{"id":39038,"date":"2023-03-02T18:12:26","date_gmt":"2023-03-02T18:12:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=39038"},"modified":"2023-03-02T18:16:44","modified_gmt":"2023-03-02T18:16:44","slug":"zeri-amerikes-rama-nuk-iu-pergjigj-pyetjeve-asnje-shpjegim-per-rolin-e-duckes-dhe-nezes-ne-lobimin-ndaj-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/02\/zeri-amerikes-rama-nuk-iu-pergjigj-pyetjeve-asnje-shpjegim-per-rolin-e-duckes-dhe-nezes-ne-lobimin-ndaj-pd\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri Amerik\u00ebs: Rama nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve, asnj\u00eb shpjegim p\u00ebr rolin e Du\u00e7k\u00ebs dhe Nez\u00ebs n\u00eb lobimin ndaj PD"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri kryeministri Edi Rama p\u00ebrs\u00ebriti sot se aktakuza e ngritur ndaj ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb McGonigal nuk e implikon as at\u00eb dhe as qeverin\u00eb shqiptare. Zoti Rama foli sot n\u00eb parlament n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb parlamentit e cila bashkoi tre k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs p\u00ebr interpelanc\u00eb, mocion me debat dhe pyetje p\u00ebrgjigje me kryeministrin.<\/p>\n<p>Por ky i fundit, megjithat\u00eb, u largua nga salla n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, ku ai u p\u00ebrqendrua vet\u00ebm n\u00eb momentet n\u00eb t\u00eb cilat, aktakuza p\u00ebrmend emrin e tij, duke mos dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr angazhimin e ish k\u00ebshilltarit t\u00eb tij Dorian Du\u00e7ka dhe shqiptaro amerikanit Agron Neza, n\u00eb ofrimin e informacioneve p\u00ebr lobimin n\u00eb SHBA t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Me radh\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs paraqit\u00ebn k\u00ebrkesat e tyre lidhur me \u00e7\u00ebshtjen McGonigal dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me kryeministrin Edi Rama. P\u00ebr kryetarin e grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili kishte k\u00ebrkuar interpelanc\u00eb \u2018personat e p\u00ebrfshir\u00eb kishin tre q\u00ebllime. Kryeministri Edi Rama kishte p\u00ebr q\u00ebllim fillimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale p\u00ebr lobistin amerikan t\u00eb angazhuar nga PD, e cila m\u00eb pas do sh\u00ebrbente p\u00ebr fillimin e nj\u00eb hetimi penal nga autoritetet shqiptare. P\u00ebr Agron Nez\u00ebn dhe Dorian Du\u00e7k\u00ebn q\u00ebllimi ishte i thjesht\u00eb: p\u00ebrfitimi i licencave koncensionare n\u00eb sektorin e naft\u00ebs. P\u00ebr agjentin McGonigal, p\u00ebrfitimi i m\u00eb s\u00eb paku 225 mij\u00eb dollar\u00eb e t\u00eb tjera p\u00ebrfitime nga bizneset n\u00eb Shqip\u00ebri. E t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00ebllime, p\u00ebr secilin, jan\u00eb realizuar p\u00ebrmes mjeteve t\u00eb paligjshme\u2019.<\/p>\n<p>Alibeaj, shtroi 30 pyetje p\u00ebr kryeministrin.<\/p>\n<p>Pas tij deputeti Luciano Boci, mes firm\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr mocionin me debat, akuzoi kryeministrin se duhej t\u00eb p\u00ebrgjigjej \u2018p\u00ebr korruptimin e ish zyrtarit t\u00eb FBI-s\u00eb\u2019, me q\u00ebllim q\u00eb, sipas tij, \u2018t\u00eb godiste dhe eleminonte opozit\u00ebn dhe sistemin politik n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019.<\/p>\n<p>Pyetje ndaj zotit Rama pati dhe ish kryeministri Sali Berisha: \u2018Jan\u00eb 13, por duhet t\u00eb jen\u00eb 130, t\u00eb cilave duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjet komisioni hetimor parlamentar. Pa marr\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebto pyetje, Shqip\u00ebria do ket\u00eb kaos dhe vet\u00ebm kaos\u2019<\/p>\n<p>Por n\u00eb fakt zoti Rama nuk ju p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb opozit\u00ebs, duke zgjedhur t\u00eb analizoj\u00eb t\u00eb gjitha momentet ku n\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrmendet emri i tij. \u2018N\u00eb t\u00eb 14 k\u00ebto her\u00eb kaq t\u00eb famshme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb emrin tim dit\u00eb-nat\u00eb ka dy muaj, aktakuza nuk thot\u00eb asgj\u00eb, zero, as p\u00ebr mua, as p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare apo p\u00ebr k\u00ebdo tjet\u00ebr q\u00eb ka takuar personi n\u00eb fjal\u00eb as p\u00ebr shtetin shqiptar\u2019, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet e aktakuz\u00ebs ndaj zotit McGonigal, q\u00eb ka ngritur dhe m\u00eb shum\u00eb diskutime, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb lidhet me informacionet t\u00eb cilat mori n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr lobimin e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb SHBA, e q\u00eb \u00e7uan, me nxitjen e tij, n\u00eb hapjen e nj\u00eb hetimi nga ana e FBI-s\u00eb, ndaj kompanis\u00eb s\u00eb lobistit Nick Muzin.