{"id":35902,"date":"2023-01-31T20:40:00","date_gmt":"2023-01-31T20:40:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35902"},"modified":"2023-01-31T20:40:00","modified_gmt":"2023-01-31T20:40:00","slug":"sondazhi-mbi-60-e-shqiptareve-nuk-besojne-tek-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/31\/sondazhi-mbi-60-e-shqiptareve-nuk-besojne-tek-qeveria\/","title":{"rendered":"Sondazhi: Mbi 60% e shqiptar\u00ebve nuk besojn\u00eb tek qeveria"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes publikoi sot Barometrin e Siguris\u00eb dhe perceptimin publik ndaj drejt\u00ebsis\u00eb dhe korrupsionit.<\/strong><\/p>\n<p>Mbi 40 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve pohuan se gjendja e korrupsionit ka mbetur e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb 12 muajt e fundit, nd\u00ebrsa mbi 25 p\u00ebr qind e tyre u shpreh\u00ebn se gjendja u p\u00ebrkeq\u00ebsua dhe se tani ka m\u00eb shum\u00eb korrupsion se m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas anket\u00ebs, mbi 26 p\u00ebr qind pohuan se k\u00ebt\u00eb vit pati nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb p\u00ebrpjekjet e qeveris\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 7 p\u00ebr qind pan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Qytetare\u0308t pohojn\u00eb se pune\u0308simi ne\u0308 institucionet publike \u00ebsht\u00eb jo i drejte\u0308 dhe as i bazuar ne\u0308 merita, nd\u00ebrsa nepotizmi cil\u00ebsohet si me\u0308nyra me\u0308 e pe\u0308rdorur pe\u0308r pune\u0308sim ne\u0308 administrate\u0308.<\/p>\n<p>Gjysma e te\u0308 anketuarve (50.35%) pohuan se pune\u0308simi ne\u0308 institucionet e sigurise\u0308 bazohet ne\u0308 lidhje politike dhe 40.03% e mendojne\u0308 k\u00ebt\u00eb pe\u0308r pune\u0308simin ne\u0308 administrate\u0308n publike.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi p\u00ebrmes rryshfeteve dhe korrupsionit cil\u00ebsohet nga 25 p\u00ebr qind e te\u0308 anketuarve p\u00ebr ne\u0308 institucionet e sigurise\u0308 dhe 17.53% t\u00eb tjer\u00eb e pohojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pe\u0308r ne\u0308 administrate\u0308n publike.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ishin d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb akti korrupsioni, pjesa me\u0308 e madhe e te\u0308 anketuarve (43.69%) pohuan se nuk do ta raportonin ate\u0308, sepse mendojne\u0308 qe\u0308 kjo nuk do ta ndryshonte situate\u0308n dhe institucionet nuk do te\u0308 reagonin, nde\u0308rsa 36.71% e te\u0308 anketuarve pohuan se do ta raportonin ngjarjen tek autoritetet kompetente.<\/p>\n<p>Mbi 18 p\u00ebr qind t\u00eb tjer\u00eb pohuan se nuk do ta raportonin korrupsionin p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga hakmarrja, prej shkarkimit nga puna, diskriminimit apo arrestimit.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt pohuan se institucionet ku kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb besim p\u00ebr t\u00eb raportuar korrupsionin jan\u00eb s\u00eb pari media, policia dhe SPAK, dhe m\u00eb s\u00eb paku besojn\u00eb tek ministria e drejt\u00ebsis\u00eb, tek Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore dhe ojq-t\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv i Qendr\u00ebs pe\u0308r Studimin e Demokracise\u0308 dhe Qeverisjes, Arjan Dyrmishi, thot\u00eb se anketa zbuloi nj\u00eb apati t\u00eb p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore dhe r\u00ebnie besimi tek t\u00eb gjith\u00eb institucionet, sepse e ndjejn\u00eb q\u00eb prapa k\u00ebtij mosbesimi q\u00ebndron korrupsioni, paaft\u00ebsia dhe ineficensa.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrs\u00ebri edhe k\u00ebt\u00eb vit korrupsioni shihet nga qytetar\u00ebt si k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh, gati i nj\u00ebjt\u00eb me krimin e organizuar. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb instrument i krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb dyja zhvillohen nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Aty ku ka kriminalitet t\u00eb lart\u00eb, ekziston nj\u00eb presion n\u00eb rritje q\u00eb t\u00eb shtohet edhe korrupsioni, sepse t\u00eb dy veprojn\u00eb me para t\u00eb pista. Kriminaliteti siguron p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme, dhe zhvillon korrupsionin e administrat\u00ebs, q\u00eb t\u2019i pastroj\u00eb parat\u00eb e mbledhura nga veprimtarit\u00eb e err\u00ebta\u201d, thot\u00eb zoti Dyrmishi.<\/p>\n<p>Forcat e armatosura mbeten institucioni m\u00eb i besuar i sigurs\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa administrate doganore shikohet si institucioni m\u00eb pak i besuar.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt pohojn\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie besim ndaj t\u00eb gjith\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb, q\u00eb jan\u00eb listuar, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, por ndryshimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar tek policia e shtetit.