{"id":35912,"date":"2023-02-01T09:35:42","date_gmt":"2023-02-01T09:35:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35912"},"modified":"2023-02-01T09:35:42","modified_gmt":"2023-02-01T09:35:42","slug":"ti-korrupsioni-ne-shqiperi-ne-te-gjitha-institucionet-eshte-forcuar-kontrolli-mbi-median","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/02\/01\/ti-korrupsioni-ne-shqiperi-ne-te-gjitha-institucionet-eshte-forcuar-kontrolli-mbi-median\/","title":{"rendered":"\u201cTI\u201d: Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet! \u00cbsht\u00eb forcuar kontrolli mbi median"},"content":{"rendered":"<p>Lidija Prokic, Koordinatore Rajonale p\u00ebr Europ\u00ebn Lindore dhe Jug-Lindore e Transparency International, thot\u00eb p\u00ebr DW se Shqip\u00ebria ka mbetur prej vitesh n\u00eb stanjacion lidhur me p\u00ebrparimin n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>DW: Znj. Prokic, n\u00eb raportin m\u00eb t\u00eb fundit mbi Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit (CPI) p\u00ebr vitin 2022, Shqip\u00ebria rritet vet\u00ebm me nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb renditje. A e konsideroni k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, si p\u00ebrmir\u00ebsim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lidija Prokic:\u00a0<\/strong>Nga 13 burime t\u00eb dh\u00ebnash, pik\u00ebt e CPI-s\u00eb mund t\u00eb luhaten leht\u00eb nga viti n\u00eb vit, si pasoj\u00eb e ndryshimeve t\u00eb vogla t\u00eb k\u00ebtyre burimeve, t\u00eb cilat ne nuk i konsiderojm\u00eb statistikisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Rezultati i Shqip\u00ebris\u00eb ka mbetur n\u00eb stanjacion q\u00eb nga viti 2018, duke sh\u00ebnuar 35 ose 36 pik\u00eb, prandaj ne nuk mund ta konsiderojm\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm. Ky rezultat mbetet posht\u00eb mesatares bot\u00ebrore t\u00eb 43 pik\u00ebve, madje edhe n\u00ebn rezultatin minimal t\u00eb nj\u00eb shteti an\u00ebtar t\u00eb Bashkimit Europian, minimum i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuot\u00ebn e 42 pik\u00ebve. Kjo tregon q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>DW: N\u00ebse analizoni dekad\u00ebn e fundit, si paraqitet situata p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb? Ka pasur ndonj\u00eb pik\u00eb pozitive kthese, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faz\u00eb stanjacioni q\u00eb po zgjat shum\u00eb apo nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lidija Prokic:<\/strong>\u00a0Indeksi i Perpectimit t\u00eb Korrupsionit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ka sh\u00ebnuar rezultatet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb vitin 2016-2017, kur vendi pati p\u00ebrmir\u00ebsime dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb demokraci dhe mb\u00ebshtetjen n\u00eb zbatimin e ligjit. Megjithat\u00eb, q\u00eb nga ajo koh\u00eb v\u00ebrehet stanjacion. Shqip\u00ebria ka p\u00ebrparuar p\u00ebrsa i p\u00ebrket reform\u00ebs n\u00eb gjyq\u00ebsor (vettingut) dhe forcimit t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Specializuar Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), por k\u00ebto arritje jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije nga kufizimi i hap\u00ebsir\u00ebs qytetare. Qeveria ka forcuar kontrollet mbi median, p\u00ebrfshir\u00eb fushata baltosjeje dhe intimidimi, dhe ka bllokuar t\u00eb dh\u00ebnat publike dhe llogaridh\u00ebnien mbi vendimmarrjet, duke u lejuar institucioneve publike q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb baza t\u00eb reja ligjore p\u00ebr refuzimin e ndarjes s\u00eb informacionit.<\/p>\n<p><strong>DW: Lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kriteret ky\u00e7e q\u00eb duhet t\u00eb forcohet nga qeveria shqiptare, n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. A tregon raporti juaj m\u00eb i fundit q\u00eb nuk po b\u00ebhet p\u00ebrparim i mjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lidija Prokic:\u00a0<\/strong>Edhe pse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin n\u00eb sektorin publik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reformave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, vendi nuk ka b\u00ebr\u00eb sa duhet dhe prej shum\u00eb vitesh ka mbetur n\u00eb stanjacion. Ne mund t\u00eb themi se rezultatet tona p\u00ebrputhen me vler\u00ebsimin e Bashkimit Europian se n\u00eb Shqip\u00ebri &#8220;korrupsioni mbetet nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz\u201d.