{"id":38877,"date":"2023-03-01T11:31:35","date_gmt":"2023-03-01T11:31:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38877"},"modified":"2023-03-01T12:01:10","modified_gmt":"2023-03-01T12:01:10","slug":"akademiku-artan-fuga-publikon-dokumentin-dhe-i-pergjigjet-akademise-se-shkencave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/01\/akademiku-artan-fuga-publikon-dokumentin-dhe-i-pergjigjet-akademise-se-shkencave\/","title":{"rendered":"Akademiku Artan Fuga publikon dokumentin dhe i p\u00ebrgjigjet Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave"},"content":{"rendered":"<p>Akademiku i njohur Artan Fuga, n\u00eb vijim t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb tij pas deklarat\u00ebs s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, ka publikuar sot dokumentet ku sipas tij v\u00ebrteton deklarat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr pav\u00ebrtet\u00ebsi nga ASHSH.<\/p>\n<p>Fuga shkruan se, n\u00eb paragrafin e fundit t\u00eb deklarat\u00ebs pretendon krejt pa baz\u00eb se qenka e g\u00ebnjesht\u00ebrt ajo q\u00eb them un\u00eb, pra se deputet\u00eb po nd\u00ebrmarrin nism\u00eb ligjore p\u00ebr\u2026 Por un\u00eb mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ato q\u00eb them. Nuk kam mbetur q\u00eb etik\u00ebn e deklarimeve publike t\u00eb ma m\u00ebsoj\u00eb Kryesia.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Akademikut Artan Fuga<\/strong><\/p>\n<p>Dje Kryesia e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrmori nj\u00eb akt pa precedent ndaj nj\u00ebrit prej akademik\u00ebve, konkretisht ndaj meje, q\u00eb ka deklaruar synimin p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr vendin e pun\u00ebs : \u201cKryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave\u201d n\u00eb zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbahen sipas ligjit n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>E kisha menduar q\u00eb kandidimi im do t\u00eb prishte rehati, d\u00ebshira p\u00ebr pushtet, \u00ebndrra, por q\u00eb t\u00eb reagohej kaq shpejt, kaq n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe duke treguar nj\u00eb mend\u00ebsi autoritariste, si edhe me t\u00eb pav\u00ebrteta q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb fake news p\u00ebr opinionin publik, nuk e kisha menduar as n\u00eb \u00ebndrrat e mia m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia !!!<\/p>\n<p>Nuk po hyj te kandidimi im i deklaruar, sepse at\u00eb nuk e ndalon dot askush, as p\u00ebr fushat\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kryej dhe mb\u00ebshtetjen e padiskutueshme q\u00eb do t\u00eb marr, sepse \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrllogaritur, por pyes se p\u00ebrse shqet\u00ebsohen an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb kur dihet se n\u00eb nj\u00eb institucion demokratik pushteti nuk \u00ebsht\u00eb me tapi, se askush nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb se vet\u00ebm ai apo ata din\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara institucionin. P\u00ebrse kjo qepje pas kolltukut k\u00ebshtu!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Kryesia e Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb teksti shum\u00eb konfuz p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i formuluar nga akademik\u00eb t\u00eb nderuar m\u00eb sulmon se un\u00eb p\u00ebrhap informacione t\u00eb rrema. Dhe n\u00eb paragrafin e fundit t\u00eb deklarat\u00ebs pretendon krejt pa baz\u00eb se qenka e g\u00ebnjesht\u00ebrt ajo q\u00eb them un\u00eb, pra se deputet\u00eb po nd\u00ebrmarrin nism\u00eb ligjore p\u00ebr:<\/p>\n<p>T\u00eb ndryshuar ligjin ekzistues q\u00eb e ndalon kryetarin dhe n\u00ebnkryetarin p\u00ebr t\u00eb pasur dy mandate radhazi, duke k\u00ebrkuar q\u00eb kjo ndales\u00eb t\u00eb hiqet.<\/p>\n<p>T\u00eb hequr ndales\u00ebn ligjore p\u00ebr ta ushtruar detyr\u00ebn e kryetarit p\u00ebrtej mosh\u00ebs 75 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb kur un\u00eb them se po b\u00ebhen ndryshime ligjore q\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb kryetari dhe n\u00ebnkryetari aktual t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb mandat tjet\u00ebr, \u00e7ka ligji n\u00eb fuqi nuk e lejon, qenka nj\u00eb rren\u00eb.<\/p>\n<p>Kur un\u00eb them se t\u00eb dyja k\u00ebto ndryshime japin mund\u00ebsi q\u00eb z. Gjinushi t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb kryetar p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri, deri n\u00eb afro 80 vje\u00e7, (shohim m\u00eb tej) qenka rren\u00eb!!!