{"id":3468,"date":"2022-01-29T18:14:32","date_gmt":"2022-01-29T18:14:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=3468"},"modified":"2022-01-29T18:54:41","modified_gmt":"2022-01-29T18:54:41","slug":"voltana-ademi-po-kerkohet-te-vihet-ne-dyshim-ekzistenca-e-opozites-se-vertete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/01\/29\/voltana-ademi-po-kerkohet-te-vihet-ne-dyshim-ekzistenca-e-opozites-se-vertete\/","title":{"rendered":"Voltana Ademi: Po k\u00ebrkohet t\u00eb vihet n\u00eb dyshim ekzistenca e opozit\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetarja n\u00eb detyr\u00eb e Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr Voltana Ademi ka reaguar n\u00eb lidhje me zhvillimin e primareve p\u00ebr kandidaturat q\u00eb do p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb PD-n\u00eb n\u00eb zgjedhjet e pjesshme lokale n\u00eb 6 mars.<\/strong><\/p>\n<p>Duke fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt dhe njer\u00ebzit vullnet lir\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto 7 vite, Ademi ka theksuar se situata politike ku ndodhet vendi \u00ebsht\u00eb alarmante ku po vendoset n\u00eb dyshim ekzistenca e nj\u00eb opozite t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe se e vetmja zgjidhje \u00ebsht\u00eb bashkimi dhe kund\u00ebrv\u00ebnia ndaj t\u00eb keqes dhe fenomeneve negative q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Voltana Ademit<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar demokrat\u00eb,<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb dhe miq t\u00eb mi,<\/p>\n<p>Prej 7 vitesh vazhdojm\u00eb s\u00eb bashku nj\u00eb rrug\u00ebtim, i cili n\u00eb shum\u00eb etapa nuk ka qen\u00eb i leht\u00eb. Kur mora p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb vitin 2015 kandidimin si kryetare e Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, e dija se nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb sfid\u00eb e leht\u00eb. Ndarja e re territoriale rriti ndjesh\u00ebm numrin e banor\u00ebve, sip\u00ebrfaqen e administrimit por bashk\u00eb me to, edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme p\u00ebr Shkodr\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>E dija se mb\u00ebshtetja jo vet\u00ebm e demokrat\u00ebve por t\u00eb gjith\u00eb shkodran\u00ebve vullnetmir\u00eb, nuk do t\u00eb m\u00eb mungonte. N\u00eb fakt, e kam ndjer\u00eb k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb \u00e7do sekond\u00eb t\u00eb pun\u00ebs sime. Kur ngarkesa e pun\u00ebs, problematikat e p\u00ebrditshme shtoheshin dhe k\u00ebrkonin zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb, shum\u00eb her\u00eb kam dal\u00eb nga zyra dhe jam takuar me njer\u00ebzit. D\u00ebshira m\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar p\u00ebr t\u00eb vijuar p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer v\u00ebshtir\u00ebsi e pengesa, bashk\u00eb me njer\u00ebzit dhe p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 7 vite, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb jap maksimumin tim, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn time. Parime t\u00eb pun\u00ebs sime n\u00eb administrimin e sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt- Shkodr\u00ebn, kan\u00eb qen\u00eb ndershm\u00ebria, p\u00ebrkushtimi dhe transparenca. Besoj se pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb na kan\u00eb shoq\u00ebruar thuajse \u00e7do dit\u00eb t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb, edhe un\u00eb, edhe ne, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, kemi vendosur nj\u00eb tjet\u00ebr &#8220;gur&#8221; t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ecjen ton\u00eb p\u00ebrpara, me synim p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, Shkodra por edhe Shqip\u00ebria, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur diskutohen parimet m\u00eb elementare t\u00eb funksionimit t\u00eb nj\u00eb demokracie. \u00c7do gj\u00eb, \u00e7do hallk\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb po monopolizohet ose \u00ebsht\u00eb monopolizuar tashm\u00eb nga regjimi n\u00eb fuqi. Secili prej nesh, edhe n\u00ebse nuk e thot\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e mendon k\u00ebt\u00eb fakt. Po vihet n\u00eb dyshim edhe ekzistenca e nj\u00eb opozite t\u00eb vertet\u00eb, e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb ruajtuar balancat e funksionimit normal t\u00eb nj\u00eb shteti, i cili aspiron