{"id":36724,"date":"2023-02-09T10:56:46","date_gmt":"2023-02-09T10:56:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=36724"},"modified":"2023-02-09T10:56:46","modified_gmt":"2023-02-09T10:56:46","slug":"rekordet-gines-dhe-risite-e-reja-te-korrupsionit-aktiv-e-njekohesisht-pasiv-te-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/09\/rekordet-gines-dhe-risite-e-reja-te-korrupsionit-aktiv-e-njekohesisht-pasiv-te-edi-rames\/","title":{"rendered":"Rekordet Gines dhe risit\u00eb e reja t\u00eb korrupsionit aktiv e nj\u00ebkoh\u00ebsisht pasiv t\u00eb Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb i korruptuar, ai \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe korruptues! Ka nj\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi magjike, gati n\u00eb perfeksion, t\u00eb korruptoj\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb i duhen. Dhe kush jan\u00eb kategoria e njer\u00ebzve q\u00eb i duhen?! Diplomat\u00ebt e SHBA-ve, Brukselit dhe vendeve perendimore! Autoritetet e larta t\u00eb k\u00ebtyre vendeve! Sepse ata kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb kurojn\u00eb imazhin e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dikur kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs! Limprehti mbetet ikona e k\u00ebsaj aventure korruptuese t\u00eb Edi Ram\u00ebs! Nd\u00ebrsa n\u00eb dit\u00ebt e sotme po shohim vet\u00ebm maj\u00ebn e ajzbergut, me emrin McGonigal! Pastaj vijn\u00eb pagesat p\u00ebr artikuj promovues n\u00eb mediat prestigjioze e deri fotgrafit\u00eb me autoritetet e larta amerikane dhe europiane.<br \/>\nDeri m\u00eb sot shqiptar\u00ebt kishin par\u00eb politikan\u00eb q\u00eb korruptohen, pra q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb lek\u00eb t\u00eb pist\u00eb p\u00ebrmes korupsionit. Q\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbime kundrejt nj\u00eb shp\u00ebrblimi t\u00eb caktuar! Nd\u00ebrsa tani ka edhe mekanizma q\u00eb korruptojn\u00eb personalitete t\u00eb ndryshme, politikan\u00eb, diplomat\u00eb, medie e krer\u00ebt e sh\u00ebrbimeve sekrete n\u00eb Europ\u00eb dhe SHBA, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zgjatet jeta n\u00eb pushtet.<br \/>\nI nj\u00ebjti autor, kryeministri I Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb rolin e vet aktiv edhe pasiv n\u00eb cceshtjet e korrupsionit. Ai t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij p\u00ebrzgjedh n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi. Kriteri i pun\u00ebsimit n\u00eb vendet kycce ku prodhohet korrupsion \u00ebsht\u00eb kualifikimi n\u00eb vjedhje dhe n\u00eb fshehjen e vjedhjes. Deri para dy viteve madje kishte vet\u00ebm nj\u00eb kriter: T\u00eb dish t\u00eb vejedh\u00ebsh ose m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb guxosh t\u00eb vjedh\u00ebsh. Tani \u00ebsht\u00eb shtuar edhe kriteri: T\u00eb dish t\u00eb fsheh\u00ebsh vjedhjen. Them para dy vitesh, sepse ajo q\u00eb ka ndodhur me incerator\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht budallaki. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kriteri i fshehjes s\u00eb vjedhjes mungonte! Nd\u00ebrsa tani ka edhe nj\u00eb kriter tjet\u00ebr: &#8211; T\u00eb dish t\u00eb mashtrosh kur zbulohet vjedhja. P.sh t\u00eb thuash se t\u00eb dashur\u00ebn e McGonigal e paguan q\u00eb t\u00eb jap\u00eb intervist\u00eb n\u00eb nj\u00eb TV shqiptar! D.m.th thuaj diccka q\u00eb t\u00eb zhvleft\u00ebsohet ose t\u00eb zhb\u00ebhet e v\u00ebrteta!<br \/>\nNd\u00ebrkaq tashm\u00eb u provua dhe nj\u00eb risi korruptive, e pa zakont\u00eb: &#8211; P\u00ebr kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe qeverin\u00eb shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb prirotet vet\u00ebm p\u00ebrzgjedhja e hajdutit, q\u00eb garanton vijueshm\u00ebrin\u00eb e korrupsionit. Me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb dish e t\u00eb guxosh t\u00eb korruptosh personalitetet q\u00eb kan\u00eb pesh\u00eb dhe ndikim n\u00eb institucionet e shteteve demokratike n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb SHBA. Rasti m\u00eb i fresk\u00ebt \u00ebsht\u00eb ai i MCGonigal. Por k\u00ebtij rasti mund t\u2019i shtohen pa frik\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tjera, sidomos ambasador\u00ebsh, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar ose p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb BE-n\u00eb, SHBA-t\u00eb dhe vende t\u00eb tjera n\u00eb Tiran\u00eb. S\u00eb paku q\u00eb prej Joseph Limprehtit e deri te Juri Kim!