<\/p>\n<p>Po ashtu nivele t\u00eb ul\u00ebta besimi nga publiku kan\u00eb edhe policia e burgjeve dhe Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore.<\/p>\n<p>Besimi i qytetar\u00ebve ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie edhe Kuvendi dhe qeveria, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi i Shqipe\u0308rise\u0308 konsiderohet si institucioni me\u0308 pak i besuar nga te\u0308 anketuarit, ku vete\u0308m 1 ne\u0308 10 persona (10.91%) u pe\u0308rgjigj\u00ebn se i besojne\u0308 ose besojne\u0308 plote\u0308sisht ke\u0308tij institucioni, nd\u00ebrsa 2 ne\u0308 3 persona (66.11%) u pe\u0308rgjigj\u00ebn se ka pak ose aspak besim tek ky institucion. 18.49% e te\u0308 anketuarve i besojne\u0308 ose besojne\u0308 plote\u0308sisht qeverise\u0308, nde\u0308rsa 60.59% kane\u0308 pak ose aspak besim tek ky institucion\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrfundimet e anket\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe besimi i qytetar\u00ebve tek gjykatat dhe prokurorit\u00eb ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Media dhe ojq-te\u0308 nuk ge\u0308zojne\u0308 nivel te\u0308 larte\u0308 besimi. 21.42% e te\u0308 anketuarve i besojne\u0308 ose besojne\u0308 plote\u0308sisht medias dhe 40.44% i besojne\u0308 disi. Nga ana tjete\u0308r vete\u0308m 12.81% i besojne\u0308 ose besojne\u0308 plote\u0308sisht ojq-ve ne\u0308 vend.<\/p>\n<p>Besimi i publikut \u00ebsht\u00eb minimal tek partit\u00eb politike: vet\u00ebm 1 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve pohuan se u besojn\u00eb plot\u00ebsisht partive politike dhe vet\u00ebm 5 p\u00ebr qind e tyre than\u00eb se u besojn\u00eb atyre.<\/p>\n<p>N\u00eb perceptimin e siguris\u00eb publike p\u00ebr vitin 2022, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb anketuarve pohuan se ndjehen t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, lagje dhe qytet, por jo edhe n\u00eb shtet, ku 36 p\u00ebr qind pohojn\u00eb se ndjehen t\u00eb sigurt\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb anketuarit rendit\u00ebn si k\u00ebrc\u00ebnimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr komunitetet e tyre largimin e trurit (83.48%), she\u0308rbimet e dobe\u0308ta she\u0308ndete\u0308sore (53.61%) dhe ndotjen e ajrit (51.48%) dhe ndjejn\u00eb m\u00eb pak k\u00ebrc\u00ebnim nga infrastruktura e dob\u00ebt, mungesa e ndri\u00e7imit publik.<\/p>\n<p>Gjysma e te\u0308 anketuarve mendojne\u0308 se policia dhe gjyqe\u0308sori kane\u0308 kapacitete deri ne\u0308 nje\u0308 mase\u0308 te\u0308 caktuar pe\u0308r t\u2019u marre\u0308 me ke\u0308rce\u0308nimet e ndryshme ndaj sigurise\u0308 kombe\u0308tare.<\/p>\n<p>Mbi 65 p\u00ebr qind e te\u0308 anketuarve mendojne\u0308 se policia ka kontribuar vete\u0308m pjese\u0308risht ne\u0308 pe\u0308rmire\u0308simin e sigurise\u0308 se\u0308 komunitetit pe\u0308rgjate\u0308 12 muajve te\u0308 fundit.<\/p>\n<p>Si ke\u0308rce\u0308nime kryesore pe\u0308r sigurine\u0308 vetjake t\u00eb anketuarit rendit\u00ebn p\u00ebrdorimin e drog\u00ebs, zot\u00ebrimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebve, vrasjet, aksidentet rrugore, grabitjet e sht\u00ebpive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa si k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb brendshme p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb anketuarve theksuan kriz\u00ebn ekonomike, krimin e organizuar, ikjen e t\u00eb shkolluarve, papun\u00ebsin\u00eb, korrupsionin, nd\u00ebrsa m\u00eb posht\u00eb renditin ekstremizmin e dhunsh\u00ebm, dhe lajmet e rreme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb treguesit e k\u00ebtyre k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb brendsh\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar ndjesh\u00ebm p\u00ebr vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb anket\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnimet e jashtme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj siguris\u00eb komb\u00ebtare renditen rritja e \u00e7mimeve, sulmet kibernetike, kriza energjitike, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, ndryshimet klimatike.<\/p>\n<p>Nde\u0308rsa pe\u0308rshkalle\u0308zimi i c\u0327e\u0308shtjeve rajonale (45.15%) konsiderohet si ke\u0308rce\u0308nimi i jashte\u0308m me\u0308 pak i re\u0308nde\u0308sishe\u0308m pe\u0308r sigurine\u0308 kombe\u0308tare te\u0308 vendit.\/<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/6941680.html\">VOA<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes publikoi sot Barometrin e Siguris\u00eb dhe perceptimin publik ndaj drejt\u00ebsis\u00eb dhe korrupsionit. Mbi 40 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve pohuan se gjendja e korrupsionit ka mbetur e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb 12 muajt e fundit, nd\u00ebrsa mbi 25 p\u00ebr qind e tyre u shpreh\u00ebn se gjendja u p\u00ebrkeq\u00ebsua dhe se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":32507,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35902"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35902\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}