{"id":35079,"date":"2023-01-24T12:01:03","date_gmt":"2023-01-24T12:01:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35079"},"modified":"2023-01-24T12:02:51","modified_gmt":"2023-01-24T12:02:51","slug":"bujr-leskaj-emri-i-tij-i-vertete-nentor-28","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/24\/bujr-leskaj-emri-i-tij-i-vertete-nentor-28\/","title":{"rendered":"Bujar Leskaj: Emri i tij i v\u00ebrtet\u00eb, N\u00ebntor 28!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>104 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 24 janar 1919 kaloi n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb dhe q\u00ebndruar n\u00eb altarin e pavdekshm\u00ebris\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, personaliteti m\u00eb i shquar shtet\u00ebror, diplomatik dhe shoq\u00ebror i l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare, Babai i Pavar\u00ebsis\u00eb, Themeluesi i shtetit shqiptar n\u00eb 28 N\u00ebntor 1912 dhe figura m\u00eb e dashur e karizmatike e shqiptar\u00ebve, Ismail Qemal Vlora.<\/p>\n<p>Ismail Qemal Vlora lindi n\u00eb 24 janar 1844 n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb familjen e madhe t\u00eb Vlorajve. Mbiemri i tij Vlora flet shum\u00eb p\u00ebr vendlindjen e tij, p\u00ebr qytetin, familjen e tij patriotike, formimin dhe atdhedashurin\u00eb.<br \/>\nPolitikan, konsekuent i bindjeve t\u00eb tij liberale dhe tejet p\u00ebrparimtare, t\u00eb cilat buronin nga shkollimi i tij, njohurit\u00eb e gjera q\u00eb zot\u00ebronte p\u00ebr Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, njohjen e organizimit shtet\u00ebror, sistemit ekonomik, filozofis\u00eb politike dhe qytet\u00ebrimit evropian; si edhe kultura e tij e jasht\u00ebzakonshme politike e historike.<\/p>\n<p>Biografia dhe veprimtaria  e tij politike e diplomatike jan\u00eb t\u00eb mahnitshme. Ismail Qemali shk\u00eblqeu me t\u00eb gjith\u00eb bagazhin e tij si mendimtar, politikan dhe dijetar.<br \/>\nTe AI bashkohen n\u00eb nj\u00eb: Njeriu, Shtetari, Pavdek\u00ebsia!<br \/>\nPolitikan e diplomat e bindje e me sjellje ai ishte dhe mbeti demokrat liberal. Marr\u00ebveshja ishte mjeti i tij politik. Toleranca ishte m\u00ebnyra e sjelljes s\u00eb tij, humanizmi ishte etika e tij. Liberalizmi ishte koncepti i tij p\u00ebr shtetin dhe shoq\u00ebrin\u00eb. Mbrojt\u00ebs i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, q\u00eb ushtronte pushtetin si pushtet t\u00eb nd\u00ebrgjegjes.<\/p>\n<p>Gjykimi i tij i qart\u00eb, ndershm\u00ebria dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria, sjellja e p\u00ebrmbajtur dhe kurajo e gykimit e b\u00ebnin sip\u00ebror dhe magjeps\u00ebs personalitetin e tij. Ismail Qemali ishte zot\u00ebruesi i situatave dhe zot\u00ebri i koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetoi.<br \/>\nKryevepra e tij ngelet Themelimi i Shtetit shqiptar, sepse Ismail Qemal Vlora kurr\u00eb nuk do t\u2019i keqp\u00ebrdorte ndjenjat komb\u00ebtare p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe b\u00ebri at\u00eb q\u00eb pakkush mund ta b\u00ebnte: Shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb!<\/p>\n<p>Ismail Qemal Vlora \u00ebsht\u00eb i pari politikan shqiptar, q\u00eb vuri mbi egoizmin Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb mbi keqkuptimin vuri mir\u00ebsin\u00eb, toleranc\u00ebn e dashurin\u00eb; themeloi debatin publik dhe institucionin e dor\u00ebheqjes edhe pse nuk meritonte t\u00eb dor\u00ebhiqej.<br \/>\nEmri i Ismail Qemalit \u00ebsht\u00eb shkruar me g\u00ebrma t\u00eb arta n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb kolektive, si Babai i Pavar\u00ebsis\u00eb dhe Themeluesi i shtetit shqiptar. Ai \u00ebsht\u00eb protagonisti kryesor q\u00eb b\u00ebri p\u00ebrpjekje kolosale politike dhe diplomatike n\u00ebp\u00ebr kancelarit\u00eb e Evrop\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Veprimtaria e tij atdhetare do t\u00eb nd\u00ebrpritet pabesisht. N\u00eb Peruxhia, n\u00eb 24 janar 1919, Plaku i Urt\u00eb nd\u00ebrron jet\u00eb (dyshohet i helmuar), n\u00eb pritje t\u00eb bisedimeve me qeverin\u00eb italiane, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nEmri i Ismail Qemal Vlor\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb i sh\u00ebnuar si Ati i Kombit.<br \/>\nP\u00ebr kryevepr\u00ebn e tij, Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb 28 n\u00ebntor 1912, populli k\u00ebndon: Emri i tij i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb N\u00ebntor 28!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar LESKAJ 104 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 24 janar 1919 kaloi n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb dhe q\u00ebndruar n\u00eb altarin e pavdekshm\u00ebris\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, personaliteti m\u00eb i shquar shtet\u00ebror, diplomatik dhe shoq\u00ebror i l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare, Babai i Pavar\u00ebsis\u00eb, Themeluesi i shtetit shqiptar n\u00eb 28 N\u00ebntor 1912 dhe figura m\u00eb e dashur e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35080,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35079"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35079"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35079\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35080"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35079"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35079"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35079"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}