<br \/>\nKjo aventur\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb korruptuar personalitete t\u00eb huaja \u00ebsht\u00eb perfeksionuar nga p\u00ebrvoja e p\u00ebrftituar dhjet\u00eb vitet e fundit n\u00eb Beograd. Eskortat e Beogradit e shoq\u00ebronin Ivica Daccicc n\u00eb Republikat banana t\u00eb Afrik\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb \u201eanulonin njohjet p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d! Kurse eskortat e vajzave serbe shoq\u00ebrojn\u00eb delegacionet shqiptare n\u00eb Beograd! Q\u00eb k\u00ebta politikan\u00eb e njer\u00ebz me ndikim t\u00eb punojn\u00eb me zell p\u00ebr llogari t\u00eb interesave serbe.<br \/>\nKryeministri, ministrat e tij dhe t\u00eb tjer\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb stafit t\u00eb kryeministris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb prej vitesh e studiuan eksperienc\u00ebn serb\u00eb t\u00eb eskortave p\u00ebr t\u00eb korruptuar politikan\u00ebt e perendimit. Shihni se si sillet Edi Rama me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb e madje me krer\u00ebt e shteteve dhe kryeministra t\u00eb caktuar t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Europian. Her\u00eb tallet me ta! Her\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrulet n\u00eb pritje protokollare si n\u00eb nj\u00eb ballo ose ceremoni martese! Dhe ka raste q\u00eb u hedh dor\u00ebn n\u00eb shpin\u00eb dhe i p\u00ebrheq n\u00eb kraharor, gjithnj\u00eb me spektakle t\u00eb q\u00ebllimshme, p\u00ebr ti th\u00ebn\u00eb publikut shqiptar se ai \u201c\u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fuqish\u00ebm, madje aq i fuqish\u00ebm sa mund t\u00eb fut n\u00eb xhepin e tij Amerik\u00ebn dhe Europ\u00ebn, s\u00eb bashku\u201d!<br \/>\nAi ka paguar jo vet\u00ebm MCGonigal p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr opozit\u00ebs shqiptare dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb. Ka paguar aq shum\u00eb p\u00ebr ta shpallur kond\u00ebrshtarin e tij politik, Sali Berish\u00ebn, non-grata! Ka paguar p\u00ebr t\u00eb izoluar e akuzuar sa e sa politikan\u00eb t\u00eb taborrit tjet\u00ebr jasht\u00eb tij. Disa p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb peng e disa p\u00ebr t\u2019i heq qafet! Efekti i t\u00eb korruptuarit p\u00ebrmes abuzimit me pushtetin i dha shanse Edi Ram\u00ebs q\u00eb t\u00eb fuqizohet dhe t\u00eb mos hezitoj\u00eb t\u00eb korruptoj\u00eb autoritete t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs, diplomacis\u00eb dhe sh\u00ebrbimeve sekrete n\u00eb vendet partnere e aleate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse do t\u00eb zbulohej e gjith\u00eb kjo veprimtari e tij, do t\u00eb sh\u00ebnohej pa diskutim n\u00eb librin Gines e do mbetej p\u00ebrgjithmon\u00eb aty si kampion i korrupsionit aktiv e pasiv!<br \/>\nShqip\u00ebria, ndoshta \u00ebsht\u00eb i pari vend s\u00eb paku n\u00eb Europ\u00eb, i cili prodhoi fenomenin e korruptimit p\u00ebr q\u00ebllime pushteti t\u00eb brendsh\u00ebm. N\u00ebse Serbia e vende t\u00eb tjera e p\u00ebrdorin paran\u00eb dhe prostitucionin p\u00ebr t\u00eb korruptuar p\u00ebr interesat e saj komb\u00ebtare, Shqip\u00ebria korrupton me mjete e forma t\u00eb tilla p\u00ebr t\u00eb eleminuar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb n\u00eb vend. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kryeministri ka mundur t\u00eb kualifikoj\u00eb ndihm\u00ebsit e tij n\u00eb shenj\u00ebn A, B, C e pafund. Esht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje dhe aventur\u00eb e ccuditshme, e denj\u00eb p\u00ebr skenar\u00ebt e Hollivudit ky sqerthull korrupsioni i dy ansh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb njeri, si Edi Rama, aktiv dhe pasiv nj\u00ebkoh\u00ebsisht!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Ai nuk \u00ebsht\u00eb i korruptuar, ai \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe korruptues! Ka nj\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi magjike, gati n\u00eb perfeksion, t\u00eb korruptoj\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb i duhen. Dhe kush jan\u00eb kategoria e njer\u00ebzve q\u00eb i duhen?! Diplomat\u00ebt e SHBA-ve, Brukselit dhe vendeve perendimore! Autoritetet e larta t\u00eb k\u00ebtyre vendeve! Sepse ata kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb kurojn\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":28434,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36724"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36724"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36724\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28434"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36724"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36724"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36724"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}