t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e kombeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb alarmante. Por si p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, si\u00e7 edhe na kan\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebto 7 vite t\u00eb rrug\u00ebtimit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ka nj\u00eb alternativ\u00eb, ka nj\u00eb zgjidhje. Bashkimi, kund\u00ebrv\u00ebnia ndaj t\u00eb keqes dhe fenomeneve negative q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb at\u00eb, duke u bazuar mbi vlerat tona, mbi t\u00eb ato q\u00eb na bashkojn\u00eb dhe jo tek ato gj\u00ebra t\u00eb pakta, t\u00eb vockla q\u00eb p\u00ebr momentin, duket se mund t\u00eb na ndajn\u00eb. Sigurisht, kjo pik\u00eb s\u00eb pari k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne, p\u00ebrpara interesit personal t\u00eb momentit, d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb menduar si individ, duhet t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn, sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bukur. K\u00ebt\u00eb ia kemi detyrim kujtimit t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb, neve por sidomos f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos mendojm\u00eb e punojm\u00eb p\u00ebr sot por p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se e sotmja.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebto baza e kam nd\u00ebrtuar aktivitetin tim publik, n\u00eb t\u00eb gjitha pozicionet q\u00eb m\u00eb jan\u00eb besuar, jo vet\u00ebm n\u00eb politik\u00eb dhe administrimin vendor por edhe n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie apo si profesioniste e lir\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ka mjaft pengesa por nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara, drejt, duke u mb\u00ebshtetur p\u00ebrve\u00e7 parimeve, edhe tek njer\u00ebzit vullnetmir\u00eb t\u00eb cil\u00ebt fatmir\u00ebsisht nuk i kan\u00eb munguar e nuk do t\u00eb mungojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb Shkodr\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 jeni t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb dijeni, Presidenti i Republik\u00ebs ka dekretuar zgjedhje t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr Bashkin\u00eb e Shkodr\u00ebs. K\u00ebto zgjedhje, duhej t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2019, at\u00ebher\u00eb kur e p\u00ebrcaktonte Kushtetuta e ligji. P\u00ebr arsye tashm\u00eb t\u00eb ditura, p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ushtruara apo t\u00eb munguara edhe n\u00eb tejkalim apo shkelje t\u00eb ligjit, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb zhvillohen me 6 mars 2022. N\u00eb periudh\u00ebn zgjedhore maj- prill 2023, do t\u00eb zhvillohen zgjedhjet e zakonshme vendore n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e vendit. Nd\u00ebrsa k\u00ebto zgjedhje t\u00eb pjesshme vendore, do ti japin Shkodr\u00ebs si\u00e7 edhe 6 bashkive t\u00eb tjera, nj\u00eb drejtues vendor p\u00ebr nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Me 5 janar t\u00eb k\u00ebtij viti, ne kemi miratuar buxhetin p\u00ebr vitin 2022, bazuar n\u00eb prioritetet q\u00eb vet\u00eb banor\u00ebt e Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr kan\u00eb p\u00ebrcaktuar si prioritare. Jam shpres\u00ebplot\u00eb q\u00eb implementimi i k\u00ebtij buxheti, do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, me investime dhe sherbime m\u00eb cil\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur q\u00eb si n\u00eb vitet e tjera, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb fundit t\u00eb atij q\u00eb mund t\u00eb quhet &#8220;mandati i dyt\u00eb&#8221;, kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebshp\u00ebrndarje cil\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak edhe t\u00eb prejardhjes sime familjare, prej shum\u00eb e shum\u00eb vitesh jam pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe t\u00eb demokrat\u00ebve, Partis\u00eb Demokratike. Nga viti 1990, kam nisur nj\u00eb rrug\u00ebtim gradual, me bindjen se \u00ebsht\u00eb alternativa m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn e shkodran\u00ebt, Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt. Historia e 31 viteve t\u00eb fundit, i jep t\u00eb drejt\u00eb \u00e7do antari t\u00eb PD- s\u00eb t\u00eb krenohet dhe t\u00eb gjej\u00eb motivim p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, pavar\u00ebsisht &#8220;incidenteve&#8221; t\u00eb momentit. Ndjehem shum\u00eb e vler\u00ebsuar nga mb\u00ebshtetja q\u00eb kam marr\u00eb e marr n\u00eb vijim\u00ebsi nga Partia Demokratike, antar\u00ebt e saj, koleg\u00ebt e miqt\u00eb e mi brenda familjes son\u00eb politike.