<\/p>\n<p>Por un\u00eb mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ato q\u00eb them. Nuk kam mbetur q\u00eb etik\u00ebn e deklarimeve publike t\u00eb ma m\u00ebsoj\u00eb Kryesia.<\/p>\n<p>K\u00ebtu m\u00eb posht\u00eb kam paraqitur dokumente djeg\u00ebse q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb trishtuesh\u00ebm distancimin q\u00eb Kryesia b\u00ebn nga un\u00eb. Por g\u00ebnjeshtra \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e bashk\u00ebngjitur kemi propozimin p\u00ebr amendimin e ligjit ekzistues me firm\u00ebn e deputet\u00ebve Ismet Beqiraj dhe Petro Ko\u00e7i. Em\u00ebr, Mbiem\u00ebr, Firm\u00eb, d\u00ebrguar kryetares t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zonj\u00ebs Lindita Nikolla, n\u00eb dat\u00eb 9 janar 2023, me shkres\u00ebn me num\u00ebr protokolli 55.<\/p>\n<p>Ndryshimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt e n\u00eb seanc\u00ebn plenare pa kaluar fare n\u00eb Komisionin e edukimit dhe t\u00eb mjeteve t\u00eb informacionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos e lodhur lexuesin shkojm\u00eb direkt te neni 5 i amendimeve q\u00eb k\u00ebrkon as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak por t\u00eb hiqet tog\u00ebfjal\u00ebshi \u00ab jo rradhazi \u00bb. Pra n\u00ebse ligji n\u00eb fuqi thekson se kryetari dhe n\u00ebnkryetari mund t\u00eb zgjidhen p\u00ebr dy mandate, por jo rradhazi, amendimet Beqiraj \u2013 Ko\u00e7i e heqin \u00ab jo radhazi \u00bb, ra e transformojn\u00eb ligjin n\u00eb fuqi duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi kryetarit dhe n\u00ebnkryetarit t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pushtet. Dhe qershia mbi tort\u00eb, neni 5 i amendimeve Beqiraj \u2013 Ko\u00e7i k\u00ebrkon q\u00eb nga ligji n\u00eb fuqi t\u00eb hiqet g\u00ebrma \u201cc\u201d, e pik\u00ebs 2\u00bb e nenit 16 t\u00eb ligjit n\u00eb fuqi. Cfar\u00eb ndalon kjo pik\u00eb ? T\u00eb hiqet ndalesa p\u00ebr t\u00eb mbajtur mandat drejtues pas mosh\u00ebs 75 vje\u00e7. Me nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb kryetari dhe n\u00ebnkryetari yn\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pushtet edhe 80 vje\u00e7, 100 vje\u00e7, e sa t\u00eb ken\u00eb ym\u00ebr.<\/p>\n<p>Si thot\u00eb populli, vet\u00ebm mustaqet i mungojn\u00eb atij ose asaj p\u00ebr t\u00eb cilin b\u00ebhen k\u00ebto amendime!!!<\/p>\n<p>Ku kam g\u00ebnjyer un\u00eb ? Kush jep informacione t\u00eb rrema ? Kush fsheh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? Pyes: vall\u00eb gazetar\u00ebt e Birn, Panorama, BalkanWeb, Ora News, Reporteri. Al, Poliko.al, CNA, NewsBomb, Lapsi.al, etj., etj., nuk din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb? Publiku nuk di t\u00eb lexoj\u00eb? Komentuesit n\u00eb rrjetet sociale nuk dine t\u00eb lexojn\u00eb?<\/p>\n<p>Akademiku Apollon Ba\u00e7e q\u00eb e denoncoi i pari k\u00ebt\u00eb afer\u00eb nuk di t\u00eb lexoj\u00eb? T\u00eb gjith\u00eb g\u00ebnjeshtar\u00eb jemi ne?<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj, deklarimi i djesh\u00ebm i Kryesis\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave kishte mbledhur gjith\u00eb gur\u00ebt q\u00eb kishte gjetur n\u00eb sirtare p\u00ebr t\u00eb m\u00eb lapiduar mua! Sa trishtim. Anatemohesha e isha i vetmi q\u00eb isha shprehur kund\u00ebr ligjit dhe modelit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Akademis\u00eb!!! \u00c7far\u00eb mbeturine totalitare dhe jete partish autoritare! Pyes, sa vet\u00eb duhet t\u00eb jemi q\u00eb t\u00eb kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jemi kund\u00ebr di\u00e7kaje? Ku \u00ebsht\u00eb problem q\u00eb edhe i vet\u00ebm t\u00eb thuash mendimin t\u00ebnd?<\/p>\n<p>Paskam b\u00ebr\u00eb herezi etike sepse p\u00ebr idet\u00eb e mia paskam lobuar jasht\u00eb akademis\u00eb n\u00eb rrug\u00eb private!!!<\/p>\n<p>Nuk di t\u00eb qash apo t\u00eb qesh\u00ebsh! Un\u00eb p\u00ebrher\u00eb jam shprehur brenda Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave kur nuk m\u00eb kan\u00eb censuruar, dhe kur e kam gjykuar jam shprehur edhe jasht\u00eb saj. Kam komunikuar personalisht (privatisht \u2013 thot\u00eb Kryesia e nderuar) sepse un\u00eb nuk jam institucion, me deputet\u00eb, me gazetar\u00eb, me ministren e arsimit, i kam shkruar kontrollit t\u00eb shtetit, ministres t\u00eb financave, kam kontaktuar me koleg\u00eb universitar\u00eb, me gazetar\u00eb, madje edhe me miq t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb n\u00eb kafene, dhe do ta b\u00ebj edhe m\u00eb fort, duke e zgjeruar madje rrethin e institucioneve ku do t\u00eb komunikoj. Kush \u00ebsht\u00eb problem k\u00ebtu? Mos mendon Kryesia se Akademia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burg, a kam p\u00ebrqendrimi, ku as miza nuk del q\u00eb andej, pa l\u00ebre z\u00ebrat e lir\u00eb? \u00c7far\u00eb mend\u00ebsie!!!