{"id":37392,"date":"2023-02-15T10:17:32","date_gmt":"2023-02-15T10:17:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=37392"},"modified":"2023-02-15T10:18:25","modified_gmt":"2023-02-15T10:18:25","slug":"ukraina-dhe-rusia-origjina-e-konfliktit-aktual","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/15\/ukraina-dhe-rusia-origjina-e-konfliktit-aktual\/","title":{"rendered":"Ukraina dhe Rusia, origjina e konfliktit aktual"},"content":{"rendered":"<ol>\n<li><strong> Tre dekada p\u00ebrbuzje dhe posht\u00ebrim<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Duhet kujtuar nj\u00eb parakusht i domosdosh\u00ebm: rus\u00ebt mendojn\u00eb se nuk e kan\u00eb humbur Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb as ushtarakisht (ushtria e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb fortave n\u00eb bot\u00eb), as teknologjikisht (jan\u00eb nj\u00eb fuqi hap\u00ebsinore q\u00eb bashk\u00ebpunon me Per\u00ebndimin), as n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs (si ne, mund t\u00eb shikojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb n\u00eb oborrin ton\u00eb dhe si NSA Zonj\u00ebn Merkel n\u00eb banj\u00ebn e saj). Bashkimi Sovjetik shp\u00ebrtheu dhe sistemi komunist plasi, por Rusia mbeti dhe qytetar\u00ebt e saj ashtu si lider\u00ebt e saj nuk jan\u00eb konsideruar kurr\u00eb t\u00eb mundur, aq m\u00eb pak qysh kur Vladimir Putin i ka b\u00ebr\u00eb krenar\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, rezultati i duksh\u00ebm i luft\u00ebs i ka forcuar Shteteve t\u00eb Bashkuara oreksin e tyre p\u00ebr dominim, n\u00eb mesianizmin e tyre dhe i ka inkurajuar fuqimisht arroganc\u00ebn e tyre perandorake. Duke u nisur nga v\u00ebrejtja se jan\u00eb fuqia e par\u00eb bot\u00ebrore, Uashingtoni ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta ndjekur dob\u00ebsimin e Rusis\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrjashtuar nga loja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si n\u00eb Irak, Libi, Siri, Afganistan, ka shkat\u00ebrruar regjimet arabe q\u00eb e mbanin fondemantalizmin fetar dhe ka kryer gabimin e ruajtjes s\u00eb raporteve t\u00eb mira me Mosk\u00ebn, edhe pse n\u00ebnkupton t\u00eb mbytesh nga krijesat e tua, pasi al Qaeda dhe mesianizmi islamik kan\u00eb lindur nga iniciativa t\u00eb CIA. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, u ndaluan europian\u00ebve t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb sistem sigurie q\u00eb t\u00eb integronte Rusin\u00eb dhe mbajt\u00ebn n\u00eb jet\u00eb NATO, tani e kushtuar mb\u00ebshtetjes s\u00eb kompanive amerikane.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb nga ana e Mosk\u00ebs kishte shprehur nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb hapjeje dhe bashk\u00ebpunimi gjat\u00eb negociatave q\u00eb konsakruan shp\u00ebrb\u00ebrjen e Bashkimit Sovjetik: Mikhail Gorba\u00e7iov lejoi t\u00eb riatdhesoheshin testatat b\u00ebrthamore t\u00eb tij dhe t\u00eb \u00e7montoheshin n\u00eb vend raketat me q\u00ebndrim jasht\u00eb nga Rusia kundrejt premtimit t\u00eb ruajtjes s\u00eb NATO n\u00eb konfigurimin aktual t\u00eb saj dhe t\u00eb ndihm\u00ebs per\u00ebndimore n\u00eb rind\u00ebrtimin e ekonomis\u00eb ruse. \u00cbsht\u00eb konsideruar deri edhe nga amerikan\u00ebt q\u00eb ta abrogonin NATO, e b\u00ebr\u00eb e kot\u00eb nga zhdukja e Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb bashk\u00ebpunimi, Boris Jelcini u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pozitivisht k\u00ebrkesave per\u00ebndimore p\u00ebr kontrollin progresiv t\u00eb armatimeve konvencionale e m\u00eb pas b\u00ebrthamore, si edhe ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shumta bashk\u00ebpunimi me Europ\u00ebn, n\u00eb fush\u00ebn ushtarake, policis\u00eb, ekonomike dhe teknologjike. