{"id":37979,"date":"2023-02-21T09:51:47","date_gmt":"2023-02-21T09:51:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=37979"},"modified":"2023-02-21T09:51:47","modified_gmt":"2023-02-21T09:51:47","slug":"e-cka-fiton-serbia-nese-rusia-e-humbet-luften-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/21\/e-cka-fiton-serbia-nese-rusia-e-humbet-luften-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"E \u00e7ka fiton Serbia n\u00ebse Rusia e humbet luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Rusia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim n\u00eb aventur\u00ebn e saj kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Kjo tashm\u00eb shihet qart\u00eb. Nj\u00eb vit nga nisja e agresionit t\u00eb Kremlinit kund\u00ebr Kievit, Rusia gjendet gati n\u00eb kufijt\u00eb e para 24 shkurtit 2022. Vet\u00ebm n\u00eb Lindje dhe Juglindje t\u00eb Ukrain\u00ebs zhvillohet nj\u00eb betej\u00eb e ashp\u00ebr p\u00ebr territorin. Pik\u00ebrisht aty ku konflikti ishte i pranish\u00ebm edhe para asaj date. Nd\u00ebrsa vizita e papritur e presidentit amerikan, Joe Biden n\u00eb Kiev, d\u00ebshmon se fundi i tmerrsh\u00ebm p\u00ebr Rusin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb larg. N\u00eb fakt n\u00eb Konferenc\u00ebn e Siguris\u00eb t\u00eb Mynihut Emmanuel Macron paralajm\u00ebroi nj\u00eb fund t\u00eb till\u00eb t\u00eb politikave t\u00eb Vladimir Putin, kur tha se ai nuk donte q\u00eb Rusia t\u00eb turp\u00ebrohej. Madje shkoi m\u00eb tej, duke th\u00ebn\u00eb se Krimeja i duhet l\u00ebn\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto zhvillime erdh\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb Biden tha sot n\u00eb Kiev, se Putin gaboi kur besoi q\u00eb Ukraina \u201c\u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt\u201d dhe se Per\u00ebndimi \u201cishte i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb\u201d! N\u00eb Evrop\u00eb vet\u00ebm Serbia nuk vendosi sanksione ndaj aleatit t\u00eb saj, Rusis\u00eb. Mesa duket Beogradi po priste q\u00eb t\u00eb shihte se mos ndoshta Moska do t\u00eb ishte e suksesshme n\u00eb invazionin e saj ushtarak n\u00eb Ukrain\u00eb e n\u00eb Lindje t\u00eb Evrop\u00ebs. N\u00ebse do t\u00eb ndodhte kjo, at\u00ebher\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 dhe t\u00eb tijt\u00eb do t\u00eb th\u00ebrrisnin me t\u00eb madhe \u201cLavdi Rusis\u00eb\u201d!, \u201cRroft\u00eb Vladimir Putin\u201c! Por duket se nuk do ndodh\u00eb kjo. Ndaj n\u00eb Beograd po rivler\u00ebsojn\u00eb q\u00ebndrimin ndaj Kremlinit dhe presidentit rus, sepse po shohin q\u00eb d\u00ebshtimi i Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Diskutimi zhvillohet rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendosjes s\u00eb sanksioneve edhe nga Serbia. Ky q\u00ebndrim i udh\u00ebheqjes serbe synon disa objektiva:<\/p>\n<p>Objektivi i par\u00eb dhe i dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb favorizohet n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. Nj\u00eb Serbi anti-ruse krijon avantazh n\u00eb dialogun me Kosov\u00ebn. N\u00eb kushtet kur presidenti i Serbis\u00eb vendos sanksione kund\u00ebr Mosk\u00ebs, duhet pritur q\u00eb presioni i SHBA-ve dhe aktor\u00ebve evropian\u00eb mbi Kosov\u00ebn t\u00eb rritet m\u00eb shum\u00eb. Vet\u00ebm Britania e Madhe mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ekuilibruar. Ndoshta edhe Berlini. Por aktor\u00ebt e tjer\u00eb do ta festojn\u00eb \u201ckthimin serb drejt Per\u00ebndimit\u201d si fitore t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kjo dhe p\u00ebr faktin se politika e diplomacia serbe po e shet ngritjen e sanksioneve kund\u00ebr aleatit t\u00eb saj shum\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Objektivi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Serbia nga ky akt t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb ndihma t\u00eb m\u00ebdha ekonomike e financiare e t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb superfuqi rajonale, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kjo disa shekullore e saj. Dhe SHBA-t\u00eb, t\u00eb cilat, sipas Bill Clinton, e bombarduan Serbin\u00eb pik\u00ebrisht q\u00eb ajo t\u00eb mos ishte m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb imponohej n\u00eb rajon, do ta mb\u00ebshtesin k\u00ebsaj radhe ambicien e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7. Nj\u00eb Rusi e d\u00ebrrmuar nga lufta nuk mund t\u00eb gjendet ekonomikisht e financiarisht pran\u00eb Serbis\u00eb. Ndaj dhe serb\u00ebt pragmatik\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb kurs n\u00eb aleanc\u00ebn e tyre strategjike. Por kjo do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme, disa dekadash!