{"id":39047,"date":"2023-03-02T18:53:00","date_gmt":"2023-03-02T18:53:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=39047"},"modified":"2023-03-02T18:53:00","modified_gmt":"2023-03-02T18:53:00","slug":"komisioni-i-posacem-hetimor-parlamentar-mcgonigal-mision-historik-dhe-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/02\/komisioni-i-posacem-hetimor-parlamentar-mcgonigal-mision-historik-dhe-kombetar\/","title":{"rendered":"Komisioni i posa\u00e7\u00ebm hetimor parlamentar McGonigal-mision historik dhe komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga bazat themeltare dhe t\u00eb patjet\u00ebrsueshme t\u00eb demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb funksioni dhe aft\u00ebsia e Parlamentit p\u00ebr t\u00eb kontrolluar me efektivitet pushtetin ekzekutiv. Nj\u00eb prej mekanizmave klasik\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb k\u00ebtij funksioni \u00ebsht\u00eb institucioni i komisioneve t\u00eb posa\u00e7me hetimore parlamentare. Ky institucion \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur 432 her\u00eb n\u00eb historin\u00eb mbi 240 vje\u00e7are t\u00eb demokracis\u00eb amerikane nga t\u00eb dyja dhomat e Kongresit Amerikan, Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve dhe Senatit, si dhe me dhjetra e qindra her\u00eb n\u00eb historin\u00eb e demokracive britanike, gjermane, franceze e me rradh\u00eb.<br \/>\n1. Komisioni hetimor parlamentar m\u00eb i njohur n\u00eb bot\u00eb<br \/>\nKomisioni hetimor i Senatit amerikan p\u00ebr skandalin \u201cWatergate(Uot\u00ebrgejt)), i njohur zyrtarisht si Komiteti i P\u00ebrzgjedhur p\u00ebr Aktivitetet e Fushat\u00ebs Presidenciale, apo bot\u00ebrisht si Komisioni Watergate, ishte nj\u00eb komision hetimor i posa\u00e7\u00ebm, i krijuar nga Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr t\u00eb hetuar skandalin Watergate. Gazetat kryesore dhe ato periferike t\u00eb lajmeve amerikane, e p\u00ebrq\u00ebndruan v\u00ebmendjen e kombit amerikan n\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal. Komisioni realizoi 22 d\u04d5gjesa publike dhe mblodhi provat q\u00eb \u00e7uan n\u00eb paditjen e dyzet zyrtar\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs Nixon dhe d\u00ebnimin e disa prej ndihm\u00ebsve t\u00eb Presidentit Richard Nixon, p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe krime t\u00eb tjera. Komisioni Watergate \u00e7oi n\u00eb dor\u00ebheqjen e Presidentit Nixon m\u00eb 9 gusht 1974.<br \/>\nN\u00eb hapjen e seancave d\u00ebgjimore m\u00eb dat\u00ebn 18 maj 1973, senatori Sam Ervin, Kryetari i komisionit hetimor t\u00eb Kongresit Amerikan, q\u00eb besonte se Kushtetuta e SHBA-ve ishte baza e qeverisjes s\u00eb vendit, u shpreh \u201cEt\u00ebrit Themelues t\u00eb demokracis\u00eb son\u00eb, pasi kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtetit arbitrar, kuptuan disa t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb p\u00ebrjetshme, duke respektuar njer\u00ebzit dhe qeverin\u00eb. Ata e dinin se ata q\u00eb u besohet pushteti, jan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj s\u00ebmundjes s\u00eb tiran\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebn Xhorxh Uashingtoni e p\u00ebrshkroi me t\u00eb drejt\u00eb si &#8220;dashuri p\u00ebr pushtetin dhe prirje p\u00ebr ta shp\u00ebrdoruar at\u00eb&#8221;.<br \/>\n2. Bazueshm\u00ebria dhe domosdoshm\u00ebria e komisionit hetimor p\u00ebr Ram\u00ebn<br \/>\nNeni 77, Pika 2 e Kushtetutes se Shqiperise, shprehet qart\u00eb:\u201d Kuvendi ka t\u00eb drejt\u00eb dhe, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb s\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb caktoj\u00eb komision hetimi p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebrfundimet e tyre nuk jan\u00eb detyruese p\u00ebr gjykatat, por mund t\u2019i njoftohen prokuroris\u00eb, e cila i vler\u00ebson sipas procedur\u00ebs ligjore\u201d.<br \/>\nP\u00ebrpjekja e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar Parlamentin nga roli kushtetues i kontrolluesit t\u00eb ekzekutivit dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur alibin\u00eb e nism\u00ebs ligjore p\u00ebr ndryshime n\u00eb legjislacionin p\u00ebr komisionet, si argument p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar hetimin parlamentar ndaj skandalit McGonigal, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb praktik\u00eb abuzive politike dhe nj\u00eb zhvillim q\u00eb vjen ndesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante me parimet e Kushtetut\u00ebs.<br \/>\n3. Z\u00ebvend\u00ebsimi i komisionit hetimor parlamentar me nj\u00eb interpelanc\u00eb parlamentare: goditje vdekjeprur\u00ebse ndaj demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri!<br \/>\nKjo seanc\u00eb plenare me interpelanc\u00eb t\u00eb kryeministrit p\u00ebr skandalin McGonigal, nuk mund kurrsesi t\u00eb ezauroj\u00eb p\u00ebr opinionin publik dhe qytetarin e thjesht\u00eb, k\u00ebt\u00eb afer\u00eb me shum\u00eb dimensione dhe ndikime, pavar\u00ebsisht or\u00ebve q\u00eb kjo seanc\u00eb pyetjesh mund t\u00eb zgjas\u00eb.