{"id":38664,"date":"2023-02-27T10:29:21","date_gmt":"2023-02-27T10:29:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38664"},"modified":"2023-02-27T10:29:29","modified_gmt":"2023-02-27T10:29:29","slug":"amerika-nuk-korruptohet-persona-te-vecante-fatkeqesisht-po","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/27\/amerika-nuk-korruptohet-persona-te-vecante-fatkeqesisht-po\/","title":{"rendered":"Amerika nuk korruptohet! Persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, fatkeq\u00ebsisht po!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fakti 1: \u00c7\u00ebshtja Bilali<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 2017, nj\u00eb gjykat\u00eb federale n\u00eb Nju Xhersi, ShBA d\u00ebnoi shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu me burgim me kusht; n\u00eb shtator 2019 e nj\u00ebjta gjykat\u00eb d\u00ebnoi si bashk\u00ebfajtor me t\u00eb amerikanin William Argeros me burgim (pa kusht). Akuza ishte financim i paligjsh\u00ebm i fushat\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kandidati presidencial. Por gjykata konstatoi se t\u00eb pandehurit nuk kishin q\u00ebllim influencimin e rezultatit zgjedhor dhe e konsideroi k\u00ebt\u00eb si rrethan\u00eb leht\u00ebsuese. N\u00eb vitin 2012, Argeros-it iu transferuan n\u00eb llogarin\u00eb bankare 80 mij\u00eb dollar\u00eb nga nj\u00eb biznesmen n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili u zgjodh deputet i Partis\u00eb Socialiste e p\u00ebrfitoi nga tenderat qeveritare. Argeros ia dor\u00ebzoi k\u00ebto para Bilal Shehut, i cili i dha si donacion n\u00eb Obama Victory Fund. Kjo b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb Edi Rama, i shoq\u00ebruar nga Bilal Shehu, t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb eveniment elektoral t\u00eb Barack Obama-s e t\u00eb fotografohej me t\u00eb. N\u00eb kujtes\u00ebn publike ky rast ka mbetur si &#8220;gruaja e Bilalit&#8221; pasi n\u00eb regjistrin e evenimentit dy vizitor\u00ebt \u00e7udit\u00ebrisht ishin sh\u00ebnuar si &#8220;Mr. Shehu and spouse&#8221;.<\/p>\n<p>Avokati i Argeros-it deklaroi se klienti i tij kishte vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, aktualisht kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb. Zyra e Ram\u00ebs sipas Associated Press kishte mohuar se kishte lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Fakti 2: \u00c7\u00ebshtja McGonigal<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb ShBA publikoi aktakuz\u00ebn kund\u00ebr ish agjentit t\u00eb FBI-s\u00eb Charles McGonigal, i cili e kishte mbyllur karrier\u00ebn si drejtor p\u00ebr shtetin e Nju Jorkut. Nga ai tekst ku emri i Ram\u00ebs figuron mbi nj\u00eb duzin\u00eb her\u00eb, si dhe nga burimet e akuz\u00ebs t\u00eb kontaktuara nga disa media serioze amerikane, McGonigal kishte marr\u00eb para nga njer\u00ebz t\u00eb besuar t\u00eb Ram\u00ebs, informacione nga zyra e Ram\u00ebs q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr t\u00eb trysnuar e neutralizuar kryetarin e Partis\u00eb Demokratike. Burimet amerikane gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dyshojn\u00eb se McGonigal u p\u00ebrdor edhe p\u00ebr t\u00eb blacklistuar ish-kryetarin e k\u00ebsaj partie e kryetarin aktual Sali Berisha. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, McGonigal p\u00ebrmes qeveris\u00eb Rama tentoi fitime n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs, me investigime private p\u00ebr llogari t\u00eb politikan\u00ebve si dhe zhvati miliona nga oligark\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebrmes shantazhimit.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama ka reaguar duke th\u00ebn\u00eb se ai n\u00eb ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ka kryer asnj\u00eb akt t\u00eb kund\u00ebrligjshme apo jo-etik, por ka vepruar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit shtet\u00ebror. M\u00eb tej ai ka pohuar se Amerika \u00ebsht\u00eb e pakorruptueshme dhe se &#8220;narrativat&#8221; rreth skandalit McGonigal jan\u00eb &#8220;pun\u00eb kazan\u00ebsh&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Komenti 1: Mbi pohimin \u2018Amerika \u00ebsht\u00eb e pakorruptueshme\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Historia e Shteteve t\u00eb Bashkuara ka pafund raste korrupsioni e shp\u00ebrdorimi t\u00eb ofiqit. Ashtu si\u00e7 kan\u00eb edhe shtete t\u00eb tjera qofshin demokraci funksionale, regjime hibride apo diktatura. M\u00eb t\u00eb njohurat jan\u00eb raste t\u00eb rekrutimit p\u00ebrmes joshjes financiare t\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb CIA-s, FBI-s\u00eb por edhe zyrtar\u00ebve e shkenc\u00ebtar\u00ebve nga spiunazhi i shteteve jo miq\u00ebsore si