{"id":38115,"date":"2023-02-21T19:23:57","date_gmt":"2023-02-21T19:23:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38115"},"modified":"2023-02-21T21:03:05","modified_gmt":"2023-02-21T21:03:05","slug":"bn-veliaj-falsifikon-planin-vendor-te-tiranes-per-te-zhvilluar-pronen-e-gruas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/21\/bn-veliaj-falsifikon-planin-vendor-te-tiranes-per-te-zhvilluar-pronen-e-gruas\/","title":{"rendered":"BN: Veliaj falsifikon planin vendor t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar pron\u00ebn e gruas"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb rrug\u00ebn mbi Shkoll\u00ebn e Kuqe, pak para se t\u00eb kryq\u00ebzohet me \u2018Rrug\u00ebn Bardhyl\u2019, ekziston ende nj\u00eb kompleks sht\u00ebpish t\u00eb vjetra tiranase, t\u00eb cilat vijojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb harmonin\u00eb mbi 100-vje\u00e7are, me bah\u00e7e t\u00eb ngjitura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr lidhjet e hershme miq\u00ebsore mes tyre.<\/p>\n<p>Grupi i sht\u00ebpive, e gjendur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb shum\u00eb t\u00eb lakmuar t\u00eb kryeqytetit, i ka shp\u00ebtuar, deri m\u00eb tani, virusit t\u00eb nd\u00ebrtimeve shum\u00ebkat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Por, kjo paqe nuk duket se do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjat\u00eb. Bashkia e Tiran\u00ebs ka hartuar nj\u00eb plan t\u00eb detajuar vendor, me q\u00ebllimin e shprehur \u2018zhvillimin e zon\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb planin e miratuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, n\u00eb Shtator 2021, \u00ebsht\u00eb parashikuar zgjerimi i rrug\u00ebve ekzistuese, e cila m\u00eb pas i hap rrug\u00ebn projekteve infrastrukturore, e kryesisht nd\u00ebrtimeve t\u00eb larta.<\/p>\n<p>K\u00eblli\u00e7i takohet me qytetar\u00ebt: Policia bashkiake \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tmerri i banor\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu, nuk duket asgj\u00eb e rrall\u00eb p\u00ebr Veliajn, pasi Tirana \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb gjigande betoni.<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb hartimin e k\u00ebtij plani, \u00ebsht\u00eb dyshimi p\u00ebr falsifikim dokumentash nga kryebashkiaku, me q\u00ebllim krijimin e mund\u00ebsive p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb prone, trash\u00ebgimtare e t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e tij, Ajola Xoxa.<\/p>\n<p><strong>Rruga fiktive<\/strong><\/p>\n<p>Me vendimin nr.1, dat\u00eb 14 Prill 2017, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit ka miratuar \u2018Planin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim detajimin e Planit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor, me Vendimin nr. 36848 dat\u00eb 24.09.2021, Kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb ka miratuar Planin e Detajuar Vendor t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Strukturore TR\/7, Faza I.<\/p>\n<p>N\u00eb hartimin e k\u00ebtij Plani \u00ebsht\u00eb konsideruar prioritare detajimin e rrjetit rrugor te brendsh\u00ebm, propozimin e rrug\u00ebve t\u00eb reja si dhe mund\u00ebsit\u00eb reale t\u00eb zgjerimit t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebrmjet rizhvillimit t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb territor.<\/p>\n<p>Sipas PDV-s\u00eb s\u00eb miratuar, Nj\u00ebsia Tr-7 kufizohet nga kat\u00ebr rrug\u00eb kryesore Rr. \u2018Barrdhyl\u2019, Rr. \u2018Derhemi\u2019, Rr. \u2018Hoxha Tahsim\u2019 dhe Rr. \u2018Qemal Stafa\u2019 dhe e vetmja rrug\u00eb e brendshme q\u00eb p\u00ebrshkron nj\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb Rr. \u2018Faik T\u00ebrkova\u2019.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ndryshe nga realiteti faktik, n\u00eb PDV Tr 7, rezulton nj\u00eb rrug\u00eb inekzistente n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb saj.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-38117\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/vv-250x300.