{"id":34517,"date":"2023-01-19T11:03:05","date_gmt":"2023-01-19T11:03:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=34517"},"modified":"2023-01-19T11:05:30","modified_gmt":"2023-01-19T11:05:30","slug":"serbia-nuk-mund-te-anetaresohet-ne-be-pa-njohur-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/19\/serbia-nuk-mund-te-anetaresohet-ne-be-pa-njohur-kosoven\/","title":{"rendered":"Serbia nuk mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE pa njohur Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Serbia nuk mund t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosov\u00ebn. K\u00ebshtu ka deklaruar p\u00ebr mediat serbe i d\u00ebrguari special p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Manuel Sarrazin, njofton RTK.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cNova\u201d, ai ka theksuar se BE-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb negociatave nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs dhe se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Sipas diplomatit gjerman, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e serb\u00ebve t\u00eb rikthehen n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00eb, Sarrazin iu referua mesazheve t\u00eb m\u00ebparshme nga Beogradi, se presidenti i Serbis\u00eb \u201cnuk i beson Gjermanis\u00eb\u201d. Ai foli edhe pse Gjermania nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur me p\u00ebrparimin demokratik t\u00eb Serbis\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb paralajm\u00ebroi se ka dyshime nga ekonomia gjermane se si po zhvillohet Serbia aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen se si i sheh Gjermania protestat e serb\u00ebve dhe barrikadat e vendosura n\u00eb veri, Sarrazin tha se situata n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, nga pik\u00ebpamja gjermane, ishte shum\u00eb e rrezikshme.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb e rrezikshme. Kemi nj\u00eb situat\u00eb ku sh\u00ebrbimet themelore shtet\u00ebrore, si\u00e7 jan\u00eb sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb, aktualisht nuk mund t\u00eb ofrojn\u00eb siguri p\u00ebr serb\u00ebt, por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrshpejtohet procesi i kthimit t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Diplomati gjerman tha se i kupton emocionet e serb\u00ebve nga veriu i Kosov\u00ebs, por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja edhe p\u00ebr ta, \u00ebsht\u00eb q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrshkall\u00ebzimin e konfliktit.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse ne mb\u00ebshtesim Miroslav Laj\u00e7akun dhe Bashkimin Evropian q\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb de-p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs n\u00eb terren p\u00ebrmes dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ne e kemi t\u00eb qart\u00eb se gjith\u00e7ka nuk ka p\u00ebrfunduar ende, por t\u00eb pakt\u00ebn tensioni \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt se sa ishte n\u00eb dhjetor\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb pyetjen se a n\u00ebnkupton propozimi gjermano-francez, se Serbia duhet t\u00eb njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb procesit negociator, Sarrazin tha se kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit.<\/p>\n<p>\u201cNe nga Gjermania gjithmon\u00eb kemi pasur nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb fund t\u00eb procesit t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, kur Serbia t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, njohja e Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e procesit. Nuk do ta lidhja shum\u00eb me propozimin evropian, por \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb sigurisht e pret Gjermania dhe kjo u tha qart\u00eb kur kancelari Olaf Scholz vizitoi Serbin\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen se pse nuk b\u00ebhet publik propozim franko-gjerman, tha se p\u00ebr komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb besimi.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb fillimisht t\u00eb krijohet nj\u00eb atmosfer\u00eb mir\u00ebkuptimi dhe besimi ku drejtuesit mund t\u00eb flasin p\u00ebr tem\u00ebn pa menduar se di\u00e7ka do t\u00eb publikohet. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, e kuptoj se p\u00ebr popullin e Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe delikate, jo vet\u00ebm p\u00ebr politikan\u00ebt, por edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e dy vendeve dhe se nuk \u00ebsht\u00eb publikuar si e till\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Debati publik, sipas tij, reduktohet n\u00eb disa thashetheme dhe informacione q\u00eb shpeshher\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>\u201cE kuptoj interesin, por gjithashtu i b\u00ebj thirrje njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb situat\u00ebn delikate dhe t\u00eb binden se kjo \u00ebsht\u00eb rruga e duhur\u201d, ka deklaruar Sarrazin, i cili gjithashtu nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb afat kohor se kur mund t\u00eb publikohet propozimi.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund ta parashikoj k\u00ebt\u00eb, sepse nuk mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Un\u00eb vet\u00ebm mund t&#8217;ju p\u00ebrcjell k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, i cili besoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dobish\u00ebm dhe ofron mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb hequr qafe t\u00eb kaluar\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar potencialin e madh q\u00eb ka rajoni n\u00eb rrug\u00ebn drejt Evrop\u00ebs. Mendoj se ky debat po zhvillohet n\u00eb at\u00eb drejtim q\u00eb t\u00eb dy lider\u00ebt, Vu\u00e7iq dhe Kurti, t&#8217;u jepet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb prezantimin e synimeve t\u00eb tyre strategjike n\u00eb dialog\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Sarrazin.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje, si\u00e7 tha ai, nuk do t\u00eb jet\u00eb fundi i procesit.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ket\u00eb ende shum\u00eb pun\u00eb, por do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i madh p\u00ebrpara dhe mendoj se do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr rajonin. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe dhe ne shohim shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr biseda, jo vet\u00ebm p\u00ebr dialogun, por edhe p\u00ebr vet\u00eb rajonin\u201d, ka deklaruar diplomati Sarrazin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Serbia nuk mund t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosov\u00ebn. K\u00ebshtu ka deklaruar p\u00ebr mediat serbe i d\u00ebrguari special p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Manuel Sarrazin, njofton RTK. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cNova\u201d, ai ka theksuar se BE-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb negociatave nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs dhe se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb arrihet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":34520,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34517"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34517\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34520"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}