{"id":3701,"date":"2022-02-01T20:07:38","date_gmt":"2022-02-01T20:07:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=3701"},"modified":"2022-02-01T21:34:15","modified_gmt":"2022-02-01T21:34:15","slug":"deklarata-e-forte-e-metes-dosjen-non-grata-te-berishes-e-ka-bere-vete-lulzim-basha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/02\/01\/deklarata-e-forte-e-metes-dosjen-non-grata-te-berishes-e-ka-bere-vete-lulzim-basha\/","title":{"rendered":"Deklarata e fort\u00eb e Met\u00ebs: Dosjen \u201cnon grata\u201d t\u00eb Berish\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb Lulzim Basha"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta deklaroi se dosja e non grata p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb hartuar nga vet\u00eb Lulzim Basha. Deklarat\u00ebn Meta e b\u00ebri gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr emisionin \u2018Pushteti\u2019 n\u00eb Faxnews me gazetaren Juela Me\u00e7ani.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit, shumic\u00ebn e dosjes \u201cNon Grata\u201d p\u00ebr Sali Berish\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb Lulzim Basha\u201d,\u00a0u shpreh Meta.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb intervista<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pyetje: Megjithat\u00eb, e di q\u00eb ju that\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00ebn e famshme se si Lulzim Basha arriti t\u00eb manipulonte situat\u00ebn&#8230;!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta:<\/strong>\u00a0K\u00eb situat\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Pyetje: T\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit do na e zbardhni pas mbas korrikut. Por ka shum\u00eb z\u00ebra q\u00eb e hedhin k\u00ebt\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb p\u00ebrpara, pra flitet p\u00ebr nj\u00eb mision n\u00eb ardhjen e tij n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre p\u00ebr t\u00eb prishur t\u00eb gjith\u00eb ekuilibrat e opozit\u00ebs shqiptare&#8230;!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta<\/strong>: Po, patjet\u00ebr q\u00eb ka nj\u00eb mision po \u00ebsht\u00eb mision i pamundur ai dhe tani gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshojn\u00eb. Dhe do t\u00eb ndryshojn\u00eb me themel, dhe k\u00ebto do t\u2019i ndryshoj vet\u00eb populli i Shqip\u00ebris\u00eb me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, me durim, me men\u00e7uri edhe duke mos fjetur m\u00eb asnj\u00eb sekond\u00eb. Nj\u00eb popull q\u00eb fle n\u00eb demokraci, zgjohet n\u00eb diktatur\u00eb, prandaj edhe nuk ka kush flet me N\u00ebn\u00eb Liz\u00ebn atje.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Sa mund t\u00eb hy n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb zoti Meta nd\u00ebrhyrja, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e Gerog Soros apo Aleks Soros n\u00eb Shqip\u00ebri? Ju jeni shprehur p\u00ebr nj\u00eb takim me t\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb p\u00ebrpara, por kemi nj\u00eb Erion Veliaj q\u00eb&#8230;!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta<\/strong>: Mua kjo tani m\u00eb duket nj\u00eb histori p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb rol loj\u00ebrave t\u00eb tjera. Un\u00eb mendoj dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zotit Berisha nuk duhet k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsia thjesht tek Sorosi, ai ka interesat e veta q\u00eb ato dihen. Nuk duhet k\u00ebrkuar as tek Edi Rama, sepse dhe ai ka interesin e vet. Ne e kemi t\u00eb qart\u00eb, edhe un\u00eb e kam t\u00eb qart\u00eb, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb si drita e diellit q\u00eb tre \u00e7ereku i dosjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me informacionet e kryetarit q\u00eb e la. Sepse ai p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb e ka transformuar fajin apo p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. M\u00eb 9 shtator q\u00eb na p\u00ebrloti t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr at\u00eb vler\u00ebsimin q\u00eb kishte p\u00ebr doktorin, p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin historik. Por po ta shikojm\u00eb pastaj me gjith\u00eb q\u00ebndrimet e tjera q\u00eb ai doli, duke filluar nga akuzat p\u00ebr vitin 1997 e t\u00eb tjera, kuptohet qart\u00eb gjith\u00e7ka. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai tjetri nuk t\u00eb beson shum\u00eb kur shikon se dosjen ta b\u00ebn kund\u00ebrshtari politik. Por kur i b\u00ebn\u00eb njeriut t\u00ebnd at\u00ebhere ato q\u00eb shkruhen aty merren si t\u00eb besueshme, sepse na i ka th\u00ebn\u00eb dikush q\u00eb mendohet se \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: A e b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mundur realizimin e k\u00ebtij misioni&#8230;!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta<\/strong>: Kush \u00ebsht\u00eb pengesa, \u00ebsht\u00eb Sali Berisha? Pse \u00e7far\u00eb frike ka pasur Sali Berisha nga zgjedhjet? Sali Berish\u00ebs i kan\u00eb gjuajtur me granat\u00eb n\u00eb Shkallnur dhe ka vazhduar fushat\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb se ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb problem apo jo? Ka qen\u00eb k\u00ebtu President dhe ka qen\u00eb i rrethuar nga dhjet\u00eb veta dhe nuk ka ikur\u00a0 nga zyra. Mos e respektojm\u00eb ne p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e tij, jo p\u00ebr gabimet e tij se un\u00eb kam qen\u00eb kund\u00ebrshtar i tij. M\u00eb ka hequr imunitetin kur un\u00eb kam qen\u00eb 22 vje\u00e7, k\u00ebrkuan t\u00eb m\u00eb fusin n\u00eb burg tet\u00eb muaj. Po un\u00eb i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs sepse m\u00eb kaliti me v\u00ebshtir\u00ebsi, m\u00eb ndihmoj.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Ju e njihni Berish\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet dhe ai juve. Por, mos ndoshta pik\u00ebrisht kjo q\u00eb ndodhi me non grat-\u00ebn e zotit Berisha, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre e hodhi at\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb fush\u00eb, e riktheu n\u00eb sken\u00eb mbas korrikut do riktheheni dhe ju n\u00eb sken\u00eb. E b\u00ebn kjo m\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb mision q\u00eb ju thoni, pra mbrojtjen e lirive, mbrojtjen e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Mos dy jeni m\u00eb t\u00eb fort\u00eb zoti Meta?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta:<\/strong> Un\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb njoh ndonj\u00eb m\u00eb pro amerikan m\u00eb t\u00eb madh se doktori n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje kemi pasur problem t\u00eb madh at\u00ebher\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, kur\u00a0 dilnin diplomat\u00ebt amerikan\u00eb me doktorin n\u00eb fushatat e asaj kohe. Por ne e mund\u00ebm edhe pse ai ishte aq i fuqish\u00ebm, edhe pse i nxirrte ata ambasador\u00ebt pro Kushtetut\u00ebs. Ne e kishim kryetarin n\u00eb burg n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe e mund\u00ebm doktorin sepse nuk ishte n\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00eb, nga meraku p\u00ebr pushtetin e madh, sepse donte t\u2019i merrte gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb vet\u00eb dhe populli e kuptoj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kjo rruga e duhur. K\u00ebshtu q\u00eb tani nuk shikoj q\u00eb k\u00ebtu ka ndonj\u00eb problem. \u00cbsht\u00eb e sigurt ndoshta pa \u201cNon grata\u201d-\u00ebn nuk do kishim primare n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe mendoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse primarja shpresoj t\u00eb na \u00e7oj\u00eb tek angazhimi i njer\u00ebzve n\u00eb politik. Angazhimi aktiv jo k\u00ebto konsultat virtuale, e para. Dhe e dyta primaret na \u00e7ojn\u00eb tek referendumi dhe tek pa prekshm\u00ebria e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ta ruajm\u00eb dhe ta mbrojm\u00eb si\u00e7 e mbrojn\u00eb Amerikan\u00ebt Kushtetut\u00ebn e tyre edhe ne Kushtetut\u00ebn ton\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb Amerika