{"id":39321,"date":"2023-03-06T09:39:49","date_gmt":"2023-03-06T09:39:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=39321"},"modified":"2023-03-06T09:39:49","modified_gmt":"2023-03-06T09:39:49","slug":"prapa-kuintave-te-informacionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/06\/prapa-kuintave-te-informacionit\/","title":{"rendered":"Prapa kuintave t\u00eb informacionit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb hetim i konsorciumit gazetaresk Forbidden Stories zbulon sesi punon Team Jorge, nj\u00eb kompani izraeliane e specializuar n\u00eb lajmet false dhe nd\u00ebrhyrjet elektorale.<\/strong><\/p>\n<p>Taylor Blake dhe em\u00f9 Emmanuel i tij jan\u00eb praktikisht dy yje me fam\u00eb bot\u00ebrore. Miliona njer\u00ebz n\u00eb YouTube dhe TikTok kan\u00eb par\u00eb videon ku nj\u00eb zog i vrullsh\u00ebm p\u00ebrmbys telekamer\u00ebn e influencuesit amerikan n\u00eb ferm\u00ebn e tij n\u00eb Florida. Kan\u00eb ndjekur me v\u00ebmendje Emmanuel kur ka marr\u00eb influenc\u00ebn aviare dhe kan\u00eb festuar sh\u00ebrimin e tij. Pastaj. Ver\u00ebn e kaluar, drama: n\u00eb Twitter disa p\u00ebrdorues kan\u00eb njoftuar vdekjen e tij me hashtagun #RIP_Emmanuel. Dhjet\u00ebra e m\u00eb pas qindra mesazhe ngush\u00ebllimi jan\u00eb botuar. Fansat e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs qen\u00eb n\u00eb zi. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, em\u00f9 i q\u00ebndron shum\u00eb mir\u00eb. Ajo q\u00eb goditi Emmanuel nuk ka qen\u00eb s\u00ebmundja e rrall\u00eb e kafs\u00ebhve, por nj\u00eb fushat\u00eb dizinformimi. Patsaj kan\u00eb qen\u00eb rrjetet sociale q\u00eb kan\u00eb dekretuar fundin e tij. Deklarimi i vdekjes s\u00eb em\u00f9 ishte n\u00eb realitet nj\u00eb demonstrim i dh\u00ebn\u00eb nga Team Jorge, nj\u00eb grup izraelian i specializuar n\u00eb p\u00ebrhapjen e lajmeve false dhe n\u00eb manipulimin e opinionit publik. Komponent\u00ebt e tij, ekspert\u00eb komunikimi, mburren se mund t\u00eb ofrojn\u00eb lloje t\u00eb ndryshme sh\u00ebrbimesh, nga shkelja e llogaris\u00eb s\u00eb post\u00ebs elektronike tek krijimi i profileve false n\u00eb rrjetet sociale tek nd\u00ebrhyrjet n\u00eb fushatat elektorale. Reporter\u00ebt e Forbidden Stories, nj\u00eb konsorcium gazetar\u00ebsh investigativ\u00eb, kan\u00eb takuar izraelian\u00ebt t\u00eb paraqitur si klient\u00eb potencial\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb kapacitetit t\u00eb tyre. Team Jorge mund t\u00eb p\u00ebrmbyste v\u00ebrtet rrjetet sociale me lajme false, p\u00ebr shembull duke njoftuar vdekjen e em\u00f9? Demonstrimi ka sh\u00ebrbyer se duke p\u00ebrdorur nj\u00eb ushtri me <em>avatar\u00eb<\/em>, dometh\u00ebn\u00eb me profile false, Team Jorge mund t\u00eb gjigantizoj\u00eb praktikisht\u00a0 \u00e7do lajm dhe k\u00ebshtu pas disa dite bota ka besuar se i \u00ebmb\u00ebli em\u00f9 kishte vdekur. Fushata ka qen\u00eb e orkestruar nga nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb lindje t\u00eb Tel Avivit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn zakonisht nuk fabrikohen lajme false kaq t\u00eb pad\u00ebmshme, por operacione t\u00eb nj\u00eb shkalle t\u00eb caktuar, si manipulimet e zgjedhjeve n\u00eb Afrik\u00eb. Mir\u00ebserdh\u00ebt n\u00eb bot\u00ebn e dizinformacionit.