{"id":35667,"date":"2023-01-29T15:47:25","date_gmt":"2023-01-29T15:47:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35667"},"modified":"2023-01-29T15:47:25","modified_gmt":"2023-01-29T15:47:25","slug":"prokuroria-federale-ne-shba-kerkon-zbardhjen-e-mesazheve-sekrete-mes-rames-dhe-mcgonigal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/29\/prokuroria-federale-ne-shba-kerkon-zbardhjen-e-mesazheve-sekrete-mes-rames-dhe-mcgonigal\/","title":{"rendered":"Prokuroria Federale n\u00eb SHBA k\u00ebrkon zbardhjen e mesazheve sekrete mes Ram\u00ebs dhe McGonigal"},"content":{"rendered":"<p>Mattathias Schvarz, gazetari investigativ amerikan i cili ka publikuar nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Allison Guerriero, t\u00eb dashur\u00ebn e Charles McGonigal, personit q\u00eb denoncoi ish-zyrtarin e FBI-s\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr emisionin Review n\u00eb Euronews Albania.<\/p>\n<p><strong>Ju sapo keni publikuar nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se Allison Guerriero, e dashura e Charles McGonigal \u00ebsht\u00eb personi ky\u00e7 n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb aktivitetit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb ish-zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>Po, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka shum\u00eb detaje q\u00eb nuk i dim\u00eb. Jam p\u00ebrpjekur shum\u00eb q\u00eb t\u00eb kontaktoj me Kryeministrin Edi Rama, por nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p><strong>Ka refuzuar?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim ai kishte nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb m\u00eb shkroi, por kur Charles McGonigal u padit dhe padia kishte rrethana specifike p\u00ebr aktivitetin e Charles McGonigal dhe Kryeministrit Edi Rama, dhe q\u00eb kur padia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, ai ka injoruar \u00e7do mesazh q\u00eb i kam d\u00ebrguar. Sipas meje, Rama mendon se e gjith\u00eb kjo po vlon. Mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb gjyq, ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb dalin fakte t\u00eb reja dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre Kryeministri Rama duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me Charles McGonigal.<\/p>\n<p>M\u00eb pyet\u00ebt p\u00ebr Allison Guerriero. Ajo ishte e dashura e McGonigal n\u00eb koh\u00ebn kur ai ishte n\u00eb FBI dhe b\u00ebnte udh\u00ebtimet n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas padis\u00eb, ai ka marr\u00eb para nga nj\u00eb person me lidhje n\u00eb zbulimin shqiptar. T\u00eb gjitha k\u00ebto po hetohen. Ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Rama ka lobuar kund\u00ebr opozit\u00ebs shqiptare, apo edhe p\u00ebr marrjen e kontratave p\u00ebr shpimin e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Charles McGonigal ishte partner n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri bashk\u00eb me Shefqet Dizdarin, dhe agjentin tjet\u00ebr Mark Mersini apo dhe me shqiptaro-amerikanin Agron Neza. T\u00eb kat\u00ebr kan\u00eb nj\u00eb kompani n\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ende nuk dim\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb padi \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se qeveria mendon se Charles McGonigal p\u00ebrziente detyr\u00ebn e tij me marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb kishte me Kryeministrin Edi Rama p\u00ebr p\u00ebrfitime personale. N\u00ebse do t\u00eb isha n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do t\u00eb isha nj\u00eb votues shqiptar i Edi Ram\u00ebs, do t\u00eb doja nj\u00eb sqarim nga ai p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p><strong>Sipas artikullit q\u00eb ju keni shkruar, personi Allison Guerrero ka par\u00eb valixhen me para n\u00eb banes\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb tyre dhe q\u00eb aty ka lindur dyshimi p\u00ebr afera t\u00eb Charles McGonigal. Si \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndjekje Byroja Federale e Hetimit ndaj t\u00eb Charles McGonigal? Cili ka qen\u00eb momenti q\u00eb Byroja e Hetimit ka dyshuar p\u00ebr Charles McGonigal? \u00c7far\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Byron\u00eb e Hetimit t\u00eb shkoj\u00eb ta hetoj\u00eb dhe t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00eb pas t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto fakte apo k\u00ebto dyshime?