{"id":39023,"date":"2023-03-02T17:42:25","date_gmt":"2023-03-02T17:42:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=39023"},"modified":"2023-03-02T17:43:11","modified_gmt":"2023-03-02T17:43:11","slug":"ina-zhupa-kur-pushtetin-e-kap-tradhetari-vendi-kthehet-ne-xhungel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/02\/ina-zhupa-kur-pushtetin-e-kap-tradhetari-vendi-kthehet-ne-xhungel\/","title":{"rendered":"Ina Zhupa: Kur pushtetin e kap tradh\u00ebtari, vendi kthehet n\u00eb xhung\u00ebl!"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E DEPUTETES INA ZHUPA N\u00cb FOLTOREN E KUVENDIT<\/p>\n<p>Sot duhet t\u00eb ishte dit\u00eb e mocionit me debat, sot duhet t\u00eb ishte dita e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb pyetjeve, sot duhet t\u00eb ishte dita e interpelanc\u00ebs.<br \/>\nAsnj\u00ebra nga k\u00ebto n\u00eb fakt nuk po ndodh sepse kryeministri Juaj erdhi k\u00ebtu tha nj\u00eb recitim, nuk ju p\u00ebrgjigj asnj\u00eb pyetje dhe t\u00eb nj\u00ebjtin monolog ja kishin ndar\u00eb n\u00eb dy dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr ja kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ministre dhe mendoj se me k\u00ebt\u00eb shp\u00ebtoj fytyr\u00ebn.<br \/>\nFatkeq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ju po harxhoni gjith\u00eb koh\u00ebn e debatit politik p\u00ebr t\u00eb krijuar kauza t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb na treguar q\u00eb opozita po qeveris\u00eb keq, p\u00ebr t\u00eb na treguar se kush \u00ebsht\u00eb e mira apo e keqja n\u00eb opozit\u00eb sikur ne po presim q\u00eb t\u00eb na tregoni Ju, se \u00e7far\u00eb ju intereson Ju e kush jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt apo m\u00eb t\u00eb k\u00ebqijt n\u00eb opozit\u00eb apo m\u00eb keq akoma se kush \u00ebsht\u00eb opozita apo kush \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike.<br \/>\nPresidentin Amerikan Linkoln thoshte: \u201cKur shkenc\u00ebn e kap injoranti, pushk\u00ebn krimineli, pushtetin tradhtari, vendi kthehet n\u00eb nj\u00eb xhung\u00ebl ku s\u2019mund t\u00eb jetojn\u00eb njer\u00ebzit\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb shprehja q\u00eb i shkon p\u00ebrshtat sot situat\u00ebs ku ndodhet vendo jon\u00eb me k\u00ebt\u00eb qeverisje.<br \/>\nNjer\u00ebzit nuk duan t\u00eb jetojn\u00eb m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri sepse fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb xhung\u00ebl ku ligji \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr, ku ligjin e shkelni Ju, t\u00eb par\u00ebt, duke shkelur cdo t\u00eb drejt\u00eb dhe \u00e7do detyrim q\u00eb keni ndaj opozit\u00ebs.<br \/>\n\u00c7do t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb i jep Rregullorja dhe Kushtetuta duke e b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb betej\u00eb 2 mujore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb pseudo-mocion me debat sot sipas d\u00ebshirave tuaja.<br \/>\nDuke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb betej\u00eb 2 mujore dhe ende nuk kemi arritur t\u00eb marrim Komision Hetimor si\u00e7 ju detyron Rregullorja dhe Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ligji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr ku ata q\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb burg jan\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke vrar\u00eb zonja t\u00eb pafajshme.<br \/>\nKu ata q\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb burg jan\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke marr\u00eb tendera.<br \/>\nAta q\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb burg kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e k\u00ebtij Parlamenti t\u00eb veshur me imunitet nga mazhoranca Juaj.<br \/>\nCharls Mc Gonigal kishte sh\u00ebtitur po, Ballkanin, por asnj\u00eb Kryeminist\u00ebr tjet\u00ebr nuk del n\u00eb akt-padi.<br \/>\nSi ka mund\u00ebsi? Charls Mc Gonigal pask\u00ebrka kish takuar edhe shum\u00eb nga Ju sic Ju vet\u00eb e keni pohuar.<br \/>\nPo pse asnj\u00ebri nga Ju nuk i del emri n\u00eb akt-akuz\u00eb sikur Kryeministrit.