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash le t\u00eb kujtojm\u00eb se n\u00eb 2001, pasi q\u00eb Shtetet e Bashkuara u godit\u00ebn n\u00eb truallin e tyre nga al Qaeda, pjell\u00eb e CIA, Moska i mb\u00ebshteti Shtetet e Bashkuara n\u00eb fillimin e operacioneve n\u00eb Afganistan, duke arritur t\u00eb \u00e7instaloj\u00eb baza ajrore t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb konsiderat\u00eb dhe pavar\u00ebsisht impenjimeve t\u00eb marra nga amerikan\u00ebt, fjala nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur: zgjerimi i NATO ka filluar dhe ndjekur metodikisht edhe pse, duhet kujtuar, ar\u00ebsyeja e t\u00eb q\u00ebnit t\u00eb saj ishte zhdukur me funbdin e Bashkimit Sovjetik dhe Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, asnj\u00eb ndihm\u00eb financiare apo ekonomike vinte nga Per\u00ebndimi. Pavar\u00ebsisht arroganc\u00ebs si tentativa e grushtit t\u00eb shtetit e vitit 1991, linja e n\u00ebnshtrimit e nisur nga Boris Jelcini \u00ebsht\u00eb ruajtur, por zhdukja e plot\u00eb e Partis\u00eb Komuniste \u00ebsht\u00eb ndalur dhe \u00ebsht\u00eb afirmuar nj\u00eb tendenc\u00eb e fort\u00eb ndaj rilindjes s\u00eb nacionalizmit. Ama Vladimir Putin e ka ndryshuar situat\u00ebn. E kuptoi aspirat\u00ebn popullore ndaj ringjalljes s\u00eb forcave t\u00eb armatosura, riorganizoi ushtrit\u00eb dhe zbatoi nj\u00eb program ambicioz modernizimi t\u00eb mjeteve ushtarake t\u00eb tij. Ju d\u00ebrguan sinjale per\u00ebndimor\u00ebve, n\u00eb ve\u00e7anti amerikan\u00ebve, mbi permanenc\u00ebn e forc\u00ebs sulmuese t\u00eb n\u00ebndet\u00ebseve dhe paradat ushtarake rifilluan n\u00eb Sheshin e Kuq. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, zhvillimi i resurseve t\u00eb gazit ka filluar me eksportimin e l\u00ebnd\u00ebs djeg\u00ebse t\u00eb \u00e7muar e organizuar mbi baz\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb forcuar me Europ\u00ebn Qendrore dhe, sidomos, Gjermanin\u00eb, kulmi i s\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb pun\u00ebsimi i ish kancelarit gjerman Gerhard Schr\u00f6der si kreu i nj\u00eb filiali t\u00eb Gazpromit, gazsjell\u00ebsit North Stream.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket raporteve me Ukrain\u00ebn, raportet e s\u00eb cil\u00ebs me Bashkimin Sovjetik pat\u00ebn qen\u00eb t\u00eb komplikuara gjat\u00eb luft\u00ebs nga krijimi i nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur, por aleat i Gjermanis\u00eb naziste, nj\u00eb ngurt\u00ebsim i par\u00eb \u00ebsht\u00eb verifikuar n\u00eb 2002 kur presidenti ukrainas Leonid Kuchma ka njoftuar q\u00ebllimin e vendit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb aderuar n\u00eb NATO. M\u00eb pas ka shtuar shenjat e besnik\u00ebris\u00eb ndaj amerikan\u00ebve, duke harruar premtimin e tyre t\u00eb 1990, duke propozuar p\u00ebr shembull marrjen me qira t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb Sevastopolit dhe bashk\u00ebpunimin me CIA p\u00ebr t\u00eb infiltruar n\u00eb Rusi. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohej si k\u00ebrc\u00ebnim, Vladimir Putin, padroni i ri i Rusis\u00eb, i zgjedhur \u2013 ta kujtojm\u00eb \u2013 nga Boris Jelcin, ka l\u00ebshuar nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb par\u00eb n\u00eb 2005 me nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Christian Malard (n\u00eb France 3): \u201cN\u00eb fyxg integrimi n\u00eb NATO, Ukraina mund t\u00eb ket\u00eb probleme, e them ndershm\u00ebrisht\u201d. E konfirmon dhe e shpjegon 18 vite m\u00eb pas H\u00e9l\u00e8ne Carr\u00e8re d\u2019Encausse, kur deklaroi se \u201cp\u00ebr rus\u00ebt, jo vet\u00ebm p\u00ebr Putin, Ukraina \u00ebsht\u00eb Rusi, na p\u00eblqen apo jo\u201d.