{"id":36363,"date":"2023-02-06T10:50:08","date_gmt":"2023-02-06T10:50:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=36363"},"modified":"2023-02-06T11:35:32","modified_gmt":"2023-02-06T11:35:32","slug":"ish-e-dashura-paralajmeron-mcgonical-i-penduar-i-drejtesise-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/06\/ish-e-dashura-paralajmeron-mcgonical-i-penduar-i-drejtesise-amerikane\/","title":{"rendered":"Ish e dashura paralajm\u00ebron: \u201cMcGonigal i penduar i drejt\u00ebsis\u00eb amerikane\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, paralajm\u00ebron se McGonical mund t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb amerikane p\u00ebr t\u00eb ulur d\u00ebnimin q\u00eb e pret. &#8220;Ai mbase do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb ujdi q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb vetshpallet fajtor&#8221;, thot\u00eb Allison n\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tha se ai ishte justifikuar duke i th\u00ebn\u00eb se i fitoi n\u00eb loto n\u00eb nj\u00eb ndeshje bejsbolli. P\u00ebr sa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb ish-zyrtarit t\u00eb FBI me kryeministrin Rama ajo e cil\u00ebson si nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb pazakont\u00eb. Sipas saj McGonigal ka udh\u00ebtuar shpesh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb pa ia raportuar takimet q\u00eb ka pasur FBI-s\u00eb.\u00a0Ajo d\u00ebshmon se McGonigal kishte foto t\u00eb shumta me Ram\u00ebn, fliste me t\u00eb n\u00eb celular me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb aplikacioni t\u00eb koduar \u201cViasat\u201d dhe rr\u00ebfen se ata jan\u00eb takuar bashk\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ato kat\u00ebr her\u00eb q\u00eb flet aktakuza.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jonida Shehu:\u00a0Si ndiheni n\u00eb k\u00ebt\u00eb perjudh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerrero:\u00a0Ndihem mir\u00eb. E dija q\u00eb kjo ngjarje do t\u00eb dilte dhe jam e lumtur q\u00eb bashk\u00ebpunova me Insider q\u00eb ka shkruar nj\u00eb artikull fantastik. Nuk doja q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb thashethem, doja t\u00eb jepja nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb thuhet p\u00ebr mua t\u00eb vinte nga un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si ju ka trajtuar media pas publikimit t\u00eb afer\u00ebs McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerrero:\u00a0Ndihem mir\u00eb, nuk kisha iden\u00eb q\u00eb Charlie po b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb po b\u00ebnte. Jam e shokuar q\u00eb ai po punonte me Rus\u00ebt dhe po merrte rryshfet nga ata. Jam e k\u00ebnaqur q\u00eb po mbulohet nga media kjo ngjarje sepse ai duhet t\u00eb shkoj n\u00eb burg p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e Bisnes Insider thuhet se ju i keni d\u00ebrguar nj\u00eb e-mail shefit t\u00eb FBI-s\u00eb ku i shkruani se duhet t\u00eb shoh me kujdes marrdh\u00ebnjet jasht\u00eb martesore t\u00eb McGonigal dhe marrveshjet me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr \u00e7far\u00eb marr\u00ebveshjesh e kishit fjal\u00ebn?<\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Nuk e di cilat ishin marr\u00ebveshjet, nuk e mbaj mend \u00e7far\u00eb kishte n\u00eb at\u00eb email sepse kam qen\u00eb e dehur kur e kam d\u00ebrguar. M\u00eb kujtohet q\u00eb e kam d\u00ebrguar at\u00eb email dhe dija q\u00eb ai do t\u00eb shkonte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb pa i treguar FBI-s\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha q\u00eb un\u00eb di. Nuk di m\u00eb tep\u00ebr detaje n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00eb do t\u00eb takonte n\u00eb Shqip\u00ebri McGonigall? N\u00eb djenin\u00eb tuaj k\u00eb do t\u00eb takonte dhe \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi do t\u00eb kishin k\u00ebto takime?<\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Ai do t\u00eb shkonte n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk m\u00eb tregonte se kush ishte objekti i takimit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?<\/strong><\/p>\n<p>Allison:\u00a0Un\u00eb besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh n\u00eb telefon m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p><strong>Sa shpesh flisnin n\u00eb telefon?