\u00ebsia, sepse flitet shum\u00eb p\u00ebr trysnin\u00eb, ndikimin q\u00eb politika ka mbi gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt. Si mund t\u00eb mbaroj\u00eb kjo, si mund t\u00eb shmanget ndikimi i politik\u00ebs mbi prokuror\u00ebt?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Jo, un\u00eb nuk mund t\u00eb shprehem&#8230;<\/p>\n<p>Pyetje:Jo, mundeni n\u00eb kuptimin q\u00eb ekziston nj\u00eb model q\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Nj\u00eb model \u00ebsht\u00eb ai i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb magjistratur\u00ebs italiane, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model q\u00eb duhet mbrojtur, sepse edhe n\u00eb Itali ka shtysa, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Pyetje:Politika do q\u00eb ta ket\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb dor\u00eb situat\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 N\u00eb qoft\u00eb se, le t\u00eb themi k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e dikujt q\u00eb pavar\u00ebsia e magjistratur\u00ebs ta humbas\u00eb fuqin\u00eb. Pavar\u00ebsia e magjistratur\u00ebs ka vler\u00eb kushtetuese, duhet afirmuar te ligjet, por m\u00eb pas duhet t\u00eb konkretizohet me an\u00ebn e veprimeve t\u00eb p\u00ebrditshme, cdo dit\u00eb. Modeli ekziton, ai i magjistratur\u00ebs italiane t\u00eb pavarur, i cili nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i p\u00ebrhapur n\u00eb bot\u00eb. Por duhet pasur kujdes, edhe n\u00eb vendet per\u00ebndimore nuk \u00ebsht\u00eb se magjistratura hetimore e pavarur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model q\u00eb ekziston gjithandej. Pra, kujdes, ekziston magjistratura gjykuese e pavarur, porse magjistratura hetimore, dometh\u00ebn\u00eb prokurorit\u00eb, shpesh nuk jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb tilla. Dhe, natyrisht, n\u00ebse prokuror\u00ebt nuk jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pavarur, por varen nga Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, nuk ka asnj\u00eb garanci q\u00eb hetimet t\u00eb jen\u00eb hetime jo t\u00eb politizuara. K\u00ebshtu q\u00eb modeli, ai aktual, i magjistratur\u00ebs italiane, n\u00eb t\u00eb cilin edhe prokurorit\u00eb g\u00ebzojn\u00eb garancit\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb edhe gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pyetje:Ju kuptoj. Duke u kthyer paksa mbrapa, n\u00eb lidhje me bashk\u00ebpunimin midis jush dhe prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK-ut, nuk di n\u00ebse e keni par\u00eb, \u00ebsht\u00eb zgjedhur drejtuesi i ri i SPAK-ut, Dumani, e njihni?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Jo, nuk e njoh.<\/p>\n<p>Pyetje:\u00cbsht\u00eb nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve, funksionon k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb zgjidhen. Por cfar\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunimin me SPAK-un dhe me aktor\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pra cfar\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, ne dhe ju, m\u00eb shum\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Ne mund t\u00eb japim vet\u00ebm besim dhe t\u00eb ofrojm\u00eb kontributin ton\u00eb. Dhe t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb hyrja, q\u00eb ideja e hyrjes n\u00eb Bashkimin Europian ta shtyj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebto probleme.<\/p>\n<p>Pyetje:P\u00ebrse flisni gjithmon\u00eb p\u00ebr Bashkimin Europian? Cfar\u00eb hyn k\u00ebtu Bashkimi Europian?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Jo, nuk \u00ebsht\u00eb se hyn Bashkimi Europian. Por Bashkimi Europian vendos disa kushte. P\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb Bashkimin Europian ti duhet t\u00eb paraqes\u00ebsh disa garanci, p\u00ebr shembull at\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb magjistratur\u00ebs, ose garanci, si t\u00eb thuash, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb garancish q\u00eb Bashkimi Europian pretendon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet, duhet t\u00eb ndiqet kjo udh\u00eb, edhe ajo e diplomacis\u00eb, por un\u00eb nuk shtyhem n\u00eb fusha q\u00eb nuk m\u00eb p\u00ebrkasin. Diplomacia duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Pyetje:Ok. Zoti Prokuror, kam edhe nja dy-tri pyetje t\u00eb fundit. Duke folur p\u00ebr hetimet, p\u00ebr c\u00ebshtjet tashm\u00eb t\u00eb mbyllura, cfar\u00eb keni par\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ju ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje te kriminaliteti shqiptar, q\u00eb nuk mendonit se do t\u00eb arrinte deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re q\u00eb nuk e prisnit?