<\/p>\n<p>Dy vite m\u00eb pas, n\u00eb 2007, p\u00ebrball\u00eb refuzimit sistematik t\u00eb k\u00ebrkesave ruse p\u00ebr garanci sigurie, dometh\u00ebn\u00eb \u201cndalimin e ekspansionit drejt lindjes s\u00eb NATO, t\u00ebrheqjes nga pozicionet e 1997 dhe t\u00ebrheqjen e arm\u00ebve ofensive n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb e menj\u00ebhershme t\u00eb Rusis\u00eb\u201d, Vladimir Putin ka nd\u00ebrhyr\u00eb megjithat\u00eb fillimisht n\u00eb Konferenc\u00ebn p\u00ebr Sigurin\u00eb e Mynihut pa ngjallur paralajm\u00ebrimi i tij asnj\u00eb reagim. Shtirej si mbrojt\u00ebs i pakicave t\u00eb gjuh\u00ebs ruse apo deri ruse. N\u00eb gushtin e 2008 Rusia nd\u00ebrhyri ushtarakisht n\u00eb Gjeorgji pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb rusishtfol\u00ebsve n\u00eb Oshecin\u00eb e Jugut dhe Abkhazi \u2013 rajone gjeorgjiane separatiste faktikisht t\u00eb pavarura nga Tbilisi nga fillimi i viteve \u201890 \u2013 q\u00eb konsideroheshin viktima \u2013 me t\u00eb drejt\u00eb \u2013 nga nj\u00eb sulm i l\u00ebshuar nga presidenti gjeorgjian Saakashvili. Ushtria ruse ka shkat\u00ebrruar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mjeteve ushtarake gjeorgjiane dhe ka njohur pavar\u00ebsin\u00eb e rajoneve t\u00eb shk\u00ebputura. N\u00eb 2011, me rastin e \u201crevolucioneve arabe\u201d t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Per\u00ebndimi, q\u00eb kan\u00eb destabilizuar Afrik\u00ebn Veriore dhe Lindjen e Mesme, Moska, e cila kishte abstenuar gjat\u00eb votimit t\u00eb Rezolut\u00ebs 1973, q\u00eb krijonte nj\u00eb zon\u00eb p\u00ebrjashtimi ajror mbi Libin\u00eb me preteksin e mbrojtjes s\u00eb popullsis\u00eb civile, ka mundur vet\u00ebm t\u00eb shikoj\u00eb se neutraliteti i saj as \u00ebsht\u00eb kuptuar, as \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar, pasi per\u00ebndimor\u00ebt e ndihmuar nga Katari kan\u00eb p\u00ebrmbysur regjimin e Muammar Gheddafi dhe e kan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme.<\/p>\n<p>N\u00eb 2014 ndodhi revolucioni ukrainas, q\u00eb pa l\u00ebvizjen Maidan n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb inkuadruar nga grupe neonaziste lokale (Pravy\u00ef Sektor, Batalioni Azov\u2026) dhe i mb\u00ebshtetur nga Shtetet e Bashkuara n\u00eb personen e ambasadores s\u00eb tyre Victoria Nuland, p\u00ebrmbysi qeverin\u00eb e zgjedhur demokratikisht t\u00eb Yanukovich kur kjo e shpjeguar p\u00ebrgatitej p\u00ebr t\u00eb firmosur nj\u00eb marr\u00ebveshje me Mosk\u00ebn. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj shkeljeje t\u00eb ligjit dhe sulmit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm ndaj popullat\u00ebs me gjuh\u00eb ruse t\u00eb Ukrain\u00ebs Lindore q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe pat\u00ebn votuar p\u00ebr Yanukovich, Rusia ka poseduar Krimen\u00eb, thuajse t\u00ebr\u00ebsisht e populluar nga njer\u00ebz rusishtfol\u00ebs, n\u00eb favor t\u00eb rikthimit n\u00eb gjirin e n\u00ebn\u00ebs. N\u00eb reagim, per\u00ebndimor\u00ebt kan\u00eb dekretuar sanksione ekonomike ende n\u00eb fuqi. Po at\u00eb vit, 2014, Uashingtoni ka ushtruar presione t\u00eb forta ndaj Parisit p\u00ebr t\u00eb anulluar shitjen e dy anijeve amfibe Mistral p\u00ebr Marin\u00ebn ruse. Fran\u00e7ois Hollande u cedoi nd\u00ebrhyrjeve amerikane dhe e prishi kontrat\u00ebn e firmosur. Kjo r\u00ebnie treg\u00ebtare ka sh\u00ebnuar p\u00ebr vendin ton\u00eb humbjen e kreditit n\u00eb syt\u00eb e Mosk\u00ebs, aq m\u00eb shum\u00eb e shpifur kur Rusia ka rikuperuar parat\u00eb dhe planet e anijeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb 2015, me k\u00ebrkes\u00ebn e Bashar Al-Assad, Rusia ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Siri dhe e ka p\u00ebrmbysur kursin e konfliktit duke goditur ashp\u00ebr formacionet islamiste t\u00eb liudhura me al Qaeda apo Daesh\u2026 disa prej t\u00eb cilave t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Per\u00ebndimi p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur regjimin sirian dhe d\u00ebmtuar kristian\u00ebt e Lindjes. Rusia, q\u00eb ka shp\u00ebtuar pakicat kristiane nga masakrimi, ka goditur n\u00eb shenj\u00eb nj\u00eb gjuajtje t\u00eb mrekullueshme: ka firmosur rikthimin e saj t\u00eb madh n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb portin e Latakias dhe ka bllokuar gazsjell\u00ebsin Katar \u2013 Turqi p\u00ebr raprezalje ndaj ndalimeve amerikane mbi South Stream