{"id":35982,"date":"2023-02-01T16:04:59","date_gmt":"2023-02-01T16:04:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35982"},"modified":"2023-02-01T16:08:16","modified_gmt":"2023-02-01T16:08:16","slug":"dosja-20-dite-pas-takimit-me-ramen-mcgonical-mori-80-mije-dollaret-e-pare-dhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/01\/dosja-20-dite-pas-takimit-me-ramen-mcgonical-mori-80-mije-dollaret-e-pare-dhe\/","title":{"rendered":"Dosja\/25 dit\u00eb pas takimit me Ram\u00ebn, McGonical mori 80 mij\u00eb dollar\u00ebt e par\u00eb dhe&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Gjergj Erebara <\/strong><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb gjasa q\u00eb s\u00eb shpejti, nj\u00eb thriller spiunazhi apo nj\u00eb serial televiziv do t\u00eb b\u00ebhet bazuar n\u00eb historin\u00eb e Charles McGonigal, nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, gjuetar spiun\u00ebsh, i kthyer n\u00eb ryshfetmarr\u00ebs dhe punonj\u00ebs i nj\u00eb oligarku rus.<\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt e kan\u00eb hetuar zyrtarin q\u00eb kishte nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb suksesshme 20 vje\u00e7are n\u00eb FBI, i cili, mes t\u00eb tjerash, kishte nj\u00eb rol n\u00eb hetimin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb aluduar ruse n\u00eb zgjedhjet amerikane t\u00eb vitit 2016 q\u00eb u fituan nga Donald Trump, duke hartuar dy dosje t\u00eb ve\u00e7anta dhe duke e akuzuar n\u00eb dy gjykata t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra dosje lidhet me pun\u00ebn e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb oligarkut rus Oleg Deripaska, i sanksionuar n\u00eb SHBA nga viti 2018 dhe n\u00eb Evrop\u00eb nga viti 2022, p\u00ebr t\u00eb cilin McGonigal ka punuar nga viti 2021 e m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Dosja tjet\u00ebr lidhet me \u201caventur\u00ebn e tij shqiptare\u201d, nj\u00eb aventur\u00eb q\u00eb nisi q\u00eb kur ai punonte si zyrtar i lart\u00eb i FBI-s\u00eb n\u00eb gusht 2017 dhe q\u00eb p\u00ebrfundoi afro nj\u00eb vit pas largimit t\u00eb tij nga detyra n\u00eb FBI, n\u00eb n\u00ebntor 2019, kur ai dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij i dhan\u00eb fund nj\u00eb biznesi ligjor n\u00eb Tiran\u00eb, biznes q\u00eb financiarisht doli i pasuksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aktakuza e McGonigal n\u00eb Uashington DC thot\u00eb se ai p\u00ebrdori pozicionin e tij publik si zyrtar i FBI-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime private, nd\u00ebrhyri dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur hetime n\u00eb interes t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb biznes, me gjas\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs shqiptare, si dhe mori udh\u00ebtime me shpenzime t\u00eb mbuluara n\u00eb Shqip\u00ebri, Austri e Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai akuzohet se mori 225 mij\u00eb dollar\u00eb nga nj\u00eb individ i quajtur Personi A, i cili gjer\u00ebsisht besohet se \u00ebsht\u00eb Agron Neza, nj\u00eb emigrant shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, i p\u00ebrshkruar edhe si person q\u00eb \u201cdekada m\u00eb par\u00eb ka punuar n\u00eb sh\u00ebrbimin sekret shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb deklarate t\u00eb m\u00ebpasme t\u00eb Nez\u00ebs p\u00ebr media, ai ka punuar p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Informativ Komb\u00ebtar n\u00eb vitet 1991-1992.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast, nj\u00eb prej hetimeve t\u00eb FBI ndaj lobuesit t\u00eb \u201cpartis\u00eb s\u00eb ndryshme\u201d nga ajo e kryeministrit Edi Rama, duket se u financua nga nj\u00eb shqiptar tjet\u00ebr, i quajtur Personi B.<\/p>\n<p>Gjer\u00ebsisht besohet se Personi B \u00ebsht\u00eb Dorjan Du\u00e7ka, nj\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebs-minist\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilin, kryeministri Edi Rama pranoi se \u201cka punuar si k\u00ebshilltar pa pages\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u201d. Se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye, dikush mund t\u00eb punoj\u00eb si k\u00ebshilltar pa pages\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr, kjo nuk u sqarua nga Rama.