<\/p>\n<p><strong>Hakerimi dhe diskreditimi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb padijenin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb planetit, ka lindur nj\u00eb industri lajmesh false me nj\u00eb faturim t\u00eb konsideruesh\u00ebm, q\u00eb prek realitetin e sh\u00ebrbimit t\u00eb politikan\u00ebve, kompanive dhe, nganj\u00ebher\u00eb, edhe pasanik\u00eb privat\u00eb. Sipas nj\u00eb k\u00ebrkimi t\u00eb qendr\u00ebs studimore britanike Oxford Internet Institute, n\u00eb vitin 2020 n\u00eb 81 vende jan\u00eb lan\u00e7uar fushatat p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin publik, sidomos me q\u00ebllime politike. Fushatat e dizinformacionit ekzistojn\u00eb praktikisht prej shum\u00eb kohe, por pas ardhjes s\u00eb Donald Trump dhe t\u00eb \u201cfakteve aternative\u201d t\u00eb tij dijm\u00eb sesa mund t\u00eb jen\u00eb efikas\u00eb rrjetet sociale kur d\u00ebshirohet t\u00eb kontrollohet me ting\u00ebllim\u00ebn e g\u00ebnjeshtrave. M\u00eb pak t\u00eb njohur jan\u00eb mercenar\u00ebt modern\u00eb t\u00eb dizinformacionit dhe sa instrumenta kan\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb epok\u00ebn e komunikimit pa kufi. Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb vendeve per\u00ebndimore, kompanit\u00eb e specializuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj propagande jan\u00eb nja 60. \u201cPor n\u00eb tregun bot\u00ebror hap\u00ebsira p\u00ebr to \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje\u201d, v\u00ebren nj\u00eb ekspert i siguris\u00eb informatike q\u00eb punon p\u00ebr inteligjenc\u00ebn e nj\u00eb shteti per\u00ebndimor. Sh\u00ebrbimet e tyre shkojn\u00eb nga hakerimi i telefonave n\u00eb fushatat p\u00ebr t\u00eb diskredituar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb apo n\u00eb biznes. Nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht operacione t\u00eb paligjshme, por n\u00eb sektor shikohen mjaft sa t\u00eb mund t\u00eb thuhet se l\u00ebvizet n\u00eb kufijt\u00eb e ligjshm\u00ebris\u00eb, shpesh duke e anashkaluar, pik\u00ebrisht si\u00e7 b\u00ebn Team Jorge, grupi izraelian q\u00eb e ka shtyr\u00eb rrjetin t\u00eb qaj\u00eb p\u00ebr humbjen e em\u00f9 Emmanuel. Selia qendrore e Team Jorge \u00ebsht\u00eb n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb zhveshur n\u00eb Modiin, nj\u00eb qytez\u00eb izraeliane n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs midis Tel Avivit dhe Jeruzalemit. Kompania nuk ekziston zyrtarisht, nuk e ka ndonj\u00eb uebsajt dhe as ndonj\u00eb shenj\u00eb n\u00eb port\u00eb. \u201cQ\u00ebndrojm\u00eb jasht\u00eb radar\u00ebve\u201d, shpjegon nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pasdite fundi dhjetori t\u00eb 2022 njer\u00ebzit e Team Jorge presin dy gazetar\u00ebt e Forbidden Stories q\u00eb shtiren si nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb nj\u00eb biznesmeni n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyre p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve n\u00eb nj\u00eb vend afrikan, \u00c7adit. \u00cbsht\u00eb takimi i par\u00eb n\u00eb prani pas pes\u00eb videothirrjeve fal\u00eb t\u00eb cilave gazetar\u00ebt kan\u00eb arritur t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb klim\u00eb besimi. \u201cJorge\u201d, nj\u00eb burr\u00eb truplidhur q\u00eb vesh nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr dhe nj\u00eb or\u00eb dore t\u00eb trash\u00eb, paraqitet si shefi. Pastaj jan\u00eb edhe v\u00ebllai i tij, q\u00eb quhet \u201cNick\u201d dhe nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb quhet \u201cMax\u201d. Duket s\u00eb komponent\u00ebt e ndrysh\u00ebm t\u00eb grupit kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar n\u00eb sh\u00ebrbimet sekrete. Nga k\u00ebrkimet e kryera n\u00eb vijim rezulton se Jorge quhet n\u00eb realitet Tal Hanan dhe \u00ebsht\u00eb 50 vje\u00e7. Duket se ka kryer sh\u00ebrbim n\u00eb forcat speciale e ushtris\u00eb izraeliane p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb m\u00eb pas n\u00eb vete n\u00eb vitet \u201990, kur themeluar nj\u00eb kompani q\u00eb operon n\u00eb sektorin e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebve t\u00eb Forbidden Stories Tal Hanan thot\u00eb se ka kryer bashk\u00eb me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij 33 manipulime fushatash elektorale \u201cn\u00eb nivel presidencial\u201d, nga t\u00eb cilat \u201c27 me sukses\u201d. Shton se p\u00ebr zgjedhjet e k\u00ebsaj natyre \u00e7mimi i sh\u00ebrbimit v\u00ebrtitet rreth 15 milion eurove, edhe pse nuk ka m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta verifikuar. Gazetar\u00ebt pyesin n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb shtyhet vota afrikane, tashm\u00eb e af\u00ebrt. Mund t\u00eb b\u00ebhet, p\u00ebrgjigjen izraelian\u00ebt. Kostoja: 2 milion n\u00eb muaj, p\u00ebr nj\u00eb total prej rreth 6 milion\u00ebsh. Duhet krijuar n\u00eb tavolin\u00eb nj\u00eb event dhe do t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb jejn\u00eb informacione p\u00ebr homologun, motiv p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb aksesin ndaj nj\u00eb operatori telefonik lokal, ka mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb interceptuar komunikimet dhe m\u00eb pas do t\u2019i duhet dikujt n\u00eb vend p\u00ebr t\u2019i drejtuar <em>avatar\u00ebt <\/em>q\u00eb do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara fushat\u00ebn e diziniformimit. P\u00ebr ta manipulimi i nj\u00eb zgjedhjeje duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje administrimi e r\u00ebndomt\u00eb. L\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Nigeri, Trinidad e Tobago dhe n\u00eb juglindjen aziatike. N\u00eb nj\u00eb video promocionale i referohen edhe nj\u00eb sulmi informatik kund\u00ebr referendumit p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Katalonj\u00ebs n\u00eb 2014. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb verifikohen pohimet e tyre dhe disa mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ekzagjeruara.<\/p>\n<p>Por pas muajsh k\u00ebrkime, disa pika ky\u00e7e jan\u00eb konfirmuar. Dokumentat n\u00eb posedim t\u00eb Forbidden Stories tregojn\u00eb se n\u00eb presidencialet nigeriane t\u00eb 2015, Team Jorge ka bashk\u00ebpunuar me Cambridge Analytica, kompania fam\u00ebkeqe e konsulenc\u00ebs q\u00eb ka mb\u00ebshtetur Donald Trump n\u00eb zgjedhjen e presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb 2016. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb email t\u00eb brendsh\u00ebm, kreu i Cambridge Analytica sinjalizonte vler\u00ebsimin e tij ndaj nj\u00eb \u201ckompanie izraeliane p\u00ebr operacionet n\u00eb kopertur\u00eb\u201d. Sipas Hanan, \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgjedhjet q\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e saj japin maksimumin, pasi n\u00eb k\u00ebto raste lidhin dy zona ku jan\u00eb ekspert\u00eb: mbledhjen e informacioneve dhe influencimin e ngjarjeve. Gazetar\u00ebve Tal Hanan i jep nj\u00eb demonstrim t\u00eb asaj q\u00eb n\u00ebnkuptohet, duke hyr\u00eb p\u00ebrpara syve t\u00eb tyre n\u00eb post\u00ebn elektronike Gmail e ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mozambikut. Klikim pas klikimi, p\u00ebrshkon profilin sikur ta kishte t\u00eb vetin, futet n\u00eb Google Drive dhe shfleton dokumentat e ministrit. Prek vet\u00ebm nga larg sesi funksionon, nga pik\u00ebpamja teknike, ajo q\u00eb ka gjith\u00eb pamjen e nj\u00eb hakerimi. Ka mund\u00ebsi bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij prokurojn\u00eb aksesin n\u00eb rrjetin celular lokal dhe