<\/p>\n<p>K\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb m\u00eb intimidojn\u00eb meq\u00eb vite m\u00eb par\u00eb paskam th\u00ebn\u00eb se 68 vje\u00e7 akademiku duhet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension!!!, (n\u00eb fakt kam th\u00ebn\u00eb 70 vje\u00e7,) pra b\u00ebhet \u201cemerit\u201d, jo \u201c75 vje\u00e7 sa e ka ligji n\u00eb fuqi. At\u00ebhere, sipas silogjizmit t\u00eb Kryesis\u00eb sot q\u00eb jam 68 vje\u00e7 b\u00ebj gabim q\u00eb kandidoj, edhe n\u00ebse kandidoj e kam k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb!!! \u00c7far\u00eb dhurate! Po un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri them, le t\u00eb dalin 68 vje\u00e7 t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb pension dhe le t\u2019u hapim rrug\u00eb t\u00eb rinjve!!! E pranoni sfid\u00ebn o burra? Se k\u00ebshtu nuk ka kuptim. Ju doni t\u00eb rrini n\u00eb poste deri n\u00eb 80 vje\u00e7, 100, 800 vje\u00e7, kurse un\u00eb t\u00eb mos kandidoj p\u00ebr Kryetar t\u00eb Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave nj\u00eb mandat kat\u00ebr a pes\u00eb vje\u00e7ar duke qen\u00eb vet\u00ebm 68 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Un\u00eb e ftoj kryesin\u00eb ta marr\u00eb me qet\u00ebsi kandidimin tim. Un\u00eb sapo kam shpallur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr kandidim, nuk kam shpallur kandidimin. Ende \u00ebsht\u00eb shpejt. P\u00ebrse shqet\u00ebsohen kur un\u00eb kam vet\u00ebm nj\u00eb vot\u00eb kurse ata kan\u00eb mb\u00ebshtetje unanime, si\u00e7 thon\u00eb ! \u00c7far\u00eb t\u00eb keqe ka ? Un\u00eb po ushtroj t\u00eb drejta q\u00eb i parashikon ligji dhe statuti I Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave. Ka koh\u00eb ende p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb serioze. Un\u00eb nuk kam synim as ta lodh opinionin publik, as ta banalizoj alternativ\u00ebn time duke folur p\u00ebr dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb, as edhe t\u00eb harxhoj energji t\u00eb tep\u00ebrta para kohe, as t\u00eb tregoj t\u00eb gjitha idet\u00eb kritike q\u00eb kam formuluar dheshprehur koh\u00eb pas kohe brenda Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave. Por, gjithmon\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjigjem e do t\u00eb korrektoj \u00e7do deklarim t\u00eb Kryesis\u00eb apo t\u00eb gjithkujt q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb gaboj\u00eb ose manipuloj\u00eb me ose pa dashje opinionin publik. Ballafaqimi final do t\u00eb vij\u00eb, qet\u00ebsisht, me etik\u00eb, shkenc\u00ebrisht, me humor t\u00eb mire, por shum\u00eb seriozisht dhe rrept\u00ebsisht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Artan Fuga<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-38879\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/1-1-213x300.jpg\" alt=\"\" width=\"213\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/1-1-213x300.jpg 213w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/1-1.jpg 589w\" sizes=\"(max-width: 213px) 100vw, 213px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akademiku i njohur Artan Fuga, n\u00eb vijim t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb tij pas deklarat\u00ebs s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, ka publikuar sot dokumentet ku sipas tij v\u00ebrteton deklarat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr pav\u00ebrtet\u00ebsi nga ASHSH. Fuga shkruan se, n\u00eb paragrafin e fundit t\u00eb deklarat\u00ebs pretendon krejt pa baz\u00eb se qenka e g\u00ebnjesht\u00ebrt ajo q\u00eb them &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":38878,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38877"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38877"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38877\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38878"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38877"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38877"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38877"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}