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nd\u00ebrrimi i kursit nga ana e Beogradit n\u00eb raport me Mosk\u00ebn me siguri q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kosto. Kostoja lidhet kryesisht me t\u00eb drejt\u00ebn e vendimmarrjes ruse n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit. N\u00ebse Serbia do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb armiq\u00ebsohet me Kremlinin, at\u00ebher\u00eb Rusia mund t\u00eb hakmerret me heqjen e vetos s\u00eb saj p\u00ebr mbrojtjen e interesave serbe n\u00eb Ballkan. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi duhet ta shfryt\u00ebzoj\u00eb Kosova dhe lidershipi i saj. E di se shum\u00eb shqiptar\u00eb do t\u2019i g\u00ebzohen rehabilitimit t\u00eb Serbis\u00eb dhe rritjes s\u00eb rolit t\u00eb saj politik e diplomatik n\u00eb rajon. Madje do t\u00eb festojn\u00eb me eufori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sukses t\u00eb tyre. N\u00eb kushte normale duhet t\u00eb festojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Por jo me koston e shuarjes s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Lidershipi shqiptar i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe i pakompromentuar me politikat serbe duhet t\u00eb ruaj\u00eb balanc\u00ebn, t\u00eb mos \u201charroj\u00eb gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe me k\u00ebt\u00eb arm\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb fort p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e saj. Nuk mundet q\u00eb viktimat dhe masakrat serbe kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u2019i injoroj\u00eb as Per\u00ebndimi e as miqt\u00eb e Serbis\u00eb n\u00eb per\u00ebndim. E shumta ata do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb \u201cta harrojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d! Por kjo lloj oferte \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar prej 20 vitesh. E q\u00ebllimi ishte shum\u00eb i qart\u00eb: Rehabilitimi I Serbis\u00eb. Kosova dhe shteti shqiptar kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta detyrojn\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb u takon, pa b\u00ebr\u00eb kompromise me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Asociacioni i Komunave me shumic\u00eb Serbe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj parap\u00ebrgatitjeje p\u00ebr ta shp\u00ebrblyer Serbin\u00eb n\u00eb oreksin e saj p\u00ebr territore n\u00eb Kosov\u00eb. Gjithnj\u00eb si premtim n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj anti-rus. Sepse p\u00ebr ta shp\u00ebrblyer Serbin\u00eb duhen krijuar disa mekanizma. Asociacioni \u00ebsht\u00eb mekanizmi m\u00eb i p\u00ebrkryer, q\u00eb nuk pengon ask\u00ebnd ta de-funksionalizoj\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs e m\u00eb pas ta shp\u00ebrb\u00ebj\u00eb at\u00eb sipas projekteve serbe.<\/p>\n<p>Mbajeni mend: Ky \u00ebsht\u00eb kushti i Beogradit p\u00ebr ta nd\u00ebrruar kursin e tij nga Lindja n\u00eb Per\u00ebndim. Un\u00eb nuk e di n\u00ebse dikush i ka premtuar ose jo Serbis\u00eb p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb projekt. Por fakti q\u00eb Britania e Madhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr asosacionit! Fakti q\u00eb n\u00eb politik\u00ebn amerikane, numri nj\u00eb i diplomacis\u00eb dhe politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Menendes, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij Asociacioni! Z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb gjithashtu n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr projektit serb t\u00eb autonomis\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kuptoj se k\u00ebto personalitete njohin dhe kan\u00eb info p\u00ebr zhvillimet e m\u00ebvonshme, ta z\u00ebm\u00eb pas pes\u00eb vitesh!<\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim, integriteti territorial i Kosov\u00ebs dhe funksionaliteti I shtetit duhen ruajtur me \u00e7do kusht e me \u00e7do mjet, me aleanca fluide dhe diplomaci t\u00eb shkath\u00ebt, pa stereotipa dhe tabu politike e diplomatike. Kush i mbron k\u00ebto dy atribute t\u00eb Kosov\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb e duhet t\u00eb konsiderohet mik i saj! Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb emri ka! Kush nuk i mbron, edhe n\u00ebse e ka emrin Edi Rama apo Hashim Tha\u00e7i, ai duhet t\u00eb injorohet!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Rusia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim n\u00eb aventur\u00ebn e saj kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Kjo tashm\u00eb shihet qart\u00eb. Nj\u00eb vit nga nisja e agresionit t\u00eb Kremlinit kund\u00ebr Kievit, Rusia gjendet gati n\u00eb kufijt\u00eb e para 24 shkurtit 2022. Vet\u00ebm n\u00eb Lindje dhe Juglindje t\u00eb Ukrain\u00ebs zhvillohet nj\u00eb betej\u00eb e ashp\u00ebr p\u00ebr territorin. Pik\u00ebrisht aty ku konflikti ishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37979"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37979\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}