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Charli ka marr\u00eb n\u00eb telefon kryeministrin Rama n\u00eb pranin\u00eb time jo shpesh, por shpesh m\u00eb thoshte q\u00eb e kishte mik t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>A e njihni Agron Nez\u00ebn? Nj\u00eb person bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt i ish- t\u00eb dashurit tuaj, a kishit d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka p\u00ebrmendur si nj\u00eb mik t\u00eb tij dhe kaq. Dhe q\u00eb kishin udh\u00ebtuar bashk\u00eb p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Vjen\u00eb edhe p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb me makin\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p><strong>Kishte besim tek ju McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Ne t\u00eb dy kishim besim tek nj\u00ebri-tjetri shum\u00eb por nuk diskutonim gj\u00ebra p\u00ebr pun\u00ebn ton\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar. Un\u00eb thjesht\u00eb merrja informacionet bazike se ku ai do t\u00eb shkonte dhe k\u00eb do t\u00eb takonte, por nuk dija dhe nuk m\u00eb thoshte q\u00eb kishte gj\u00ebra t\u00eb paligj\u00ebshme n\u00eb k\u00ebto aktivitete.<\/p>\n<p><strong>Nuk ju kishte lindur ndonj\u00eb dyshim?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Jo sepse un\u00eb e besoja shum\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si ishte momenti kur vendos\u00ebt t\u00eb d\u00ebrgonit emailin? Pse e b\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0E kisha shum\u00eb mik William F.\u00a0Sweeney, ne ishim miq t\u00eb ngusht\u00eb dhe kisha shum\u00eb besim tek ai. Ka pasur nj\u00eb rast q\u00eb un\u00eb mendova se ai m\u00eb tradhtoi dhe nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb me Charlin. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb un\u00eb d\u00ebrgova emalin ishte varrimi i nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb familjes sime dhe isha e dehur dhe b\u00ebra nj\u00eb gabim q\u00eb nuk duhet ta kisha b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A jeni penduar q\u00eb e keni d\u00ebrguar Emalin dhe ke denoncuar McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Nuk jam penduar q\u00eb kam d\u00ebrguar emalin, jam penduar q\u00eb e kam d\u00ebrguar n\u00eb gjendje t\u00eb dehur. Mund ta kisha b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00ebse do t\u00eb isha es\u00ebll. Po nuk jam penduar q\u00eb e kam d\u00ebrguar at\u00eb email.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigal? \u00c7far\u00eb ndodhi pas atij emali?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero: Asgj\u00eb nuk ndodhi, ai m\u00eb injoroi. Dhe nuk besoj q\u00eb ky hetim \u00ebsht\u00eb nxitur nga ai email. Besoj q\u00eb hetimi p\u00ebr McGonigal ka nisur dy vite m\u00eb pas, pra nuk kam qen\u00eb un\u00eb burimi i asnj\u00eb informacioni q\u00eb ishte baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb hetim. Asgj\u00eb nuk erdhi nga ai email.<\/p>\n<p><strong>Kur daton ai email?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0N\u00eb 2019<\/p>\n<p><strong>FBI ka ardhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj dhe ju ka treguar disa foto?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Po m\u00eb b\u00ebn nj\u00eb thirrje p\u00ebr tu paraqitur dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse do t\u00eb isha nj\u00eb d\u00ebshmitare e mir\u00eb kund\u00ebr McGonigal. M\u00eb intervistuan dhe m\u00eb pas vendos\u00ebn q\u00eb un\u00eb nuk kisha asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar si d\u00ebshmitare. U vendos nga organi hetimor q\u00eb t\u00eb mos kualifikohesha si d\u00ebshmitare.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb pyetjesh ju b\u00ebri FBI n\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Po m\u00eb pyet\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ju thash jo m\u00eb shum\u00eb se ju thash ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb q\u00eb nuk di asgj\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte Charlie n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk dua t\u00eb them shum\u00eb sepse nuk dua t\u00eb riskoi se mund t\u00eb komprometoj rastin kund\u00ebr tij do t\u00eb dali \u00e7do gj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Do t\u00eb l\u00eb gjykat\u00ebn t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn e vet\u00eb dhe provat t\u00eb flasin vet\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgjigjjet do t\u00eb merren n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p><strong>A ju kan\u00eb kontaktuar njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb McGonigal p\u00ebrfshir\u00eb edhe njer\u00ebz nga Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>Alison Guerriero:\u00a0Jo dhe k\u00ebtu un\u00eb mbarova nuk ka m\u00eb p\u00ebrgjigjje.