{"id":36440,"date":"2023-02-06T18:27:43","date_gmt":"2023-02-06T18:27:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=36440"},"modified":"2023-02-06T18:27:43","modified_gmt":"2023-02-06T18:27:43","slug":"kanushi-i-rames-ne-shish-manipuloi-provat-ishte-arrestuar-ne-spanje-ne-vitin-2020","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/06\/kanushi-i-rames-ne-shish-manipuloi-provat-ishte-arrestuar-ne-spanje-ne-vitin-2020\/","title":{"rendered":"Kanushi i Ram\u00ebs n\u00eb SHISH manipuloi provat, ishte arrestuar n\u00eb Spanj\u00eb n\u00eb vitin 2020"},"content":{"rendered":"<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte fakti se zv-drejtori i SHISH, i komanduar drejtor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb individ q\u00eb ka ndryshuar emrin dhe akoma nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime mbi k\u00ebt\u00eb, duke shkelur nj\u00eb nd\u00ebr kushtet baz\u00eb t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb SHISH, Kanushi ka vazhduar shkeljen e ligjit t\u00eb SHISH duke shkelur dhe manipuluar nj\u00eb nd\u00ebr kriteret baz\u00eb, si \u00ebsht\u00eb kushti i siguris\u00eb p\u00ebr stafin e tij t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt n\u00eb media \u00ebsht\u00eb shkruar se k\u00ebshilltari i tij, Redi Lamaj, ish-drejtor i Digitalb, ka ushtruar postin e k\u00ebshilltarit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme, pasi p\u00ebr dy muaj me radh\u00eb ai ka patur akses n\u00eb t\u00eb gjitha ambientet dhe informacionet e SHISH pa u pajisur m\u00eb par\u00eb me certifikat\u00ebn e siguris\u00eb, si parakusht p\u00ebr t\u00eb filluar pun\u00eb n\u00eb SHISH. Vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ai \u00ebsht\u00eb pajisur me certifikat\u00ebn e siguris\u00eb, por edhe k\u00ebtu duket se Kanushi ka shkelur ligjin duke e pajisur me certifikat\u00ebn e siguris\u00eb pa u kryer nj\u00eb hetim i plot\u00eb ose duke manipuluar provat.<\/p>\n<p>Sipas burimeve t\u00eb Syri.net, rezulton se k\u00ebshilltari i Kanushit t\u00eb jet\u00eb arrestuar n\u00eb Spanj\u00eb n\u00eb vitin 2020. Edhe pse aktualisht n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb, k\u00ebshilltari Lamaj rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb ndjekje penale aktive nga autoritetet spanjolle. Lamaj nuk \u00ebsht\u00eb person i panjohur nga mediat.<\/p>\n<p>Ai u b\u00eb i njohur n\u00eb vitin 2019 pas p\u00ebrplasjeve t\u00eb Digitalb. N\u00eb debatin e Digitalb u p\u00ebrfshi at\u00eb koh\u00eb edhe Sali Berisha, i cili pati qen\u00eb shprehur: \u2018Ky \u00ebsht\u00eb drejtori i ri i Digitalb. I pun\u00ebsuar si jurist n\u00eb fillim t\u00eb vitit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani, quhet Redi Lamaj. Nuk njihet n\u00eb rrethin mediatik, nuk ka asnj\u00eb njohuri p\u00ebr median.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb drejtori momental pas largimit t\u00eb Albana Shkurt\u00ebs, ish-zv.ministres, q\u00eb nuk pranoi shantazhet q\u00eb i vinin nga drejtuesit dhe u largua. Ky djali ka punuar jurist n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb, \u00ebsht\u00eb i sjell\u00eb nga partia, i paaft\u00eb, arrogant, pa asnj\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb media dhe vet\u00ebm merret me ekzekutim e urdhrave t\u00eb Blushit p\u00ebr heqjen e punonj\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb 15 vjet q\u00eb punojn\u00eb me djers\u00eb.<\/p>\n<p>Ky merr listat dhe pret kokat e punonj\u00ebsve me urdh\u00ebr nga udh\u00ebheq\u00ebsit. I vendos\u00ebn flak\u00ebn, Digitalbit.<\/p>\n<p>Rezulton gjithashtu se SHISH nuk ka kryer hetime t\u00eb plota ose i ka fshehur n\u00eb lidhje me p\u00ebrfshirjen e k\u00ebshilltarit Lamaj n\u00eb bixhoz, nj\u00eb kusht tjet\u00ebr ligjor i SHISH q\u00eb ndalon kategorikisht pun\u00ebsimin n\u00eb institucionin kryesor t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shkeljet ligjore n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb e brendshme t\u00eb institucionit nga ana e Kanushit n\u00eb krye t\u00eb SHISH nuk mbarojn\u00eb me kaq. Duket se kushti i siguris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb prioritet p\u00ebr t\u00eb, pasi vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb detyra t\u00eb larta edhe punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, familjar\u00eb shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb shkarkuar nga institucionet e Vetting-ut p\u00ebr mos-justifikim t\u00eb pasuris\u00eb. Sipas legjislacionit t\u00eb SHISH \u00ebsht\u00eb taksative q\u00eb familjar\u00ebt e personave t\u00eb shkarkuar nga Vetting-u nuk plot\u00ebsojn\u00eb kushtin e siguris\u00eb, dhe si pasojn\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuara n\u00eb institucion.