{"id":38550,"date":"2023-02-25T09:26:58","date_gmt":"2023-02-25T09:26:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38550"},"modified":"2023-02-25T09:26:58","modified_gmt":"2023-02-25T09:26:58","slug":"birn-kerkesa-e-opozites-per-komisionin-rama-mcgonigal-nuk-mund-te-refuzohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/25\/birn-kerkesa-e-opozites-per-komisionin-rama-mcgonigal-nuk-mund-te-refuzohet\/","title":{"rendered":"BIRN: K\u00ebrkesa e opozit\u00ebs p\u00ebr komisionin \u201cRama-McGonigal\u201d nuk mund t\u00eb refuzohet!"},"content":{"rendered":"<p>Mazhoranca socialiste bllokoi k\u00ebt\u00eb muaj k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cMcGonigal\u201d \u2013 ku nj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb i FBI-s\u00eb akuzohet p\u00ebr p\u00ebrfitime, udh\u00ebtime dhe takime t\u00eb padeklaruara n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e firmosur nga 42 deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs kishte si objekt verifikimin e \u201cnxitjes, ndikimin, porositjen, p\u00ebrdorimin, p\u00ebrfshirjen p\u00ebrmes premtimit dhe ofrimit t\u00eb favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special t\u00eb FBI-s\u00eb, Charles McGonigal dhe ose agjent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime politike t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo d\u00ebmtimin politik t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb diskutimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Kryetar\u00ebve n\u00eb mbledhjen e 7 shkurtit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e PS-s\u00eb, pretenduan se ajo nuk mund t\u00eb merrej n\u00eb shqyrtim p\u00ebr shkak se Kuvendi kishte nisur nj\u00eb proces ndryshimesh n\u00eb ligjin e komisioneve hetimore dhe votuan p\u00ebr shtyrjen e vendimmarrjes.<\/p>\n<p>Sipas proceverbalit t\u00eb zbardhur t\u00eb k\u00ebsaj mbledhjeje, kreu i grupit parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb, Taulant Balla, kund\u00ebrshton shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs deri n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb pacaktuar. Kuvendi, sipas tij, ka ngritur nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb transpozuar vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj dhe kjo pengon shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRefuzoj t\u00eb hyj n\u00eb thelbin e k\u00ebrkes\u00ebs,\u201dthot\u00eb Balla, duke i propozuar Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb shtyhet deri n\u00eb momentin q\u00eb \u201cne t\u00eb kemi p\u00ebrfunduar procesin e rishikimit t\u00eb ligjit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb argumentoi se deputetja Ermonela Felaj, duke th\u00ebn\u00eb se vendimi i Kuvendit p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr ndryshimet n\u00eb ligjin e komisioneve hetimore kan\u00eb fuqi ligjore.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi nuk mundet t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr vetes. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb ne nuk po shprehemi sot p\u00ebr thelbin e k\u00ebrkes\u00ebs, por po themi q\u00eb do t\u00eb sigurojm\u00eb nj\u00eb ligj, i cili e sjell k\u00ebt\u00eb instrument t\u00eb veprimit,\u201d m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Felaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr opozit\u00ebn, q\u00ebndrimi i i PS-s\u00eb \u00ebsht\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar t\u00eb gjitha instrumentet e kontrollit parlamentar.<\/p>\n<p>\u201cThoni hapur: t\u2019i vendosim ky\u00e7in parlamentit. Ky \u00ebsht\u00eb absurdi,\u201d iu drejtua kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Enkelejd Alibeaj koleg\u00ebve socialist\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, pezullimi i zbatimit t\u00eb ligjit me arsyen se do t\u00eb ndryshohet \u00ebsht\u00eb anti-kushtetues, sepse ndryshimet mund t\u00eb mos ndodhin kurr\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile, kjo sjellje e mazhoranc\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb anti-kushtetuese dhe v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje standardet e parlamentarizmit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit t\u00eb Studimeve Politike, nj\u00eb organizat\u00eb me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, i tha BIRN se Kuvendi nuk mund t\u00eb ket\u00eb devijoj\u00eb nga detyrimi kushtetues p\u00ebr kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe nj\u00eb prej mekanizmave klasik\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb k\u00ebtij funksioni \u00ebsht\u00eb institucioni i komisioneve hetimore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpjekja e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar parlamentin nga roli kushtetues, si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur alibin\u00eb e nism\u00ebs ligjore p\u00ebr ndryshime n\u00eb legjislacionin p\u00ebr komisionet, si argumente p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar hetimin parlamentar, jan\u00eb tregues t\u00eb nj\u00eb demokracie hibride, nj\u00eb praktik\u00eb abuzive politike dhe nj\u00eb zhvillimi q\u00eb vjen ndesh me parimet e Kushtetut\u00ebs,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Pa baz\u00eb ligjore e gjen argumentin e socialist\u00ebve edhe Erinda Skendaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit.<\/p>\n<p>\u201cNgritja e nj\u00eb komisioni hetimor nuk mund t\u00eb refuzohet me argumentin se ligji \u00ebsht\u00eb n\u00eb ndryshim, pasi kjo c\u00ebnon parimin e siguris\u00eb juridike,\u201d tha Sk\u00ebndaj, duke shtuar se \u201clegjislacioni nuk ka fuqi prapavepruese, me p\u00ebrjashtim t\u00eb legjislacionit penal kur \u00ebsht\u00eb favorizues\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Sk\u00ebndajt, komisionet hetimore jan\u00eb instrument parlamentar q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb opozit\u00ebn dhe kjo \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontest, shton ajo, \u2013 \u201cngritja e nj\u00eb komisioni hetimor apo refuzimi p\u00ebr ngritjen e tij duhet t\u00eb bazohet n\u00eb legjislacionin aktual dhe jo tek pritshm\u00ebrit\u00eb e ndryshimit t\u00eb legjislacionit n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Krasniqin, kjo sjellje politike e mazhoranc\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb debat i momentit rrezikon t\u00eb vendos\u00eb praktika abuzive dhe t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb standardin e parlamentit dhe t\u00eb gjith\u00eb sistemit qeveris\u00ebs, pasi Kuvendi nuk ushtron rolin e tij kushtetues si kontrollor i ekzekutivit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse parlamenti nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb kontroll kushtetues mbi kryeministrin, kush tjet\u00ebr mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb?,\u201d ngre pyetjen Krasniqi, duke par\u00eb me shqet\u00ebsim forcimin e pozit\u00ebs s\u00eb kryeministrit n\u00eb d\u00ebm t\u00eb parimit kushtetues t\u00eb ndarjes dhe balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>Vet\u00eb kryeministri Edi Rama u shpreh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike kund\u00ebr hetimit parlamentar ndaj tij, pa p\u00ebrdorur si mbrojtje q\u00ebndrimet juridike t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur,\u201d tha ai gjat\u00eb nj\u00eb interviste televizive, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur parlamentin p\u00ebr propagand\u00eb abuzive.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Krasniqi i tha BIRN se kryeministri si objekt i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr hetim parlamentar \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb konflikt interesi\u201d dhe se n\u00eb kushte normale, politikan\u00ebt e akuzuar do t\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb par\u00ebt t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb provuar pafaj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ata refuzojn\u00eb hetimin, de facto pranojn\u00eb faj\u00ebsin\u00eb ose frik\u00ebn nga hetimi, duke passjell\u00eb pasoja n\u00eb imazhin dhe besimin publik, por edhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Ai shtoi se i vetmi mekaniz\u00ebm zhbllokues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ishte d\u00ebrgimi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u2013 ku nj\u00eb vendimarrje kritike ndaj Parlamentit do duhej sipas tij t\u00eb shoq\u00ebrohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe institucionale.\/ Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mazhoranca socialiste bllokoi k\u00ebt\u00eb muaj k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cMcGonigal\u201d \u2013 ku nj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb i FBI-s\u00eb akuzohet p\u00ebr p\u00ebrfitime, udh\u00ebtime dhe takime t\u00eb padeklaruara n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama. K\u00ebrkesa e firmosur nga 42 deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs kishte si objekt verifikimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":38551,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38550"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38550"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38550\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}