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb e drejt\u00eb. P\u00ebrgjigjen ende nuk e dim\u00eb. Allison Guerrero ka d\u00ebrguar nj\u00eb e mail tek kreu i FBI s\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Nju Jorkut, ku i shkruan q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb McGonigal dhe udh\u00ebtimet n\u00eb Shqip\u00ebri, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb ende e konfirmuar. Un\u00eb e mail-in nuk e kam par\u00eb dhe nuk di ende n\u00ebse ata t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb e mail, t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim. Ne dim\u00eb q\u00eb Charles McGonigal ka marr\u00eb para nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Oleg Deripask\u00ebs \u2013 oligarkut rus. P\u00ebrpara dy apo tre vitesh, kur FBI ka kryer kontroll banese n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Oleg Deripask\u00ebs n\u00eb SHBA, mund t\u00eb ken\u00eb gjetur prova q\u00eb lidhin Oleg Deripask\u00ebn me Charles McGonigal dhe ndoshta prej aty ka nisur dyshimi q\u00eb Mc Gonigal po punonte me Oleg Deripask\u00ebn n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit amerikan p\u00ebr sanksionet.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb jen\u00eb gjetur prova q\u00eb lidhin Charles McGonigal me Shqip\u00ebrin\u00eb, kryeministrin shqiptar, n\u00eb banes\u00ebn e Deripask\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, po them q\u00eb ndoshta mund t\u00eb ken\u00eb shkuar tek rezidencat dhe banesat e Deripask\u00ebs dhe kan\u00eb par\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Charles McGonigal. Nga k\u00ebtu mund ti ken\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat, shk\u00ebmbimet e e mail-eve t\u00eb tij dhe ndoshta jan\u00eb par\u00eb dhe lidhjet e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi. Versioni i tret\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb Mark Rossini, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agjent i FBI-s\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb gjykuar p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme, ka punuar n\u00eb Shqip\u00ebri me Charles McGonigal. Nd\u00ebrsa nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb: \u00c7far\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi ka pasur mes tyre? Ndoshta \u00ebsht\u00eb Rossini ai q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb informacioni p\u00ebr qeverin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Allison Guerrero \u00ebsht\u00eb e penduar e drejt\u00ebsis\u00eb amerikane?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e dim\u00eb. Gjith\u00e7ka q\u00eb dim\u00eb \u00ebsht\u00eb se ajo thot\u00eb se duke qen\u00eb e zem\u00ebruar me Charles McGonigal ka d\u00ebrguar nj\u00eb e mail tek shefi i FBI, ku i shkruan p\u00ebr udh\u00ebtimet e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, por nuk e di n\u00ebse ka qen\u00eb ky e mail ai q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje FBI-n\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Agron Neza \u00ebsht\u00eb agjent i FBI?<\/strong><\/p>\n<p>Jo. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ortak biznesi i Charles McGonigal, i cili dyshohet se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aferat e tij. Nuk \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr aktivitete t\u00eb paligjshme, ai thjesht njihet si ortak i tij n\u00eb kompani shqiptare. Ka ende fakte t\u00eb reja q\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike dhe paz\u00eblli nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar.<\/p>\n<p><strong>Ju keni publikuar nj\u00eb artikull dhe disa materiale ekskluzive n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022, n\u00eb t\u00eb cilat shihet se prokuroria federale e SHBA ka k\u00ebrkuar t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin p\u00ebrfshir\u00eb mesazhet telefonike, audiot e regjistruara, mesazhet e enkriptuara dhe thirrjet q\u00eb jan\u00eb kryer nga aplikacionet e ndryshme, shk\u00ebmbyer mes Charles McGonigal dhe kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb amerikane, pse jan\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr hetimin e autoriteteve tuaja k\u00ebto komunikime?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se nga padia, por edhe nga raportime t\u00eb tjera, q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, shihet qart\u00eb se Edi Rama dhe Charles McGonigal kan\u00eb pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb. \u00cbsht\u00eb logjike t\u00eb themi se jan\u00eb miq. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb nga Departamenti i Shtetit, p\u00ebr t\u00eb reformuar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prej 2018 dhe \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Charles McGonigal ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb. Padia thot\u00eb q\u00eb McGonigal \u00ebsht\u00eb takuar me Edi Ram\u00ebn dhe ai mund t\u00eb ket\u00eb filluar t\u00eb hap\u00eb hetime q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00eb lobim amerikan q\u00eb po punonte p\u00ebr kund\u00ebrshtarin politik t\u00eb z. Rama. Padia thot\u00eb q\u00eb ai ka folur me Edi Ram\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb duhet t\u00eb marrin kontrata n\u00eb Shqip\u00ebri sepse disa kompani mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura me rus\u00ebt ose jo, p\u00ebr mua kjo duket pjes\u00eb e nj\u00eb lobimi. Charles McGonigal ka marr\u00eb 225 mij\u00eb dollar\u00eb nga dikush q\u00eb supozohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kund\u00ebrzbulimit shqiptar, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e konfirmuar.