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Ajo q\u00eb mua personalisht m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje nga kriminaliteti shqiptar ka qen\u00eb aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrhapur n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb pabesueshme. Dometh\u00ebn\u00eb, ne jemi nisur nga nj\u00eb vizion, si duhet ta them, i miqve shqiptar\u00eb, si ai i anijes \u201cVlora\u201d, e cila mb\u00ebrriti n\u00eb Bari n\u00eb vitin \u201991 m\u00eb duket, dhe kemi arritur tani, mbas edhe jo aq shum\u00eb vjet\u00ebsh, po ta mendojm\u00eb, te nj\u00eb rrjet nd\u00ebrkomb\u00ebtar trafikant\u00ebsh, i cili shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, shtrihet n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, shtrihet n\u00eb Ishujt Spanjoll\u00eb, n\u00eb ato Baleare, pra, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi e madhe sip\u00ebrmarr\u00ebse, nj\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb&#8230; p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne kemi admirim, k\u00ebt\u00eb e them nga ana ime, sigurisht. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb habi, n\u00eb kuptimin q\u00eb brenda pak vjet\u00ebsh rrug\u00ebtimi q\u00eb ka p\u00ebrshkuar ka qen\u00eb\u00a0 shum\u00eb i shpejt\u00eb. Po ashtu, edhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie me grupe t\u00eb m\u00ebdha kriminale n\u00eb bot\u00eb, me prodhuesit e m\u00ebdhenj t\u00eb kokain\u00ebs, p\u00ebr shembull. Ka siguri, tashm\u00eb, p\u00ebr pranin\u00eb e subjekteve shqiptare n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, t\u00eb cil\u00ebt menaxhojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejp\u00ebrdrejt\u00eb, personalisht, disa trafiqe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kokain\u00ebs. K\u00ebt\u00eb rritje, si mund t\u00eb thuash, n\u00eb Itali, ndoshta vet\u00ebm Ndrangheta e ka arritur, sikurse edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn mafia siciliane. Grupe t\u00eb tjera kriminale nuk kan\u00eb arritur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kaq shum\u00eb rrug\u00eb brenda kaq pak kohe. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb ka habitur m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje:Dhe n\u00eb fund, Zoti Prokuror, mund t\u00eb m\u00eb thoni tri mesazhe q\u00eb ju mund t\u2019ua jepni s\u00eb pari koleg\u00ebve tuaj prokuror\u00eb? Cilat jan\u00eb mesazhet q\u00eb ju u p\u00ebrcillni atyre?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Mesazhi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb ashtu sikurse kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto tre-kat\u00ebr vitet e fundit. T\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb hapa mbrapa. Po t\u00eb b\u00ebjm\u00eb hapa mbrapa, do t\u00eb kthehemi n\u00eb koh\u00ebn kur nuk flisnim midis nesh, p\u00ebr fat t\u00eb keq, dhe kjo nuk do t\u00eb ishte mir\u00eb. Le t\u00eb shpresojm\u00eb se do t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve q\u00eb kemi pasur gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Pyetje:Ju ka ndodhur t\u00eb mos flisni?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, po. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mua po. Mua personalisht, po. Kini parasysh q\u00eb tanim\u00eb jam goxha n\u00eb mosh\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ka pasur edhe vite t\u00eb v\u00ebshtira marr\u00ebdh\u00ebniesh me koleg\u00ebt shqiptar\u00eb. Kan\u00eb qen\u00eb vite n\u00eb t\u00eb cilat nuk ekzistonte as edhe ideja m\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb mund t\u00eb zhvillonim hetime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ishte shum\u00eb, shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, n\u00eb mos e pamundur. Po t\u00eb donim t\u00eb ktheheshim n\u00eb ato vite, do t\u00eb ishte nj\u00eb katastrof\u00eb. Por un\u00eb jam i sigurt q\u00eb kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje:Nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata polic\u00eb, magjistrat\u00eb t\u00eb korruptuar, t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb dhe ndihmojn\u00eb kriminalitetin.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Q\u00eb tradhtojn\u00eb popullin e tyre, kjo \u00ebsht\u00eb tradhtia m\u00eb e madhe. Dometh\u00ebn\u00eb, kush ushtron nj\u00eb detyr\u00eb publike, nj\u00eb polic, nj\u00eb magjistrat, nj\u00eb administrator publik, ka besimin, do t\u00eb duhej t\u00eb kishte besimin e njer\u00ebzve. N\u00eb Kushtetut\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar se kush mbulon nj\u00eb funksion publik duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb me dinjitet dhe nder. Dinjiteti dhe nderi jan\u00eb vlera q\u00eb nuk mund t\u00eb shiten p\u00ebr pak para, madje as edhe p\u00ebr shum\u00eb para. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj sikur nj\u00eb baba t\u00eb tradhtonte t\u00eb birin, apo nj\u00eblloj sikur nj\u00eb bir t\u00eb tradhtonte nj\u00eb baba. K\u00ebshtu q\u00eb kush ushtron nj\u00eb funksion publik, duhet ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb me cdo kusht, me dinjitet, me nder dhe me ndershm\u00ebri.