<\/p>\n<p>McGonigal \u00ebsht\u00eb deklaruar para gjykat\u00ebs i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi p\u00ebr mediat, Neza i konsideroi parat\u00eb q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb McGonigal nj\u00eb borxh dhe \u00e7\u00ebshtje personale, nd\u00ebrsa hodhi posht\u00eb akuzat p\u00ebr biznes apo afera n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori.<\/p>\n<p>Personi B ka refuzuar t\u00eb komentojn\u00eb p\u00ebr median n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa Rama deklaron se akuzat ndaj McGonigal nuk kan\u00eb lidhje me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kronologjia<\/strong><\/p>\n<p>Dosja e Uashingtonit, dosja hetimore q\u00eb lidhet me marr\u00ebdh\u00ebniet e McGonigal me Shqip\u00ebrin\u00eb, paraqet nj\u00eb zyrtar q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive k\u00ebrkon para nga shqiptario-amerikani i raportuar si Personi A, nd\u00ebrsa udh\u00ebton n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, udh\u00ebtime p\u00ebr t\u00eb cilat, nuk paguan.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs [Link], \u201cjo m\u00eb von\u00eb se gushti 2017-\u00ebs, i akuzuari McGonigal u takua me personin A dhe pyeti n\u00ebse Personi A mund t\u2019i siguronte atij para\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 shtator 2017, McGonigal i raportoi FBI-s\u00eb se do t\u00eb kryente nj\u00eb vizit\u00eb \u201cjozyrtare\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Hetuesit zbuluan m\u00eb von\u00eb se ai nuk kishte treguar se do t\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e Personit A, se shpenzimet e udh\u00ebtimit nuk po paguheshin prej tij, se ai do t\u00eb udh\u00ebtonte edhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe se ai do t\u00eb takohej edhe me Personin B.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 shtator, i akuzuari dhe Personi A diskutuan p\u00ebr parat\u00eb dhe ai i tha se do t\u2019ia siguronte gradualisht.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 shtator ai takohet me kryeministrin Edi Rama dhe diskuton mes t\u00eb tjerave edhe licenca k\u00ebrkimi p\u00ebr naft\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 tetor 2017, ai mori 80 mij\u00eb dollar\u00eb nga Personi A n\u00eb Nju Jork. Dy pagesa t\u00eb tjera prej 80 mij\u00eb dhe 65 mij\u00eb dollar\u00eb pasuan m\u00eb von\u00eb at\u00eb vjesht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 16 tetor 2017, McGonigal njoftoi FBI-n\u00eb p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, ku s\u00ebrish nuk deklaroi se do t\u00eb takohej me kryeministrin shqiptar.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu nuk pagoi p\u00ebr udh\u00ebtimin. Se kush ia mbuloi shpenzimet, kjo mund t\u00eb merret me mend, por nuk dihet.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 n\u00ebntor 2017, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ku takohet me Ram\u00ebn. S\u00ebrish, as ai dhe as FBI nuk paguan p\u00ebr hotel e p\u00ebr ushqime.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 n\u00ebntor 2017, McGonigal informon Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb ri potencial n\u00eb lidhje me lobimin e nj\u00eb \u201cpartie politike t\u00eb ndryshme nga ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kryeministri \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, Partia Demokratike (grupi i Berish\u00ebs) akuzon se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb. Sipas PD-s\u00eb, Rama korruptoi zyrtarin e FBI n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky i fundit t\u00eb hetonte lobuesin e PD n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2017, McGonigal, Personi A dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin Edi Rama, h\u00ebngr\u00ebn dark\u00eb n\u00eb Uashington D.C.