{"id":38535,"date":"2023-02-24T18:50:32","date_gmt":"2023-02-24T18:50:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38535"},"modified":"2023-02-24T18:50:32","modified_gmt":"2023-02-24T18:50:32","slug":"cfare-ndryshoi-ne-ballkan-nje-vit-pas-agresionit-rus-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/24\/cfare-ndryshoi-ne-ballkan-nje-vit-pas-agresionit-rus-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb ndryshoi n\u00eb Ballkan nj\u00eb vit pas agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>U b\u00eb plot nj\u00eb vit q\u00eb kur bota ndali frym\u00ebn nga agresioni i Vladimir Putin kund\u00ebr nj\u00eb shteti sovran e t\u00eb pavarur, Ukrain\u00ebs. Kishin ndodhur sulme t\u00eb tilla n\u00eb ish-Jugosllavi kund\u00ebr shteteve q\u00eb shpall\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb nga ajo federat\u00eb, por nuk ka ndodhur pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb pushtuese me q\u00ebllime aneksimi, si ajo q\u00eb filloi m\u00ebngjesin e hersh\u00ebm t\u00eb 24 shkurtit 2022. Rusia, pasi kishte pushtuar dhe aneksuar n\u00eb marsin e vitit 2014 Krimen\u00eb, k\u00ebsaj radhe nisi tanket dhe topat e saj p\u00ebr pushtimin e t\u00eb gjith\u00eb Ukrain\u00ebs. Madje shoq\u00ebruar me nj\u00eb propagand\u00eb hitlerine e miloshevi\u00e7iane t\u00eb \u201cluft\u00ebs kund\u00ebr nazizmit t\u00eb instaluar n\u00eb shtetin e Ukrain\u00ebs\u201d! Fashist\u00ebt e nazist\u00ebt putinist\u00eb vepruan n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr nazizmit dhe shpall\u00ebn \u201cdenazifikimin,\u2019 \u201cdemilitarizimin\u201d dhe k\u00ebsisoj pushtimin e shtetit sovran t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Bota ndali frym\u00ebn dhe priste se Ukraina do t\u00eb dor\u00ebzohej n\u00eb tri dit\u00eb ose brenda nj\u00eb jave. Por ndodhi \u00e7udia e papritur. Presidenti ukrainas, Zelenski, shpalli mobilizimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr rezistenc\u00eb. Ai nuk pranoi t\u00eb largohej nga vendi i tij dhe u vu n\u00eb krye t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e atdheut t\u00eb tij. Akti i presidentit ukrainas mbeti n\u00eb histori dhe sh\u00ebnoi kthes\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Rusis\u00eb. Sot Rusia \u00ebsht\u00eb thuajse n\u00eb kufijt\u00eb e paraluft\u00ebs. Ushtria e saj ndodhet e rrethuar n\u00eb lindje dhe juglindje t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Prej asaj kohe e deri m\u00eb sot bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare po lufton kund\u00ebr planit rus p\u00ebr ta zgjeruar konfliktin nga Ukraina n\u00eb Ballkan. Pikat e dob\u00ebta t\u00eb Ballkanit tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb Kosov\u00ebn, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn dhe Malin e Zi. Pik\u00ebrisht ato vende ku pakicat serbe me ndihm\u00ebn dhe regjin\u00eb e Beogradit k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb paqen dhe stabilitetin ballkanik. Europa dhe SHBA-t\u00eb u riaktivizuan me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbyllet konflikti n\u00eb rajon. Ata shpall\u00ebn emrat e t\u00eb ngarkuarve p\u00ebr Ballkanin. E b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb SHBA-t\u00eb, BE, Londra, Berlini dhe Roma. Dje u zotuan dhe japonez\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ngarkuar nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues diplomatik p\u00ebr Ballkanin Perendimor.<\/p>\n<p>Por sa ka ndryshuar Ballkani prej nj\u00eb viti, q\u00eb kur filloi sulmi ushtarak i Kremlinit kund\u00ebr sovranitetit t\u00eb Ukrain\u00ebs? N\u00ebse b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb bilanc, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuhet se n\u00eb Ballkan konflikti vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb thelluar. Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar s\u00eb paku dy her\u00eb Kosova u k\u00ebrc\u00ebnua me nd\u00ebrhyrje ushtarake nga ana e Serbis\u00eb s\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7. Mali i Zi gjithashtu p\u00ebrjetoi nj\u00eb seri p\u00ebrplasjesh dhe konfliktesh p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Beogradit, maskuar me q\u00ebndrimet pro-serbe t\u00eb kryeministrit anti-perendimor, Dritan Abazovi\u00e7. Nd\u00ebrsa Bosnj\u00eb-Hercegovina vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb shtet jofunksional, p\u00ebr shkak t\u00eb Dayton-it dhe bllokad\u00ebs q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij shteti Serbia dhe Republika Srpska.