{"id":35128,"date":"2023-01-24T18:07:43","date_gmt":"2023-01-24T18:07:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35128"},"modified":"2023-01-24T18:14:53","modified_gmt":"2023-01-24T18:14:53","slug":"voa-rama-ne-akt-padine-e-drejtesise-amerikane-keshilltari-i-tij-do-merret-ne-pyetje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/24\/voa-rama-ne-akt-padine-e-drejtesise-amerikane-keshilltari-i-tij-do-merret-ne-pyetje\/","title":{"rendered":"VOA: Rama n\u00eb akt-padin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb amerikane, k\u00ebshilltari i tij do merret n\u00eb pyetje"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ish zyrtari i lart\u00eb i kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI-s\u00eb, Charles McGonigal, arrestuar t\u00eb shtun\u00ebn nga autoritetet amerikane, pritet t\u00eb dal\u00eb para gjykat\u00ebs n\u00eb Uashington p\u00ebr t\u2019u shprehur n\u00ebse i pranon apo jo akuzat se ka marr\u00eb para nga nj\u00eb ish punonj\u00ebs i sh\u00ebrbimeve inteligjente shqiptare dhe p\u00ebr lidhjet e tij me zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ai nuk i pranoi akuzat e tjera t\u00eb ngritura ndaj tij n\u00eb Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusis\u00eb duke punuar p\u00ebr oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi q\u00eb ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb lir\u00eb kundrejt pages\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb zhvillohet procesi gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Charles McGonigal ka punuar p\u00ebr sektorin e kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI-s\u00eb, derisa u largua nga FBI-ja n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2018 dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera mbulonte edhe Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bosnje Hercegovin\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai akuzohet se ka marr\u00eb 225 mij\u00eb dollar\u00eb nga nj\u00eb ish-punon\u00ebs i sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ka zhvilluar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh me biznesmen\u00eb dhe politikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.<\/p>\n<p>Sipas aktapadis\u00eb, lidhjet e tij kryesore me Shqip\u00ebrin\u00eb jan\u00eb mbajtur p\u00ebrmes ish zyrtarit shqiptar t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete, q\u00eb n\u00eb akt-akuz\u00eb identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe p\u00ebr shpenzimet e tij t\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Akt-padia e b\u00ebr\u00eb publike dje nga gjykata n\u00eb Uashington nuk e identifikon m\u00eb tej Personin A. Por, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb njoftimi tjet\u00ebr t\u00eb shtypit amerikan, n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ku njoftohej se ish zyrtari i FBI-s\u00eb McGonigal ishte n\u00ebn hetime, portali \u201cBusiness Insider\u201d boton kopjen e nj\u00eb dokumenti t\u00eb juris\u00eb s\u00eb madhe, ku n\u00eb list\u00ebn e atyre, q\u00eb do t\u00eb thirreshin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar, figuron shtetasi Agron Neza, shqiptaro-amerikan, q\u00eb dekada t\u00eb shkuara ka punuar p\u00ebr sh\u00ebrbimet inteligjente t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Personi i dyt\u00eb nga Shqip\u00ebria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-s\u00eb, identifikohet n\u00eb akt-padi si Personi B, i cili \u201cishte nj\u00eb shtetas shqiptar, i pun\u00ebsuar nga nj\u00eb konglomerat kinez energjie. Personi B sh\u00ebrbente si nj\u00eb k\u00ebshilltar jozyrtar i Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili kishte nj\u00eb llogari emaili dhe pasaport\u00eb zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe ka q\u00ebn\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb i qeveris\u00eb shqiptare.\u201d<\/p>\n<p>N\u00ebse i referohemi s\u00ebrish dokumentit t\u00eb juris\u00eb s\u00eb madhe, n\u00eb t\u00eb, personi tjet\u00ebr, q\u00eb duhej marr\u00eb n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb Dorian Du\u00e7ka, ish zv\/minist\u00ebr p\u00ebr energjitik\u00ebn dhe m\u00eb pas konsulent i pavarur.