hyjn\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sms t\u00eb interceptuara. <em>Hacking for hire<\/em>, hakerues dixhital\u00eb me pages\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb rrezik p\u00ebr demokracin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Pas disa minutash, Hanan hap aplikacionin e mesazheve Telegram. Edhe k\u00ebtu duket se l\u00ebviz pa probleme n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb personi tjet\u00ebr, k\u00ebsaj radhe t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr afrikan: \u00ebsht\u00eb profili Telegram i nj\u00eb k\u00ebshilltari t\u00eb presidentit aktual t\u00eb Kenias William Ruto. Duket se njer\u00ebzit e Tal Hanan jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e fundit p\u00ebr zgjedhjet presidenciale keniane, q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb 2022. Hanan rr\u00ebmon \u00e7atet, thot\u00eb \u201cjemi aktiv\u00eb\u201d dhe pastaj hap nj\u00eb, duksh\u00ebm rast\u00ebsisht. \u00cbsht\u00eb midis nj\u00eb k\u00ebshilltari t\u00eb Ruto dhe nj\u00eb biznesmeni kenian. Tal Hanan i d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm: shkruan numrin 11. N\u00eb vijim, biznesmeni do t\u2019i konfirmoj\u00eb q\u00eb e ka marr\u00eb. Industria e dizinformacionit, e populluar nga kompani si Team Jorge, \u00ebsht\u00eb e rrezikshme p\u00ebr demokracin\u00eb, pasi interferon me mund\u00ebsin\u00eb e formimit lirisht t\u00eb opinioneve dhe ndot konfrontimin e ideve. N\u00eb rast se njer\u00ebzit nuk arrijn\u00eb t\u00eb informohen apo p\u00ebrhapen sistematikisht informacione false, at\u00ebhere zgjedhjet nuk mund t\u00eb quhen t\u00eb lira e t\u00eb pavarura. Jo rast\u00ebsisht, gazetar\u00ebt dhe akoma m\u00eb shum\u00eb gazetaret, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetje jokomode dhe zbulojn\u00eb skandale p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e industris\u00eb s\u00eb dizinformimit dhe t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb saj. P\u00ebr shembull, Maria Ressa, gazetarja filipinase nobeliste p\u00ebr Paqen, q\u00eb me redaksin\u00eb e saj ka zbuluar lidhjet e presidentit Rodrigo Duterte me kriminalitetin e organizuar, ka p\u00ebsuar fushata t\u00eb ndryshme shpif\u00ebse dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka filluar t\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpiaduke veshur gjithmon\u00eb jelekun antiplumb. N\u00eb 2017 gazetarja indiane Gauri Lankesh, q\u00eb kund\u00ebrshtonte p\u00ebrhapjen e lajmeve false, \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Ghada Oueiss, nj\u00eb prezantuese libaneze e Al Jazeera, ka gjetur n\u00eb internet foto t\u00eb saj n\u00eb bikini n\u00eb nj\u00eb vask\u00eb hidromasazhi. Pamjet, q\u00eb dikush ia kishte vjedhur nga telefoni i burrit t\u00eb saj, jan\u00eb ndar\u00eb qindramij\u00ebra her\u00eb. Nj\u00eb t\u00eb premte fundi janari t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb nj\u00eb rifuxhio e Davosit n\u00eb Zvic\u00ebr, duke par\u00eb malet me d\u00ebbor\u00ebq\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb si sfond Forumit Ekonomik Bot\u00ebror, Oueiss komenton: \u201cNuk do ta harroj kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb moment\u201d. M\u00eb 9 prill 2020 nj\u00eb llogari Twitter e sapo hapur botoi foto ku shikohet duke tymosur, pir\u00eb alkool dhe m\u00eb pas t\u00eb b\u00ebj\u00eb hidromasazh. U shfaq\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 1500 tweet n\u00eb t\u00eb cilat Oueiss etiketohej si \u201cputan\u00eb\u201d dhe \u201cbu\u00e7e\u201d. \u201cMendoja: tani kan\u00eb fotot e mia, cila do t\u00eb jet\u00eb l\u00ebvizja e ardhshme?