<\/p>\n<p>Momenti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb 25 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, kur ish zyrtari i FBI-s\u00eb, informon Departamentin amerikan t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. Kryeministri Rama e lexoi k\u00ebt\u00eb paragraf, por anashkaloi fjalin\u00eb e fundit, ku thuhet se \u2018nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ai (McGonigal) kishte marr\u00eb informacion mbi lobistin amerikan nga personi B\u2019, i identifikuar si Dorian Du\u00e7ka, p\u00ebr t\u00eb cilin kryeministri ka pranuar se ka punuar si k\u00ebshilltar i tij i jasht\u00ebm pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pik\u00ebrisht dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 22 n\u00ebntor, BIRN, kishte b\u00ebr\u00eb publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marr\u00eb 500 mij\u00eb dollar\u00eb nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Momenti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ai i muajit Janar 2018, kur ish zyrtari i FBI-s\u00eb, merr s\u00ebrish informacion, k\u00ebt\u00eb her\u00eb nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, p\u00ebr t\u00eb cilin kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb shprehur m\u00eb her\u00ebt se e ka njohur p\u00ebrmes zotit McGonigal, i cili ja ka prezantuar si mikun e tij.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Neza e ka marr\u00eb informacionin nga zyra e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Zoti Rama nuk e mohoi nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb, por sakt\u00ebsoi se \u2018koha s\u00eb cil\u00ebs i referohet ky moment, p\u00ebrkon me dit\u00ebt pasi skandali kishte dal\u00eb n\u00eb media k\u00ebtu dhe un\u00eb apo zyra ime, d\u00ebgjojeni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, duhet ta d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt edhe demokrat\u00ebt, nuk kishim asgj\u00eb tjet\u00ebr lidhur me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 informacioneve t\u00eb dala n\u00eb media se po t\u2019i kishim, si do i mbanim, t\u00eb fshehura?\u2019<\/p>\n<p>Kryeministri p\u00ebrs\u00ebriti se \u2018po t\u00eb kisha patur \u00e7far\u00ebdo informacioni, m\u00eb shum\u00eb se ato q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb media, p\u00ebr faktin e tmerrsh\u00ebm q\u00eb rus\u00ebt financonin opozit\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij vendi p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb, do t\u2019ia kisha p\u00ebrcjell\u00eb kujtdo q\u00eb t\u00eb mundja, pa asnj\u00eb diskutim, nga organizatat partner\u00eb t\u00eb ndjeshme p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe FBI-s\u00eb patjet\u00ebr, t\u00eb par\u00ebs fare\u2019.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fakt, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk ishte folur p\u00ebr financime ruse. Shkrimi i botuar nga BIRN nuk merrej fare me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e cila doli n\u00eb drit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb muajin mars, pas dyshimeve t\u00eb ngritura nga nj\u00eb shkrimi i botuar nga revista amerikane \u2018Mother Jones\u2019.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kryeministri Edi Rama nuk dha shpjegime se p\u00ebrse Neza dhe Du\u00e7ka u angazhuan drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, i pari duke u b\u00ebr\u00eb burimi konfidencial i FBI-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe i dyti, k\u00ebshilltari i zotit Rama, duke sponsorizuar udh\u00ebtimet e d\u00ebshmitar\u00ebve nga Europa p\u00ebr takimet e tyre me FBI-n\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb largohej kryeministri Rama theksoi se 500 mij\u00eb dollar\u00ebt e paguara nga PD, nuk ishin shpikur prej tij, duke deklaruar se disa muaj m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb e konfirmoi dhe raporti i CIA-s p\u00ebr financimet ruse n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Opozita e konsideroi t\u00eb papranuesh\u00ebm largimin e kryeministrit nga salla nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas tyre ai ishte i detyruar t\u2019i p\u00ebrgjigjej pyetjeve. Ndon\u00ebse zoti Rama nuk u kthye, pasi e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk do t\u2019i p\u00ebrgjigjet m\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs, seanca vijoi p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me diskutime n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb thuajse t\u00eb boshatisur. \/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri kryeministri Edi Rama p\u00ebrs\u00ebriti sot se aktakuza e ngritur ndaj ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb McGonigal nuk e implikon as at\u00eb dhe as qeverin\u00eb shqiptare. Zoti Rama foli sot n\u00eb parlament n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb parlamentit e cila bashkoi tre k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs p\u00ebr interpelanc\u00eb, mocion me debat dhe pyetje p\u00ebrgjigje me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":39039,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39038"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39038"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39038\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39039"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}