<\/p>\n<p>Personi A dhe Personi B, sipas akt-padis\u00eb, \u201cishin miq dhe partner\u00eb biznesi me nj\u00ebri-tjetrin.\u201d<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb akuz\u00ebs, gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2017, \u201cm\u00eb 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Du\u00e7ka]. Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Personit A [Agron Neza] ai i b\u00ebri thirrje kryeminisrit t\u00eb kishte kujdes dhe t\u00eb mos i jepte li\u00e7enca p\u00ebr k\u00ebrkime nafte n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb kompanie ruse guack\u00eb. Personat A dhe B kishin interesa financiar\u00eb nga vendimi i qeveris\u00eb shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit nj\u00eb suvenir t\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb prani t\u00eb personit B\u201d.<\/p>\n<p>Akt-padia vendos nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb takimeve t\u00eb ish zyrtarit t\u00eb FBI-s\u00eb me kryeministrin shqiptar n\u00eb prani t\u00eb personave t\u00eb tret\u00eb A dhe B, q\u00eb ishin shtetas privat\u00eb. \u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb se p\u00ebrse kryeminstri \u00ebsht\u00eb takuar me nj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb prani t\u00eb personave privat\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, lidhur me marr\u00ebdh\u00ebniet e kryeminsitrit me ish zyrtarin e FBI-s\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb mohoi, q\u00eb takimet t\u00eb ken\u00eb patur ndonj\u00eb lidhje me ato q\u00eb thuhen n\u00eb aktpadi:\u201cSi\u00e7 e ka sqaruar edhe m\u00eb par\u00eb, kryeministri Edi Rama ka pasur nj\u00eb raport miq\u00ebsor me zyrtarin e FBI, me t\u00eb cilin jan\u00eb takuar disa her\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb New York, po takimet e tyre s\u2019kan\u00eb pasur asnj\u00eb lidhje me \u00e7ka thuhet n\u00eb akt-padin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb lidhur me persona t\u00eb tjer\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Sipas akt-padis\u00eb, ishte pas k\u00ebtij udh\u00ebtimi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shtator q\u00eb \u201ci pandehuri McGonigal ka mbajtur nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb vazhdueshme me Kryeministrin [Rama].\u201d<\/p>\n<p>Sipas akt-akuz\u00ebs, nga shtatori 2017 deri n\u00eb mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama jan\u00eb takuar 4 her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Sipas akt-padis\u00eb, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb shtatorit 2017, McGonigal \u201cu prezantua nga personi A me nj\u00eb biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i k\u00ebrkoi atij ndihm\u00eb, q\u00eb dikush t\u00eb hetonte p\u00ebr nj\u00eb komplot t\u00eb dyshuar p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb biznesmenin dhe politikanin\u201d.<\/p>\n<p>Disa jav\u00eb pas k\u00ebtyre takimeve, m\u00eb 5 tetor 2017, sipas akt-padis\u00eb, \u201cjasht\u00eb nj\u00eb restoranti, n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb parkuar n\u00eb Nju Jork, McGonigal mori afro 80 mij\u00eb dollar\u00eb kesh nga Personi A. Po at\u00eb vjesht\u00eb ai mori edhe dy pagesa t\u00eb tjera nga Personi A n\u00eb shumat 80 mij\u00eb dollar\u00eb dhe 65 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb rezidenc\u00ebn e banorit A. McGonigal i la t\u00eb kuptohej Personit A se parat\u00eb do t\u2019ia kthente.\u201d<\/p>\n<p>Sipas akt-akuz\u00ebs, McGonigal i kishte k\u00ebrkuar Personit A n\u00ebse ai mund t&#8217;i siguronte nj\u00eb sasi parash q\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2017 dhe nj\u00eb muaj m\u00eb pas n\u00eb shtator, ata kishin diskutuar p\u00ebrs\u00ebri rreth p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Personit A q\u00eb t&#8217;ia siguronte parat\u00eb dhe q\u00eb Personi A t&#8217;ia jepte ato pjes\u00eb-pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Dy muaj pas vizit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 18 n\u00ebntor 2017 McGonigal s\u00eb bashku me nj\u00eb prokuror nga Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb, takuan dhe mor\u00ebn n\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Austri, biznesmenin-politikan, q\u00eb ai e kishte takuar n\u00eb shtator n\u00eb Shqip\u00ebri. Personi A mori pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim si p\u00ebrkthyes.