\u201d, rr\u00ebfen prezantuesja televizive, q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka kritikuar sht\u00ebpin\u00eb mbret\u00ebrore saudite. Nga k\u00ebrkimet e \u201cDie Zeit\u201d ka dal\u00eb se ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb princ saudit i \u00ebsht\u00eb drejtuar nj\u00eb kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe e specializuar n\u00eb hakerime dhe n\u00eb nj\u00eb rrjet amerikan influencuesish, duke infiltruar m\u00eb par\u00eb celularin e Oueiss dhe m\u00eb pas duke i shp\u00ebrthyer kund\u00ebr nj\u00eb <em>shitstorm<\/em>, nj\u00eb furtun\u00eb mediatike. Sot FBI po heton mbi k\u00ebt\u00eb rrjet influencuesish.<\/p>\n<p><strong>Instrumenta t\u00eb avancuara<\/strong><\/p>\n<p>Tal Hanan dhe Team Jorge i tij kan\u00eb kaluar tashm\u00eb m\u00eb tej. Kan\u00eb programuar platform\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebvizur n\u00eb rrjet sipas qejfit. Quhet AIMS, akronimi i Advanced Impact Media Solutions (Zgjidhje Mediatike me Impakt t\u00eb Avancuar), nj\u00eb em\u00ebr i pad\u00ebmsh\u00ebm por q\u00eb fsheh nj\u00eb instrument distopik manipulimi. Izraelian\u00ebt i tregojn\u00eb gazetar\u00ebve programin, q\u00eb me pak klikime mund\u00ebson t\u00eb krijohen <em>avatari <\/em>t\u00eb pajisur me em\u00ebr, qytete, dhe dit\u00eblindje. N\u00eb harkun e pak sekondave hapin llogari sociale me foto dhe profile Amazon t\u00eb lidhur. N\u00eb total, si\u00e7 e tregon ekrani, Team Jorge ka n\u00eb dispozicion dhjet\u00ebramij\u00ebra <em>avatar\u00eb <\/em>dhe mund t\u00eb vendos\u00eb se kush dhe kur do t\u00eb botoj\u00eb lajme, vler\u00ebsime apo kritika dhe kur do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb furtun\u00eb balte nga mij\u00ebra llogari. \u00cbsht\u00eb folur shpejt p\u00ebr fushata t\u00eb supozuara t\u00eb kryera n\u00eb rrjetet sociale nga ushtri botesh, t\u00eb cilave deri m\u00eb tani u shikohen vet\u00ebm rezultatet. Prapa kuintave q\u00ebndronte fshehur. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, fal\u00eb prezantimit t\u00eb Tal Hanan, kemi hedhur nj\u00eb shikim n\u00eb sallat e makinave t\u00eb nj\u00eb industrie n\u00eb t\u00eb cilin e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e negociueshme dhe ideologjit\u00eb jan\u00eb nj\u00eb mall. N\u00eb nj\u00ebrin prej takimeve, Team Jorge tregon llogarin\u00eb false t\u00eb nj\u00eb gruaje, me shum\u00eb karta krediti dhe bitcoin. Izraelian\u00ebt rr\u00ebfejn\u00eb se i kan\u00eb d\u00ebrguar nga llogaria e tyre Amazon nj\u00eb pako plot me <em>sex toys<\/em>, shoqr\u00ebuar nga nj\u00eb mesazh dashurie, nj\u00eb politikani. Gruaja e k\u00ebtij t\u00eb fundit e ka hapur, ka p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga sht\u00ebpia burrin dhe historia ka p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb gjitha gazetat. Duke ndjekur gjurm\u00ebt e <em>avatar\u00ebve <\/em>t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb fushat\u00ebn mbi em\u00f9 q\u00eb Tal Hanan na e ka treguar, arrijm\u00eb n\u00eb fushata t\u00eb tjera. Duket se llogarit\u00eb e Team Jorge kan\u00eb sulmuar nj\u00eb kompani q\u00eb huazon jahte, q\u00eb jan\u00eb rreshtuar n\u00eb favor t\u00eb b\u00ebrthamores n\u00eb California dhe q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me fushat\u00ebn elektorale senegaleze dhe, sipas th\u00ebnies s\u00eb Hanan, platforma AIMS ju \u00ebsht\u00eb shitur disa agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi n\u00ebse ato q\u00eb i ofrojn\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime jan\u00eb kompani izraeliane, saudite apo emiratase.