{"id":35387,"date":"2023-01-26T16:42:34","date_gmt":"2023-01-26T16:42:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35387"},"modified":"2023-01-26T16:42:34","modified_gmt":"2023-01-26T16:42:34","slug":"voa-pyet-ramen-pse-u-takove-me-zyrtarin-e-fbi-ne-prani-te-personave-private","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/26\/voa-pyet-ramen-pse-u-takove-me-zyrtarin-e-fbi-ne-prani-te-personave-private\/","title":{"rendered":"VOA pyet Ram\u00ebn: Pse u takove me zyrtarin e FBI n\u00eb prani t\u00eb personave privat\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kryeministri Edi Rama mohoi kategorikisht q\u00eb t\u00eb ket\u00eb lidhje mes tij dhe akuzave t\u00eb ngritura n\u00eb Shtetet e Bashkuara ndaj ish-zyrtarit t\u00eb FBI-s\u00eb, Charles McGonigal se ka marr\u00eb para nga nj\u00eb ish-punonj\u00ebs i sh\u00ebrbimeve inteligjente shqiptare dhe p\u00ebr mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve me zyrtar\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Duke folur me gazetar\u00ebt pas nj\u00eb takimi pune n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb socialiste, zoti Rama deklaroi se \u201cn\u00eb aktpadin\u00eb konkluzive nuk ka absolutisht asnj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb lidhet me mua dhe me qeverin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrvec faktit q\u00eb jemi takuar k\u00ebtu e atje. Drejt\u00ebsia amerikane ka hetuar plot\u00ebsisht dhe ka ngritur akuz\u00eb ndaj personit, p\u00ebr konflikt interesi p\u00ebr nj\u00eb borxh t\u00eb marr\u00eb nga shoku i tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja, q\u00eb jetojn\u00eb bashk\u00eb n\u00eb Ne\u00eb York\u201d.<\/p>\n<p>Sipas akt-akuz\u00ebs, ish zyrtari i FBI-s\u00eb rezulton t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 225 mij\u00eb dollar\u00ebsh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza. Kishte qen\u00eb vet\u00eb McGonigal q\u00eb n\u00eb gusht dhe m\u00eb pas n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2017 i kishte k\u00ebrkuar Nez\u00ebs n\u00ebse mund t\u2019i siguronte nj\u00eb sasi parash, t\u00eb cilat ky i fundit ia dha p\u00ebrgjat\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb atij viti n\u00eb tre episode t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrve\u00e7 Nez\u00ebs, n\u00eb akt-akuz\u00eb shfaqen dhe lidhje t\u00eb tjera t\u00eb ish zyrtarit t\u00eb FBI-s\u00eb me personazhe t\u00eb tjer\u00eb nga Shqip\u00ebria, ku ai realizoi disa vizita, gjat\u00eb s\u00eb cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama. S\u00eb bashku ata u takuan m\u00eb pas dhe n\u00eb New York. \u201cInteresi im ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbej biseda e opinione lidhur me ato fusha u sigurisht ai ishte nj\u00eb ekspert i nivelit t\u00eb lart\u00eb, krimi korrupsioni, pastaj Amerika, Ballkani Shqip\u00ebria, asnj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr\u201d, deklaroi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje kryeministri.<\/p>\n<p>Takimet mes tyre jan\u00eb zhvilluar gjithnj\u00eb n\u00eb prani t\u00eb Nez\u00ebs dhe Dorian Du\u00e7k\u00ebs t\u00eb cilin akt-akuza e p\u00ebrshkruan si \u201ci pun\u00ebsuar nga nj\u00eb konglomerat kinez energjie. Nj\u00eb k\u00ebshilltar jozyrtar i Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili kishte nj\u00eb llogari emaili dhe pasaport\u00eb zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe ka q\u00ebn\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb i qeveris\u00eb shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Rama nuk dha asnj\u00eb shpjegim se p\u00ebrse takimet me ish zyrtarin e FBI-s\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb prani t\u00eb personave privat\u00eb, por dha disa shpjegime rreh marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tij me ta. P\u00ebr zotin Nez\u00ebn ai tha se \u201cnuk e kam njohur m\u00eb par\u00eb asnj\u00eb her\u00eb. Nuk kam shk\u00ebmbyer as letra, as interesa dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr, por e kam takuar vet\u00ebm n\u00eb pranin\u00eb e ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket zotit Du\u00e7ka u mjaftua t\u00eb shprehej se \u201cka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Energjitik\u00ebs, n\u00eb koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe ka punuar pran\u00eb meje pa pages\u00eb\u201d. Zoti Rama nuk dha shpjegim se deri kur zoti Du\u00e7ka ka punuar pran\u00eb tij. Her\u00ebn e fundit q\u00eb ata jan\u00eb par\u00eb s\u00eb bashku, t\u00eb pakt\u00ebn publikisht, ka qen\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, kur zoti Du\u00e7ka ishte pjes\u00eb e delegacionit q\u00eb shoq\u00ebronte zotin Rama gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kiev, e madje ishte dhe n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.<\/p>\n<p>Kryeministri nuk dha ndonj\u00eb sqarim as se p\u00ebrse fillimisht Du\u00e7ka e m\u00eb pas Neza, ishin angazhuar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb informacion ish zyrtarit t\u00eb FBI-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje lobimi n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb partie shqiptare, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rast, sipas akt-akuz\u00ebs, Neza \u201ce kishte marr\u00eb informacionin nga zyra e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentat e akt-akuz\u00ebs nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare, por periudha n\u00eb t\u00eb cilin kan\u00eb ndodhur k\u00ebto zhvillime p\u00ebrkon me rastin e lobistit Nick Muzin i cili ishte angazhuar muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. I pyetur t\u00eb mart\u00ebn nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs \u201cn\u00ebse e ka njoftuar, kryeministri, zyrtarin e FBI-s\u00eb, p\u00ebrmes dy personave t\u00eb tjer\u00eb Agron Neza dhe Dorian Du\u00e7ka, p\u00ebr aktivitetin lobues t\u00eb Nick Muzin-it n\u00eb SHBA, n\u00eb favor t\u00eb PD-s\u00eb\u201d, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb shqiptare tha se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fantazi q\u00eb nuk figuron as n\u00eb akt-padin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb dhe jo m\u00eb n\u00eb realitetin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb kryeministrit me zyrtarin e FBI\u201d.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kryeministri Edi Rama mohoi kategorikisht q\u00eb t\u00eb ket\u00eb lidhje mes tij dhe akuzave t\u00eb ngritura n\u00eb Shtetet e Bashkuara ndaj ish-zyrtarit t\u00eb FBI-s\u00eb, Charles McGonigal se ka marr\u00eb para nga nj\u00eb ish-punonj\u00ebs i sh\u00ebrbimeve inteligjente shqiptare dhe p\u00ebr mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve me zyrtar\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb tjera. Duke folur me gazetar\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35107,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35387"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35387"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35387\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}