<br \/>\nPse Kryeministri sot mjaftohet ta lexoj\u00eb akt-akuz\u00ebn duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fakt, sikur ne nuk e dinim q\u00eb ato jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe thot\u00eb po, jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<br \/>\nPo t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb dhe ndaj zot\u00ebria duhet t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen sepse ato jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe kur thot\u00eb e takova, sna tha ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk e dinim se k\u00ebt\u00eb e dim\u00eb se besojm\u00eb tek drejt\u00ebsia amerikane. Po pse e takoj? \u00c7far\u00eb i tha? Kush e rekrutoj k\u00eb? Charls Mc Gonigal rekrutoj Ram\u00ebn apo Rama rekrutoj Charls Mc Gonigal? Kush dhe cfar\u00eb interesash fshihen ? \u00c7far\u00eb materialesh prodhon zyra e kryeministrit ? K\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb na e tregoj. Jo t\u00eb na e thot\u00eb q\u00eb i dham\u00eb artikuj gazetash sepse zyra e kryeministrit Shqip\u00ebris\u00eb nuk paguhet nga taksat e mia, taksat e qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb b\u00ebj luft\u00eb politik p\u00ebr opozit\u00ebn. Nuk paguhet q\u00eb t\u00eb minoj\u00eb demokracin\u00eb. Nuk paguhet q\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb artikuj t\u00eb medias kund\u00ebr opozit\u00ebs n\u00eb departamentin e shtetit apo n\u00eb FBI. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrdorim i past\u00ebr i detyr\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e heton drejt\u00ebsia amerikane por e ka p\u00ebr detyr\u00eb drejt\u00ebsia shqiptare, ajo drejt\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk po funksionon se po t\u00eb funksiononte mjaftonte afera e incenerator\u00ebve, mjafton ajo afer\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb burg edhe Kryeministri Juaj. Edhe t\u00eb kishin kryer shqiptar\u00ebt nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb pun\u00eb me k\u00ebt\u00eb abuziviz\u00ebm, me k\u00ebt\u00eb keqqeverisje, me k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr q\u00eb i b\u00ebni fondeve publike. Me k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr ku vet\u00ebm Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit thot\u00eb n\u00eb raporte q\u00eb : 8.2 miliard euro abuzim. Po ku jan\u00eb k\u00ebto 8.2 miliard euro, po n\u00eb xhepat tuaj jan\u00eb, ku jan\u00eb, ato nuk avulluan. Ato jepen n\u00ebp\u00ebr parkingje p\u00ebr t\u00eb korruptuar sepse keni frik\u00eb nga opozita, keni frik\u00eb nga pluralizmi politik dhe i ktheheni et\u00ebrve tuaj ku doni t\u00eb qeverisnit pa opozit\u00eb. Keni frik\u00eb nga media. Mediat amerikane, Edi Rama n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb \u201cSolo\u201d i quan kazan dhe kusi mediat shqiptare, nd\u00ebrsa mediat shqiptare q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb publikojn\u00eb akt-akuz\u00ebn. Mediat shqiptare q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb nxjerrin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn i v\u00eb gjoba. Mediave ju \u00e7on tatimor\u00ebt, mediave kritike i \u00e7on tatimoret si News 24, Panoram\u00ebs, BalkanWeb, Ora News, RTV Ora. I d\u00ebrgon tatimor\u00ebt p\u00ebr tju v\u00ebn\u00eb gjoba mbasi i ka shembur me pa t\u00eb drejt\u00eb bizneset, mbase i ka konfiskuar, mbasi i \u00e7on n\u00eb gjyq, mbasi ju b\u00ebn\u00eb nj\u00ebmijenj\u00eb t\u00eb zeza vet\u00ebm q\u00eb ato t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb \u201cErtv 1\u201d 2,3,4,5.<br \/>\nErtv q\u00eb transmeton sukses imagjinare t\u00eb nj\u00eb kryeministri ku varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb \u00e7do sof\u00ebr t\u00eb shqiptarit. Ku varf\u00ebria n\u00eb fakt sot \u00ebsht\u00eb plaga m\u00eb e madhe q\u00eb ka Shqip\u00ebria dhe askush nuk e kthen mendjen sepse n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs k\u00ebta i kan\u00eb parat\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb jetuar mir\u00eb por dhe p\u00ebr t\u00eb korruptuar deri atje sa agjentin e FBI, agjentin e kund\u00ebrzbulimit.<br \/>\nPo thot\u00eb, mora dhurata nj\u00eb kapele, banalizon sikur akt-akuza amerikane sikur ata prokuror\u00ebt amerikan nuk din se \u00e7far\u00eb dhuratash por b\u00ebjn\u00eb akt akuz\u00eb \u201cp\u00ebr nj\u00eb kapele\u201d.<br \/>\nKy i jep leksione drejt\u00ebsis\u00eb amerikane se si duhet ta gjykoj\u00eb dhe sa e kot\u00eb qenka kjo akt-akuz\u00eb.