jon\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb Europa jon\u00eb dhe ajo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria jon\u00eb, sepse n\u00eb momentin q\u00eb ne e shkelim at\u00eb n\u00eb at\u00eb moment ne rrezikojm\u00eb q\u00eb nes\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb korruptuar jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb falen copa t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por dhe t&#8217;i ndryshoj emri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe pastaj t\u2019ia hedhim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Si do t\u2019ia arrij\u00eb politika k\u00ebsaj se tani q\u00eb e marrim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb se Basha dhe Rama jan\u00eb bashk\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta<\/strong>: Do t\u00eb arrij\u00eb p\u00ebrmes angazhimit qytetar, ata shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb jan\u00eb bashk\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb pozitive.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Do t\u00eb ket\u00eb rikthime n\u00eb sheshe, popullin e 2 marsit do ta th\u00ebrrisni n\u00eb sheshe zoti Meta?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta:<\/strong>\u00a0N\u00eb 25 korrik jam n\u00eb dispozicionin tuaj. Mos m\u00eb ngacmoni p\u00ebrpara 25 korrikut m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Nga q\u00eb e di q\u00eb ju p\u00eblqen q\u00eb t\u00eb jeni mes njer\u00ebzve dhe po ju ngacmoj q\u00eb t\u00eb ma thoni n\u00ebse do i drejtoheni sheshit, mbas korrikut.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta<\/strong>: Sot m\u00eb \u00e7mend\u00ebn mesazhet, sepse vinin dy pal\u00eb mesazhe k\u00ebto t\u00eb parat ishin pakic\u00eb sepse thoshin suksese&#8230;!<\/p>\n<p><strong>Pyetje: A e dini se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim duan q\u00eb t\u00eb shkarkoheni q\u00ebt\u2019iu ken\u00eb n\u00eb krye, zoti Meta?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta<\/strong>: Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje LSI, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb e gjer\u00eb. Kisha shum\u00eb mesazhe dhe nuk po e kuptoja \u00e7a po ndodhte, sepse po lexoja disa materiale p\u00ebr sot, ishin pakica ata q\u00eb thoshin suksese, shumica ishin ishalla o zot po t\u00eb shkarkojn\u00eb sot. Ishin urime q\u00eb vinin nga shpirti i qytetar\u00ebve dhe njer\u00ebzve, pavar\u00ebsisht se l\u00ebviz shum\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri jam i kufizuar n\u00eb l\u00ebvizjet e mia se nuk l\u00ebviz dot ashtu si\u00e7 dua un\u00eb dhe si\u00e7 duan edhe njer\u00ebzit me mua.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: E shikoni rikthimin n\u00eb krye t\u00eb LSI-s\u00eb zoti Meta mbas korrikut?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta<\/strong>: Un\u00eb me 25 prill filloj karrier\u00ebn politike nga e para. Mendova q\u00eb me nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb President dhe pastaj t&#8217;i p\u00ebrkushtohesha diplomacis\u00eb. Danimark\u00eb, Suedi, Norvegji gjith\u00eb shok\u00ebt dhe miqt\u00eb e mi atje jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeverive dhe mund ta ndihmoja shum\u00eb edhe vendin ton\u00eb, t\u00eb sillja investitor\u00eb nga andej. T\u00eb promovoja Shqip\u00ebrin\u00eb dhe turizmin sepse \u00ebndrra ime kjo ka qen\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhej si ato vende. Mir\u00ebpo tani t\u00eb t\u00ebrhiqesh k\u00ebt\u00eb moment nga politika \u00ebsht\u00eb si t\u00eb kryesh nj\u00eb akt tradhtie ndaj\u00a0 atdheut, p\u00ebr nj\u00eb politikan t\u00eb cilit v\u00ebrtet atdheu, njer\u00ebzit, rrethanat i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jo pak, si\u00e7 thot\u00eb me t\u00eb drejt zoti Rama p\u00ebr mua. Edhe un\u00eb kur e shikoj q\u00eb atdheu \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, si mundet t\u00eb t\u00ebrhiqem! Un\u00eb Ilir Meta studenti i dhjetorit, un\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kur shoh q\u00eb mbas tridhjet\u00eb vitesh se sa mbrapa jemi ne, dhe ata q\u00eb ishin shum\u00eb mbrapa dhe nuk ekzistonin fare jan\u00eb dhjet\u00eb vjet para nesh. P\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb t\u00ebrhiqem un\u00eb, q\u00eb t\u00eb shikoj se si largohen t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pa mundur!