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/vv-250x300.png 250w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/vv-853x1024.png 853w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/vv-768x922.png 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/vv.png 900w\" sizes=\"(max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb Planin Vendor p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb strukturore TR\/7, t\u00eb miratuar nga Erion Veliaj, \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb rrug\u00eb \u2018ekzistuese\u2019 n\u00eb mes t\u00eb bllokut t\u00eb banimit<\/p>\n<p>Lindita \u00c7oku \u00ebsht\u00eb banore e k\u00ebsaj zone dhe ka nj\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb sht\u00ebpi. Ajo ka konstatuar se plani i Veliajt mbivendoset mbi pron\u00ebn e saj, duke c\u00ebnuar interesat pasuror\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Zonja \u00c7oku ka konstatuar anomali t\u00eb theksuara n\u00eb Planin e Detajuar Vendor t\u00eb miratuar nga Erion Veliaj dhe i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb padi Gjykat\u00ebs Administrative, ku rendit faktet e fiktivitetit, si edhe dyshimet se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb miratuar p\u00ebr t\u2019i siguruar benefite jo t\u00eb ligjshme Ajola Xoxas, bashk\u00ebshortes s\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Godina dhe trualli, ku \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare Ajola Xoxa, bashk\u00ebshortja e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj<\/p>\n<p>Sipas padis\u00eb, plani i Veliajt parashikon zgjerimin e rrug\u00ebs inekzitente. N\u00eb fakt, \u2018Boldnews.al\u2019 e verifikoi n\u00eb terren k\u00ebt\u00eb \u2018rrug\u00eb\u2019 dhe rezulton se ajo nuk ekziston.<\/p>\n<p>Sipas pamjeve t\u00eb siguruara nga redaksia, ajo q\u00eb konsiderohet \u2018rrug\u00eb\u2019 n\u00eb planin vendor t\u00eb Veliajt, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb zon\u00eb e mbyllur dhe e bllokuar nga t\u00eb dy an\u00ebt me sht\u00ebpi dhe oborre, t\u00eb cilat kan\u00eb ekzistuar prej dekadash n\u00eb at\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Pamje nga t\u00eb dyja an\u00ebt e asaj q\u00eb Veliaj e ka konsideruar si \u2018rrug\u00eb\u2019 n\u00eb Planin e Detajuar Vendor p\u00ebr Nj\u00ebsin\u00eb TR7<\/p>\n<p>Padit\u00ebsja \u00c7oku shkruan n\u00eb padi se \u2018q\u00ebllon q\u00eb pronat, t\u00eb cilave u sh\u00ebrben ky plan, u p\u00ebrkasin familjar\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb. Konkretisht, vjehrri i ndjer\u00eb i kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, Arben Xoxa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pronar\u00ebt e nj\u00eb prone n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb Tr-7, e cila p\u00ebrfiton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga hapja e paligjshme e rrug\u00ebs n\u00eb bllokun e banimit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet prona e tyre\u2019.<\/p>\n<p>Arben Xoxa nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Shkurt t\u00eb vitit 2019 dhe pasuria e tij trash\u00ebgohet nga e bija, Ajola Xoxa. Rrjedhimisht, \u00e7do p\u00ebrfitim n\u00eb zhvillimin e pron\u00ebs t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Strukturore TR\/7 shkon n\u00eb favor t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Falsifikim dokumentash?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb relacionin q\u00eb shoq\u00ebron Planin e Detajuar Vendor, rrjeti rrugor kryesor i nj\u00ebsis\u00eb Tr-7 p\u00ebrshkruhet si vijon: \u2018Nj\u00ebsia strukturore TR\/7 kufizohet nga 3 rrug\u00eb kryesore 1 prej t\u00eb cilave p\u00ebrb\u00ebn dhe nj\u00eb akt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb sistemit rrugor t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs. K\u00ebto rrug\u00eb jan\u00eb Rr. Qemal Stafa n\u00eb veri, Rr. Hoxha Tahsim n\u00eb jug, Rr. Derhemi n\u00eb per\u00ebndim si dhe Rr. Bardhyl n\u00eb lindje.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ky relacion ka p\u00ebrshkruar si t\u00eb vetmen rrug\u00eb t\u00eb brendshme, Rr. \u2018Faik T\u00ebrkova\u2019, e cila\u00a0 p\u00ebrshkron mes p\u00ebr mes dy n\u00ebn-nj\u00ebsi (blloqe banimi) t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb TR\/7.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ndryshe nga ky p\u00ebrshkrim, harta e cila pasqyron k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, paraqet nj\u00eb realitet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Konkretisht, padit\u00ebsja \u00c7oku konstaton n\u00eb hart\u00eb se, n\u00eb n\u00ebn-nj\u00ebsin\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb rrug\u00ebs \u2018Faik T\u00ebrkova\u2019 \u00ebsht\u00eb shtuar nj\u00eb rrug\u00eb, e cila n\u00eb realitet nuk ekziston.<\/p>\n<p>N\u00eb Planin e Rilevimit t\u00eb zon\u00ebs \u2018rruga\u2019 nuk ekziston. Sipas dokumentit, zona \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga sht\u00ebpi banimi<\/p>\n<p>Kjo rrug\u00eb e shtuar \u2018fiktivisht\u2019, jo vet\u00ebm kalon n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj n\u00ebn-nj\u00ebsie, por mbivendoset haptazi me pron\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn padit\u00ebsja e zot\u00ebron prej vitesh.<\/p>\n<p>Rezulton se kjo rrug\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e em\u00ebrtuar, ndryshe nga rruga ekzistuese e brendshme \u2018Faik T\u00ebrkova\u2019 e cila ndan dy n\u00ebn-nj\u00ebsit\u00eb e nj\u00ebsis\u00eb strukturore TR\/7.