<\/p>\n<p>Kjo mb\u00ebshtetje nga demokrat\u00ebt, m\u00eb shoq\u00ebroi edhe n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb. N\u00eb procesin e propozimit t\u00eb kandidaturave p\u00ebr kryetar bashkie p\u00ebr zgjedhjet e 6 mars 2022, jam nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb votuarit. Mir\u00ebnjohja dhe falenderimi jan\u00eb m\u00eb e pakta q\u00eb un\u00eb shpreh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt e Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, jan\u00eb motivi q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos ndalem por t\u00eb eci bashk\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb drejt nj\u00eb Shkodre e Shqip\u00ebrie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam kryetarja n\u00eb detyr\u00eb e Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij pozicioni, t\u00eb pozicioneve t\u00eb m\u00ebparshme publike q\u00eb m\u00eb jan\u00eb besuar por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit tim dhjet\u00ebravje\u00e7ar n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, kam vendosur t\u00eb mos marr pjes\u00eb n\u00eb &#8220;primaret&#8221; q\u00eb do t\u00eb zhvillohen me 30 janar 2022 p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kandidatit p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Shkod\u00ebr. Gjykoj se futem n\u00eb gar\u00eb me nj\u00eb avantazh p\u00ebrball\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr arsyet q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb \u00e7do demokrati, t\u00eb strukturave ndaj t\u00eb cilave un\u00eb ndjehem e detyruar p\u00ebr vler\u00ebsimin n\u00eb vijim\u00ebsi. Voltana Ademi nuk i shmanget asnj\u00eb sfide, por brenda familjes son\u00eb politike, duhet t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb mes t\u00eb barabart\u00ebve, t\u00eb kemi mund\u00ebsit\u00eb dhe hap\u00ebsirat tona p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut p\u00ebr PD- n\u00eb, Shkodr\u00ebn e Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e zhvilluara k\u00ebto 31 vite, edhe ato t\u00eb 25 prill 2022, kan\u00eb evidentuar individ\u00eb me mb\u00ebshtetje t\u00eb gj\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm brenda demokrat\u00ebve por edhe qytetaris\u00eb shkodrane. Z\u00ebri, mb\u00ebshtetja dhe vota ime, do t\u00eb bashkohet me t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt e shkodran\u00ebt, q\u00eb me 30 janar 2022, n\u00eb &#8220;primaret&#8221; e PD- s\u00eb, t\u00eb evidentojm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, m\u00eb t\u00eb mirin, at\u00eb q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb. \u00cbsht\u00eb sh\u00ebrbimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb sotmes e t\u00eb nesermes. Pas 30 janarit, do t\u00eb jemi dhe duhet t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, nj\u00eb skuad\u00ebr edhe m\u00eb e madhe, e fuqishme dhe e bashkuar, p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebtimin e pandalsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb fitojm\u00eb, vet\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb mundim t\u00eb keqen e madhe q\u00eb ka kapluar k\u00ebt\u00eb vend, vet\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb do ta nd\u00ebrtojm\u00eb t\u00eb nesermen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se e sotmja!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja n\u00eb detyr\u00eb e Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr Voltana Ademi ka reaguar n\u00eb lidhje me zhvillimin e primareve p\u00ebr kandidaturat q\u00eb do p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb PD-n\u00eb n\u00eb zgjedhjet e pjesshme lokale n\u00eb 6 mars. Duke fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt dhe njer\u00ebzit vullnet lir\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto 7 vite, Ademi ka theksuar se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3475,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3468"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3468"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3468\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3475"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}