{"id":36128,"date":"2023-02-03T09:29:23","date_gmt":"2023-02-03T09:29:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=36128"},"modified":"2023-02-03T09:29:23","modified_gmt":"2023-02-03T09:29:23","slug":"pse-shqiptaret-nuk-shqetesohen-edhe-kur-rama-korrupton-spiunet-e-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/03\/pse-shqiptaret-nuk-shqetesohen-edhe-kur-rama-korrupton-spiunet-e-shba\/","title":{"rendered":"Pse shqiptar\u00ebt nuk shqet\u00ebsohen edhe kur Rama korrupton spiun\u00ebt e SHBA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Kim MEHMETI<\/strong><\/p>\n<p>Njeriu duhet t\u00eb jet\u00eb i ndersh\u00ebm dhe t\u00eb mos ia mohoj\u00eb kryeministrit aktual t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dy t\u00eb arrira t\u00eb m\u00ebdha. E para e arrir\u00eb e tij e padiskutueshme \u00ebsht\u00eb ndihma q\u00eb ia dha Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr Kurtit dhe Kosov\u00ebs. Ndihm\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfaqur n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrkrahjes s\u00eb tij t\u00eb projekteve serbo-ruse, si ai p\u00ebr \u201cBallkanin e hapur\u201d, e q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7in ta tregonin si projektues t\u00eb s\u00eb ardhmes \u2018stabile\u2019 t\u00eb\u00a0Ballkanit, e Kosov\u00ebn dhe qeverin\u00eb e saj, si tjerr\u00ebse t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs tragjike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se kjo e arrir\u00eb e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ia mund\u00ebsoi presidentit serb t\u00eb arrinte at\u00eb q\u00eb nuk ia doli Milloshevi\u00e7i: ta realizoj\u00eb \u2018Serbin\u00eb e madhe\u2019 duke i mbajtur n\u00ebn \u2018kontroll\u2019 Bosnj\u00ebn dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithashtu duhet theksuar se si prodhim i tri dekadave t\u00eb shkuara, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri prodhuan shum\u00eb pleh, grindje dhe lig\u00ebsi politike, kryeministri i sot\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb mbase edhe nuk mund t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa ta ndihmonte Vu\u00e7i\u00e7in dhe opozitar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Suksesi i dyt\u00eb madhor i \u2018Piktorit\u2019 \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pandjeshm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve ndaj hajdut\u00ebris\u00eb dhe kriminalizimit t\u00eb vendit. Gj\u00eb q\u00eb u arrit n\u00ebp\u00ebrmjet aferave t\u00eb hajnis\u00eb q\u00eb e mbulonin nj\u00ebra tjetr\u00ebn, duke qen\u00eb e ardhmja m\u00eb e madhe se e m\u00ebparshmja. Me \u00e7ka populli i hutuar as q\u00eb e v\u00ebrente se regjimi i &#8216;Rilindjes&#8217; e deshqiptarizoi Shqip\u00ebrin\u00eb po aq sa presidenti serb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet pranuar se kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb nuk g\u00ebnjen kur thot\u00eb se hajdut\u00ebria dhe krimi i organizuar jan\u00eb dukuri q\u00eb ndodhin kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Po, ato ndodhin n\u00eb Kolumbi e n\u00eb shum\u00eb vende tjera ku nuk ka kufi ndar\u00ebs mes politikanit dhe kriminelit, por jo edhe n\u00eb kontinentin ku jetojm\u00eb, jo edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb Evrop\u00eb ku v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb gjesh popull q\u00eb fatin e vet do e linte n\u00eb duart e nj\u00eb kryeministri q\u00eb s\u2019b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpos q\u00eb prodhon balt\u00eb politike dhe pluhur q\u00eb ngrihet pasi q\u00eb kjo balt\u00eb t\u00eb jet\u00eb thar\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb nuk g\u00ebnjen as kur pohon se hajdut\u00ebria, kanabizimi dhe shpopullimi i m\u00ebm\u00ebdheut at\u00eb nuk e shqet\u00ebsojn\u00eb. Mbase ngaq\u00eb regjimi i tij e kontrollon krimin, apo pse ai regjim nuk ka as ndjeshm\u00ebri komb\u00ebtare as atdhetare, pse i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim: ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb padukshme dor\u00ebn q\u00eb e mban n\u00eb xhepin e popullit.<\/p>\n<p>Dhe ku ta dish, mbase e keqja e m\u00ebm\u00ebdheut nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me regjimin e \u2018Rilindjes\u2019 q\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb ka d\u00ebshtuar dhe, as me kryeministrin e saj q\u00eb mbijeton duke p\u00ebr\u00e7ar\u00eb shqiptarin\u00eb, por pse shqiptar\u00ebve nuk u pengon pse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe i hajdut\u00ebve dhe kriminel\u00ebve, si\u00e7 nuk u pengon pse ka burr\u00ebshtetas q\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb t\u2019i korruptoj\u00eb edhe spiun\u00ebt amerikan\u00eb!<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb mbetet e v\u00ebrteta se mospasja turp nga populli ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me karakterin dhe moralin njer\u00ebzor\u00eb t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por mospasja e tij frik\u00eb nga populli pasqyron rr\u00ebnimin e vlerave q\u00eb nd\u00ebr shekuj e karakterizonin shqiptarin\u00eb, vlera q\u00eb nuk ia lejonin askujt q\u00eb ta njollos\u00eb e t\u00eb tallet me dinjitetin kolektiv t\u00eb popullit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Kim MEHMETI Njeriu duhet t\u00eb jet\u00eb i ndersh\u00ebm dhe t\u00eb mos ia mohoj\u00eb kryeministrit aktual t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dy t\u00eb arrira t\u00eb m\u00ebdha. E para e arrir\u00eb e tij e padiskutueshme \u00ebsht\u00eb ndihma q\u00eb ia dha Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr Kurtit dhe Kosov\u00ebs. Ndihm\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfaqur n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrkrahjes s\u00eb tij t\u00eb projekteve serbo-ruse, si ai p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31380,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36128"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36128"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36128\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31380"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}