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb ka kontaktuar askush.<\/p>\n<p><strong>Si jeni njohur me Charle McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Ne pat\u00ebm nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ai u kujdes shum\u00eb p\u00ebr mua kam patur shum\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelje nga ana e tij. Un\u00eb kam patur shum\u00eb probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ai m\u00eb ka trajtuar shum\u00eb mir\u00eb dhe e vler\u00ebsoj at\u00eb p\u00ebrkujdesje q\u00eb ka patur p\u00ebr mua.<\/p>\n<p><strong>Sa vite q\u00ebndruat bashk\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Gati 18 muaj? Kishim miq t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe jetuam bashk\u00eb ai e njihte familjen time. Njihte kush\u00ebrinjt\u00eb e mi njihte babain tim, kemi shkuar bashk\u00eb n\u00eb aktivitete, funerale apo festa bashk\u00eb. Kemi patur shum miq t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb koleg\u00ebt ton\u00eb q\u00eb i kemi njohur p\u00ebrmes pun\u00ebs por edhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb pune b\u00ebnit ju n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur keni qen\u00eb me McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Allison:\u00a0Un\u00eb jam kontraktore e siguris\u00eb por nuk mund t\u00eb flas sepse \u00ebsht\u00eb sekret pune. Po punoj si kontraktore p\u00ebr disa kompani dhe b\u00ebj analiza t\u00eb siguris\u00eb midis agjencive t\u00eb ndryshme federale dhe qeveritare t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb SHBA.<\/p>\n<p><strong>Cfar\u00eb stili jetese kishte McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Ishte m\u00eb shum\u00eb m\u00eb materialist se sa un\u00eb. Ai p\u00eblqente restorantet e shtrenjta nd\u00ebrsa un\u00eb preferoja t\u00eb shkoja n\u00eb nj\u00eb fast-food t\u00eb zakonsh\u00ebm. McGonigal p\u00eblqente ver\u00ebrat e shtrenjta, rrobat e shtrenjta dhe m\u00eb dukej sikur i p\u00eblqente jeta e New York. I p\u00eblqente t\u00eb ishte af\u00ebr pushtetit dhe paras\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa mund t\u00eb ishte edhe shija ime. P\u00ebrpiqej t\u00eb linte p\u00ebrshtypje tek njer\u00ebzit nga ana materiale.<\/p>\n<p><strong>A b\u00ebnte McGonigal nj\u00eb stil jetese q\u00eb p\u00ebrputhej me t\u00eb ardhurat e tij?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Nuk e di, sepse nuk shpenzonte shum\u00eb p\u00ebr mua, thjesht shkonim n\u00eb restorante t\u00eb shtrenjta. Nuk jam nj\u00eb person materialist dhe nuk i kam k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb m\u00eb blinte gj\u00ebra. Gjithmon\u00eb shkonte n\u00eb vende t\u00eb shtrenjta por m\u00eb thoshte q\u00eb ishte p\u00ebr pun\u00eb. Tani q\u00eb shoh akuzat, edhe un\u00eb pyes veten se nga i kishte marr\u00eb ato para?<\/p>\n<p><strong>M\u00eb p\u00ebrshkruaj pak momentet kur keni par\u00eb \u00e7anta me para n\u00eb sht\u00ebpi?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0N\u00eb nj\u00eb m\u00ebngjes kur ne po shkonim p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, m\u00eb ra n\u00eb sy af\u00ebr k\u00ebpuc\u00ebve n\u00eb dysheme nj\u00eb \u00e7ant\u00eb plastike me para t\u00eb thata. E pyeta se p\u00ebr k\u00eb ishin dhe nga vinin, por m\u00eb tha q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb nj\u00eb bast n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb bejsbolli dhe kishte fituar. Un\u00eb e besova sepse nuk kisha arsye p\u00ebr t\u00eb mos e besuar. Un\u00eb isha e z\u00ebn\u00eb me pun\u00ebt e mia dhe thash\u00eb: OK, shum\u00eb bukur! Nuk i kushtova shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi veprimeve t\u00eb tij. Gjat\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies ton\u00eb n\u00eb janar t\u00eb 2017 un\u00eb kam patur nj\u00eb nd\u00ebrhyrje vazektomi e dyfisht\u00eb dhe kam qen\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr veten time. Nuk kam patur shum\u00eb mendjen se \u00e7far\u00eb b\u00ebnte Charlie. Kisha pun\u00ebn dhe nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ke patur dyshime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tij?