{"id":37868,"date":"2023-02-20T10:08:22","date_gmt":"2023-02-20T10:08:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=37868"},"modified":"2023-02-20T10:08:22","modified_gmt":"2023-02-20T10:08:22","slug":"qeveria-po-planifikon-shkaterrimin-e-drilonit-zhupa-po-veprohet-si-me-butrintin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/20\/qeveria-po-planifikon-shkaterrimin-e-drilonit-zhupa-po-veprohet-si-me-butrintin\/","title":{"rendered":"Qeveria po planifikon shkat\u00ebrrimin e Drilonit, Zhupa: Po veprohet si me Butrintin"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa ka konstatuar se qeveria po p\u00ebrgatit planin p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e\u00a0zon\u00ebs\u00a0s\u00eb\u00a0r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare Drilon- Tushemisht\u00a0buz\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit, duke lejuar nd\u00ebrtime\u00a0nj\u00ebsoj si me Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, madje me\u00a0t\u00eb njejtin skenar dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt protagonist\u00eb.<\/p>\n<p>Zhupa denoncoi sot\u00a0n\u00eb Fb se\u00a0p\u00ebr zon\u00ebn\u00a0e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare Drilon- Tushemisht buz\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit po p\u00ebrgatitet plani p\u00ebr nd\u00ebrtime dhe shkat\u00ebrrimin e saj.<\/p>\n<p>&#8220;Asgj\u00eb e papritur nga modeli i keqmenaxhimit q\u00eb njeh qeveria shqiptare dhe n\u00eb ve\u00e7anti Ministria e Kultur\u00ebs, ku edhe n\u00eb investigimin e BIRN dallojn\u00eb p\u00ebrgjigjet \u201cpa k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb\u201d t\u00eb gjuh\u00ebs n\u00ebnvler\u00ebsuese p\u00ebr UNESCO-n. Skenari ka shum\u00eb pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Butrintin:<\/p>\n<p>1- Tentakulat e AADF (fondacion privat dhe interesa private)<br \/>\n2- Moskok\u00eb\u00e7arja dhe injorimi i k\u00ebrkesave t\u00eb UNESCO-s, duke e konsideruar si dor\u00eb t\u00eb dyt\u00eb (k\u00ebshilluese q\u00eb nuk e d\u00ebgjon njeri)<br \/>\n3- P\u00ebrdorimi i metod\u00ebs s\u00eb cop\u00ebzimit t\u00eb mbrojtjes, duke hequr zona t\u00eb t\u00ebra nga mbrojtja dhe duke i destinuar p\u00ebr nd\u00ebrtime.<br \/>\n4- Shkat\u00ebrrimi pa asnj\u00eb keqardhje i pasuris\u00eb dhe trash\u00ebgimis\u00eb komb\u00ebtare me r\u00ebnd\u00ebsi bot\u00ebrore.&#8221;<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb\u00a0holl\u00ebsi, Zhupa mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb invetigim t\u00eb kryer s\u00eb fundi nga BIRN.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Plani i nd\u00ebrtimeve buz\u00eb parkut t\u00eb Drilonit shkakton shqet\u00ebsime mjedisore&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb plan zhvillimi i qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr zon\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare Drilon- Tushemisht buz\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit ngre dyshime se fsheh interesa private nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilat bien ndesh me rekomandimet e UNESCO-s. Autoritetet shqiptare e mbrojn\u00eb projektin dhe thon\u00eb se UNESCO ka vet\u00ebm rol k\u00ebshillues.<\/p>\n<p><strong>Nga Luljeta Progni<\/strong><\/p>\n<p>Parku komb\u00ebtar i Drilonit dhe fshati i Tushemishtit buz\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit n\u00eb Pogradec \u00ebsht\u00eb shpallur zon\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare dhe pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s p\u00ebr habitatin e pasur dhe vlerat e saj natyrore.<\/p>\n<p>Por kjo zon\u00eb e mbrojtur rrezikon t\u00eb d\u00ebmtohet nga nj\u00eb plan i qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb parashikon nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm nd\u00ebrtimesh n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mes Drilonit dhe fshatit turistik t\u00eb Tushemishtit.<\/p>\n<p>Plani i detajuar i zhvillimit \u00ebsht\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020 dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tij, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim po zbaton nj\u00eb projekt p\u00ebr rikualifikimin e parkut t\u00eb Drilonit.<\/p>\n<p>N\u00eb kufi t\u00eb parkut, plani inkurajon nd\u00ebrtimin e strukturave turistike 2 ose 3 kat\u00ebshe si dhe godinave hibride p\u00ebr q\u00ebllime tregtare. Kur misioni i ekspert\u00ebve t\u00eb UNESCO-s u njoh me projektin, kund\u00ebrshtoi kategorikisht nd\u00ebrtimet n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur.<\/p>\n<p>\u201cHiqni p\u00ebrgjithmon\u00eb nga projekti i zhvillimit t\u00eb turizmit n\u00eb Burimet e Drilon, opsionet per nd\u00ebrtime n\u00eb fushat bujq\u00ebsore p\u00ebrgjat\u00eb burimeve, nd\u00ebrtimin e Muzeut t\u00eb Liqenit ose ndonj\u00eb nd\u00ebrtese tjet\u00ebr n\u00eb maj\u00eb t\u00eb kodr\u00ebs,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e misionit monitorues.