p. sh. Bashkimi Sovjetik e m\u00eb von\u00eb Rusia e Kina. M\u00eb t\u00eb shumtat jan\u00eb raste me polic\u00eb, kryebashkiak\u00eb, kongresmen\u00eb. Me polarizimin politik aktual, akuza p\u00ebr korrupsion me \u00e7anta me para u d\u00ebgjuan s\u00eb fundmi edhe n\u00eb debatin mes kandidat\u00ebve p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Ishte e pak\u00ebndshme! Por n\u00eb demokracit\u00eb funksionale ka ndarje pushtetesh, mbik\u00ebqyrje parlamentare, gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur dhe media t\u00eb lira. Kjo b\u00ebn q\u00eb rastet e korrupsionit e abuzimit t\u00eb denoncohen, ekspozohen, hetohen e gjykohen. Jo gjithmon\u00eb ndodh k\u00ebshtu; se edhe demokracia, si \u00e7do gj\u00eb njer\u00ebzore, nuk \u00ebsht\u00eb perfekte. Por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ndodh k\u00ebshtu sepse e mund\u00ebson sistemi demokratik. \u00c7ka nuk mund t\u00eb thuhet p\u00ebr regjimet hibride e diktaturat. I shikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm pohimi i z. Rama se \u201cAmerika nuk korruptohet\u201d duket i bazuar. Por druaj se Rama p\u00ebrpiqet t\u00eb konfondoj\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me Amerik\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sepse shtetas amerikan\u00eb pa ofiqe (si n\u00eb Faktin 1) apo me ofiqe (si n\u00eb Faktin 2) mund t\u00eb joshen e t\u00eb korruptohen dhe pastaj t\u00eb shkelin ligjin. K\u00ebshtu si kan\u00eb ardhur gj\u00ebrat duket se nuk ka njeri tjet\u00ebr mbi glob q\u00eb ta dij\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb se Edi Rama.<\/p>\n<p><strong>Komenti 2: Mbi ndikimin sui generis nga Shqip\u00ebria \u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja gjyq\u00ebsore Bilali-Argeros n\u00eb ShBA pati mbulim mediatik e komente t\u00eb shumta. Nd\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit m\u00eb ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb analiza e nj\u00eb politologu i cili e shihte si krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrpjekjen e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb t&#8217;u takuar e fotografuar me Obam\u00ebn. Sipas tij ka shum\u00eb politikan\u00eb nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs q\u00eb investojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 80 mij\u00eb USD p\u00ebr t\u00eb patur akses tek vendimmarr\u00ebsit amerikan\u00eb. Por ata e b\u00ebjn\u00eb ket\u00eb q\u00eb t\u00eb influencojn\u00eb politikat amerikane n\u00eb favor t\u00eb shteteve t\u00eb tyre. Si rregull n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, ndihm\u00ebs zhvillimore e tregtis\u00eb. Rasti Rama-Obama ishte i pari i njohur kur investimi b\u00ebhej p\u00ebr nj\u00eb foto e cila me gjas\u00eb do t\u00eb ndikonte n\u00eb opinionin publik e n\u00eb vot\u00ebn e elektoratit n\u00eb shtetin tjet\u00ebr &#8211; konkludon politologu.<\/p>\n<p>T\u00eb t\u00ebr\u00eb ne do t\u00eb ishim kurioz\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb shkruante po ky politolog po t\u00eb njihej me t\u00eb gjitha aspektet e skandalit McGonigal q\u00eb ka raportuar media. Kontrasti mbetet i fort\u00eb:\u00a0 agjent\u00ebt sovjetik\u00ebt e m\u00eb von\u00eb rus\u00eb hiqnin picirin e paguanin qimet e kok\u00ebs p\u00ebr te rekrutuar spiun\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb t\u00eb gjenin sekrete ushtarake e strategjike; kurse nga Shqip\u00ebria paskemi shefin e qeveris\u00eb dora vet\u00eb q\u00eb e trajtonte personalisht t\u00eb rekrutuarin dhe e dirigjonte kund\u00ebr opozit\u00ebs politike; e kur e mbaronin k\u00ebt\u00eb pun\u00eb merreshin me biznes, shantazhe e zhvatje. Sui generis n\u00eb katror do t\u00eb vija bast un\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO Fakti 1: \u00c7\u00ebshtja Bilali N\u00eb shkurt 2017, nj\u00eb gjykat\u00eb federale n\u00eb Nju Xhersi, ShBA d\u00ebnoi shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu me burgim me kusht; n\u00eb shtator 2019 e nj\u00ebjta gjykat\u00eb d\u00ebnoi si bashk\u00ebfajtor me t\u00eb amerikanin William Argeros me burgim (pa kusht). Akuza ishte financim i paligjsh\u00ebm i fushat\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kandidati presidencial. Por gjykata &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37400,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38664"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38664"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38664\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38664"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38664"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38664"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}