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Nuk kam patur dyshime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e McGonigal. Vet\u00ebm at\u00eb \u00e7ant\u00ebn me para ku pash\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb madh parash t\u00eb cil\u00ebn e vura n\u00eb pik\u00ebpyetje. N\u00eb Ne\u00eb York t\u00eb kesh para cash 5-10 mij\u00eb dollar\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb jeta e till\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e zakonshme q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb aq para me vete.<\/p>\n<p>Nuk e kam par\u00eb her\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb vij\u00eb me \u00e7anta t\u00eb m\u00ebdha me para n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb dyshoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush ishte momenti q\u00eb ju b\u00ebri t\u00eb dyshonit dhe m\u00eb pas k\u00ebto dyshime ti p\u00ebrmblidhnit n\u00eb nj\u00eb email dhe t\u2019ja d\u00ebrgonit shefit t\u00eb FBI?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Sweeny ishte nj\u00eb mik shum\u00eb i mir\u00eb i imi. FBI po hetonte nj\u00eb rast tjet\u00ebr ku un\u00eb u mora si d\u00ebshmitare dhe m\u00eb trajtuan jasht\u00ebzakonisht keq, mu duk sikur Billi m\u00eb kishte tradhtuar. Juria e madhe vendosi t\u00eb mos e hapte hetimin dhe gabimisht u deha nj\u00eb nat\u00eb dhe i d\u00ebrgova at\u00eb email ku i thoja n\u00ebse nuk po gjykoni ket\u00eb krim pse nuk shikoni Charlien q\u00eb ka marr\u00ebdh\u00ebnie jasht\u00ebmartesore me mua sepse Bill na njihte. U ndjeva e tradhtuar, isha e zem\u00ebruar ndaj Bill q\u00eb e njihja prej shum\u00eb vitesh edhe m\u00eb p\u00ebrpara se Charlie, kjo \u00ebsht\u00eb prejardhja e atij emaili.<\/p>\n<p><strong>Pse i p\u00ebrmendet n\u00eb email udh\u00ebtimet e tij n\u00eb Shqip\u00ebri? \u00c7far\u00eb dyshonit ju p\u00ebr udh\u00ebtimet e tij n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Nga fundi i marr\u00ebdh\u00ebnies son\u00eb e ndjeva se di\u00e7ka nuk po shkonte por nuk e dija \u00e7far\u00eb. Kurr\u00eb nuk imagjinoja q\u00eb do t\u00eb tradhtonte SHBA-n\u00eb. P\u00ebr ket\u00eb jam e zem\u00ebruar q\u00eb nuk m\u00eb ka tradhtuar vet\u00ebm mua, familjen time dhe t\u00eb tij\u00ebn, por edhe SHBA-n\u00eb vendin ton\u00eb. Armiqt\u00eb e Amerik\u00ebs jan\u00eb edhe armiqt\u00eb e mi, besoj se ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn e tij p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Jam e sigurt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ato akuza q\u00eb Charlie mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb si n\u00eb Shqip\u00ebri, me rus\u00ebt, por edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit. Por edhe k\u00ebtu n\u00eb SHBA q\u00eb ka kompromentuar sigurin\u00eb komb\u00ebtare por edhe t\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p><strong>Pse jeni e sigurt q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka patur raporte t\u00eb rrezikshme?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Charlie m\u00eb thoshte q\u00eb ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakont\u00eb q\u00eb nj\u00eb agjent\u00eb i k\u00ebtij niveli t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb till\u00eb. Ata shpesh flisnin n\u00eb telefon me Viasat dhe m\u00eb tregonte foto q\u00eb kishin qen\u00eb bashk\u00eb. M\u00eb dukej nj\u00eb miq\u00ebsi e pazakont\u00eb. Kur Rama ishte n\u00eb Ne\u00eb York, Charlie m\u00eb tha q\u00eb ata kishin ngr\u00ebn\u00eb dark\u00eb bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe p\u00ebr mua kjo ishe nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nj\u00eb agjent i FBI nuk duhet ta b\u00ebnte.<\/p>\n<p><strong>A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb takuar, dhe Charlie m\u00eb ka \u00e7uar nj\u00eb tekst n\u00eb shtator t\u00eb 2017-\u00ebs kur ishte atje. M\u00eb tha q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ai ju tregonte udh\u00ebtime t\u00eb cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kishte besim tek ju apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0N\u00eb Fakt ai thjesht m\u00eb ka treguar disa foto peizazhi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishte thjesht\u00eb duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb ishte i z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb dhe m\u00eb d\u00ebrgoj foto me kryeministrin Rama q\u00eb tashm\u00eb e ka FBI.