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon informacioni dhe disinformacioni takohen shpesh dhe qeverit\u00eb vendore l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha manovrimi kompanive informatike. Vite m\u00eb par\u00eb kreu i qeveris\u00eb izraeliane Benjamin Netanyahu thoshte se \u201cveteran\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete u \u00ebsht\u00eb premtuar t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vete\u201d. Siguria informatike \u00ebsht\u00eb \u201csi nj\u00eb arm\u00eb\u201d, nga ku p\u00ebrfiton edhe shteti. Nuk befason se kur gazetar\u00ebt e kan\u00eb pyetur t\u00eb komentojn\u00eb rezultatet e investigimit, Hanan \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se kishte nevoj\u00eb \u201cp\u00ebr nj\u00eb autorizim nga autoritetet e presupozuara\u201d. \u00c7do \u201cbotim i t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb shkelje e \u201cnormativave komb\u00ebtare p\u00ebr sigurin\u00eb\u201d. Hanan mohon \u00e7do paligjshm\u00ebri dhe edhe nj\u00eb person tjet\u00ebr i grupit thekson se e ka respektuar gjithmon\u00eb ligjin. N\u00eb rast se Hanan po bllofon apo n\u00eb bashk\u00ebpunohet efektivisht me autoritetet e Izraelit nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. N\u00eb Europ\u00eb situata \u00ebsht\u00eb ndryshe: ka m\u00eb shum\u00eb rregulla, nj\u00eb vigjilenc\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb opinion publik shum\u00eb kritik. P\u00ebr shembull, Cambridge Analytica ka qen\u00eb objekt p\u00ebr nj\u00eb shqyrtim kaq t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb mbyllet. N\u00eb rastin e Team Jorge nuk e dijm\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb: hakerimi \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm edhe n\u00eb Izrael dhe, fal\u00eb investigimeve gazetareske, ka prova video sesi vepron kompania e tij. Prandaj Hanan mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb bela, por p\u00ebr industrin\u00eb e dizinformimit nuk do t\u00eb jet\u00eb goditja finale: sektori \u00ebsht\u00eb plot me kompani t\u00eb gatshme t\u2019i z\u00ebn\u00eb vendin Team Jorge. Duke par\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e ofruara nga teknologjia n\u00eb t\u00eb ardhmen \u201cnuk do t\u00eb mund t\u2019i besohet asaj q\u00eb shikohet apo d\u00ebgjohet\u201d, paralajm\u00ebron Gabi Siboni, ish komandant i ushtris\u00eb izraeliane dhe konsu\u00ebent i qeveris\u00eb n\u00eb l\u00ebmin e siguris\u00eb informatike. \u201cKemi p\u00ebrpara nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb frikshme\u201d.<\/p>\n<p>(nga <em>Die Zeit<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hetim i konsorciumit gazetaresk Forbidden Stories zbulon sesi punon Team Jorge, nj\u00eb kompani izraeliane e specializuar n\u00eb lajmet false dhe nd\u00ebrhyrjet elektorale. Taylor Blake dhe em\u00f9 Emmanuel i tij jan\u00eb praktikisht dy yje me fam\u00eb bot\u00ebrore. Miliona njer\u00ebz n\u00eb YouTube dhe TikTok kan\u00eb par\u00eb videon ku nj\u00eb zog i vrullsh\u00ebm p\u00ebrmbys telekamer\u00ebn e influencuesit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":39322,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39321"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39321"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39321\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39322"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39321"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39321"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39321"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}