<\/p>\n<p><strong>DW: Procesi q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt m\u00eb sip\u00ebr, ai i vettingut, po vijon q\u00eb prej vitit 2016, n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb ndrequr sistemin e korruptuar gjyq\u00ebsor. Si e vler\u00ebsoni situat\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lidija Proki\u00e7:\u00a0<\/strong>Procesi i vettingut po merr koh\u00eb por ka pasur rezultate pozitive. N\u00eb fakt, p\u00ebrqindja e lart\u00eb e p\u00ebrjashtimeve ose dor\u00ebzimi i mandateve nga ana e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve \u00ebsht\u00eb tregues se ky proces po v\u00ebrteton nivelet e larta t\u00eb korrupsionit n\u00eb gjyq\u00ebsor. Me b\u00ebrjen s\u00ebrish funksionale t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb si dhe forcimin e kapaciteteve t\u00eb SPAK, situata po p\u00ebrmir\u00ebsohet gradualisht. Sidoqoft\u00eb, procesi i vettingut nuk mund t\u00eb jet\u00eb e vetmja politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin n\u00eb drejt\u00ebsi. Institucionet e tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zvog\u00eblimin e konfliktit t\u00eb interesit, deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb ose transaksioneve t\u00eb dyshimta, duhet t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb madh. Shqip\u00ebria mund t\u00eb ket\u00eb sukses vet\u00ebm n\u00ebse mundet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb sistem funksional kontrolli dhe ekuilibrash dhe t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb kultur\u00ebn e nd\u00ebshkimit t\u00eb korrupsionit, sidomos kur vjen fjala tek zyrtar\u00ebt e niveleve t\u00eb larta. Deri m\u00eb tani SPAK ka b\u00ebr\u00eb disa pun\u00eb t\u00eb mira, q\u00eb duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb, dhe ne duam t\u00eb shohim m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnime p\u00ebr korrupsion, ve\u00e7an\u00ebrisht d\u00ebnime t\u00eb korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta.<\/p>\n<p><strong>DW: Cilat jan\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebse i referohemi Indeksit t\u00eb Perceptimit t\u00eb Korrupsionit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lidija Prokic<\/strong>: N\u00ebse e krahasojm\u00eb me vendet q\u00eb i konsiderojm\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb kontrollin e korrupsionit n\u00eb sektorin publik, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb rezultatet e saj n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse reformat p\u00ebrq\u00ebndrohen vet\u00ebm n\u00eb disa fusha at\u00ebher\u00eb nuk ka nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb qendruesh\u00ebm dhe reformat anti-korrupsion duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen nga reformat demokratike. Vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr mekanizma frytdh\u00ebn\u00ebs me q\u00ebllim mbajtjen n\u00ebn kontroll t\u00eb ndikimit aktual tep\u00ebr t\u00eb tepruar t\u00eb ekzekutivit dhe duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn qytetare, n\u00eb m\u00ebyr\u00eb q\u00eb organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe media mund t\u00eb veprojn\u00eb pa qen\u00eb n\u00ebn presion ose t\u00eb frik\u00ebsuar. Zyrtar\u00ebt publik\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb se suksesi kund\u00ebr korrupsionit do t\u00eb jet\u00eb i kufizuar deri kur ata t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb vendimet q\u00eb marrin t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr publikun. N\u00ebse i referohemi raportit ton\u00eb t\u00eb fundit, performanca e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar ve\u00e7an\u00ebrisht kur flitet p\u00ebr rreziqe politike, p\u00ebrfshir\u00eb patronazhimin dhe nepotizmin, shk\u00ebmbimin e ndereve, vendet e p\u00ebrcaktuara t\u00eb pun\u00ebs, mbajtjen sekret t\u00eb financimit t\u00eb partive publike dhe lidhje t\u00eb ngushta e t\u00eb dyshimta mes biznesmen\u00ebve dhe politikan\u00ebve. Performanca e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb n\u00eb stanjacion n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese.<\/p>\n<p><strong>DW: Politikan\u00eb shqiptare t\u00eb t\u00eb gjitha forcave politike jan\u00eb akuzuar shpesh se jan\u00eb t\u00eb korruptuar dhe abuzojn\u00eb me pushtetin. A nd\u00ebrthurret korrupsioni me sigurin\u00eb dhe \u00e7do lloj tjet\u00ebr konflikti?