q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb Bullgari. Vit pas viti, m\u00ebria ruse \u00ebsht\u00eb rishfaqur. Qysh kur Putini ka ardhur n\u00eb pushtet, Moska ka punuar me ngadal\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandalshme p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur reagimin e saj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamohueshme, kjo ngjitje n\u00eb pushtet e Rusis\u00eb shqet\u00ebson amerikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb. Gjithmon\u00eb sipas Michael Brenner, \u201coperacioni antirus n\u00eb Ukrain\u00eb ka filluar n\u00eb marsin e 2021 me forcimin, e inkurajuar nga Uashingtoni, forcave ushtarake ukrainase p\u00ebrgjat\u00eb linj\u00ebs s\u00eb Donbasit, dor\u00ebzimit t\u00eb sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb arm\u00ebve, midis t\u00eb cil\u00ebve raketat antitanke Javelin, rifillimin e diskutimeve mbi sanksione t\u00eb r\u00ebnda ekonomike\u201d. Pjes\u00ebn tjet\u00ebr e dim\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> P\u00ebrgjegj\u00ebsi ukrainase<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Si\u00e7 u theksua m\u00eb par\u00eb, nga njoftimi n\u00eb vitin 2002, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Yanukovich, lider\u00ebt ukrainas u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb premtime amerikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb siguruar si shp\u00ebrblim hyrjen e saj n\u00eb NATO. Kthmi prapa prej 30 vjet\u00ebsh na kujton se n\u00eb epok\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj Ukraina paraqiste t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr nj\u00eb ekonomi t\u00eb lul\u00ebzuar: nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer \u2013 Chernozem \u2013 nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme industriale, nj\u00eb krah pune t\u00eb kualifikuar. Megjithat\u00eb, kjo nuk ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit t\u00eb p\u00ebrhapur t\u00eb ambienteve ekonomike dhe ekonomike, si n\u00eb Rusi nga ana tjet\u00ebr. Si oligark\u00ebt rus\u00eb, homolog\u00ebt e tyre ukrainas i kan\u00eb kidnapuar resurset e vendit, duke e shkat\u00ebrruar ekonomin\u00eb dhje varf\u00ebruar popullsin\u00eb. Shum\u00eb ukrainas kan\u00eb emigruare dhe popullsia ka zbritur nga 52 milion n\u00eb 1991 n\u00eb 48.2 n\u00eb 2002, 45.7 n\u00eb 2011 dhe 43.5 n\u00eb 2022. Nj\u00eb humbje prej 8.5 milion n\u00eb 20 vjet. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe t\u00eb kujtohet se nga fundi i Bashkimit Sovjetik, Rusia i ka dh\u00ebn\u00eb hua t\u00eb subvencionuara Ukrain\u00ebs dhe i ka dh\u00ebn\u00eb edhe gaz natyral, duke marr\u00eb Kievi edhe para p\u00ebr kalimin n\u00ebp\u00ebrmjet territorit t\u00eb saj p\u00ebr gazjell\u00ebsit e ndrysh\u00ebm rus\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb Europ\u00ebs. Kjo nuk i ka penguar \u201cpap\u00ebrshtatjet e pagesave\u201d kundrejt Rusis\u00eb prodhuese dhe aktivimit t\u00eb masave hakmarr\u00ebse nga ana e saj. Kan\u00eb qen\u00eb ngjarjet e 2014 at\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkaktuar prishjen midis dy vendeve. Regjimi i ri ukrainas donte t\u2019i \u201cn\u00ebnshtronte\u201d popullsit\u00eb rusishtfol\u00ebse t\u00eb lindjes, duke i ndaluar ta p\u00ebrdornin gjuhl\u00ebn ruse. ka pasuar nj\u00eb p\u00ebrplasje e armatosur me an\u00ebsor separatizmin faktik. Nd\u00ebrsa Marr\u00ebveshja e Minskut e parashikonte, nuk jan\u00eb hapur negociatat dhe konflikti q\u00eb ka pasuar ka shkaktuar m\u00eb shum\u00eb se 15000 viktima.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurtin e 2015 n\u00eb Minsk \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje 13 pik\u00ebshe midis Ukrain\u00ebs, Rusis\u00eb, Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit t\u00eb armatosur n\u00eb Donbas dhe Donjeck. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se Kievi refuzon t\u2019i zbatoj\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Ukraina ka vazhduar t\u00eb bombardoj\u00eb zonat e kontrolluara nga separatist\u00ebt. Vullneti p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb fund republikave shk\u00ebput\u00ebse \u00ebsht\u00eb mbajtur nga grupe neonaziste r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb cilave per\u00ebndimor\u00ebt kan\u00eb guxuar ta minimizojn\u00eb apo deri ta mohojn\u00eb, si\u00e7 shpjegon shkrimtari serb Slobodan Despot: \u201cZgjimi i nazizmit n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb injoruar krejt\u00ebsisht nga Per\u00ebndimi, si\u00e7 ishte n\u00eb Kroaci n\u00eb vitet \u201890. Ky \u00ebsht\u00eb trajtuar si nj\u00eb fenomen marxhinal, pa asnj\u00eb impakt as ndaj politik\u00ebs s\u00eb vendit, as si alibi p\u00ebr propagand\u00ebn ruse. N\u00eb Ukrain\u00eb, infiltrohet n\u00eb mediat per\u00ebndimore n\u00eb \u201crezistenc\u00ebn e popullit ukrainas\u201d. K\u00ebshtu mund t\u00eb shikojm\u00eb nj\u00eb lider t\u00eb l\u00ebvizjes ekstremiste <em>Right Sector<\/em> t\u00eb intervistuar nga Fox News si nj\u00eb \u201cmilitant kurajoz ukrainas\u201d nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar se ka vrar\u00eb civil\u00eb n\u00eb masakr\u00ebn e Odes\u00ebs m\u00eb 2014\u2033. B\u00ebrja e k\u00ebtij venmdi nj\u00eb model demokracie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Rusin\u00eb e Putin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fiksion. Kievi ka kontribuar gjer\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs dhe presidenti Volodymyr Zelensky, i zgjedhur triumfalisht n\u00eb 2019 me z\u00ebra rusisht mbi premtimin e b\u00ebrjes paqes n\u00eb Ukrain\u00eb, nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, kujtojm\u00eb se Ukraina ka mb\u00ebshtetur Azerbaixhanin e Alievit, djali i nj\u00eb hierarku t\u00eb KGB, n\u00eb luft\u00ebn q\u00eb ky vend ka shp\u00ebrthyer kund\u00ebr armen\u00ebve t\u00eb Nagorno \u2013 Karabakh, konflikt gjat\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb thirrur n\u00eb kauz\u00eb mbi 200 xhihadist\u00eb sirian\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga shkelje t\u00eb shumta. Pas fitores s\u00eb Bakus\u00eb, e siguruar ve\u00e7 t\u00eb tjerash fal\u00eb armatimeve t\u00eb dor\u00ebzuara nga Kievi, t\u00eb gjitha qytetet e Ukrain\u00ebs jan\u00eb ngjyrosur me ngjyrat e Azerbaixhanit.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> Paragjykim amerikan dhe keqbesim<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00ebse sulmi ndaj Ukrain\u00ebs bie n\u00eb kund\u00ebrshtim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamohueshme me rregullat e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe duhet d\u00ebnuar fuqimisht, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb thuhet p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrve\u00e7se nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb lapin leksione moralitet politik: pjes\u00ebrisht aksioneve t\u00eb CIA, NSA dhe t\u00eb gjitha agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs amerikane apo satelitore, p\u00ebrve\u00e7 refuzimit p\u00ebr ta ratifikuar Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 refuzimit t\u00eb vendosur aleat\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr ta pranuar daljen e shtetasve t\u00eb sa p\u00ebrpara juridiskioneve t\u00eb ndryshme nga i Shteteve t\u00eb Bashkuara, lista \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe mizore e nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb tyre t\u00eb pand\u00ebshkuara: Vietnami \u2013 rreth 4 milion t\u00eb vdekur pa llogaritur t\u00eb plagosurit dhe viktimat e Agjentit Orange \u2013 Grenada, Somalia, Panamaja, Iraku, Afganistani, Serbia dhe mb\u00ebshtetja e tyre ndaj diktator\u00ebve t\u00eb afirmuar: Pinochet, Videla, Somoza, Stroessner.