{"id":38853,"date":"2023-03-01T09:28:02","date_gmt":"2023-03-01T09:28:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38853"},"modified":"2023-03-01T09:30:07","modified_gmt":"2023-03-01T09:30:07","slug":"takimi-i-brukselit-perfundoi-me-pa-sukses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/01\/takimi-i-brukselit-perfundoi-me-pa-sukses\/","title":{"rendered":"Takimi i Brukselit p\u00ebrfundoi me\/pa sukses?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Takimi i shum\u00ebpritur i dat\u00ebs 27 shkurt 2023 n\u00eb Bruksel p\u00ebr firmosjen e Marr\u00ebveshjes franko-gjermane, marr\u00ebveshje baz\u00eb e BE p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebrfundoi me\/pa sukses apo gota gjysm\u00eb bosh\/plot. N\u00eb fakt marr\u00ebveshja, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb dy pal\u00ebt kan\u00eb deklaruar se e pranojn\u00eb, nuk u firmos.<\/p>\n<p>Por n\u00eb dallim nga takimet e tjera, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, pati vet\u00ebm akuza soft, t\u00eb buta midis pal\u00ebve. Pra, pas takimit, tonet ishin t\u00eb qeta t\u00eb p\u00ebrmbajtura dhe kjo ishte pozitive.<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti, pas takimit deklaroi se t\u00eb dy pal\u00ebt u pajtuan me p\u00ebrmbajtjen e dokumentit t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe se ai ishte gati t\u00eb firmoste marr\u00ebveshjen apo planin franko-gjerman, por presidenti Vu\u00e7i\u00e7 nuk pranoi t\u00eb firmos\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse presidenti Vu\u00e7i\u00e7 deklaroi se kryeministri Kurti nuk pranoi t\u00eb flitet p\u00ebr Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>U njoftua gjithashtu se takimi tjet\u00ebr do mbahet n\u00eb Bruksel gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb marsit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja Kosov\u00eb- Serbi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin ton\u00eb. Kjo marr\u00ebveshje nuk jep zgjidhje p\u00ebrfundimtare t\u00eb problemeve midis dy vendeve t\u00eb pavarura fqinje, por zbatimi i saj e b\u00ebn\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje win-win p\u00ebr pal\u00ebt, dometh\u00ebn\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb dobishme p\u00ebr Kosov\u00ebn, Serbin\u00eb, por dhe rajonin.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me q\u00ebllim q\u00eb takimi tjet\u00ebr t\u00eb mos ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat si ky i dat\u00ebs 27 shkurt, mendoj se do t\u00eb duhet t\u00eb punohet p\u00ebr zhdukjen e pengesave ekzistuese p\u00ebr firmosjen e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje dhe aneksit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nga q\u00ebndrimi dhe deklaratat e pal\u00ebs serbe del se mospranimi i kryeministrit Kurti t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr Asociacionin ishte penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb firmosur marr\u00ebveshjen nga ana e tyre. Dhe kjo n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb kalon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t autoritetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb bindjen time, asnj\u00eb vend i lir\u00eb nuk mund t\u00eb ndaloj\u00eb krijimin e asociacioneve t\u00eb qytetar\u00ebve pavar\u00ebsisht nga bindjet politike, besimet fetare, p\u00ebrkat\u00ebsia racore dhe ajo etnike e tyre, me kushtin e vet\u00ebm q\u00eb ato t\u00eb ngrihen n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e vendit. N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb kjo e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamohueshme.<\/p>\n<p>SHBA n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur jan\u00eb shprehur p\u00ebr Asociacion n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. Mendoj se Prishtina zyrtare duhet t\u00eb angazhohet p\u00ebr nj\u00eb detyrim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Beogradi nuk pretendon dhe nuk do pranonte nje asociacion brenda korniz\u00ebs kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk duhet t\u00eb kemi iluzione, presidenti serbomadh Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 k\u00ebrkon nj\u00eb asociacion etnonacionalist suprakushtetues q\u00eb de facto dhe de jure garanton shtrirjen e shtetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, shtrirjen e serbomadhis\u00eb n\u00eb rajon. Nj\u00eb asociacion i till\u00eb, q\u00eb do t\u00eb mish\u00ebronte frym\u00ebn e preambul\u00ebs aneksioniste t\u00eb Kushtetut\u00ebs serbe, preambul\u00eb q\u00eb q\u00ebndron si shpata e Demokleut edhe mbi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm dhe i rreziksh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, por p\u00ebr mbar\u00eb rajonin. Cilido q\u00eb mund t\u00eb mbroj\u00eb apo mb\u00ebshtes nj\u00eb asociacion t\u00eb till\u00eb, nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se baruti i fu\u00e7is\u00eb n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb ultranacionalizmi serb dhe se minoriteti serb n\u00eb Kosov\u00eb g\u00ebzon t\u00eb drejta politike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa \u00e7do minoritet tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr duhet mbajtur parasysh se n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb rajonit ton\u00eb gjenden komuna me shumic\u00eb t\u00eb etnive q\u00eb jan\u00eb pakic\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende dhe kjo ide sherrmbjell\u00ebse hap k\u00ebshtu Kutin\u00eb e Pandor\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb pandalsh\u00ebm me pasoja t\u00eb paparashikueshme.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, marr\u00ebveshja midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nuk mbahet dhe nuk mund t\u00eb mbahet peng nga autoritet e Kosov\u00ebs t\u00eb cilat duhet t\u00eb pranojn\u00eb asociacione q\u00eb respektojn\u00eb plot\u00ebsisht normat e kushtetut\u00ebs v\u00ebrtet t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb hartuar nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb garanton plot\u00ebsisht lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pakicave n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Por firmosja e marr\u00ebveshjes nuk mund t\u00eb arrihet duke aplikuar presione bazuar n\u00eb parimin e locus minoris resistentiae ndaj Kosov\u00ebs, q\u00eb kjo e fundit t\u00eb shkelmoj\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese te saj.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja franko-gjermane n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po mbahet, dhe druaj shum\u00eb se do t\u00eb mbahet peng nga Serbia, e cila jo vet\u00ebm nuk pranoi n\u00eb marr\u00ebveshje njohjen e Kosov\u00ebs, as dhe heqjen e preambul\u00ebs aneksioniste nga Kushtetuta e saj, por k\u00ebrkon t\u2019i imponoj\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb asociacion suprakushtetues etnonacional t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, i cili do t\u00eb ishte nj\u00eb k\u00ebrcenim serioz p\u00ebr stabilitetin e Kosov\u00ebs, rajonit dhe shp\u00ebrblim i rreziksh\u00ebm p\u00ebr ultranacionalizmin serb. Ndaj dhe heqja dor\u00eb nga Beogradi nga k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb asociacion mbikushtetues n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb arritur firmosjen dhe jet\u00ebsimin e planit franko-gjerman, i cili duket se g\u00ebzon mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb nga t\u00eb dy vendet si nj\u00eb marr\u00ebveshje win-win dhe q\u00eb mb\u00ebshtetet nga BE, SHBA dhe rajoni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Sali BERISHA Takimi i shum\u00ebpritur i dat\u00ebs 27 shkurt 2023 n\u00eb Bruksel p\u00ebr firmosjen e Marr\u00ebveshjes franko-gjermane, marr\u00ebveshje baz\u00eb e BE p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebrfundoi me\/pa sukses apo gota gjysm\u00eb bosh\/plot. N\u00eb fakt marr\u00ebveshja, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb dy pal\u00ebt kan\u00eb deklaruar se e pranojn\u00eb, nuk u firmos. Por n\u00eb dallim nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":38854,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38853"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38853\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38854"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}