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lidija Prokic:\u00a0<\/strong>Hulumtimet tregojn\u00eb se korrupsioni minon qart\u00eb besimin tek qeveria dhe aft\u00ebsit\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur publikun, \u00e7ka mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u kontrolluar. Nga ana tjet\u00ebr, konflikti krijon mund\u00ebsi p\u00ebr korrupsion dhe i l\u00eb pak hap\u00ebsira qeveris\u00eb p\u00ebr ta luftuar at\u00eb. Pushtimi rus ndaj Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i tmerrsh\u00ebm i llojit t\u00eb rrezikut q\u00eb krijon korrupsioni ndaj paqes dhe siguris\u00eb, si n\u00eb shkall\u00eb vendi ashtu dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Me p\u00ebrvoj\u00ebn e luft\u00ebrave dhe konflikteve nd\u00ebretnike dhe rrezikun n\u00eb rritje t\u00eb siguris\u00eb si pasoj\u00eb e luft\u00ebs q\u00eb po vazhdon n\u00eb Europ\u00eb, qeverit\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor duhet t&#8217;i shnd\u00ebrrojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre anti-korrupsion, n\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb plot\u00eb tek politika e brendshme dhe e jashtme duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi transparec\u00ebs, mbikqyrjes dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Ata duhet ta luftojn\u00eb korrupsionin n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta dhe t\u00eb garantojn\u00eb se askush s&#8217;mund t\u00eb abuzoj\u00eb me pushtetin.<\/p>\n<p><strong>DW: Kosova ka sh\u00ebnuar 2 pik\u00eb ngjitje n\u00eb klasifikimin tuaj, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Si e konsideroni k\u00ebt\u00eb rezultat?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lidija Prokic:\u00a0<\/strong>Ky 2-pik\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrmir\u00ebsim dometh\u00ebn\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i vog\u00ebl n\u00eb drejtimin e duhur. Nd\u00ebr vite, ka pasur disa ndryshime ku Kosova ngjitej ose zbritej me dy pik\u00eb n\u00eb Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit. Ndryshimet n\u00eb legjislacion gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, q\u00eb rregulluan \u00e7\u00ebshtjen e financimit t\u00eb fushatave elektorale dhe politike, le vend p\u00ebr optimiz\u00ebm t\u00eb matur. Sidoqoft\u00eb, ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se mungesa e zbatimit t\u00eb ligjeve ekzistuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb e madhe n\u00eb rajon dhe derisa kjo situat\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb, korrupsioni do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00ebpengoj\u00eb zhvillimin.<\/p>\n<p><strong>DW: Po n\u00eb lidhje me Ballkanin Per\u00ebndimor, sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb rajon dhe cili shtet po jep rezultate m\u00eb t\u00eb mira?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lidija Prokic:<\/strong>\u00a0T\u00eb pasurit sukses n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe shoq\u00ebror, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, dhe p\u00ebr ruajtjen e paqes dhe siguris\u00eb.\u00a0N\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu se p\u00ebrparimi n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian, varet nga aft\u00ebsia e shteteve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur fondet publike dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase korrupsionin dhe krimin e organizuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lidija Prokic, Koordinatore Rajonale p\u00ebr Europ\u00ebn Lindore dhe Jug-Lindore e Transparency International, thot\u00eb p\u00ebr DW se Shqip\u00ebria ka mbetur prej vitesh n\u00eb stanjacion lidhur me p\u00ebrparimin n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. DW: Znj. Prokic, n\u00eb raportin m\u00eb t\u00eb fundit mbi Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit (CPI) p\u00ebr vitin 2022, Shqip\u00ebria rritet vet\u00ebm me nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35913,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35912"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35912"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35912\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35913"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}