<\/p>\n<p>Pyetje:Dhe nj\u00eb mesazh t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebr popullin shqiptar, i cili, sikurse e thash\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, shikon tek ju m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund apo p\u00ebr t\u2019\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsioni, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kriminalitetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me pushtetin n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, mesazhi p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Shikoni, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb c\u00ebshtje shum\u00eb komplekse, sepse edhe te ne ekziston ky problem, jo t\u00eb gjith\u00eb i denoncojn\u00eb veprat penale q\u00eb din\u00eb se ekzistojn\u00eb, jo t\u00eb qytetar\u00ebt e denoncojn\u00eb vepr\u00ebn penale t\u00eb zhvatjes, jo t\u00eb gjith\u00eb e denoncojn\u00eb edhe korrupsionin, p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb n\u00eb dijeni, pra, jo t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse qytetar\u00ebt nuk e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb se nuk kan\u00eb besim tek institucionet, sepse, p\u00ebr shembull, mendojn\u00eb se nuk do t\u00eb zgjidhet asgj\u00eb, apo edhe m\u00eb keq, sepse kan\u00eb frik\u00eb nga pasojat q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, nj\u00eb hap i par\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb institucionet duhet t\u00eb fitojn\u00eb besimin, duhet ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Dhe k\u00ebshtu qytetar\u00ebt do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb besim tek institucionet, do t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb shohin apo ndaj t\u00eb cilave jan\u00eb viktima. K\u00ebshtu pra, t\u2019ia fillosh nga popullsia nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. T\u00eb mendosh q\u00eb nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb t\u00eb mund t\u00eb denoncoj\u00eb nj\u00eb magjistrat t\u00eb korruptuar apo nj\u00eb politikan t\u00eb korruptuar nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Ka pasur raste gazetar\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb denoncuar, q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, gazetar\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, kan\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb hetim, nj\u00eb dokument, n\u00eb Prokurori, n\u00eb lidhje me magjistrat\u00ebt e korruptuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Duhet pasur ky guxim, duhet pasur ky guxim. N\u00eb Itali dikush e ka pasur k\u00ebt\u00eb guxim, shum\u00eb e kan\u00eb pasur. Sot kemi b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebrpara, sepse para nja dhjet\u00eb vjet\u00ebsh edhe te ne ishte k\u00ebshtu, dometh\u00ebn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se ne jemi ndryshe. Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb demokracie, k\u00ebshtu q\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri duhet b\u00ebr\u00eb ky rrug\u00ebtim demokracie, por shembullin e mir\u00eb duhet ta japin institucionet. Shembullin e mir\u00eb. Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb luftojn\u00eb dhe duhet t\u00eb gjejn\u00eb personin e duhur t\u00eb cilit t\u2019i drejtohen at\u00ebher\u00eb kur zbulojn\u00eb dicka q\u00eb duhet denoncuar.<\/p>\n<p>Pyetje: T\u00eb gjejn\u00eb personin e duhur&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Po, t\u00eb gjejn\u00eb personin e duhur nuk \u00ebsht\u00eb dicka e leht\u00eb kjo, por n\u00ebse duken, gazetat, gazetar\u00ebt, kan\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb madhe, nj\u00eb mision t\u00eb madh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i japin z\u00eb kujt nuk ka guxim. K\u00ebshtu pra, ju mund t\u00eb b\u00ebni shum\u00eb. Ju pra, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni ata njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur, mund ta b\u00ebni ju k\u00ebt\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebni ju shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim.<\/p>\n<p>Pyetje: Zoti Prokuror, ju falenderoj shum\u00eb! Qe nj\u00eb nder, nj\u00eb privilegj t\u00eb mund t\u00eb flisja me ju.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje:\u00a0 Faleminderit juve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari i Top News, Thimi Samarxhiu ka zhvilluar s\u00eb fundmi nj\u00eb intervist\u00eb me Prokurorin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Antimafias n\u00eb Bari, Francesco Giannella. Nga problemet me drejt\u00ebsin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet mes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, personazhet e krimit apo edhe trafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike t\u00eb gjitha temat e diskutuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb jan\u00eb t\u00eb detajuara m\u00eb posht\u00eb: Intervist\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":39378,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39377"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39377\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39378"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}