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb fjalimin sot n\u00eb fakt se tha erdha se k\u00ebta t\u00eb mit\u00eb nuk m\u00eb mbronin dot dhe duhet t\u00eb mbrohesha vet\u00eb. Por me k\u00ebt\u00eb fjalim q\u00eb b\u00ebri sot mund ta kishte lexuar sot edhe nj\u00eb nga ato zonjat q\u00eb s\u2019kishte fol ndonj\u00ebher\u00eb dhe firmoste p\u00ebrjashtimin e koleg\u00ebve, mund ta kishin lexuar se stha asgj\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs. Erdhi, iku, dhe asgj\u00eb nuk tha. Nga ana tjet\u00ebr ky kryeminist\u00ebr p\u00ebr ata q\u00eb mendonin q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjigjej, fshihet pas imunitetit. Vet\u00ebm dje mund ta keni d\u00ebgjuar prokurorin amerikan q\u00eb thot\u00eb: N\u00ebse nj\u00eb zyrtar i nj\u00eb qeveri t\u00eb huaj k\u00ebrkon apo paguan dik\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka apo p\u00ebrkrahje t\u00eb tij, padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb problem i siguris\u00eb komb\u00ebtare. Pra \u00ebsht\u00eb problem i siguris\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb Amerik\u00eb dhe ne k\u00ebtu nuk mund t\u00eb diskutojm\u00eb dhe ne k\u00ebtu nuk mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogari dhe ne k\u00ebtu nuk mund t\u00eb marrim p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet qe ka ngritur akt-akuza amerikane. Zot\u00ebria para meje tha: Ju i dini t\u00eb gjitha tha dhe e keni marr\u00eb verdiktin. Jo, ne nuk i dim\u00eb t\u00eb gjitha dhe ndaj po k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb Komision Hetimor sepse po tI dinim t\u00eb gjitha nuk do t\u00eb kishim k\u00ebrkuar Komision Hetimor.<br \/>\nNe k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb Komision Hetimor sepse nuk i dim\u00eb t\u00eb gjitha, dim\u00eb vet\u00ebm maj\u00ebn e ajsbergut, dim\u00eb vet\u00ebm 21 faqe t\u00eb nj\u00eb afere e cila me siguri ka file t\u00eb t\u00ebra q\u00eb duhet t\u00eb dihen nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<br \/>\nDuhet t\u00eb kuptojm\u00eb se kush i qeveris\u00eb, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se k\u00eb paguajn\u00eb me taksat e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aty dhe p\u00ebr ta quajtur veten Kryeminist\u00ebr i cili sot p\u00ebrmendi dhe Lan\u00ebn, i kishte ngel merak Lana.<br \/>\nJu keni arritur deri aty sa gjykat\u00ebsen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese donit ta betonit tek Lana dhe na tregoni neve karakteristikat dhe kriteret e Lan\u00ebs. Juve Lana ju kujton edhe nj\u00ebher se \u00e7far\u00eb doni t\u00eb b\u00ebni Ju me drejt\u00ebsin\u00eb. Patjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb gozhda q\u00eb ju ka ngelur se nuk arrit\u00ebt dot t\u00eb betonit gjyqtar\u00ebt tek Lana me noter dhe t\u00eb shmangi Presidentin e Republik\u00ebs. Sepse kjo \u00ebsht\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb modeli Juaj se si qeverisni dhe si e kapni drejt\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nCharls Mc Gonigal n\u00eb fakt me ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb madhe kur Ju thoni jan\u00eb amerikan\u00ebt p\u00ebr di\u00e7ka.<br \/>\nFatkeq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt se ne sot ende kemi nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb hapur at\u00eb q\u00eb Ju doni t\u00eb b\u00ebni me trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe pyetja mua q\u00eb nga ky moment kur doli akt-akuza vazhdon dhe spo marr p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb: vall\u00eb a kemi nj\u00eb Charls Mc Gonigal t\u00eb 2 kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb Butrintit. Kush \u00ebsht\u00eb Charls Mc Gonigal i k\u00ebsaj radhe? Sepse keni arritur q\u00eb me emrin e Amerik\u00ebs ta b\u00ebni pis duke fshehur interesat tuaja klienteliste.<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E DEPUTETES INA ZHUPA N\u00cb FOLTOREN E KUVENDIT Sot duhet t\u00eb ishte dit\u00eb e mocionit me debat, sot duhet t\u00eb ishte dita e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb pyetjeve, sot duhet t\u00eb ishte dita e interpelanc\u00ebs. Asnj\u00ebra nga k\u00ebto n\u00eb fakt nuk po ndodh sepse kryeministri Juaj erdhi k\u00ebtu tha nj\u00eb recitim, nuk ju p\u00ebrgjigj asnj\u00eb pyetje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":39024,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39023"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39023"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39023\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39024"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}