<\/p>\n<p>\u2018Ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, arrijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se Plani i Detajuar Vendor i Nj\u00ebsis\u00eb Strukturore TR\/7 \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me planin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm vendor, n\u00eb t\u00eb cilin kjo rrug\u00eb nuk ekziston dhe mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb shtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan duke pasqyruar nj\u00eb realitet t\u00eb ndrysh\u00ebm\u2019, thuhet n\u00eb padin\u00eb e Lindita \u00c7okut.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u2018Konflikt interesi\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Duke iu referuar fakteve dhe t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb terren, padit\u00ebsja \u00c7oku deklaron se vendimi p\u00ebr miratimin e Planit t\u00eb Detajuar Vendor t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Strukturore TR\/7 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesave.<\/p>\n<p>Konkretisht, Kryetari i Bashkis\u00eb t\u00ebrheq interesa privat\u00eb t\u00eb cilat burojn\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Familjar\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, zot\u00ebrojn\u00eb pasuri e cila ndodhet n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Strukturore TR\/7, \u2018pasuri q\u00eb avantazhohen nga hapja e rrug\u00ebs q\u00eb nuk ekziston\u2019.<\/p>\n<p>M\u00eb sakt\u00ebsisht, kjo pron\u00eb gjendet n\u00eb n\u00ebn-nj\u00ebsin\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb brendshme \u2018Faik T\u00ebrnova\u2019.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb miratimin e k\u00ebtij Vendimi \u2018kan\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt lidhjet familjare dhe p\u00ebrfitimi direkt q\u00eb ka rrethi familjar i tij, duke sjell\u00eb si pasoj\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe n\u00eb d\u00ebm jo vet\u00ebm t\u00eb padit\u00ebses p\u00ebr shkak t\u00eb mbivendosjes mbi pron\u00ebn e saj, por gjithashtu dhe pronat e tjera t\u00eb cilat gjendet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit i cili do t\u00eb ngarkohet me barr\u00ebn e kostos financiare t\u00eb shpron\u00ebsimeve t\u00eb mundshme t\u00eb objekteve q\u00eb preken nga kjo rrug\u00eb\u2019, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb padin\u00eb e dor\u00ebzuar pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nisin nd\u00ebrtimet<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb dyshime t\u00eb forta p\u00ebr falsifikim dokumentash nga ana e Erion Veliajt, zona ka nisur t\u00eb zhvillohet. M\u00eb sakt\u00ebsisht, kan\u00eb nisur nd\u00ebrtimet e pallateve.<\/p>\n<p>\u2018Boldnews.al\u2019 ka siguruar nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Veliaj, p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb pallati shum\u00eb-kat\u00ebsh. Leja mban dat\u00ebn 27 dhjetor 2022, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon se Bashkia e Tiran\u00ebs po l\u00ebviz me skem\u00ebn e \u2018faktit t\u00eb kryer\u2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb padia n\u00eb Gjykat\u00eb e Lindita \u00c7okut afekton t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb hart\u00ebn q\u00eb shoq\u00ebron k\u00ebt\u00eb leje nd\u00ebrtimi, shihet se \u00ebsht\u00eb vendosur \u2018rruga inekzistente\u2019, prania e s\u00eb cil\u00ebs justifikon miratimin e lejeve p\u00ebr pallate.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 sakt\u00ebsohet n\u00eb padin\u00eb e qytetares, ajo rrug\u00eb nuk ekziston dhe \u00ebsht\u00eb shtuar \u2018fiktivisht\u2019 nga Bashkia e Tiran\u00ebs, me q\u00ebllimin, sipas saj, q\u00eb t\u00eb zhvillohet m\u00eb von\u00eb prona trash\u00ebgimi Ajola Xoxas, bashk\u00ebshorte e kryebashkiakut Veliaj.<strong>\/BoldNews.al<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rrug\u00ebn mbi Shkoll\u00ebn e Kuqe, pak para se t\u00eb kryq\u00ebzohet me \u2018Rrug\u00ebn Bardhyl\u2019, ekziston ende nj\u00eb kompleks sht\u00ebpish t\u00eb vjetra tiranase, t\u00eb cilat vijojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb harmonin\u00eb mbi 100-vje\u00e7are, me bah\u00e7e t\u00eb ngjitura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr lidhjet e hershme miq\u00ebsore mes tyre. Grupi i sht\u00ebpive, e gjendur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb shum\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":38116,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38115"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38115\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38116"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}