<\/p>\n<p>N\u00eb 22 janar 2018, McGonigal mori informacion \u201cmbi nj\u00eb shtetas amerikan lobist\u201d nga Personi A dhe ia kaloi k\u00ebt\u00eb informacion nj\u00eb agjenti special n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tij. Sipas aktakuz\u00ebs, \u201cPersoni A e mori informacionin nga Zyra e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Personi B ndihmoi n\u00eb leht\u00ebsimin e hetimit t\u00eb FBI-s\u00eb, mes t\u00eb tjerash, duke paguar shpenzimet e udh\u00ebtimit t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitari q\u00eb u intervistua n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 shkurt 2018, zyra e FBI n\u00eb Nju Jork hapi zyrtarisht nj\u00eb hetim penal t\u00eb fokusuar te lobisti amerikan me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb t\u00eb akuzuarit McGonigal dhe n\u00ebn udh\u00ebzimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb 4 Mars 2018, McGonigal pati nj\u00eb dark\u00eb e dyt\u00eb n\u00eb Uashington me Ram\u00ebn, Personin A dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Aktakuza vijon m\u00eb posht\u00eb me udh\u00ebtimet e tij n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2018, ai plot\u00ebsoi deklarat\u00ebn financiare, t\u00eb njohur si OGE-278, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u201cnuk raportoi marrjen e 225 mij\u00eb dollar\u00ebve nga Personi A.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb 14 shtator 2018, McGonigal t\u00ebrhiqet nga puna e tij n\u00eb FBI.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, suksesi i tij duket se fillon t\u00eb pak\u00ebsohet. Ai b\u00ebhet aksionet n\u00eb nj\u00eb kompani investiguesish privat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, e cila pati zero t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2019, Charles McGonigal blen nj\u00eb paket\u00eb aksionesh n\u00eb nj\u00eb kompani shqiptare t\u00eb quajtur: LAWOFFICE &#038; INVESTIGATION.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, ai pagoi 2 milion\u00eb lek\u00eb kapital themeltar dhe mori 25% t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebaksioner\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb: Mark Thomas Rossini, nj\u00eb ish punonj\u00ebs i FBI-s\u00eb, Shefqet Dizdari dhe Agron Neza. Ky i fundit raportohet gjer\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb aktakuza e Uashingtonit i referohet si Personi A.<\/p>\n<p>Shefqet Dizdari njihet mes t\u00eb tjerash si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb kompanie nafte t\u00eb lidhur me Gazprom. Aksioneri tjet\u00ebr, Mark Thomas Rossini, nuk \u00ebsht\u00eb gjithashtu i panjohur.<\/p>\n<p>Ai shfaqet n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Top Channel n\u00eb prill 2019 duke komentuar mbi interesat e Rusis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kompania e pati jet\u00ebn e shkurt\u00ebr. Ajo u pezullua n\u00eb tetor 2019. Bilanci i dor\u00ebzuar m\u00eb von\u00eb tregon se kompania kishte zero t\u00eb ardhura, pra nuk kishte aktivitet.<\/p>\n<p><strong>Intervist\u00eb me \u201cpolitikanin biznesmen\u201d (Tom Doshi)<\/strong><\/p>\n<p>Si nj\u00eb histori an\u00ebsore, aktakuza e Uashingtonit ndaj McGonigal raporton se si ky i fundit, u takua me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrshkruar si \u201cpolitikan dhe biznesmen shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Personi n\u00eb fjal\u00eb (Tom Doshi) i k\u00ebrkoi McGonigal q\u00eb ai t\u00eb hetoj\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb vrasjeje ndaj tij (nga Ilir Meta).<\/p>\n<p>Personi A e prezantoi zyrtarin e FBI-s\u00eb me \u201cpolitikanin biznesmen\u201d n\u00eb shtator 2017. N\u00eb 18 n\u00ebntor 2017, t\u00eb dy udh\u00ebtuan p\u00ebr n\u00eb Austri.<\/p>\n<p>Aktakuza v\u00ebren se Personi A punoi si p\u00ebrkthyes gjat\u00eb intervist\u00ebs, e cila u krye n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb prokurori t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por McGonigal \u201cnuk plot\u00ebsoi dokumente n\u00eb lidhje me autorizimin apo financimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb p\u00ebrkthimit.