<br \/>\nSkandali McGonigal e ka domosdoshm\u00ebri t\u00eb zb\u00ebrthehet n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrmasat e tij, me seanca d\u00ebgjimore dhe d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb thirrur nga nj\u00eb komisioni i posa\u00e7\u00ebm hetimor parlamentar, i drejtuar nga opozita, pik\u00ebrisht sikurse Neni 77, Pika 2, i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrcakton dhe sikurse \u00ebsht\u00eb praktika e r\u00ebndomt\u00eb e pun\u00ebs, n\u00eb raste t\u00eb skandaleve politike t\u00eb drejtuesve t\u00eb mazhoranc\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha parlamentet e bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar.<br \/>\n4. Rama, ky tiran parlamentar, sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb Xhorxh Uashington<br \/>\nKryeministri i sot\u00ebm, kryetari i sektit qeveris\u00ebs Rama, ka ngritur n\u00eb piedestal pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe mosnd\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike, duke zeruar llogaridh\u00ebnien e n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb publik\u00eb. Rama po hyn n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si:<br \/>\n1. N\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebs dhe keqp\u00ebrdor\u00ebs i rolit t\u00eb Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Rama e ka shnd\u00ebrruar Kuvendin n\u00eb nj\u00eb noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb tekave t\u00eb veta, duke e degraduar n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mundsh\u00ebm tempullin e nj\u00eb demokracie dhe duke i detyruar deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb votojn\u00eb d\u00ebshirat e tekat e tij m\u00eb absurde.<br \/>\n2. Korruptues politik i pashembullt. N\u00eb jav\u00ebt e fundit, shum\u00eb gazeta amerikane, si \u201cThe New York Times\u201d \u201cThe Washington Post\u201d, \u201cThe Washington Examiner\u201d, etj., kan\u00eb trajtuar n\u00eb detaje skandalin McGonigal. Gazeta \u201cThe Washington Examiner(ekz\u00ebmajn\u00ebr)\u201d, n\u00eb artikullin e saj t\u00eb 13 shkurtit 2023, cil\u00ebsonte se \u201cQ\u00eb kur Rama mori drejtimin e vendit nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai vend i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb vat\u00ebr korrupsioni, plus narkoshteti kryesor i Evrop\u00ebs, me lidhje t\u00eb thella me kartelet e drog\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. Blerja e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb si McGonigal \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e m\u00ebnyr\u00ebs se si Rama vazhdon ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d.<br \/>\n3. Urrejt\u00ebs patologjik i opozit\u00ebs. Urrejtjen dhe p\u00ebr\u00e7mimin ndaj atyre q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb, \u201cLideri Global\u201d e ka n\u00eb ADN-n\u00eb e vet. Cinizmi, tallja, p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs vulgare, jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb arsenalit t\u00eb tij , p\u00ebr t\u00eb baltosur dhe denigruar opozit\u00ebn kryesore t\u00eb vendit<br \/>\n4. Abuzues i nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb me paran\u00eb dhe asetet publike. N\u00eb rast se tre deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian u arrestuan p\u00ebr lobimin e tyre t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr interesat e Katarit n\u00eb skandalin \u201cKatargate\u201d, Rama i jep qendr\u00ebn e Durr\u00ebsit nj\u00eb miliarderi arab, n\u00eb mega-afer\u00ebn korruptive dhe t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb nivelit 2.1 miliard\u00eb euro, t\u00eb projektit \u201cDurres sea yachts &amp; marine\u201d.<br \/>\n5. Kryearkitekt i instalimit t\u00eb antikultur\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vend. Asnj\u00eb nga zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb sektit Rama, t\u00eb akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe korrupsion nga institucionet e pavarura t\u00eb vendit, nuk \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra, pavar\u00ebsisht se partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar me instistim rezultate n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, brenda piramid\u00ebs qeveritare.<br \/>\n6. Shp\u00ebrdorues i t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb pavarura, duke mos respektuar asnj\u00ebher\u00eb ndarjen mes ekzekutivit, legjislativit, institucioneve t\u00eb pavarura dhe gjyq\u00ebsorit. Rastet e zhvler\u00ebsimit kostant, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbjes dhe keqp\u00ebrdorimit t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura jan\u00eb t\u00eb panumurta.