<\/p>\n<p>Intervista e bisnesmenit-politikan nuk \u00ebsht\u00eb raportuar dhe nuk figuron n\u00eb dokumentet e FBI-s\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb t\u00eb intervistimit n\u00eb Austri, po m\u00eb 18 n\u00ebntor, McGonigal dhe biznesmeni-politikan, jan\u00eb takuar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb pa pranin\u00eb e prokurorit t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas akt-padis\u00eb \u201cpolitikani-biznemsmen diskutoi me t\u00eb pamdehurin McGonigal dhe Personin A p\u00ebr mund\u00ebsi biznesi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 19 n\u00ebntor i pandehuri takohet me Personin B p\u00ebr dark\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas m\u00eb 20 n\u00ebntor takohet me kryeminsitrin\u201d, sipas akt-padis\u00eb.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas kthimit nga Shqip\u00ebria, m\u00eb 25 n\u00ebntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, me t\u00eb cilin takoi politikanin-biznesmen n\u00eb Austri, p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb mundsh\u00ebm kriminal p\u00ebr nj\u00eb shtetas amerikan, q\u00eb ishte regjistruar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb lobiz\u00ebm \u201cp\u00ebr nj\u00eb parti q\u00eb nuk ishte e kryeministrit Rama\u201d. Sipas akt-padis\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt McGonigal kishte marr\u00eb informacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lobist nga Personi B.<\/p>\n<p>N\u00eb akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por m\u00eb 14 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb, ndon\u00ebse me vones\u00eb, dokumentet mbi aktivitetin lobues t\u00eb disa muajve m\u00eb par\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb PD-s\u00eb, i cili m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb subjekt hetimi n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr origjin\u00ebn e parave.<\/p>\n<p>N\u00eb akt-padin\u00eb ndaj McGonigal, p\u00ebrmendet se n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017 ai \u00ebsht\u00eb takuar n\u00eb Uashington me personin A dhe zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe n\u00eb Nju Jork me Personin A dhe kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>M\u00eb 4 janar 2018, sipas akt-akuz\u00ebs, McGonigal mori informacion p\u00ebr lobistin amerikan nga Personi A dhe t\u00eb nes\u00ebrmen ia d\u00ebrgoi informacionin nj\u00eb agjenti tjet\u00ebr t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 janar ai mori p\u00ebrs\u00ebri informacion nga Personi A p\u00ebr lobistin dhe ia d\u00ebrgoi nj\u00eb vart\u00ebsi. Personi A, sipas akuz\u00ebs e kishte marr\u00eb informacionin nga zyra e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas akt-padis\u00eb \u201cm\u00eb 26 shkurt 2018, zyra e FBI-s\u00eb n\u00eb Nju Jork hap zyrtarisht hetime t\u00eb p\u00ebrqendruar tek lobisti amerikan me k\u00ebrkes\u00ebn dhe n\u00ebn udh\u00ebzimin e zotit McGonigal. M\u00eb pas Personi A u identifikua si burim konfidencial n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb hetimit. Persomni A i ka ofruar informacione zyr\u00ebs s\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb Nju Jork gjat\u00eb hetimit.\u201d<\/p>\n<p>Po sipas akt-padis\u00eb \u201cM\u00eb pas Personi B ndihmoi n\u00eb organizimin e nj\u00eb takimi mes zyr\u00ebs s\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb Nju Jork dhe d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb, duke paguar mes t\u00eb tjerash p\u00ebr shpenzime udh\u00ebtimi t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 qershor 2018, i pandehuri McGonigal, i ka propozuar personit A q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb individ nga Bosnia t\u00eb indentifikuar si Personi D n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb e personit A t\u00eb depozitoheshin 500 mij\u00eb dollar\u00eb nga Personi D dhe firma e tij farmaceutike p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb takim mes Personit D dhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb delegacionit amerikan n\u00eb OKB.