<\/p>\n<p>M\u00eb seriozisht, pasi q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnja e problemit, impenjimi i marr\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Mosk\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb fund misionit fillestar t\u00eb NATO dhe impenjimit n\u00eb \u00e7armatim \u00ebsht\u00eb n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebn e konfliktit aktual. Sot mohohet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e afirmuar me qart\u00ebsi nga nj\u00ebri prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb fundit, nga ana franceze, Roland Dumas n\u00eb vitin 2018: ministri francez kujton se ideja at\u00ebhere ishte p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund NATO. Roland Dumas \u00ebsht\u00eb formal n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb premtimin e b\u00ebr\u00eb nga James Baker p\u00ebr Mikhail Gorba\u00e7iovin (t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 1990) se NATO nuk do avancoj\u00eb \u201casnj\u00eb gisht drejt lindjes, premtim\u201d i rinovuar n\u00eb 1991. K\u00ebto pohime franceze tani jan\u00eb t\u00eb dokumentuara (\u201cDer Spiegel\u201d i 18 shkurtit 2022),. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, nga shekulli i XIX, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb influence q\u00eb p\u00ebrfshin dy Amerikat. E gjith\u00eb bota e njeh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb implicite k\u00ebt\u00eb premtim marramend\u00ebs t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Quhet Doktrina Monroe. E nj\u00ebjta e drejt\u00eb natyrisht q\u00eb i mohohet Rusis\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. P\u00ebr sa i p\u00ebrket siguris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrdorin vet\u00eb Shtetet e Bashkuara kur nd\u00ebrhyn\u00eb n\u00eb Afganistan, Irak, Siri, Jemen, Libi apo kund\u00ebr terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ai i mohohet past\u00ebrtisht Rusis\u00eb q\u00eb nuk ndihmohet nga askush n\u00eb luft\u00ebn e saj kund\u00ebr terrorizmit \u00e7e\u00e7en.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong> G\u00ebnjeshtra t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuara<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb Vladimir Putin dhe ministri i Jasht\u00ebm i tij Sergei Lavrov jan\u00eb akuzuar me t\u00eb drejt\u00eb se i kan\u00eb g\u00ebnjyer per\u00ebndimor\u00ebt dhe se nuk i kan\u00eb q\u00ebndruar aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb verifikuar pohimet, duke k\u00ebrkuar hapjen e negociatave teksa p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr operacionet ushtarake, ofensiva fshihej prapa organizimit t\u00eb manovrave q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin d\u00ebrgimin paq\u00ebsor t\u00eb trupave p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Ukrain\u00ebn. Ama qen\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb i drejtoheshin dyfisht\u00ebsis\u00eb? Pavar\u00ebsisht prova tani t\u00eb provuar qartazi t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs amerikane mbi moszgjerimin e NATO, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO Jens Stoltenberg ka phuar se nuk kishte gjurm\u00eb t\u00eb nj\u00eb impenjimi t\u00eb till\u00eb dhe ka pohuar se Moska e kishte mbyllur port\u00ebn e nj\u00eb zgjidhjeje politike, q\u00eb m\u00eb e pakta \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuash jokorrekte. Sidimos, kuijton se n\u00eb 2003 Colin Powell, sekretar i Shtetit, dhe George Tenet, drejtor i CIA, kan\u00eb g\u00ebnjyer paturp\u00ebsisht p\u00ebrpara Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe telekamerave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, duke ngritur argumentime t\u00eb sajuara p\u00ebr ta justifikuar pushtimin e tyre t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb Irakut.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong> Detyrimi i kujtes\u00ebs<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Bashkimi Sovjetik ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut vendimtar p\u00ebr paqes kur i ka rezistuar dhe m\u00eb pas mundur ushtrin\u00eb m\u00eb t\u00eb mrekullueshme t\u00eb bot\u00ebs. 28 milion t\u00eb vdekur me t\u00eb cil\u00ebt e ka paguar k\u00ebt\u00eb fitore nuk vlejn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr m\u00eb pak se 300000 amerikan\u00ebt e vdekur n\u00eb luftime. Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb, e kujtojm\u00eb, Roland Dumas na ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij dhe e ka shpjeguar sesi vet\u00eb ekzistenca e NATO ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim n\u00eb 1990 dhe si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Mosk\u00ebs \u2013 Fran\u00e7ois Mitterrand dhe Roland Dumas nga ana franceze \u2013 pat\u00ebn k\u00ebrkuar t\u00eb nisnin procesin e \u00e7armatimit \u2013 fillimisht konvencional e m\u00eb pas b\u00ebrthamor \u2013 por qen\u00eb ndeshur me intransigjenc\u00ebn amerikane. Nuk mund t\u00eb veprojm\u00eb sikur k\u00ebto premtime nuk kan\u00eb qen\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb mohuara nga Sekretari i P\u00ebrgjiths\u00ebm i NATO, n\u00eb ankth p\u00ebr ta zgjeruar sfer\u00ebn e \u201ctij\u201d t\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb territoret e mbuluara nga ish Traktati i Varshav\u00ebs. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr ta zgjidhur kriz\u00ebn.<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><strong> Histeria e mediave<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ja t\u00eb kthyer n\u00eb koh\u00ebt e propagand\u00ebs si\u00e7 kemi vuajtur n\u00eb koh\u00ebt ku kishim humbur edhe shpres\u00ebn. Q\u00eb kjo propaganmd\u00eb vjen nga Kievi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e ndershme. Q\u00eb vjen nga Shtetet e Bashkuara, luft\u00ebnxit\u00ebsit e par\u00eb modern\u00eb, b\u00ebhet m\u00eb problematike. Q\u00eb ushqehet nga kanalet tona publike, nga fondet tona dhe nga besueshm\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht e patolerueshme. P\u00ebr fat ka politikan\u00eb dhe gazetar\u00eb q\u00eb din\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbahen ar\u00ebsyes: duhen d\u00ebgjuar dhe mbahen parasysh t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet. Nga ana jon\u00eb, preferojm\u00eb v\u00ebzhgimin e urt\u00eb t\u00eb Alexandre Del Valle:\u00a0 \u201cN\u00ebp\u00ebrmjet politik\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb \u00e7mendur p\u00ebr ta zgjeruar NATO drejt lindjes, Amerika ka arritur ta b\u00ebj\u00eb Europ\u00ebn teatrin potencial t\u00eb nj\u00eb beteje b\u00ebrthamore\u201d. Sigurisht q\u00eb sulmi i ushtris\u00eb ruse n\u00eb Ukrain\u00eb minon parimet dhe vet\u00ebdijen ton\u00eb. Si gj\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u2019i th\u00ebrrasim, t\u2019i mbysim me pyetje, t\u00eb uniformojm\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb. Si t\u00eb dyt\u00eb, nuk mund t\u00eb mos k\u00ebnaqemi nga nj\u00eb shikim i urt\u00eb ndaj ngjarjeve q\u00eb i kan\u00eb paraprir\u00eb kriz\u00ebs dhe trajtimit paq\u00ebsor t\u00eb tyre. 30 vjet pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Amerika, Franca, Britania e Madhe dhe ish armiku i tyre i p\u00ebrbashk\u00ebt, Gjermania, u pajtuan dhe i p\u00ebrkasin organizatave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Pse nuk jemi n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eblloj me Rusin\u00eb pavar\u00ebsisht dor\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb shtrir\u00eb? Problemi i gjith\u00eb vjen nga kjo. Do t\u00eb ishte thjesht\u00eb t\u00eb dekretohej apo, t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb pezullohej aderimi i Ukrain\u00ebs n\u00eb NATO duke i garantuar sigurin\u00eb dhe kufijt\u00eb. Zbatimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Minskut do t\u00eb kishte ndihmuar shum\u00eb, por Kievi e ka refuzuar.