\u201d Aktakuza v\u00ebren gjithashtu se FBI \u201cnuk disponon regjistrim zyrtar t\u00eb invervist\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pas intervist\u00ebs n\u00eb Austri, t\u00eb tre duket se udh\u00ebtuan drejt Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebsaj here, n\u00eb Tiran\u00eb, \u201cbiznesmeni politikan\u201d dhe McGonigal \u201cdiskutuan oportunitete biznesi\u201d.<\/p>\n<p><strong>Lidhja ruse<\/strong><\/p>\n<p>Dosja me lidhjen ruse t\u00eb Charles McGonigal \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuza \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Sipas akuz\u00ebs [Link] historia nis n\u00eb vitin 2021, gati dy vjet pas mbylljes s\u00eb aventur\u00ebs shqiptare dhe zhvillohet e gjitha n\u00eb Nju Jork. N\u00eb t\u00eb nuk ka shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Akuza thot\u00eb se oligarku rus Oleg Deripaska, i vendosur n\u00ebn sanksione nga Departamenti i Thesarit t\u00eb SHBA q\u00eb nga viti 2018 p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij me Kremlinin, pagoi p\u00ebrmes nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi McGonigalin si jurist, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky t\u00eb punonte me objektivin final, delistimin e Deripask\u00ebs nga lista e oligark\u00ebve rus\u00eb t\u00eb sanksionuar.<\/p>\n<p>McGonigal punoi p\u00ebr Deripask\u00ebn pas t\u00ebrheqjes nga FBI. Pun\u00ebsimi klasifikohet si i paligjsh\u00ebm nga akuza p\u00ebr shkak se oligarku ishte n\u00ebn sanksione.<\/p>\n<p><strong>Deripaska dhe Shqip\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p>Deripaska rezulton p\u00ebrfitues fundor indirekt n\u00eb dy kompani shqiptare, TREMA ENGINEERING 2 dhe Shushica Hydropower. Deripaska bleu 30% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb austriake \u201cStrabag\u201d n\u00eb vitin 2007. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Deripaska nuk ishte subjekt sanksionesh.<\/p>\n<p>Ai u vendos n\u00ebn sanksione amerikane m\u00eb 2018 dhe n\u00eb BE e Britanin\u00eb e Madhe m\u00eb 2022, pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Strabag \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta largoj\u00eb at\u00eb si aksioner. Trema Engeneering \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani historike shqiptare, e cila iu shit nga pronari i vet kompanis\u00eb austriake n\u00eb mas\u00ebn 100% n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Trema \u00ebsht\u00eb pronare e 25% Shushica Hydropower. Kjo e b\u00ebn Deripask\u00ebn p\u00ebrfitues fundor t\u00eb k\u00ebtyre dy kompanive p\u00ebrmes paket\u00ebs s\u00eb aksioneve q\u00eb ai ka n\u00eb Strabag.<\/p>\n<p>Deripaska \u00ebsht\u00eb formalisht n\u00ebn sanksione edhe n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga prilli i vitit 2022, kur Shqip\u00ebria vendosi t\u00eb zbatoj\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe shtetasve rus\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat sanksione q\u00eb zbaton Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Deripaska u sanksionua m\u00eb 8 prill nga K\u00ebshilli Evropian. [Link] T\u00eb dh\u00ebnat e prokurimit publik n\u00eb Shqip\u00ebri tregojn\u00eb se Trema Engeneering nuk ka fituar tendera p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Tenderi i fundit i fituar prej saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin 2021, koh\u00eb kur Deripaska ishte subjekt i sanksioneve amerikane, por jo i atyre Evropiane, t\u00eb cilat i zbaton edhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjergj Erebara Ka shum\u00eb gjasa q\u00eb s\u00eb shpejti, nj\u00eb thriller spiunazhi apo nj\u00eb serial televiziv do t\u00eb b\u00ebhet bazuar n\u00eb historin\u00eb e Charles McGonigal, nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, gjuetar spiun\u00ebsh, i kthyer n\u00eb ryshfetmarr\u00ebs dhe punonj\u00ebs i nj\u00eb oligarku rus. Amerikan\u00ebt e kan\u00eb hetuar zyrtarin q\u00eb kishte nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb suksesshme 20 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35983,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35982"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35982\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}