<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Pra, p\u00ebrs\u00ebri ma lat\u00eb evazive n\u00ebse do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb krye t\u00eb LSI-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta<\/strong>: Nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje e vazive, 24 or\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb popullit t\u00eb 2 marsit me t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm, t\u00eb LSI, me apo pa parti, me t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Duke par\u00eb se si u zhvilluan ngjarjet n\u00eb k\u00ebto vite, ve\u00e7an\u00ebrisht pas viti 2013 sepse e pash q\u00eb ju ishit shqet\u00ebsuar me t\u00eb drejt p\u00ebr rritjen e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb borxhit publik n\u00eb nj\u00eb kulm t\u00eb friksh\u00ebm. Kishit b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim shum\u00eb t\u00eb sakt\u00eb me vitet kur keni qen\u00eb edhe ju pjes\u00eb e qeveris\u00eb, si n\u00eb vitet e zotit Nanos dhe kur keni qen\u00eb ju n\u00eb krye dhe m\u00eb pas me zotin Berisha. E shikoni realisht kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mund t\u00eb shkoj n\u00eb kolaps ekonomia shqiptare, se duke folur p\u00ebr politik\u00ebn e madhe e harrojm\u00eb at\u00eb pjes\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta:<\/strong> Rrisim rrogat, rrisim pensionet dhe me shpenzimet rrisim ato koncesionet q\u00eb fryhen sepse aty fitojn\u00eb pak njer\u00ebz. Shikoj standardet p\u00ebr \u00e7do vep\u00ebr t\u00ebinfrastruktur\u00ebs\u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb me e lart\u00eb, nj\u00eb kilomet\u00ebr katror se n\u00eb Serbi apo se n\u00eb vendet e tjera, e kupton se ku jemi!<br \/>\nPrandaj, ikin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr shqiptar k\u00ebtu, sesa ikin serb\u00eb atje apo kudo, si mund t\u00eb thuash ne marrim borxh sepse edhe Japonia merr borxh.<br \/>\nJaponi borxhin e merr me 0.05 % interes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ti e merr me 3.75 % e merr 75% m\u00eb t\u00eb lart\u00eb interesin sesa Japonia. Japonia p\u00ebr 100 lek\u00eb q\u00eb merr borxh prodhon me qindra dhe mij\u00ebra lek\u00eb, nd\u00ebrsa ti nuk prodhon dot as aq sa p\u00ebr t\u00eb kthyer borxhin. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpara 8 ose 10 vitesh prodhohej dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb edhe borxhin e laje dhe prodhoje aq sa merrje borxh. Kur t\u00eb falimentoj\u00eb Shqip\u00ebria, kur t\u00eb ngelet edhe pa pensione dhe pa rroga fare nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur kjo se nuk kemi p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb ne, do thon\u00eb q\u00eb edhe Ilir Meta ka faj se nuk na i ka th\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat kaq hapur.<\/p>\n<p>Kur Ilir Meta thoshte kujdes reforma ne drejt\u00ebsi, thoshin se Ilir Meta ka frik\u00eb nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. Po \u00e7a frike kam un\u00eb? Ilir Meta \u00ebsht\u00eb President, por kur t\u00eb iki nga posti i Presidentit do iki n\u00eb Budapest. Un\u00eb n\u00eb Budapest do iki p\u00ebr qejfin tim dhe do v\u00eb p\u00ebrs\u00ebri lule tek monumenti i Sk\u00ebnderbeut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga sheshet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Budapestit. Ilir Met\u00ebn do ta ken\u00eb k\u00ebtu \u00e7do dit\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet. N\u00ebse Ilir Meta ka mbrojtur Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb e ka mbrojtur deri n\u00eb fund, jo vet\u00ebm si President por edhe si qytetar i thjesht\u00eb e ka p\u00ebr detyr\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyra p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb paguan populli shqiptar si President i Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam betuar para popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk jam betuar vet\u00ebm ndaj atyre q\u00eb jetojn\u00eb sot, por dhe ndaj atyre q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Jam betuar dhe ndaj atyre q\u00eb duhet t\u00eb vin\u00eb se Shqip\u00ebri pa shqiptar nuk ka. Pse Ilir Meta \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu? Sepse t\u00eb par\u00ebt e Ilir Met\u00ebs kur ka pasur nj\u00eb problem atdheu, edhe pse atdheu nuk i paguante se punonin vet\u00eb atje n\u00eb fshat, n\u00eb \u00c7epan t\u00eb Skraparit, shkonin tre ose kat\u00ebr dit\u00eb merrnin arm\u00ebt, lini f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb, familjen dhe \u00e7do gj\u00eb e shkonin e vriteshin n\u00eb Vlor\u00eb. Ilir Meta n\u00eb krye t\u00eb shtetit me gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, me gjith\u00eb k\u00ebta k\u00ebshilltar\u00eb, Ilir Meta do ket\u00eb frik\u00eb, po nga kush do ket\u00eb frik\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Sk\u00ebnderbeu e provoi mir\u00ebnjohjen, b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz\u00a0 dhe n\u00eb nj\u00eb rast e provoi mir\u00ebnjohjen dhe i kushtoi shtrenjt\u00eb. <\/strong><strong>Ju ka vrar\u00eb mosmir\u00ebnjohja n\u00eb politik\u00eb, zoti Meta?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta<\/strong>: Nuk m\u00eb ka vrar\u00eb, nuk m\u00eb vret. Mua m\u00eb vret q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb caktuar tradhtojn\u00eb idealet dhe i korrupton pushteti, po ata jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb dob\u00ebt nuk kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Ajo q\u00eb mua m\u00eb vret \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb punojn\u00eb shum\u00eb, nuk duhet t\u00eb presin asgj\u00eb nga askush duhet ta fitojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb vet\u00eb. Se vet\u00ebm k\u00ebshtu ja din\u00eb vler\u00ebn pun\u00ebs, arritjes s\u00eb tyre duhet t\u00eb ken\u00eb frym\u00eb bashk\u00ebpunimi me nj\u00ebri tjetrin, jo t\u00eb jen\u00eb individualist dhe egoist. T\u00eb mos e kalojn\u00eb asnj\u00eb minut\u00eb kot po \u00e7do dit\u00eb t\u00eb p\u00ebrimtohen, t\u00eb fitojn\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb reja ne teknologji dhe gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Kjo m\u00eb shqet\u00ebson mua, pastaj un\u00eb kam nj\u00eb parim dhe them hidhe t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb det dhe e kthen zoti mbrapsht, p\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb problem. Ti, President Republike Ilir Met\u00ebn kur ke p\u00ebr detyr\u00eb jo Ilir Met\u00ebn por Presidentin e Republik\u00ebs ta respektosh, ta mbrosh, ta ruash ta mb\u00ebshtes\u00ebsh si President. Kjo \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb si tradhti ndaj Atdheut, jo ndaj Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: Faleminderit z.President!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta:<\/strong>\u00a0Faleminderit ju. Kujtova se do m\u00eb k\u00ebrkonit t\u00eb k\u00ebndoja p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, por ju garantoj se shum\u00eb shpejt do k\u00ebndoj k\u00ebng\u00ebt e Fatmira Bre\u00e7anit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta deklaroi se dosja e non grata p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb hartuar nga vet\u00eb Lulzim Basha. Deklarat\u00ebn Meta e b\u00ebri gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr emisionin \u2018Pushteti\u2019 n\u00eb Faxnews me gazetaren Juela Me\u00e7ani. \u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit, shumic\u00ebn e dosjes \u201cNon Grata\u201d p\u00ebr Sali Berish\u00ebn e ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3702,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3701"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3701"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3701\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}