<br \/>\n5. Rama, zero si qeveritar!<br \/>\nN\u00eb 10 vitet e qeverisjes s\u00eb tij, kryetari i sektit n\u00eb pushtet vjen me nj\u00eb bilanc t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb keq-qeverisjes, duke rr\u00ebnuar interesat e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb buxhetit publik t\u00eb tyre, si dhe duke i zhg\u00ebnjyer keqazi ata. Rama \u00ebsht\u00eb:<br \/>\n1. P\u00ebrgjegj\u00ebs i hemorragjis\u00eb s\u00eb largimit masiv t\u00eb qytetar\u00ebve nga Shqip\u00ebria. N\u00eb dhjet\u00eb vitet e sundimit t\u00eb Ram\u00ebs 2013-2022, sipas EUROSTAT, jan\u00eb larguar rreth 900 mij\u00eb vet\u00eb. Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se emigracioni masiv i viteve 90-t\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit.<br \/>\n2. Rama ka dyfishuar borxhin publik t\u00eb vendit. N\u00eb dhjet\u00eb vjet 2013-2022, borxhi publik i Shqip\u00ebris\u00eb(si ai zyrtar, dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP, vendimeve t\u00eb Arbitrazhit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe detyrimeve t\u00eb pashlyera t\u00eb TVSH, etj.) ka k\u00ebrcyer nga 68% q\u00eb ishte n\u00eb vitin 2013, n\u00eb mbi 112% t\u00eb PBB-s\u00eb. Sot \u00e7do shqiptar, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, u ka borxh kreditor\u00ebve t\u00eb shtetit t\u00eb vet 4 mij\u00eb e123 euro, n\u00eb krahasim me 2 mij\u00eb e 237 euro t\u00eb vitit 2013.<br \/>\n3.<br \/>\n4. Rr\u00ebnues i financave publike shqiptare, p\u00ebrmes kontraktimit t\u00eb partneriteteve publik-privat(PPP), krejt\u00ebsisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb paras\u00eb se taksapaguesve. Sipas Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cKontratat koncesionare t\u00eb tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vet\u00ebm kapin mbi 16.5 p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit komb\u00ebtar, shifra m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb krahasim me GDP-n\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, por jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura pa konsideruar raportin kosto-p\u00ebrfitime dhe n\u00eb shumic\u00ebn e tyre, p\u00ebrmbajn\u00eb risqe, t\u00eb cilat i p\u00ebrballon ose t\u00eb gjitha, ose pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, Buxheti i Shtetit\u201d.<br \/>\n5. Instalues i politik\u00ebs s\u00eb fasadave. Shpenzime e fasadave qeveritare dhe t\u00eb gjitha shpenzimet e tjera jo-produktive jan\u00eb n\u00eb nivele mbi 650 milion\u00eb euro n\u00eb vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efi\u00e7ienc\u00eb dhe Ekonomicitet) dhe parimeve t\u00eb OECD\/SIGMA t\u00eb administrimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb financave publike. Ato gjenerojn\u00eb nj\u00eb d\u00ebm ekonomik vjetor mbi 200 milion\u00eb euro.<br \/>\n6. P\u00ebrkrah\u00ebs pa kushte i nism\u00ebs serbe t\u00eb \u201cOpen Balkan\u201d, duke izoluar Kosov\u00ebn n\u00eb bashk\u00ebpunimin rajonal dhe anashkaluar Procesin e Berlinit, t\u00eb inicuar nga Gjermania, ekonomia lokomotiv\u00eb e Bashkimit Evropian.<br \/>\nxxx<br \/>\nKjo seanc\u00eb interpelance \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb tymnaj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbuluar skandalin e v\u00ebrtet\u00eb dhe korrupsionin politik t\u00eb kryeministrit, i cili ka nxitur korrupsionin politiko-ekonomik t\u00eb nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb amerikane.N\u00eb munges\u00eb t\u00eb d\u00ebgjesave nga nj\u00eb komision i posa\u00e7\u00ebm hetimor parlamentar, ajo nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi konkrete p\u00ebr t\u00eb mbledhur prova rreth skandalit, as edhe p\u00ebr t\u00eb inkriminuar realizuesin e tij.<br \/>\nKomisioni hetimor parlamentar McGonigal p\u00ebrfaq\u00ebson sot lakmusin e demokracis\u00eb shqiptare dhe mosngritja e tij do t\u00eb sh\u00ebnonte fundin e demokracis\u00eb son\u00eb t\u00eb brisht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Nj\u00eb nga bazat themeltare dhe t\u00eb patjet\u00ebrsueshme t\u00eb demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb funksioni dhe aft\u00ebsia e Parlamentit p\u00ebr t\u00eb kontrolluar me efektivitet pushtetin ekzekutiv. Nj\u00eb prej mekanizmave klasik\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb k\u00ebtij funksioni \u00ebsht\u00eb institucioni i komisioneve t\u00eb posa\u00e7me hetimore parlamentare. Ky institucion \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur 432 her\u00eb n\u00eb historin\u00eb mbi 240 vje\u00e7are t\u00eb demokracis\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1026,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39047"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39047"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39047\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}