<\/p>\n<p>Kjo kriz\u00eb na shtyn t\u00eb marrim n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e gjeopolitik\u00ebs q\u00eb na kujtojn\u00eb se asnj\u00eb shtet nuk mund ta garantoj\u00eb sigurin\u00eb e tij n\u00eb kurriz t\u00eb asaj t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, sidomos kur nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb i mbytur dhe q\u00eb aleat\u00ebt tek t\u00eb cil\u00ebt ka besim t\u00ebrhiqen. Kur anashkalon k\u00ebto parime dhe luan me zjarrin, p\u00ebrfundon pashmangshm\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019u djegur: kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Ukraina. 30 vjet nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, po asistojm\u00eb n\u00eb rikthimin e fuqis\u00eb ruse. e p\u00ebr\u00e7muar dhe mashtruar p\u00ebr tre dekada, Moska ka rind\u00ebrtuar forc\u00ebn ushtarake t\u00eb saj dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gatshme t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebshime. \u00cbsht\u00eb paksa nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e situat\u00ebs pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, kur sanksionet dhe reparacionet e vendosura ndaj Gjermanis\u00eb i dhan\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebrie q\u00eb solli ngjitjen n\u00eb pushtet t\u00eb Hitlerit.<\/p>\n<p>Spikasin leksione t\u00eb tjera:<\/p>\n<p>\u00c7armatimi dhe dividend\u00ebt e paqes qen\u00eb iluzione sepse p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs do t\u00eb mbes\u00eb nj\u00eb konstante n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendet tona duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten. Megjithat\u00eb, me p\u00ebrjashtimin e Franc\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, vendet europiane jan\u00eb shk\u00ebputur nga kjo fush\u00eb dhe ia kan\u00eb besuar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb amerikan\u00ebve q\u00eb mbajn\u00eb parasysh vet\u00ebm interesat e tyre.<\/p>\n<p>Europa mbetet politikisht e par\u00ebnd\u00ebsishme: shtojca e pafuqishm\u00ebris\u00eb nuk b\u00ebn fuqi dhe ne jemi t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb influencojm\u00eb, megjith\u00ebse pak, politik\u00ebn perandorake amerikane. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb heterogjene nga zgjerimi i saj n\u00eb lindje, i d\u00ebshiruar nga Shtetet e Bashkuara: m\u00ebria e vendeve t\u00eb ish Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs ndaj Rusis\u00eb ka nj\u00eb influenc\u00eb shum\u00eb negative ndaj pozicioneve t\u00eb marra nga Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Por amerikan\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm: pasi i kan\u00eb shtyr\u00eb ukrainasit ta sfidojn\u00eb Mosk\u00ebn dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb menjan\u00eb Marr\u00ebveshjen e Minskut i s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb pal\u00eb, i l\u00ebn\u00eb t\u00eb bien n\u00eb momentin kritik, l\u00ebn\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve dhe na l\u00ebn\u00eb me sh\u00ebnimin se k\u00ebnaqen, si\u00e7 kanl\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 1991 me kurd\u00ebt iraken\u00eb dhe n\u00eb 2021 me afganasit.<\/p>\n<p>(<em>Yves Bonnet, ish drejtor i DST (1982 \u2013 1985); \u00c9ric Den\u00e9c\u00e9, drejtor i Centre Fran\u00e7ais de Recherche sur le Renseignement (CF2R)<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre dekada p\u00ebrbuzje dhe posht\u00ebrim Duhet kujtuar nj\u00eb parakusht i domosdosh\u00ebm: rus\u00ebt mendojn\u00eb se nuk e kan\u00eb humbur Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb as ushtarakisht (ushtria e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb fortave n\u00eb bot\u00eb), as teknologjikisht (jan\u00eb nj\u00eb fuqi hap\u00ebsinore q\u00eb bashk\u00ebpunon me Per\u00ebndimin), as n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs (si ne, mund t\u00eb shikojn\u00eb \u00e7do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37393,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37392"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37392\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}