<\/p>\n<p><strong>B\u00ebnit biseda me t\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Allison:\u00a0Jo nuk flisnim p\u00ebr pun\u00ebn. Apo p\u00ebr koleg\u00ebt e tij apo ato q\u00eb b\u00ebnte ai n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A keni qen\u00eb ende bashk\u00eb kur i ke d\u00ebrguar emalin FBI?<\/strong><\/p>\n<p>Allison:\u00a0Jo ne ishim t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ai nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb emalit q\u00eb ju d\u00ebrguat?<\/strong><\/p>\n<p>Allison:\u00a0Tani \u00ebsht\u00eb por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk besoj se e dinte. Por nuk e di sepse nuk kam folur me Charlie prej 2019.<\/p>\n<p><strong>A mendon se ai \u00ebsht\u00eb m\u00ebrzitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Allison:\u00a0Po besoj se po. Un\u00eb shpresoja se emri im t\u00eb mos dilte asnj\u00ebher\u00eb. Kur njer\u00ebzit m\u00eb than\u00eb q\u00eb do t\u00eb dilja n\u00eb lajme vendos q\u00eb meqen\u00ebse kam patur m\u00eb par\u00eb probleme me alkolin dhe me gazetarin e Inside kam patur shpesh kontakt t\u00eb bashk\u00ebpunoja me t\u00eb. Por do t\u00eb doja q\u00eb askush t\u00eb mos e dinte.<\/p>\n<p><strong>Je ndjer\u00eb e g\u00ebnjyer apo e p\u00ebrdorur n\u00eb mardh\u00ebnjen me McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Allison:\u00a0Po, por e kam kaluar tashm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ju kishte premtuar q\u00eb do t\u00eb martoheshit bashk\u00eb? \u00c7far\u00eb planesh b\u00ebnit?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Nuk kemi folur p\u00ebr martes\u00eb. Nuk dua t\u00eb jem aspak e martuar n\u00ebse do t\u00eb doja t\u00eb isha e martuar do ta kisha b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb sepse jam 49 vje\u00e7. Nuk doja f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb jem beqare m\u00eb p\u00eblqen shoq\u00ebria e nj\u00eb t\u00eb dashuri dhe Charlie jepte nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mir\u00eb, ishte sharmant.\u00a0 Ishte tip i dal\u00eb dhe njer\u00ebzit t\u00ebrhiqeshin prej tij nga ana shoq\u00ebrore dhe donin t\u00eb ishin p\u00ebrreth nesh sepse ne ishim t\u00eb dy njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, dhe ishim t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb t\u00eb Ne\u00eb York, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrjet i mbyllur por i lart\u00eb i forcave t\u00eb siguris\u00eb. Doja vet\u00ebm t\u00eb isha e dashura e tij.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ju b\u00ebri t\u00eb m\u00ebrziteshit me McGonigal q\u00eb m\u00eb pas d\u00ebrguar emailin?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0U m\u00ebrzita sepse kur isha e dashura e tij mendoja q\u00eb ai do t\u00eb ndahej shpejt por nuk e kisha iden\u00eb q\u00eb martesa e tij ishte paprekshme. Kur m\u00eb tha q\u00eb nuk ishte ndar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, nuk do t\u00eb divorcohej asnj\u00ebher\u00eb dhe se kishte nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Maryland ku shkonte nj\u00eb her\u00eb ose dy her\u00eb n\u00eb muaj m\u00eb ra bota sip\u00ebr, u shkat\u00ebrrova. Tani po q\u00eb ndihem mir\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradh\u00ebtar q\u00eb ka d\u00ebmtuar njer\u00ebzit n\u00eb SHBA dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Si ishte marr\u00ebdh\u00ebnia me familjen e tij?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Kishte marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tij shpenzonte koh\u00eb me ta nj\u00ebher\u00eb apo dy her\u00eb n\u00eb muaj me ta. Un\u00eb jam pak e tmerrshme p\u00ebr gruan e tij, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam shkruar edhe n\u00eb rr\u00ebfimin q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Insider, m\u00eb vjen keq \u00e7far\u00eb i kam shkuar asaj gruaje. Nuk dua q\u00eb familja e dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij t\u00eb preken.<\/p>\n<p><strong>Ju i keni d\u00ebrguar email t\u00eb vazhdueshme gruas s\u00eb tij. A \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur ajo?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero: Ajo merrte n\u00eb telefon babin tim dhe e ngacmonte at\u00eb ai asnj\u00ebher\u00eb nuk reagoi. T\u00eb dyja i kemi b\u00ebr\u00eb keq nj\u00ebra-tjetr\u00ebs por jan\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Ajo pati edhe nj\u00eb padi kund\u00ebr meje ku g\u00ebnjeu q\u00eb un\u00eb mund ti kisha shkaktuar vdekjen. Gruan e tij asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam takuar. M\u00eb pas arrit\u00ebm nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e gjykat\u00ebs n\u00eb Maryland. Sa p\u00ebr telefonatat q\u00eb I kam b\u00ebr\u00eb, thjesht\u00eb kam qen\u00eb e dehur dhe kam shtypur numrin e saj pa pushim.