<\/p>\n<p>Shkeljet e r\u00ebnda ligjore t\u00eb drejtorit t\u00eb komanduar t\u00eb SHISH e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb subjekt t\u00eb ndjekjes penale, duke komplikuar akoma m\u00eb tep\u00ebr situat\u00ebn kaotike n\u00eb institucion, pasi fillimi i ndjekjes penale ndaj tij \u00e7on automatikisht pezullimin e tij nga puna deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjes, duke e l\u00ebn\u00eb institucionin pa drejtues.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb shkuar n\u00eb media u publikua p\u00ebrplasja midis ish-drejtorit n\u00eb detyr\u00eb Bendo dhe Kanushit. Lideri i opozit\u00ebs Berisha reagoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj k\u00ebtij skandali duke u shprehur se \u2018Informoj shqiptar\u00ebt se n\u00eb dhunim flagrant t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit, n\u00eb nj\u00eb akt mafioz t\u00eb pashembullt, shefit t\u00eb sh\u00ebrbimit informativ, t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e vendit nga Presidenti i Republik\u00ebs, t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr shkollim n\u00eb SHBA, pas kthimit nga shkollimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligji, i mbyllen dyert e sh\u00ebrbimit dhe nuk i lejohet t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn, pa asnj\u00eb akt, pa asnj\u00eb vendim, t\u00eb atij q\u00eb supozohet t\u00eb jet\u00eb kryetar shteti, dhe q\u00eb mbron firm\u00ebn e institucionit. Shefi i sh\u00ebrbimit informativ komb\u00ebtar, propozohet nga kryeministri, por em\u00ebrohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton t\u00eb dyve. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i turpsh\u00ebm, q\u00eb d\u00ebshmon se k\u00ebtu nuk ka shtet, por ka vet\u00ebm nj\u00eb njeri q\u00eb nuk njeh ligj, Kushtetut\u00eb dhe parim dhe ky \u00ebsht\u00eb Edi Rama\u2019<\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, Oljan Kanushi ka marr\u00eb sh\u00ebrbimin si nj\u00eb militant i verb\u00ebr, dhe ka si porosi q\u00eb t\u00eb mos komunikoj\u00eb me partner\u00ebt, duke shtuar \u2018Un\u00eb ju kam informuar q\u00eb Kanushi q\u00eb ka d\u00ebrguar Edi Rama nga enturazhi i tij m\u00eb i ngusht\u00eb, nuk ka punuar nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme. Nuk ka qen\u00eb as informator. Dhe merr sh\u00ebrbimin si nj\u00eb militant i verb\u00ebr. Me dy porosi, e para q\u00eb do lart\u00ebsohesh n\u00eb detyr\u00eb n\u00ebse nuk komunikon me partner\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb absolutisht e v\u00ebrtet\u00eb kjo. Nuk ka ndodhur kurr\u00eb, nj\u00eb porosi e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kurr\u00eb. Pa komunikim me partner\u00ebt, sh\u00ebrbimi \u00ebsht\u00eb larg \u00e7do mund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur objektivat e tij p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Sh\u00ebrbimi informativ nuk ka fuqi imponimi t\u00eb ligjit. \u00cbsht\u00eb thjesht mbledh\u00ebs informacioni, sepse t\u00eb atill\u00eb e ka p\u00ebrcaktuar ligjv\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Edi Rama u k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7do bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimet partnere, t\u00eb kaloj\u00eb direkt nga Edi Rama. Po sikur t\u00eb na e \u00e7oj\u00eb n\u00eb Beograd k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim Edi Rama?\u2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte fakti se zv-drejtori i SHISH, i komanduar drejtor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb individ q\u00eb ka ndryshuar emrin dhe akoma nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime mbi k\u00ebt\u00eb, duke shkelur nj\u00eb nd\u00ebr kushtet baz\u00eb t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb SHISH, Kanushi ka vazhduar shkeljen e ligjit t\u00eb SHISH duke shkelur dhe manipuluar nj\u00eb nd\u00ebr kriteret baz\u00eb, si \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":36441,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36440"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36440"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36440\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}