<\/p>\n<p><strong>Sipas informacioneve tuaja, p\u00ebrve\u00e7 Charles McGonigal, a ka persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn hetim nga drejt\u00ebsia amerikane lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/strong><\/p>\n<p>Dim\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Sergei Shestakov i cili \u00ebsht\u00eb ortak i McGonigal, ish-diplomat rus q\u00eb jeton n\u00eb Konektikat dhe \u00ebsht\u00eb hetuar nga qeveria federale n\u00eb lidhje me disa aktivitete t\u00eb Charles McGonigal. P\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb tjer\u00ebve nuk e dim\u00eb ende.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri shqiptar ka mohuar t\u00eb ket\u00eb lidhje me zyrtarin e lart\u00eb t\u00eb Byros\u00eb Federale t\u00eb Hetimit dhe ka deklaruar se nga konkluzioni i hetimit ka rezultuar se kryeministri shqiptar nuk ka asnj\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen. A vazhdojn\u00eb hetimet n\u00eb SHBA apo jan\u00eb mbyllur?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di. Por di sa ka nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00eb p\u00ebr Charles McGonigal dhe Sergei Shestakov. Nuk e di n\u00eb \u00e7far\u00eb mase departamenti i drejt\u00ebsis\u00eb apo FBI po b\u00ebn hetime p\u00ebr lidhjet me Shqip\u00ebrin\u00eb. Do t\u00eb doja shum\u00eb ta dija k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh informacion nga prokuror\u00ebt apo hetuesit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat hetimi vazhdon.<\/p>\n<p><strong>Hetimi apo edhe nd\u00ebshkueshm\u00ebria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast a mund t\u00eb kaloj\u00eb kufijt\u00eb e SHBA n\u00eb zbatim t\u00eb Urdhrit Ekzekutiv t\u00eb Presidentit Biden p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb sanksionet amerikane nuk besoj q\u00eb zbatohen sipas ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb shteti apo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb procedim. Shqip\u00ebria dhe SHBA kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje ekstradimi dhe mendoj se do ishte p\u00ebr llogari t\u00eb sistemit shqiptar dhe Gjykatave Shqiptare t\u00eb kthejn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje diplomatike q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Departamentin e Shtetit, me marr\u00ebdh\u00ebniet e agjencive t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit dhe mund\u00ebsia, q\u00eb kryeministri Edi Rama t\u00eb akuzohet nga nj\u00eb gjykat\u00eb amerikane, ka pak gjasa. Nuk e dim\u00eb n\u00ebse prokuror\u00ebt besojn\u00eb se Rama ka kryer ndonj\u00eb krim n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Ju jeni nj\u00eb gazetar profesionist i specializuar n\u00eb investigimin dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare, n\u00ebse provohen akuzat ndaj Charles McGonigal a \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar siguria komb\u00ebtare e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs?<\/p>\n<p>Kryeministri shqiptar aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb akuzuar, dhe akuzat p\u00ebr Charles McGonigal thon\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe Kryeministri shqiptar, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Rama ka kryer ndonj\u00eb gabim.<\/p>\n<p><strong>A e ka korruptuar Rama Charles McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e dim\u00eb ende k\u00ebt\u00eb. \u00c7far\u00eb po b\u00ebn FBI me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ata po mbledhin informacione, hetimet mund t\u00eb vazhdojn\u00eb. sa i p\u00ebrket siguris\u00eb komb\u00ebtare amerikane, vet\u00eb qeveria e p\u00ebrcakton \u00e7far\u00eb McGonigal di p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Vler\u00ebsimi i d\u00ebmit \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhdim e sip\u00ebr, duhet t\u00eb presim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mattathias Schvarz, gazetari investigativ amerikan i cili ka publikuar nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Allison Guerriero, t\u00eb dashur\u00ebn e Charles McGonigal, personit q\u00eb denoncoi ish-zyrtarin e FBI-s\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr emisionin Review n\u00eb Euronews Albania. Ju sapo keni publikuar nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se Allison Guerriero, e dashura &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35668,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35667"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35667\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}