<\/p>\n<p><strong>A kishte njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb din\u00eb t\u00eb fshehtat e McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Kishte nj\u00eb shok t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb m\u00eb tha q\u00eb dinte se Charlie kishte nj\u00eb t\u00eb dashur dhe un\u00eb i thash\u00eb se: Jam un\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Sipas jush a \u00ebsht\u00eb i fajsh\u00ebm McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Po p\u00ebr mua po.<\/p>\n<p><strong>Cfar\u00eb njeriu ishte ai?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Ishte i sjellsh\u00ebm shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar. Njeri i lumtur, bujar, i p\u00eblqente t\u00eb b\u00ebnte ndere dhe favore. Nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i eg\u00ebr. Profesionalisht ishte shum\u00eb i zoti.<\/p>\n<p><strong>Po tani \u00e7far\u00eb mendon p\u00ebr t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Tani e konsideroj tradhtar. N\u00ebse do ta dija nuk do t\u00eb kisha q\u00ebndruar me t\u00eb. Jam e tej mbushur me zem\u00ebrim dhe mendoj se e meriton at\u00eb q\u00eb do t\u00eb marri. Nuk ja kisha iden\u00eb q\u00eb ishte i p\u00ebrfshir\u00eb me Rus\u00ebt mendoja q\u00eb vet\u00ebm kishte shoq\u00ebri me Ram\u00ebn dhe e besoja at\u00eb. Tani e konsideroj nj\u00eb njeri t\u00eb lig, q\u00eb ka tradhtuar vendin. \u00cbsht\u00eb aq djall\u00ebzor sa dhe vet Putini sepse ai punonte p\u00ebr FBI-n\u00eb, ai nd\u00ebrroi ekipin p\u00ebr para. Jam shum\u00eb e habitur pse e ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si po diskutohet kjo \u00e7\u00ebshtje tani atje?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Nuk po e ndjek shum\u00eb sepse jam e z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb. Por e gjith\u00eb media jon\u00eb dhe t\u00eb dy krah\u00ebt politik\u00eb jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar. Tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i urryer.<\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Ai \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb me garanci.<\/p>\n<p><strong>Ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar me ju?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Jo nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb tentativ\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A mendon se rrezikon nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Nuk e di, thjesht di q\u00eb ka nj\u00eb avokat t\u00eb shk\u00eblqyer. Duhet t\u00eb presim vendimin e gjykat\u00ebs mbase do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb ujdi q\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb vet shpallet fajtor, ose t\u00eb mos i pranoj dhe t\u00eb vler\u00ebsoj juria n\u00ebse do shpallet fajtor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A mendon se do ta takosh nj\u00eb dit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Jo<\/p>\n<p><strong>A keni frik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Jo nuk kam frik\u00eb. Nuk friksohem kolloj, aq m\u00eb pak nga ai.<\/p>\n<p><strong>Si ka ndryshuar jeta juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Nuk m\u00eb ka prekur as mua, as familjen time, jemi thjesht t\u00eb habitur dhe t\u00eb m\u00ebrzitur pse e ka b\u00ebr\u00eb. Kush\u00ebrinjt\u00eb e mi dhe im at\u00eb kan\u00eb nj\u00eb lloj p\u00ebshtirosje ndaj tij.<\/p>\n<p><strong>Me k\u00eb jeton?<\/strong><\/p>\n<p>Allison Guerriero:\u00a0Un\u00eb jetoj vet\u00ebm dhe jam beqare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, paralajm\u00ebron se McGonical mund t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb amerikane p\u00ebr t\u00eb ulur d\u00ebnimin q\u00eb e pret. &#8220;Ai mbase do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb ujdi q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb vetshpallet fajtor&#8221;, thot\u00eb Allison n\u00eb intervist\u00eb. Ajo tha se ai ishte justifikuar duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":36364,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36363"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36363"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36363\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}