<\/p>\n<p>Por shqet\u00ebsimi i UNESCO-s duket se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Pogradecit, Paskalino Zyko e mburri projektin, duke e konsideruar at\u00eb miq\u00ebsor me mjedisin.<\/p>\n<p>\u201cProjekti \u00ebsht\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, ka kaluar n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet, ministrit\u00eb e linj\u00ebs dhe padyshim edhe Ministria e Kultur\u00ebs. Projekti konsiston n\u00eb rehabilitimin e parkut ujor t\u00eb Drilonit. Trefishohet hap\u00ebsira e parkut deri n\u00eb zon\u00ebn e burimeve t\u00eb Gurrasit, Projekti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb miq\u00ebsor me mjedisin dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e UNESCO-s,\u201d tha Zyko.<\/p>\n<p>Edhe Ministria e Kultur\u00ebs e mbrojti projektin, nd\u00ebrsa theksoi se UNESCO ka rol k\u00ebshillimor dhe jo miratues. Ministria shtoi gjithashtu se rekomandimet e misionit monitorues ia kishte p\u00ebrcjell\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe pal\u00ebve t\u00eb interesuara.<\/p>\n<p>Fondacioni Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillimin, AADF, i tha BIRN se ishte angazhuar n\u00eb rikualifikimin e zon\u00ebs pran\u00eb burimeve t\u00eb Drilonit, por mohoi \u00e7do p\u00ebrfshirje me projektin e nd\u00ebrtimeve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mes Drilonit dhe Tushemishtit.<\/p>\n<p>\u201cAADF nuk ka nj\u00eb projekt zbatimi p\u00ebr zon\u00ebn midis Drilonit dhe Tushemishtit, p\u00ebrve\u00e7 atij t\u00eb rikualifikimit t\u00eb bregut t\u00eb liqenit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i miratuar nga autoritet shtet\u00ebrore n\u00eb vitin 2022 dhe \u00ebsht\u00eb duke u zbatuar. K\u00ebrkesat e tjera private p\u00ebr nd\u00ebrtim\/zhvillim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe zon\u00ebs q\u00eb ju i referoheni adresohen nga autoritetet shtet\u00ebrore,\u201d theksoi AADF n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Projektet e nd\u00ebrtimit n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura jan\u00eb nj\u00eb problem i vazhduesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb shkaktojn\u00eb n\u00eb mjedis dhe n\u00eb zhvillimin e turizmit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.\u00a0 Sipas profesorit t\u00eb Urbanistik\u00ebs, Gentian Kaprata, plani i zhvillimit p\u00ebr zon\u00ebn e Drilonit dhe Tushemishtit duket se i sh\u00ebrben interesave private.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtesat q\u00eb propozohen jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi tok\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb indikator q\u00eb po flasim p\u00ebr nj\u00eb projekt q\u00eb shkon n\u00eb interes t\u00eb personit apo grupit se si do ta nd\u00ebrtoj\u00eb e si do t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb at\u00eb,\u201d tha Kaprata.<\/p>\n<p>\u201cKjo n\u00ebnkupton se interesi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim ka q\u00ebn\u00eb i nj\u00eb grupi njer\u00ebzish q\u00eb do nd\u00ebrtojn\u00eb, pra nd\u00ebrtimi dhe jo vler\u00ebsimi i zon\u00ebs dhe dh\u00ebnia e nj\u00eb balance t\u00eb re urbano-mjedisore t\u00eb zon\u00ebs,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Projekti kund\u00ebrshtohet edhe nga ekspert\u00ebt e mjedisit, q\u00eb shpresuan se me hyrjen n\u00eb UNESCO Driloni do t\u00eb shp\u00ebtonte nga nd\u00ebrtimet.<\/p>\n<p>\u201cAto zona q\u00eb kan\u00eb ngelur jan\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb zhvillimit, n\u00eb rrezik t\u00eb urbanizimit dhe fragmentarizimit. Pra, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb vazhdueshme, por do b\u00ebhet me struktura mb\u00ebshtet\u00ebse, akomoduese dhe kjo normalisht shkat\u00ebrron habitatin dhe heq pjes\u00ebn e natyr\u00ebs,\u201d tha Joni Vorpsi, ekspert i organizat\u00ebs PPNEA.<\/p>\n<p>Sipas Vorpsit, refuzimi i rekomandimit p\u00ebr t\u00eb ndalur nd\u00ebrtimet n\u00eb zon\u00ebn Drilon-Tushemisht rrezikon mbrojtjen e ofruar nga UNESCO.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa ka konstatuar se qeveria po p\u00ebrgatit planin p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e\u00a0zon\u00ebs\u00a0s\u00eb\u00a0r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare Drilon- Tushemisht\u00a0buz\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit, duke lejuar nd\u00ebrtime\u00a0nj\u00ebsoj si me Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, madje me\u00a0t\u00eb njejtin skenar dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt protagonist\u00eb. Zhupa denoncoi sot\u00a0n\u00eb Fb se\u00a0p\u00ebr zon\u00ebn\u00a0e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare Drilon- Tushemisht buz\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit po p\u00ebrgatitet plani &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35840,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37868"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37868"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37868\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}