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb Brukseli dhe shtete t\u00eb caktuara n\u00eb Perendim duan t\u00eb eksperimentojn\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Srpska, t\u00eb cil\u00ebn e quajn\u00eb Asosacioni i Komunave me Shumic\u00eb Serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Ky eksperiment allasoj nuk sjell paqe n\u00eb Ballkanin Perendimor e as n\u00eb kontinentin europian. Kjo \u00ebsht\u00eb e ditur. Iniciativat p\u00ebr marr\u00ebveshje midis shteteve, t\u00eb cilat thellojn\u00eb konfliktin dhe destabilizojn\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb paqen jan\u00eb destruktive dhe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb papranueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens duhet trajtuar dhe i duhet dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebrkesave disa her\u00eb ultimative t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Euro-Atlantike p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb asosacioni t\u00eb till\u00eb. Ndryshe nuk mund t\u00eb ket\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs dhe institucionet e tjera t\u00eb saj kan\u00eb nj\u00ebmij\u00eb ar\u00ebsy dhe argumente t\u00eb provojn\u00eb se asosacioni serb destabilizon dhe c\u00ebnon paqen rajonale. Asosacioni \u00ebsht\u00eb dhe mbetet paradhoma e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb krijimit t\u00eb shteteve nj\u00ebetnike n\u00eb Ballkan. Ky precedent do t\u00eb shkaktoj\u00eb l\u00ebvizje tektonike n\u00eb rajon. Ndaj dhe bashk\u00ebsis\u00eb perendimore nd\u00ebrkomb\u00ebtare i duhet k\u00ebrkuar q\u00eb \u201ct\u00eb mos nxjerr\u00eb syt\u00eb e saj, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb v\u00ebne vetulla m\u00eb t\u00eb bukura\u201d! Qeveria e Kosov\u00ebs ka n\u00eb dor\u00eb q\u00eb \u00e7eshtjen e trajtimit t\u00eb pakic\u00ebs serbe n\u00eb vend ta trajtoj\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar me planin Ahtisaari dhe kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>Eskili thoshte se \u201cKur e drejta tejkalohet, ajo kthehet n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e saj\u201d! Serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, me ndihm\u00ebn dhe diktatin e Beogradit e kan\u00eb tejkaluar tashm\u00eb prej koh\u00ebsh t\u00eb drejt\u00ebn e vet ne diskriminim pozitiv dhe p\u00ebr pasoj\u00eb po japin mesazhin dhe krijojn\u00eb ndjesin\u00eb e persekutimit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu ka ndodhur me pages\u00ebn e rrym\u00ebs elektrike nga shteti p\u00ebr qytetar\u00ebt e pakic\u00ebs serbe n\u00eb veri t\u00eb vendit. K\u00ebshtu po ndodh edhe me \u201clirin\u00eb\u2019 e k\u00ebsaj pakice q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb parajs\u00ebn e kontraband\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb mafioze brenda shtetit, duke mos dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb kontribut p\u00ebr shtetin e p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, pas nj\u00eb viti shoh se bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtre ka d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrballimin e situatave t\u00eb krijuara n\u00eb Ballkan nga agresioni ushtarak i Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Ajo u t\u00ebrhoq nga k\u00ebrkesa p\u00ebr njohje t\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb dhe u p\u00ebrkul para presioneve t\u00eb Beogradit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ndaj proklamoi n\u00ebj plan europian t\u00eb ngjajsh\u00ebm me marr\u00ebveshjene\u00a0 famshme t\u00eb 19 prillit 2013. Ndaj dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jan\u00eb shtuar konfliktet e reja e t\u00eb vjetra, si ato midis Bullgaris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Zgjidhja nuk vjen nga formimi i nj\u00eb lloj asosacioni serb n\u00eb Kosov\u00eb, i cili duket t\u00eb jet\u00eb prelud i ndryshimit t\u00eb kufijve dhe katastrof\u00ebs pas k\u00ebsaj. Zgjidhja vjen e duhet t\u00eb vij\u00eb me presion ndaj atij q\u00eb i ka shkaktuar dhe i shkakton k\u00ebto konflikte. Adresa e k\u00ebtij presioni \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u2013 Beogradi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I U b\u00eb plot nj\u00eb vit q\u00eb kur bota ndali frym\u00ebn nga agresioni i Vladimir Putin kund\u00ebr nj\u00eb shteti sovran e t\u00eb pavarur, Ukrain\u00ebs. Kishin ndodhur sulme t\u00eb tilla n\u00eb ish-Jugosllavi kund\u00ebr shteteve q\u00eb shpall\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb nga ajo federat\u00eb, por nuk ka ndodhur pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb pushtuese me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38535"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38535"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38535\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}