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb muajin prill, McGonigal ishte takuar n\u00eb Gjermani me dy individ\u00eb nga Bosnja, Personin C dhe Personin D, t\u00eb cil\u00ebt kishin l\u00ebrkuar t\u00eb takoheshion me ambasadoren amerikane n\u00eb OKB-s\u00eb, ose ndonj\u00eb zyrtar tjet\u00ebr t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshjte politike p\u00ebr Bosnje Hercegovin\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Akuzat p\u00ebr shkeljen e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Akt-padia tjet\u00ebr ndaj ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb ka lidhje me ndihm\u00ebn p\u00ebr oligarkun rus, Oleg Deripaska, n\u00eb shkelje t\u00eb sanksioneve amerikane. Aktiviteti i tij n\u00eb favor t\u00eb miliarderit rus \u00ebsht\u00eb zhvilluar pasi ishte larguar nga FBI-ja. Ai akuzohet se ka bashk\u00ebpunuar me nj\u00eb ish diplomat rus, Sergey Shestakov, q\u00eb tashm\u00eb punonte si p\u00ebrkthyes p\u00ebr miliaderin rus Oleg Deripaska.<\/p>\n<p>N\u00eb ose rreth gushtit 2021, McGonigal, Shestakov dhe nj\u00eb person i identifikuar si Agjenti 1 (K\u00ebshilltar i Deripaskas) hartuan dhe ekzekutuan nj\u00eb kontrat\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb Korporat\u00eb e Qipros do t\u2019i paguante nj\u00eb Kompani n\u00eb Nju Xhersi 51,280 dollar\u00eb paraprakisht dhe m\u00eb pas 41, 790 mij\u00eb \u00e7do muaj p\u00ebr informacione zbulimi biznesi me interes p\u00ebr korporat\u00ebn ruse. Megjith\u00ebse pagesat do t\u2019i jepeshin McGonigalit dhe Shestakovit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Deripaskas, asnj\u00ebri prej tyre nuk p\u00ebrmendet n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas akt-padis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut, kompania e Nju Xhersit \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb \u201cMiku\u201d t\u00eb zotit McGonigal. \u201cMiku\u201d kishte ndihmuar q\u00eb McGonigal t\u00eb angazhohej me kompanin\u00eb e Nju Xhersit, nd\u00ebrsa ai ishte ende agjent me FBI-n\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ku depozitohen aktivitetet e lobimit p\u00ebr qeverit\u00eb e huaja, (FARA) t\u00eb depozituar nga Shestakovi, ndon\u00ebse p\u00ebrmbahen pak holl\u00ebsi, p\u00ebrmendet emri Charls McGonigal dhe firma \u201cSpectrum Risk Solutions\u201d.<\/p>\n<p>Kjo firm\u00eb, n\u00eb dokumentin e juris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb dal\u00eb vitin e kaluar, figuron si kompani e Agron Nez\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas akt-padis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut, McGonigal i ka than\u00eb Shestakovit se \u201cnuk e kishte informuar \u201cMikun\u201d se po p\u00ebrdorte Kompanin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb nga kontrata. Shestakov falsifikoi firm\u00ebn e Mikut pa dijen apo miratimin e tij. M\u00eb pas kur Miku i k\u00ebrkoi McGonigalit t\u00eb shpjegonte se pse Banka Ruse po i b\u00ebnte pagesa Kompanis\u00eb s\u00eb Nju Xhersit, McGonigal tha se pagesa ishte p\u00ebr pun\u00eb \u201cLegjitime\u201d q\u00eb ai po b\u00ebnte p\u00ebr nj\u00eb \u201cpasanik rus\u201d. Miku m\u00eb pas pranoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej Kompania e tij dhe transferoi fonde n\u00eb p\u00ebrputhje me kontrat\u00ebn, n\u00ebn udh\u00ebzimin e McGonigalit, p\u00ebr at\u00eb dhe Shestakovin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ish zyrtari i lart\u00eb i kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI-s\u00eb, Charles McGonigal, arrestuar t\u00eb shtun\u00ebn nga autoritetet amerikane, pritet t\u00eb dal\u00eb para gjykat\u00ebs n\u00eb Uashington p\u00ebr t\u2019u shprehur n\u00ebse i pranon apo jo akuzat se ka marr\u00eb para nga nj\u00eb ish punonj\u00ebs i sh\u00ebrbimeve inteligjente shqiptare dhe p\u00ebr lidhjet e tij me zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35132,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35128"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35128"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35128\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35132"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}